Shfletojmë historinë e UÇK-së

OP-ED | admin | 07.04.13 | 19:56

Historia me se miri do ta vlerësoj punën dhe veprën e Gjeneral Majorit e Komandantit të Brigadës 121 të UÇK-së z,Agim Qelaj-Coli

„Mua më thërret zëri i Kosovës,mua më thërret Atëdheu“

Gazetarët, njerëzit që përcjellin aktivistët e politikanët këmba këmbës, në vendlindje apo diasporë, shpeshëherë e ndajnë të mirën dhe të keqen bashkarisht orvaten të ndërmjetësojnë sundimin e të mirës .

Agim Qelaj, ishte njëri ndër personalitetet shumë dimensionale si dhe njëri ndër figurat më qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U lind në Pejë me 1961, i rritur dhe i shkolluar ne një familje tipike patriotike shqiptare i cili që nga fëmijëria tërë jetën ja kushtoi me devotshmëri çëshjes kombëtare deri ne rënjen e tij heroike.

Agim Qelaj , ishte një ushtarak profesionist shumë i famshëm, të cilin pran profesionit bazë do ta kujtojmë edhe për disa cilësi të larta që i kishte Komandanti gjeneral-majori i brigadës 121- Komandant- COLI. Gjeneral-major Agim Qelaj posedonte një kulturë të jashtëzakonshme komunikimi.Unë me respekt e dashuri ruaj disa kujtime nga ai.

Të gjithë ata që kanë patur fatin e privilegjin ta njohin e takojnë eprorin ushtarak gjeneral major Agim Qelaj, kanë mbetur të mahnitur me sjelljet dhe fjalët e Tija magjepse. Ne kohën kurKosova po zbrasej nga dhuna serbo-çetnike , atëherë kur Kosova, po shkonte drejtë një lufte të vërtetë, gjeneral majori, Agim Qelaj, orvatej që me të gjitha forcat e Tij, ti ndihmonte çështjes kombëtare drejtë pavarësisë.

Unë pata fatin që për herë të parë ta takoj në“Kuizin e Diturisë“ që mbahej në Singen-Gjermani, në vitin 1997, ku nikoqir i Kuizit ishte komuniteti shqiptarë i Singenit. Me atdhetarin, patriotin, eprorin ushtarak, intelektualin dhe komandantin e Brigadës 121, gjeneral major Agim Qelaj, jemi takuar shumë shpeshë sepse ai ishte shumë aktiv, dhe ishte inkuadruar në Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim . Unë që nga takimi i parë mbaja kontakte të rregullta me te, sepse ai ishte shumë aktivë ; si në internacionalizimin e çështjes së Kosovës, në aksione, humanitare, arsimore, kulturore, dhe ato kombëtare. Prandaj kur i kujtoj apo i dëgjojë bisedat me te..,më besoni më duket se po e shohë.., dhe më mbushën sytë me lotë.

Por kur e vizitova qytezën e Rahovecit, dhe ecja në ato rrugë para syve mu paraqitën shumë dëshmorë të Lirisë, ushtarë të UÇK-së, pra me ta edhe anëtari i kryesisë së BISHM-im (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim) Gjneral Majori ,Komandanti i Brigadës 121 i UÇk-së, kryetari i Klubit“ KOSOVA“ në Singen z. Agim Qelaj- Coli. Aty më dukej se po e shihja duke luftuar me guxim, krenari dhe vendosmëri, Agimin me ushtarë., për t‘i dalë zotë Kosovës dhe për ta mbrojtur nderin, moralin, pragun e shtëpisë dhe Atdheun. Aty ndjeva dhimbje.., dhe njëkohësisht krenari.

Aty në Rahovecë mund të shohësh për së afërmi guximin e atyre luftëtarëve (por edhe të gjeneral majorit Agim Qelaj), të cilët i dilnin ballë për ballë tankut të armatës serbo sllavo çetnike.

Kur sheh vendin se ku ka luftuar e rënë për liri, eprori e gjenaral majori z. Agim Qelaj, të ngjallen fuqishëm ndjenjat e atdhedashurisë dhe të idealeve të Lirisë. Idealet e Lirisë mund t’i hasësh edhe tek ushtarët e UÇK-së, në varret e të cilëve ishte vendosur thënia që është personifikim dhe tregues i motiveve të tyre për të luftuar për Lirinë e Kosovës, e mbi këtë konceptë për t’i shërbyer Lirisë univerzale si nacion.

Kur njeriu mendon për të rënit në luftën e Rahovecit dhe i analizon përmasat e rëndësinë e kësaj lufte, dhe sheh varret e dëshmorëve kudo në Kosovë pa një përkujdesje institucionale, konstaton se nuk është derdhur asnjë Lekë-euro, për dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës… Të vie të çaj.

Po në anën tjetër të medales .., ti dëgjosh liderët e partive para fushatës elektorale, apo gjatë intervistave në; televizion, radio, shtypë ., duke derdhur lotë krokodilli për të rënët, e sidomos liderët e skenës politike mbetesh i hutuar… ? !

Në histori rrallë ndodhë që të lindin personalitete si major gjeneral Agim Çelaj, me një aftësi intelektuale e t’i rreken çlirimit të Atdheut me shumë devotshmëri.
Po ta analizosh kontributin që dha z. Agim Qelaj, si në përgatitjen ( fizike, psiqike) morale , ushtarake të bërthamave të para të UÇK-së, ponjashtu edhe përkushtimin e Tij për ushtarët e vetë , kjo tregon personalitetin e Tij me vyrtyte të larta njerëzore. Shumë shpeshë në diasporë e Kosovë po mbahen tubime, takime, akademi përkujtiomore, kushtuar dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimin e saj nga robëria shekullore serbo çetnike. Aty po derdhen mjete të mëdha materiale, kjo asgjë nuk ka të keqe. Mendoj se këto mjete do të ishte më mirë të ndahen për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave të luftëtarëve të rënë në luftën e Kosovës, apo tu ipen familjeve të dëshmorëve, apo…, të mirëmbahen varrezat e dëshmorëve e jo ato të mbushen me barëra e lecka të cilat i bartë fryma. Emisioni televiziv kushtuar dëshmorit të kombit gjeneral majorit – Agim Qelaj, shpalosë pjesë shumë interesante të një strategu të aftë të artit luftarak, të një trimi, ai pasqyron një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve prej ditës së kthimit të tij nga armata ish Jugosllave dhe ardhja e TIj në Gjermani, deri tek shkuaraja e tij në Shqipëri, deri me ramjen e Tij. Përgatitjet e Tij për luftë, zellin dhe përkushtimin e tij liridashës, sukseset e aksioneve të tij gjatë vitit 1998.

Sot shtrohet pyetja ? Pse dëshmori, gjeneral-majori dhe komandanti i brigadës 121 Agim Qelaj- Coli, një kohë nuk figuroi në listën e dëshmorëve të luftës ? !
Pse ndodh kjo.., dhe si guxon të ndodhë kjo ? !
Shtrohet pyetja ?
Ku janë shokët.., e Tij, të luftës?! ku janë ushtarët dhe eprorët e UÇK-së, që lejojnë të ndodhin gjëra të tilla. Gjeneral-majori e komandanti i brigadës 121, z. Agim Qelaj, që nga ditët e para të vendosjes së tij në Gjermani, me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, dhe materiale iu përkushtua internacionalizimit, zgjidhjes, ndihmimit të çështjes kombëtare dhe çlirimit të Kosovës. Ai ishte në të gjitha tubimet, protestat, demostratat, aksionet kombëtare, humanitare, arsimore, tryeza të rrumbullakta, në takime të drejpërdrejta me deputetë të Parrlamentit gjerman, ishte anëtar i kryesisë së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim (BISHM-it), ishte kryetar i klubit shqipëtar „KOSOVA“në Singen. Ai në të gjitha takimet, tubimet, demostratat, protestat, tryezat e rrumbullakta…, ishte roje.., deri sa kryhej manifestimi, tubimi, protesta, demostrata, etj. Personaliteti dhe vepra e gjeneralit të brigadës 121 Agim Qelaj-Coli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme në historinë më të re të Kosovës. Këtë pyetje duhet tua bëjmë hijenave komuniste, marksiste e leniniste, sepse ata po bëjnë orvatje titanike që ta ndryshojnë historinë dhe luftën e UÇK-së. Por ju themi hapur se ka kaluar koha e monizmit, tani gjendemi në kohën epluralizmit dhe njerëzit i shprehin mendimet e tyre të lirë.., nuk i friksohen regjimit. Këtë ua lejojnë edhe ligjet e demokracisë. Ne mendojm se historia do ta vlerësojë më së miri punën dhe veprën e Tij. Në fundë po citoj fjalët e tij të fundit me mua para se të shkonte në Shqipëri për t‘i përgatitur gjeneratat e reja, që një ditë do t‘i kundërvihen një ushtrije barbare serbo-çetnike siq ishte ajo Jugosllave.
Vepra e e gjeneral majorit Agim QELAJT, i bënë nder kombit, po sikurse edhe emëri i Tij, të cilin po e përkujtojmë ne përmes këtij shkrimi. Me rastin e ramjes së atdhetarit, gjeneralit, strategut të luftës të madhit Agim QELAJ: Ai nuk vdiq papritmas; Por ne PAPRITMAS e morëm lajmin për vdekjën e Tij; Ai ballë për ballë luftoi me një ushtri të paisur me mjete moderne luftarake për ta çliruar Kosovën. Ai u vra tek ujësjellsi i Rahovecit me katër ushtarë me 19 korrik të vitit 1998, qanë të gjithë ushtarët, qau tërë Kosova, qau tërë Shqipëtarija.., por qau edhe Diaspora. Me rrethin e kolegëve të tij: ai ishte një dhe i pari ndër ne; aty ku ne merrnim fjalën, atij i takonte ta thoshte kryefjalën.”Ramiz.., unë po shkoj SOT.., mua më thërret.., Zëri i Atdheut, mua më thërret Kosova“, e cila më rriti dhe më aftësoi për ta mbrojtur një ditë.
Unë po shkojë SOT. Por ju shkruani dhe vetëm shkruani.., por jo për mua“. Shkoi ai burrë , ai trimë, ai hero, dhe kurrë më nuk u këthye.
TRUPI I TIJ PUSHOFTË I QETË NË TOKËN E KOSOVËS.

Weingarten-Gjermani, o4.2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen