Turnir i Futbollit në Shtutgart

Diaspora | Zef Prenka | 29.06.13 | 21:02

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në Stuttgart me rrethinë, se me datën 07.07.2013, duke filluar prej orës 10:00, do të mbahet një turnir i futbollit enkas për fëmijët shqiptar. Turniri do të organizohet nga shkollat shqipe, në bashkëpunim me KF.´´KOSOVA´´e Bërnhausenit dhe një grup bashkatdhetarësh tanë të cilët janë të kyçur në jetën sportive në Stuttgart me rrethinë. Hyrja dhe pjesëmarrja e ekipeve është falas!

Ky turnir do të organizohet për të gjithë fëmijët shqiptar të këtyre grup moshave:

6-8 (4+1) , 9-11 (5+1) , 12-14 (5+1) dhe 15-17 (5+1).

Ftojmë të gjithë Mësuesit e shkollat shqipe,si dhe Shoqatat të cilat punojnë,veprojnë në Landin e BW.e më gjerë,që të marrin pjesë me nxënësit e tyre,respektivisht fëmijët e tyre edhe ata të cilët nuk vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe!

Këshilli organizativ do të shpërblej fëmijët pjesëmarrës me mirënjohje. Kërkojmë nga ju, që të paraqitni ekipet tuaja deri me datën 05.07.2013. Këshilli organizativ do të përkujdeset për prezencën tuaj, që të shërbeheni me ushqim dhe pije freskuese.

Nxënësit e shkollave shqipe“MIGJENI“,´´SHPRESA´´ dhe ´´DITURIA´´ do të paraqiten me program Kulturo-Artistik për të pranishmit.

Tani, ky turnir është bërë tradicional për fëmijët shqiptar. Prezenca e fëmijëve tuaj do ta madhështon këtë manifestim tradicional .

Në pjesën e dytë do të kenë rastin edhe të moshuarit të zhvillojnë lojë futbolli.

Shpresojmë se do të kaloni çaste të këndshme!
Me respekt: Këshilli organizativ:

–Arsimtarët e Shkollave shqipe,Stuttgart me rrethinë

–KF.´´KOSOVA´´Bërnhasen

–Këshillat e prindërve të shkollave shqipe të Stuttgartit,Ostfildernit dhe Wendlingenit.

Adresa: Stadion SG 07 Untertürkheim, Bruckwiesenweg 18A, 70327 Stuttgart-

Vend parkime të mjaftueshme !

Të interesuarit mund të paraqiten në këtë numër të telefonit:

Tel.- 01625636070 –

dhe në këtë E-Mail: shkolla.migjeni@gmx.de

Ju dëshirojmë Mirëseardhje !

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen