Shkolla është dritarja e atdheut dhe drita e kombit

Diaspora | Zef Prenka | 18.04.13 | 08:58

Dihet mirëfilli,se roli i mësuesit është një rëndësi e veçantë në çdo shoqëri,kohë apo vend.Puna e mësuesit në atdhe,por në veçanti në diasporë është e shejtë dhe e mundimshme.Ajo kërkon;angazhim,durim,devotshmëri e kreavitet,ndihmon zhvillimin e identitetit individual
në punën me fëmijët tanë jashtë atdheut.Mësimi në shkollat shqipe te shqiptarët në Evropë është i nduar-duarshëm,diku është i kënaqshëm,diku ka tëkurrje,mirëpo deri diku i plotëson nevojat dhe kriteret arsimore e pedagogjike.Natyrisht me këtë nuk mund të kënaqemi
dhe gjithësesi duhet të kërkojmë më shumë,nga se duke mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe,aktivitetet jashtëshkollore,shënimet kulturore e kombëtare,kuizet e diturisë,tek fëmijët tanë në mërgim ,mbajnë ndezur atdhedashurinë në shpirtërat e tyre njomak.
Mendimi im është se kudo ku ka dhjetë fëmijë shqiptarë nëpër çdo qytet Europian,duhet të hapet nga një paralele e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.Padyshim,Europianët as nuk vijnë të na i hapin shkollat tona,as nuk vijnë të na pyesin a i dojmë,por ne duhet të
i kërkojmë me ngulm,në mënyrë që ku ka fëmijë shqiptarë,të ketë edhe shkolla shqipe.Sot shqiptarët kudo që gjinden në Evropë dhe botë,do të mundeshin të organizoheshin më mirë se dikur,sepse shqiptarët kanë shtetet e tyre,përfaqësitë e tyre,ndihet më shumë zëri i tyre.
Dikur shqiptarët organizoheshin më vështirë,më ndryshe,përmes klubeve dhe shoqatave,madje organizimi i tyre përcillej nga organet e sigurimit Jugosllav,për të cilin shumë shqiptarë ndëshkoheshin e sakrifikoheshin.Unë mendoj se themelimi i klubeve,shoqatave,partive,
qendrave Kulturore shqiptare,që nga vitet e para të vendosjes së shqiptarëve nën qiejt e huaj,u organizuan me një qëllim kombëtarë,aktivizimin e bashkëkombasëve nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhmërinë e ngushtë mes tyre,bashkërenditjen e veprimtarive
kulturore,politike,në funksion të mbështetjes së aspiratave shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi.Kuptohet për udhëheqëje kombëtare,është dashur dhe duhet gjithnjë prijës intelektual e guximtarë,të cilët kanë ditur dhe dijnë të marrin nismat,që kanë mundur
të u bënin ballë sakrificave atëbotë në internacionalizimin e çështjes kombëtare,njerëz me zemër të madhe si ishin mërgimtarët tanë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla,Kadri Zeka,Agim Ramadani,Fehmi dhe Xhevë Lladrofci,Salih Çeku,etj………
Dihet se kishte klube si Klubi i vëllezërve Gërvalla,Emin Duraku,e disa klube të fuqishme,organizonin fuqimisht në ndihmat për atdheun,por krah i fortë i tyre kanë qenë shkollat shqipe,me angazhime të bëjnë të pamundurën për ruajtëjen e identitetit të fëmijëve tanë në mërgim.

Dihet shkollat shqipe në disa vende Europiane,kanë shkollat shqipe me traditë pune më tepër se tridhjetë vjeçare,si janë Shkollat Shqipe me mësim plotësues në Gjermani,për të cilat do të flasim më poshtë,dua të them se shqiptarët edhe pse me sakrifica të mëdha atë
botë,kanë ditur dhe mundur të organizoheshin shumë më heret se tani,por ne po përshkruajmë fillimisht ate më të dhimbshmen,ate të viteve të 9o-ta,kur presioni i pushtuesit serb mbi shqiptarët,me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë,në dobi të elementit sërb,
mbyllja e institucioneve kulturore e shkencore,pozita e vështirë ekonomike e sociale,mobilizimi i dhunshëm në ushtrinë sërbe,bënin që nëpër shtetet Europiane të kërkonin strehim një numër marramendës i shqiptarëve.Kjo ishte dhimbja më e madhe kombëtare,nga se
pushtuesi angazhohej në ekzodin biblik të një kombi.Shqiptarët nga i njejti pushtues kanë qenë të ndjekur e të shtypur qysh para një shekulli,por në disa qytete Europiane,ku më parë mundeshe të hasish shqiptarë të krahut të punës,të shtyrë nga motive ekonomike,varfëri
kjo që ua pat sjellur pushtuesi,viteve të 90-ta,ishte një përndjekje politike,e cila hulumtonte gjitha format,për të i dëbuar sa më shumë që ishte e mundur shqiptarët nga trojet e veta,thuajse në çdo qytet më të voglin,pse jo edhe në fshatra,u mbush përplot shqiptarë
të cilët kërkonin strehim në vende të huaja,për të i ikur dhunës pushtuese.Thuhej se Gjermania ishte vendi ku ma së shumti kanë emigruar shqiptarët,madje unë vet jetoj dhe njoh më mirë gjendëjen e tyre,flas për shqiptarët e strehuar në Gjermani dhe organizimet e tyre.

Atë botë si rezultat i dhunës çnjerëzore të pushtuesit,shumë shqiptar u detyruan të lënë vatrat e tyre shekullore dhe kërkuan strehim në Gjermani,ku Gjermania mike ua hapi portat dhe u ofroj strehë e të mira materiale për jetesë.Më e keqja ishte se prindërit veprimtarë,
të përndjekur nga pushtuesi u detyruan të marrin me vete familjet,në mes tyre edhe fëmijët,këta engjuj të pa asnjë njollë,të cilët në vend se të nisnin jetën me buzëqeshje të atdheut,u detyruan jetën e tyre të e nisin në një vend të huaj,me gjuhë,kulturë e traditë të huaj,me
një shoqëri krejt të huaj.Duke u nisur nga ajo,se fëmijët janë më të prirë për të përvetësuar atë të huajen qoftë ajo edhe më e keqja,po nuk gjetën mbështetje nga prindërit,mësuesit në diasporë,pse jo edhe nga intelektualët e rrethit,fëmijët tanë do të zhyteshin në rrugën e asimilimit,
kjo mortajë që gllabëron padiktueshëm,por pasi të bëjë të vehtën,pasojat janë të paparashikueshme.Duke qenë bashkëpunëtorë me disa shkolla shqipe,duke njohur organizimin e mësuesëve dhe familjarëve,unë besoj se fëmijët tanë në Gjermani,i kanë shpëtuar asimilimit.
Krahas mësimdhënësve në shkolla,familja është institucion(vatër më e shejta në shoqërinë njerëzore.Krerët e familjes janë prindërit,të cilët mbajnë barrën për të përmbushur kërkesat,për përspektivën familjare.Ata mbajnë një barrë të rëndë mbi supe,nga se janë të veshur
me një lloj autoriteti familjarë,për të përmbushur kërkesat e fëmijëve të tyre.Sot jemi dëshmitarë se më tepër se kurrë më parë,në vatrat familjare ka krizë komunikimi,sa që përpjekëjet nuk të lënë të besosh në sigurinë e mjaftueshme,se po mund të edukojmë një familje të shëndoshë.
Fëmijët duhet të bëjnë pjesën e tyre,për të i kontribuar mbarëvajtejes në familje.Aty ku prindi në mërgim nuk i shpjegon historinë kombëtare fëmiut,nuk i flet gjuhën e ëmbël amtare,kulturën e traditën e vet,aty ku fëmijët në mesin familjar nuk e flasin gjuhën amtare,por flasin
gjuhën e shtetit ku jetojnë,ata fëmijë patjetër janë të destinuar të i nënshtrohen asimilimit.Asimilimi është tmerues për fëmijët të cilët po bien pa dije në gracën e tij,por aq më tmerues për prindërit,të cilët sigurisht të vetdijshëm,por pa angazhim të mjaftueshëm,po i humbin
fëmijët e vet.Megjithatë unë mendoj se shqiptarët në Gjermani para lufte ishim më të organizuar,më të kujdesshëm,më të sukseshëm,kishim më shumë fëmijë në shkollat shqipe,ndihmonim më shumë atdheun,kishim më shumë rrespekt për njeri-tjetrin,e kombin,se tani pas lufte!
Përse ndodhë kjo unë nuk e dijë,por dijë se fëmijët tanë përherë e më pak po i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe dhe kjo është brengosëse,ku përgjegjësinë më të madhe deshën apo nuk deshën duhet të e bartin prindërit.Ata nuk duhet të i japin llogari askujt,por llogarinë
më të madhe duhet dikur të ia japin fëmijëve të vet,të cilët nga mos angazhimi i duhur për ta i humbën.Ne mund të rrahim gjoks për patriotizmin,por patriot nuk ka qenë as nuk mund të jetë ai i cili nuk i sjell të mirën fëmiut të vet,atdheut,gjuhës,kombit,shkollës,nga se të gjitha
këto janë ngusht të lidhura njëra me tjetrën.

SHKOLLAT SHQIPE ME MËSIM PLOTSUES NË GJUHËN SHQIPE NË GJERMANI

 

NJË GRUP MËSUESISH SHQIPTARË NË GJERMANI

NJË GRUP MËSUESISH SHQIPTARË NË GJERMANI

Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymëne patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike. Shkollat shqipe në Gjermani
kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin dhe mirënjohëjen ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në
gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim t’i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në çdo land ku ndodhen duke përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle: Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.

Mësimi vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat shqipe në Gjermani mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.
Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.

Meformimin e Qeverisë së Kosovës, në mërgim formohet edhe Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe KASH“NaimFrashëri“.
Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoi një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në
synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptarë
për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare me manifestimet etyre krijuese e artistike,po ashtu kanë
gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën e rregulltë gjermane.

Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane, sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta. Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,
janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë
e gjitha lëmive mësimore,etj…

Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:
Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku,Nysret Dërguti,e shumë të tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.
Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen