Kur do të zbulohen krimet e kriminelëve që vranë në Kosovë; gazetarë, aktivistë, ushtarë , kolonel, e gjeneral të UÇK-es.

OP-ED | admin | 10.05.13 | 21:20

Ndoshta ky titull dikujt nuk i pëlqen, mirëpo realiteti po tregon se strukturat dhe klanet e shumëta serbo çetnike që u krijuan para luftë, gjatë luftës e deri më sot në Kosovë janë penguesit kryesorë të ndertimit të institutucioneve dhe shtetit të Kosovës.

Këto forca serbo-çetnike të cilat u krijuan në regjimin e kriminelit S. Millosheviqit, akoma janë aktive në Kosovë. Këto forca kriminele dikur i krijoi kupolla e shërbimit serbë në krye te të cilit ishte krimineli S. Millosheviq, e ato po funksionojnë akoma edhe sot në Kosovë. Këto struktura të krijuara gjatë regjimit barbarë e kriminel serbë në Kosovë ,e jashtë saj janë pengesa kryesore për stabilizimin e gjendjes ; si në aspektin ekonomik, politikë, si dhe arritjen e proceseve demokratike në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare.

Mafia e cila po vepron në Kosovë sidomos ajo në Mitrovicën veriore, Graqanicë, etj, është një grup njerëzish të stërvitur mirë vite te tëra, e të cilët përmes lidhjeve të ndryshme kanë një bashkëpunim të ngushtë edhe me krerët e disa partive serbe por edhe shqiptare …, të cilat sot veprojnë në Kosovë. Këtyre grupeve mafioze serbe iu kanë bashkuar edhe sahanlëpirësit, komunistët, leninistët, të kuqët, enveristët, karrieristët, të korruptuarit dhe me të gjitha forcat e tyre mendore, fizike e materiale jo që po i pengojnë proceset demokratike por po i qesin hije të keqe edhe kombit shqipëtar.
Sipas shumë informacioneve mafia serbe e cila vepron në Kosovë, është trajnuar në vende të ndryshme në Serbi apo jashtë saj, për të vepruar kështu siq po veprojnë akoma edhe sot. Ne këto struktura të përgatitura nga grupe të ndryshme mafioze, enkas për t‘i realizuar idet e tyre megalomane për një serbi të madhe, apo për tu pasuruar, apo për karrikë.., e pushtet po i kushtojnë shtrenjët shtetit të Kosovës.

Prandaj është e rrugës që faktori politikë shqipëtar të unifikohet sepse vetëm të bashkuar mund ta pengojmë armikun dhe t‘i ndertojmë institucionet tona – pra shtetin e Kosovës. Mirëpo, është brengosëse se atyre forcave të errëta kriminele serbe, po u bashkohen edhe disa forca të errëta shqipëtare, të cilat pasë luftës në Kosovë, në vend që t’ia shërpojnë üpopullit; nënave, baballarëve, bashkëshorteve, vajzave e djemve plagët e luftës ata po krijojnë plagë të reja, pra po rrahin.., por edhe i likuiduan shumë aktivistë, intelektualë, gazetarë, politikaj, epror ushtarakë dhe poetë e shkrimtarë shqipëtar.
Mendoj se kohëve të fundit po bëhet ringjallja e pansllavizmit në rajon kundër shqiptarëve. “Serbia dhe Maqedonia mund të grinden me njëri-tjetrin, por përballë shqiptarëve ata janë një, harrojnë grindjet dhe bashkohen kundër shqiptarëve. Kjo është tabloja reale e mosheqjes së vizave për Shqipërinë apo Kosovën. Në këto kushte për shqiptarët dhe politikanët shqiptarë me mentalitet progresist ka vetëm një rrugë: bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të quajtur Shqipëri natyrale”,, duke shtuar se tanimë është radha e shqiptarëve dhe me mjete demokratike ata kanë në dorë ta sjellin BE ,në Prishtinë, Shkupë, Kosovën Lindore dhe ne tëgjitha trojet etnike shqipëtar.
Policia e ka kryer punën gjithmonë në koordinim me prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Jemi munduar dhe jam shumë i sigurt që hetuesit tanë kanë qenë shumë të paanshëm, profesionistë dhe të pandikuar. Këto hetime duhet të kryhen sa më parë nga organet kompetente dhe sa më parë të zbulohen kriminelët të cilët i vranë gazetarët, poetët, eprorët dhe gjeneraalët e Luftës së UÇK-së. Sa më parë që të kryhen dhe të zbulohen kriminelët aq më shpejtë do të zhduket numri i krimineleve dhe natyrishtë se do të fillojë ndertimi, forcimi, dhe demokratizimi i shtetit të Kosovës.
Ajo çka më duhet cekë unë për të qenë korrekt ndaj lexuesit është se një numër i madhë i këtyre hetimeve ju ishin besuar dikur.., UNMIK-ut, EULEX-it .., e tani ngadalë këto kompetenca po kalojnë tek vendorët. Një numër i madh i rasteve kriminele sot menaxhohen në mënyrë të veçantë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, edhe veprimet hetimore të Policisë kryesisht janë zhvilluar nga departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it i cili ka kompetenca për luftimin e plotë të krimit. Kështu që duhet të jetë e qartë edhe për neve se Departamenti ekzekutiv i EULEX-it por edhe njësitë hetimore të Policisë së Kosovës veprojnë nën ombrellën dhe nën udhëzimet e drejtpërdrejta të Prokurorisë .
Prandaj është e pa kuptueshme për mua se si është e mundur që dosjet e tubuara për krimet, vrasjet e aktivistëve të LDK-së,dhe të gazetarëve të vidhen nga zyret ? !. Krejt në rregull.., nëse janë vjedhur dosjet e tyre sot jetojnë shumë dëshimtarë të gjallë në Kosovë, trojet etnike shqiptare dhe diaspore, që kanë informata për vrasjet që ndodhën pasë luftës në Kosovë. Por për të dëshmuar ata para organeve gjygjësore, duhet siguruar ata dhe mbrojtur me ligjë. Në momentin kur dëshimtarët do të mbrohen nga shteti dhe ligji ata do ta tregojnë realitetin dhe të vërtetën.
Me siguri se orgenet kompetente policore janë njohtuar disa herë për sulmet, ndaj gazetarit e kollumnistit të Gazetës kombëtare“Bota sot“ z. Bardhyl Ajeti, Xhemajl Mustafa, Besim Kastrati, Ministritë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonelit Ahmet Krasniqi, të kolonelit Tahir Zemaj, dhe shumë të tjerëve.., kur dihen emërat e tyre.., po pse nuk mirren masa ndaj tyre.., Pse heshtë Qeveria? ! Pse heshtin organet kompetente për zbulimin e krimeve dhe vrasjeve te tilla ? ! Athua edhe sa kohë duhet pritur për të filluar hulumtimet ndaj këtyre vrasjeve makabre? ! Unë po shënojë disa opinjone të mërgimtarëve dhe qytetarëve të shtetit të Kosovës dhe të trojeve etnike shqipëtare se si i dënojnë vrasjet makabre që ndodhën para,gjatë dhe pasë lufte. Ne i kemi marrë ca opinione të mërgintarëve dhe qytetarëve të Kosovës por edhe tzë atyre që jetojnë në trojet tjera etnike shqiptare. Ja se si shprehen ata.
Nga këtu opinionet e marra nga interneti, lidhur me vrasjet e aktivistëve të LDK-së, gazetarëve, ushtarëve dhe eprorëve ushtarakë të UÇK-së)
Krimet s’mbulohet me krime
Re: DORA QË VRAU TAHIR ZEMEN !!!!!!!!
KUSH E VRAU TAHIR ZEMEN ?JU THAFTE DORA ,DORA E TIJE ME PUNE MOS BEFT, TRUPI I TI U SHKATERROFTE, AI ME VESHE E TIJ ME MOS NDIGJOFT, SYRI I TIJE DRITE MOS PAFTE .KUSH E VRAU TAHIRE ZEMEN KONAKU ITIJ ME THERRA U MBULOFTE ,KURR MOS U SHTOFT . KUSH E VRAU HASANIN ZOT MBYLLJA PRAGUN,KUSH E VRAU ENISIN ZOT HUMBJA,RRAJEN E FISIN. skobali, 7 Jan 2003
kastriotFillestar
Re: DORA QË VRAU TAHIR ZEMEN !!!!!!!!

E VRANE TAHIR ZEMAJN…
Ky lajm, më tronditësi i fillimvitit, u përhap kur ende nuk kishin mbaruar urimet tradicionale për një vit të mbarë, në tryezat ende të shtruara të shqiptarëve…
U vra ish-komandanti i FARK-ut, bashkë me djalin dhe një kushëri nga "njerëz të panjohur" të sojit që vrasin pas shpine, pas ferrës, që edhe aktet terroriste i kryejnë në mënyrën më të pabesë e të turpshme…
Vrasja është bërë për motive politike. Vrasjen e dënuan drejtues të LDK-së, të politikës dhe pushtetit në Kosovë, politikanë shqiptarë, populli. Një distancim të mjegulluar e dëgjuam edhe nga AAK, ndaj së cilës hidhen dyshime për armiqësi politike ndaj Zemajt…
Në Prishtinë u bë një tubim i heshtur me qirinj të ndezur për të protestuar kundër krimit dhe për të nderuar ushtarakun e vrarë. Pamë skenën e trishtueshme ku njerëzit mbanin në duar pankarta me një pikëpyetje të madhe dhe fjalët "Kush e ka radhën?". Viti i ri filloi me psikozën se vrasjet politike janë bërë shumë, por nuk ka të ngjarë të marrin fund…
Pamë skenat mallëngjyese në Pejë ku familjarët e viktimave prisnin ngushëllimet. Ish-kryeministri Bukoshi nuk deshi të fliste para kamerave.
Ai vetëm lëshoi fjalët "mjaft më me deklarata", që kishin kuptimin mjaft më me tolerimin e vrasjeve politike. Një djalë i ri deklaroi me qetësinë e atij që ka shumë dhimbje po di të mbajë veten: "Vrasësit i njeh e gjithë Kosova. Vrasësit janë në Pejë, në Gllogjan, në Deçan". Vrasjet pra, nuk janë mister.
Po autoritetet ndërkombëtare çfarë do të bëjnë? Sikurse kanë bërë deri tani. Do të merren me aspektet teknike të vrasjeve politike. Ndërkohë ata që luftuan vriten, burgosen. Serbët gëzohen, sepse kështu u duket se barazojnë para opinionit botëror luftën e tyre kriminale me luftën çlirimtare të shqiptarëve, u duket se tregojnë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë as politikë, as luftë, edhe kur janë në të drejtën e tyre…
Gjëma për vrasjen e Tahir Zemajt do të ushtojë në veshët e shqiptarëve si shumëgjëma të tjera pas vrasjes së burrave me vlerë të kombit shqiptar. Para Zemajt janë vrarë dhe shumë veprimtarë të LDK-së. Më parë kanë mbetur të vrarë në akte terroriste shumë e shumë atdhetarë dhe nacionalistë shqiptarë. Janë vrarë edhe Ahmet Krasniqi, edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, edhe Haxhi Zeka, edhe Abdulla Dreni. Lista mund të bëhej e gja
kastriot,
kastriotFillestar
Re: DORA QË VRAU TAHIR ZEMEN !!!!!!!!

E VRANE TAHIR ZEMAJN…
Ky lajm, më tronditësi i fillimvitit, u përhap kur ende nuk kishin mbaruar urimet tradicionale për një vit të mbarë, në tryezat ende të shtruara të shqiptarëve…

U vra ish-komandanti i FARK-ut, bashkë me djalin dhe një kushëri nga "njerëz të panjohur" të sojit që vrasin pas shpine, pas ferrës, që edhe aktet terroriste i kryejnë në mënyrën më të pabesë e të turpshme…

Vrasja është bërë për motive politike. Vrasjen e dënuan drejtues të LDK-së, të politikës dhe pushtetit në Kosovë, politikanë shqiptarë, populli. Një distancim të mjegulluar e dëgjuam edhe nga AAK, ndaj së cilës hidhen dyshime për armiqësi politike ndaj Zemajt…

Në Prishtinë u bë një tubim i heshtur me qirinj të ndezur për të protestuar kundër krimit dhe për të nderuar ushtarakun e vrarë. Pamë skenën e trishtueshme ku njerëzit mbanin në duar pankarta me një pikëpyetje të madhe dhe fjalët "Kush e ka radhën?". Viti i ri filloi me psikozën se vrasjet politike janë bërë shumë, por nuk ka të ngjarë të marrin fund…

Pamë skenat mallëngjyese në Pejë ku familjarët e viktimave prisnin ngushëllimet. Ish-kryeministri Bukoshi nuk deshi të fliste para kamerave.

Ai vetëm lëshoi fjalët "mjaft më me deklarata", që kishin kuptimin mjaft më me tolerimin e vrasjeve politike. Një djalë i ri deklaroi me qetësinë e atij që ka shumë dhimbje po di të mbajë veten: "Vrasësit i njeh e gjithë Kosova. Vrasësit janë në Pejë, në Gllogjan, në Deçan". Vrasjet pra, nuk janë mister.

Po autoritetet ndërkombëtare çfarë do të bëjnë? Sikurse kanë bërë deri tani. Do të merren me aspektet teknike të vrasjeve politike. Ndërkohë ata që luftuan vriten, burgosen. Serbët gëzohen, sepse kështu u duket se barazojnë para opinionit botëror luftën e tyre kriminale me luftën çlirimtare të shqiptarëve, u duket se tregojnë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë as politikë, as luftë, edhe kur janë në të drejtën e tyre…

Gjëma për vrasjen e Tahir Zemajt do të ushtojë në veshët e shqiptarëve si shumë gjëma të tjera pas vrasjes së burrave me vlerë të kombit shqiptar. Para Zemajt janë vrarë dhe shumë veprimtarë të LDK-së. Më parë kanë mbetur të vrarë në akte terroriste shumë e shumë atdhetarë dhe nacionalistë shqiptarë. Janë vrarë edhe Ahmet Krasniqi, edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, edhe Haxhi Zeka, edhe Abdulla Dreni. Lista mund të bëhej e gjatë, shumë e gjatë…

Dhe pyetja bëhet gjithnjë njësoj: "Kush i vret kështu burrat e shquar të kombit?". Vrasjet bëhen me dorën e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin. Por kjo dorë më shumë shërben për të tërhequr këmbëzën. Armën e mbush me marifet intriga djallëzore e armikut kombëtar të shqiptarëve. Municionin e grumbullon konspiracioni i vjetër ndërkombëtar antishqiptar. Mjegullën dhe errësirën që duan vrasësit e krijon edhe vetë politika e çakërdisur shqiptare…Ngushëllimet e rastit mbetet t’i bëjë "urtia" e madhe me të cilën mburren shqiptarët e pafuqishëm të ngrihen si duhet kundër mjerimit të tyre historik që ushqen me viktima gropën e zezë të pangopur me shqiptarë të vrarë, siç u vra Tahir Zemaj…

Vrasjet si kjo e Tahir Zemajt dëshmojnë se po përparon edhe më thellë edhe më rrezikshëm gangrena me trashëgiminë e luftës çlirimtare që u bë në Kosovë para 3 vitesh dhe në politikën shqiptare të infektuar nga hutia e përgjithshme. Jo vetëm Kosova në gjysëm liri, por gjithë trojet shqiptare janë goditur rëndë nga vrasja e Tahir Zemajt.
Marre nga Rimekembja
kastriot, 9 Jan 2003
Re: DORA QË VRAU TAHIR ZEMEN !!!!!!!!

Ngushellimet e mia per familjen e z.TAHIR ZEMAJ
minatori, 7 Jan 2003
Re: DORA QË VRAU TAHIR ZEMEN !!!!!!!!

In memoriam
Krimet s’mbulohet me krime

Kush merret sado pak me shkrime, e di sa vështirë është të qiten në letër kujtimet e një gëzimi. Edhe më vështirë të një dasme. E si mund të shkruhen atëherë kujtimet, për një njeri, pas vdekjes tij nga një vrasje mizore? Si të shkruhen kujtimet për një njeri që e ke njohur ndryshe nga ata që për katër vjet rresht përgaditen publikun për vrasjen e tij. Për vrasjen e madhe me breshëri plumbash, të kalibrit të madh.

Çdo vrasje është krim, por kur ajo paralajmërohet e proklamohet me vite të tëra padyshim qe behet legjende e heronjte e legjendave pejetesohen ne memorien e popullit. Bëhet edhe më tragjike kur tentohet të mbulohen krimet me krime, sepse krimi pjell krim. Vrasjes me atentat kundër komandantit Tahir Zemaj, të datës 04 janar 2003, i kanë parapri edhe disa tentimatentate tjera. Ato nisën ditën kur komandanti u betua para flamurit kombëtar se do të luftojë për çlirimin e Kosovës nga ushtria e Millosheviqit. Kur e goditën kriminelët në gushtin e vitit 2002, pasi nuk qëllova në Kosovë, i telefonova për t’ia lehtësuar dhimbjet e plagëve, për aq sa mund të lehtësohen dhimbjet me fjalë.

Pas disa dite u takuam në Prishtinë. Takimi qe i shkurtër. Megjithatë, nuk u durova pa i thënë; komandant ti ke bër shumë për çlirimin e Kosovës, edhe në liri po bënë shumë për mundjen e frikës, por po merrte pak. Shumë pak ! Sepse, edhe atë ditë kishte qenë vetëm me Hasan Zemajn dhe me një person tjetër që emri tash nuk më kujtohet. Jo, me të birin Enisin nuk ishte. Me të mbaruar këto fjalë, u përshëndetëm. Sikur t’a kisha ditur që ky do të jetë takimi jonë i fundit do të hallashtisesha duke i thënë të m’i bëj t’fala Bacës Ahmet. T’i thotë që e kam kuptuar se, « rruga për liri qenka e gjatë dhe krejt labirint ».

Si u njoha me komandant Tahir Zemajn ?
Historia e Brigadës "Mërgimi"
Shumë tronditëse është historia e dhimbshme e Brigadës “Mërgimi”. Lufta sjell humbje dhe tragjedi. Kur ato t’i shkakton armiku përballohen më lehtë. Por kur t’i kurdisin ata që ua ke shpëtuar jetën, siç ka dëshmuar komandant Tahir Zemaj, ajo është tragjedi e veçantë. Dihet botërisht se brigada “Mergimi” ishte më e përgaditura: si me ushtarë edhe me teknikë luftarake e moderne. Për herë të parë para gjithë botës, me proçesverbal të nënshkruar, komandant Zemaj ka dëshmuar për armatimin që ka disponuar ajo brigadë dhe çfarë ndodhi me atë armatim. Veç kësaj, një zot e di sa lexues janë neveritur kur kanë lexuar se si forcat shqiptare të Shqipërisë së Fatos Nanos e kishin rrethuar Brigadën “Mërgimi” të UÇK-ës për t’a çarmatosur, për t’a poshtruar. Por kjo nuk është e tëra! Fatin tragjik që ka pësuar kjo brigadë gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri, sidomos pas hyrjes së saj në Kosovë, është shumë trishtues.
Një skenë të ngjajshme trishtuese, siç e ka përshkruar edhe komandanti Zemaj, e kam parë me sytë e mi në Pejë, në afërsi të ish-shtëpisë së mallrave. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë. Nga një kamion i ndalur në rrugën kryesore, në pikë të ditës, zbritnin ushtarë me shenjën e UÇK-ës në ballë, të cilët shaheshin, çarmatoseshin dhe maltretoheshin, nga ushtarë po të UÇK-ës. Të dy palët flisnin shqip. Çfarë tmerri! Duke parë këtë skenë makabre, nuk munda pa e pyetur një njeri, ç’po ndodhte? Pasi rrudhi krihtë më tha: Kanë ardhur këta të Drenicës, e po i çarmatosin tradhëtarët e Kosharës
Më vonë e kuptova realitetin; as nuk ishte UÇK e Drenicës që maltretonte e as ushtarët e maltretuar nuk ishin të Koshares. Kuptova se lufta po hynte në drejtimin prej ku kthim mrapa s’ka, pra vrasje politike për pushtet. Dhe vrasjet vazhduan, herë me ritëm më të shpejtë, herë më të ngadalshëm, herë vritej një e herë më shumë veta, herë komandantë të UÇK-së herë politikanë, por gjithmonë sipas listave të zeza, të përgaditura gjatë luftës. Edhe komandantin Tahir Zemaj, të birin e tij Enisin dhe kusheririn, kryetarin e FR të LDK-së së Deçanit, i vranë ata që Komandanti Zemaj ua ka shpëtuar jetën me ushtarët e vet. I kishte shpëtuar kur ishin gjetur në rrethim të hekurt nga forcat serbe. Çka të thuhet tjetër, veçse vrasje sipas radhës së shkronjave të alfabetit. Sa shumë shkronja ka edhe ky alfabeti jonë!?…
Komandantit Tahir Zemaj, djalit ti Enisit dhe kusheririt Hasanit, u qoftë i lehtë dheu i Kososvës! Ai dhé që e çliroi vetë komandant Zemaj për gjeneratatë e ardhshme, për fëmijët e bukurë të Kosovës!

Sefedin Krasniqi
Nuk ka nevoje me teper të paraqesim opinionet e qytetareve dhe mërgimtarëve tanë lidhur me vrasjen tinzare dhe prapa shpine të Komandantit, strategut dhe gjeniut te artit luftarak z. Kolonel Tahir Zemaj. Por këtë do t’ia lëmë historisë. Por mos harroni se historinë e shkruajnë njerëzit ata janë dëshimtarë apo thënë shkurtë populli do ta vlerësojë veprimtarinë e çdo kujtë pra edhe të juajën pra në rastin konkret edhe për strategun e artit luftarak z.Kolonel – Tahir Zemaj.

Kurrë tradit e shqipëtarit nuk ka qenë , me ta hëngër bukën e me ta përplasë tepsin. ? ! Mirëpo ne këtë botë jetojnë një grup lloj i njerëzve të cilët as vehtit nuk ja donë të mirën. Ai soj i flliqur „njerëzve“ tërë ditën flejnë nepër podrume të errëta të shtëpive dhe bisedojnë, planifikojnë dhe organizojnë vrasjet e kokave më të afta shqipëtare. Të tillë ka shumë, por të gjithë e kanë një „bos“ e ata bosat kanë nga një detyrë.., pra.., ata vendosin se kush nga liderët e trojeve etnike shqipëtare po ndjek rrugën e gabuar (sipas tyre…,) atë duhet eliminuar jo vetëm nga politika por edhe nga jeta. bel-ami, 7 Jan 2003
Po, si ti besohet sot njeriut i cili e sakrifikoi jetën për çlirimin e Kosovës., z. Adem Demaqi, i cili merrë guxim moral dhe e thotë të pa vërtetën ne shumë raste ? ! Prandaj sot është koha e fundit që të fillojnë hetimet për zbulimin e kriminelëve të cilët po bredhin të lirë nepër Kosovë dhe kanë bërë pasuri të pa tundshme.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen