Një tragjedi e pa harrueshme

OP-ED | Dedë Preqi | 09.09.11 | 23:00

Tani,po bëhën dhjetë vite,nga sulmet e tmershme ndaj Kullave Binjake në Nju Jork.Në çdo shtator Amerika e përkujton ngjarjen e dhimbshme dhe tragjedinë tronditëse që ndodhi në Manhatan,që shkakëtuan terroristat islamik të Al-kaides,ku humbën jetën tragjikisht me 11 shtator 2001,më shumë se 3 mijë njerëz të pafajshëm.

Amerika është vend demokratik,e cila në zemrën e saj ka pranuar me miliona njerëz nga gjithë bota,pa dallime etnije,race e feje.Pothuajse gjithë këtyre njerëzve ,ky vend u ka afruar kushte të punës dhe jetës normale,për të realizuar sëcili qëllimet e veta jetësore,e njerëzore,në frymën e demokracisë bashkëkohore.

Atë ditë tragjike,anëtarët e Kongresit Demokratik dhe Republikan,ishin mbledhur para Kapitall-Hillit,dhe u zotuan të bashkuar për të luftuar autorët e sulmëve dhe krimit.Ndërsa, Presidenti i atëhershëm XHorxh Bush, iu drejtua kombit të vet me këto fjalë të pa harruara:

– Këto akte të qëllimta terroriste ,kishin për qëllim ta frikësojnë kombin tonë,por kanë dështuar.Këto akte terroriste e shkatërruan çelikun,por jo edhe vendosmërinë e Amerikës,ishin fjalët e ish Presidentit Xhoxh Bush.

Ky sulm ishte një akt i shëmtuar terrorist,një shkatërrim mbi kulturën,mbi qytetërimin,mbi bastionin e lirisë dhe demokracisë njerëzore,dhe një sulm shkatërrues mbi Amerikën.Sot pas 10 vitësh,kjo botë ka ndryshuar shumë! Solidariteti në luftë kundër terrorizmit është i pa ndalshëm dhe i pa shmangshëm ,e i angazhuar me të madhe nga gjitha vendet e botës demokratike,por vorbulla e madhe e trazimit me faktorin kohë nuk pajtohet,sepse terrorizmi ditë përditë po shtohet më shumë,ndërsa kujtimi tragjik në Nju Jork ,nuk shmangët në çdo përvjetor,sepse shpalohen kujtimet e viktimave të pa fajshme që e rrisin dhimbjen.

Sulmet e 11 shtatorit,ishin ngjarje tejet traumatike për vendin dhe botën e civilizuar.Ngjarja e 11 shtatorit ,është një konflikt që sillet rreth botës,që krizat mund të thellohen edhe në mënyra të pa pritura,nga terroristat islamik të Alka-Ides, nga sulmet tyre,edhe pse kryeterroristi Bin Lladen,dhe shumë bashkëpunëtorë të tij nuk janë më në mesin e tyre.Sot,metropoli i botës Nju Jork-u,mbanë mbi supat e veta peshën e dhimbjes, peshën e dinjitetit kombëtar, gjithë Amerikës dhe botës së qytetëruar.Në këtë ditë edhe kombi ynë shqiptar ,hyri në historinë e heronjve amerikan,me tre emra shqiptar,Mon Gjonbalaj,Simon Dedëvukaj dhe Rrok Camaj,të cilët do të kujtohen me mote,si dëshmi e gjallë,se shqiptarët janë kudo me popullin amerikan, në momentet e mira,dhe të vështira të jetës.Në mendjen e njerëzve, 11 shtatori 2001,mbetët në kujtesë si një moment tragjik me paramendim, me qëllim të shkatërrimit njerëzor,që shënon një histori të shëmtuar ,dhe të dhimbshme që tronditi zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve.Me këto akte të tilla,ata terrorista nuk i shpallën luftë vetëm SHBA-ve,i kanë shpallur luftë gjithë atyre popujve e shtetëve ,të cilëve SHBA-u garanton sigurinë dhe lirinë e popujve të tyre.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen