Rrethi me shkumës

Analiza & Komente | Zef Prenka | 25.03.13 | 21:21

Para shumë vitesh në Francë,me sa më kujtohet në një familje grabitet një fëmijë. E gjithë familja është shumë e tronditur dhe u vunë të gjithë në kërkim të fëmijës. Kaluan vite e vite në kërkim, por pa asnjë rezultat apo shpresë për gjetjen e fëmijës së grabitur. Më në fund pjestarët e familjes vendosën ta ndërpresin kerkimin, përveç nënës së fëmijës së humbur. Ajo vendos ose ta gjej fëmijën, ose do sakrifikonte veten, Ç’ më duhet jeta mua, pse duhet të jetojë pa fëmijën tim! Kushedi se ku është? Kush I jep të hajë, kush i jep ujë të pijë? Ajo që ma ka grabitur a ma trajton si fëmijët e vetë, nëse ka? Nëse nuk ka ç’fajë kam unë? Unë dua fëmijën, është i imi e kam të zemrës, e rrita me shumë mundime një copë mishi dhe tani ja vjen një ditë e ta marrin. Oh, shpirt I nënës ku je , mos qaj o shpirt I nënës do të gjej ku do që të jesh. O Zot të lutem ma kthe fëmijën, të përgjërohem, mos ma merr shpirtin pa e gjetur shpirtin tim! Kurrë s’kam për të pushuar së kërkuari, natë e ditë deri sa ta gjejë është fëmija im ku e kam,kush ma mori o zot të lutem.

Nëna merr rrugët si e marrë e me shkop në dorë, flokët të lëshuara mbi fytyrë e me sy të çapluar,qante ulërinte pyeste këdo që takonte. Ikte si e marrë fshat më fshat, natë e ditë pa pushim. Thërriste sa kishte në kokë kush e ka parë një fëmijë të vogël. Më ka humbur mua, ma kanë grabitur, më ndihmoni të gjej fëmijën. Përrua më përrua e rrugicë më rrugicë, diku në një fshat në bisedë e sipër,me një plakë i thonë se një grua e atij fshati që s’kishte patur fëmijë kurrë, e kishin parë të dilte shpesh me një vajzë të vogël përdore dhe shpeshherë i bërtiste apo e qëllonte.Kur dilnin në fshat të gjithë e dinte që s’e kishte fëmijën e vet. E gjora nënë e ndërpret bisedën dhe shkon atje ku banonte fëmija.
Mbasi e pa fëmijën e përqafoi, puthte dhe qante. “Nëna” e zonja e shtëpisë, e shikonte e habitur dhe gjithë inat e me të thirrur ja rrëmbeu fëmijën nga kraharori. Të dyja gratë thërrisnin dhe bërtisnin me fjalët që nxirrnin nga goja njëra thoshte është imja, tjetra thërriste se është imja. Përfundimisht gratë iu drejtuan gjyqit ta zgjidhë këtë problem. Ditën e gjyqit filloi séance dhe gratë bërtisnin dhe thërrisnin, sa s’e merrte vesh i pari të dytin. Fëmijën e mbante përdore “nëna” e dytë. Dha e mori gjyqtari e pamundur ta vendoste se e kujt ishte fëmija. Seancën tjetër gjyqtari vendosi që fëmijën ta merrte ajo që e kishte paraqitur në gjyq. Çështja vajti në shkallën tjetër, por dhe kjo gjykatë nuk e ndryshoi vendimin sepse fëmija rrinte me atë që e kishte rritur dhe nënën biologjike nuk e njihte ndaj nuk i afrohej. Çështja shkoi në gjykatën e lartë gjyqtari i cila caktoi dhe ditën e seancës. Në këtë seancë të dyja gratë thërrisnin është imja thoshte njëra është imja ja priste tjetra. Dha e mori gjyqtari por qe e pamundur të merret vesh me të dyja gratë. U mbyll seance dhe u caktua seance tjetër e gjyqit. Erdhi dita dhe u paraqitën të dyja gratë, njëra me fëmijë përdore. I pyeti dhe njëherë gjyqtari, do merreni vesh me njëra-tjetrën zgjidheni këtë problem se kush e ka fëmijën apo jo. Si njëra dhe tjetra thërrisnin është e imja fëmija, jo është e imja ja priste tjetra. E gjithë salla e gjyqit me të ftuar ngeli e shtangur se s’po merrte rrugë zgjidhje problem.

Atëherë, ndërhyri gjyqtari gjithë inat, mirë se e zgjidhim unë këtë punë. Ngelet që të kënaqeni të dyja, fëmijën do e ndajmë përgjysëm.Nëna biolpgjike filloj të qajë e thërasë për vendimin që do merte gjyqtari tjetra mbante fëmijën për dore.
Në mesin e sallës, gjyqtari bëri një rreth me shkumës. E mori fëmijën, e vendosi brenda rrethit dhe i urdhëroi të dyja gratë ta kapnin njëra nga një dorë dhe tjetra nga dora tjetër. Ndërkohe mori një shpatë dhe e ngriti mbi kokën e fëmijës, gati për ta ndarë përgjysëm. Në këtë kohë nëna biologjike e lëshoi dorën e fëmijës duke thirrur mos e ndaj,fëmija është i imi po le ta mbajë ajo, mos e ndajë më dysh.Ndësa gruaja tjetër e tërhiqte fort nga krahu.

Atëherë gjyqtari vendosi: Lëshoje fëmijën se nuk është i joti,I drejtohet gruas që e tërhoqi fëmijën sepse fëmija është i kësaj tjetrës që nuk do të ndahet për gjysëm.Po në Shqipëri,a do të gjendet vallë ndonjëherë se ku e ka folenë drejtësia? Nëna biologjike me fëmijën e saj për dore duke u larguan për në shtëpi duke falenderuar gjyqtarin për drejtësinë e dhënë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen