Kosova është sovrane e vendit të vet!

OP-ED | Dedë Preqi | 02.08.11 | 20:32

Dedë Preqi

Dita e Pavarësisë së Kosovës e cila ditë i riktheu dinjitetin shqiptarëve,që të jetojnë të lirë në trojet e veta. Kjo ngjarje historike i ka dhënë shpjegim gjithë botës demokratike dhe civilizuese,miqve dhe armiqve shqiptarë,se një padrejtësi e shqiptarëve nuk do të përsëritet më,sepse shqiptarët ishin me shekuj populli më i ndëshkuar dhe i copëtuar pa të drejtë ,por me qëndresën dhe rezistencën e tyre paqësore si edhe luftarake për mbrojtjen e teritoreve të veta,si edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë,në krye me SHBA-të,Kosova sot është sovrane e vendit të vet, dhe radhitet në shtetet e kombeve të lira të botës demokratike.

Mitrovica veriore sot, si pjesë përbërëse shtetit dhe teritorit të Kosovës ,që mbas luftës të  okupatorit serb ndaj Kosovës, ka mbetë në qendër të vemendjes te populli i Kosovës dhe diplomatët e huaj ndërkombëtarë ,sepse në këtë pjesë të Kosovës e përbërë me shumicë të popullatës serbe ,po ndodhin trazira të pa lakmueshme dhe të rrezikshme për shtetin dhe popullatën e vendit. Bandat e organizuara ,apo mund të quhen kriminel ekstrem apo radikal serb,nuk mund të jenë vetëm njerëz të rëndomtë nga popullata serbe,por këta njerëz janë mirë të organizuar dhe të frymëzuar nga qarqet dhe qendrat e shtetit serb,të gatuara dhe të planifikuara mirë nga Akademija e Shkencave të Beogradit,të udhëhequr nga Qeverija e sotme dhe e kaluar serbe,duke vepruar kundra shqiptarëve dhe Pavarësisë së Kosovës.

Diplomacia serbe sot ,shumë pak apo fare nuk e ka ndryshuar mentalitetin e vet ,me të kaluarën e politikës së  Qubrolloviqëve dhe të Millosheviqëve,kundra popullit shqiptarë,edhe pse para botës paraqitet si shtet demokratik dhe synon t’ia mësyjë Evropës. Prandaj, trazirat e tanishme në veriun e Mitrovicës së Kosovës dhe djegëja e pikave doganore 1 dhe 31,nga organizatorët serb të Mitrovicës por edhe të ardhur ilegalisht nga viset tjera të Serbisë,janë më së të qarta veprimet e tyre,dhe ky karvan kriminelësh buron dhe derigjohet nga qendra e tyre në Beograd ,për destabilizimin e Kosovës.

Në këto dy pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë,për 12 vjet ,është bërë kontrabandimi më i madh që ekziston në rajon,i mallrave të ndryshme dhe kontrabandimi i cilësuar i drogës dhe ai i njerëzve,në të cilat pika kufitare kanë qenë vet doganierë apo polic serb,por edhe të Eulexit. Ky kontrabandim i mallrave të pa kontrolluara që e ka realicionin Serbi-Kosovë ,ka paraqitë një humbje të madhe në ekonominë e Kosovës,dhe ana tjetër më e rëndë për shtetin e Kosovës,në këto pika doganore kontrabandohet edhe me njerëz të ndryshëm,sikur në ndonjë Pazar bagëtishë.Këtu kanë përfituar kontrabandistët,kriminelët, bandat e ndryshme anti shtetërore,agjensitë e ndryshme kundra shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës,por edhe shumë agjensi të huaja të cilat e kanë shfrytëzuar këtë shansë përmes një diskriminimi që i bëhët shtetit të Kosovës,para syve të botës,të cilët kanë sy për të parë dhe për të analizuar.

Shteti i Serbisë dhe qeverija e saj, duke parë se shkëmbimi i teritoreve pothuaj se është i pamundshëm,sepse mund të ketë pasoja edhe më të mëdha që mund të paramendohet,përveq asaj që është kundërshtuar nga qarqet e rëndësishme Ndërkombëtare,tani ky shtet orvatët të përdorë mekanizma të tjerë,që qojnë Kosovën në krizë,për të vetëudhequr gjendjen në teritorin e vet,dhe për të shkakëtuar armiq të saj,nga vendet tjera të cilët nuk e kanë bërë njohjen e saj deri sot,si shtet të pavarur dhe sovran,duke angazhuar politikaj antishqiptar të Kosovës,rrugaqë të cilët mashtrohen me lek,kriminel të cilët kanë prevoja të luftës dhe sot i kanë duart e përgjakura me gjakun e shqiptarëve të pa fajshëm, por duke angazhuar edhe të huaj,të cilët janë mercenar të paguar për gjëra të tilla, vetëm e vetëm se,Kosova e Pavarësuar të jetë një qendër e destabilizuar në rajon.Bashkësisë Ndërkombëtare tani më iu është bërë mjegull,sepse përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it,merr informata  indifirente,të cilat janë të vërteta apo të sajuara,sepse është dëshmuar se këto dy Organizata të Bashkësisë Ndërkombëtare,janë dëshmuar me veprimet e veta,se janë shumë pasive,në lidhje më atë që ju takon,në bazë të ligjeve ndërkombëtare.Veprimet e KFOR-it,janë mirë të organizuara dhe të harminizuara në Kosovë,që dëshmojnë me veprimet e tyre pa anuar, duke mbrojtë popullatën dhe duke ruajtë sigurinë e teritorit të vendit.

Hapat e ndërmarrë nga Qeverija e Kosovës dhe Kryeministri Thaqi,nuk duhet të quhen hapa të gabuar,edhe nëse dikush predenton ti quaj,sepse për të vendosë kontrollë në vend si edhe në këto pika kufitare në mes teritorit të Kosovës dhe Serbisë është më se e nevojshme dhe serioze kontrolli qeveritar përmes doganierëve të besueshëm shtetërorë,këtë e citon edhe Kushtetuta e vendit,ligji i shtetit të Kosovës,si organi më i fuqishëm ligjor,prandaj,edhe Bashkësija Ndërkombëtare ka nevojë të zgjohet nga gjumi,sepse në një shtet sovran dhe demokratik,duhet të funkcionojë dhe sundojë ligji i njëjtë për sëcilin në tërë teritorin e vendit,dhe jo të ketë diferencime,dhe ato të cilat krijojnë rrezik përmanent në përgjithsi.Kosova gjatë gjithë jetës së vet është përgjakur për një copë diell të ngroftë dhe liri të saj,dhe ka dhënë prej vetëvetës shumë dëshmorë dhe heronj,andaj sot ,më dëshmorin e fundit apo heroin e korrikut,po dëshmon se ky vend po ballafaqohet ende me bisha të egra ,të cilët nuk e dëshirojnë këtë vend të lirë dhe të qetë.Por, zgjedhja e këtij problemi gjindet në duart e Bashkësisë Ndërkombëtare,e cila i ka qelsat në dorë, për të parandaluar  një krizë edhe më të thellë në mes dy popujve,por edhe tërë rajonit,dhe të mos përseriten gabimet e mëhershme ndaj Kosovës,sepse shumë më herët është bërë mjaft diskriminim në këtë vend dhe në këtë popull të pa fajshëm shqiptarë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen