Ikja e shpejtë e Lulit në amshim, sikur etja e gjethit digjet në shkelqim

Diaspora, OP-ED | Dedë Preqi | 16.08.13 | 13:47

( Potrete mërgimtarësh-postmortum, Lulzim Saliquni 1974-2013)

Njeriu është pjesë e kohës së një kohe, edhe populli është pjesë e një populli, një pjesë e dhëmbjes të një dhëmbje, një pjesë pikëllimi të një pikëllimi, dhe një pjesë rruge të një rruge, që fillon edhe me zanafillën tonë, duke lënë vetëm gjurmë gjatë jetës dhe pas vdekjes.

Jo vetëm Evropa, por e tërë bota po mundohet dhe po përjeton ndryshime, sikur edhe shqiptarët që arritën të bëjnë pavarësinë e tyre dhe e heqën zgjedhën e okupatorit dhe robërisë, por më vështirësi ta heqin zgjedhën e skamës dhe të varfërisë. Çë mbas mbarimit të luftës së dytë botërore shumica e shqiptarëve ikën jashtë vendit, për të siguruar kafshatën e gojës, prej të cilëve shumica e tyre ikën me dhunë për në Turqi, disa të tjerë u shpërndanë nëpër Evropë dhe të tjerët arritën deri në Amerikë e Australi, të cilët disa u kthyen pas disa vitëve, kurse disa të tjerë, nuk u kthyen kurrë më, ose vetëm atëherë për ti pushuar eshtrat e tyre në atdhe.

Mërgimi është plagë e kohës, një pjesë e dhimbshme e historisë dhe shoqërisë tonë, i cili i tërheqë njerëzit nga vetja edhe pa dashur, duke i ngatërruar ëndërrat tyre për një copë jete më të mirë, ku edhe sot kjo rrugë kultivohet në mendjet e shumë njerëzve, përshkak të kushteve ekonomike, politike dhe sociale. Sëcili njeri i ka iluzionet e veta dhe planet e jetës, ashtu si çdo i ri edhe Luli nga Jagoda e Klinës, pasi që e kreu gjimnazin në Klinë, në pa mundësi për ti vazhduar studimet, ai si shumë shokë të tjerë, planifikoj të merrte rrugën e mërgimit, atje ku e kishte edhe babain e vet në Zvicërr, me çrast një ditë iu bashkangjitën edhe tërë familja, nëna, motrat dhe vëllau Bekimi, duke vazhduar jetën së bashku, largë atdheut në mërgim.

Luli kishte besim në ardhmërinë e vet, dhe qëllimi i ëndrrës së tij ishte një vizion i çartë për të arritë të mundshmën, për të realizuar planet e jetës dhe përmes vullnetit që kishte, Luli në Zvicërr nuk ndejti duarkryq, ai shumë shpejt e mësoi gjuhën gjermane dhe integrohet në rrethin zvicërran, dhe përkrah punës që kishte në jetën e përditshme , ai kreu shkollën për Grafikë e Dizajn, me sukses të lakmueshëm, dhe duke parashikuar mundësitë për të bërë diçka më shumë dhe pozitive në jetën e vet, Luli shumë shpejtë angazhohet edhe në jetën kulturore të shqiptarëve në mërgatë, i cili me vullnetin e madh që kishte dëshiroi ta shfrytëzoj kohën dhe kushtet, dhe të gjitha përjetimet e tij në mërgatë, ti kthej në fitore e suksese dhe në ditë më të mira.

Përpjekjet e Lulit për të zhvilluar aktivitetin e vet në mërgim, tregonin shprehjet dhe talentin që kishte për të punuar , i cili çdo herë dallohej edhe me një sens humori e buzëqeshje të ëmbël me sëcilin njeri, pothuaj se ajo ishte dhuntia dhe arma më e këndshme e shpirtit të tij. Që nga themelimi i Shoqërisë Kulturo-Artistike „Arbëresha“ në Sirnach të Zvicrres lindore, në vitin 2003, e cila themelohet me iniciativën e dom Marjan Markut, Luli ishte i pa ndashëm dhe gjithherë aktivist i dalluar i kësaj shoqërie së bashku me bashkëshorten Marien dhe vëllaun Bekimin, të cilët përmes valleve dhe këngëve tradicionale, pasqyronin traditat dhe kulturën shqiptare ku do në Zvicërr dhe jashtë saj.

 

Pas një kohe të shkurtë, duke u bazuar në aktivitetin dhe punën e palodhshme të Lulit, zgjedhët edhe udhëheqës i Shoqërisë Kulturore „Arbëresha“ , e më vonë koregraf i valleve dhe këngëve shqipe. Luli ishte edhe bashkëpunëtor i zellshëm i portalit „Rrezore“, që nga themelimi i saj, në të cilën kultivohen dhe promovohen vlerat e kulturës, traditës, artit, letërsisë, shkenncës dhe vlerat kombëtare në diasporë e më gjerë.

Jeta është gjithçka që mendon njeriu, nganjëherë ajo është shumë e ëmbël , kur shijohet me elementet e veta të ëmbëla, duke arritë kuptimin e saj, por kurrësesi edhe kulmin , sepse nganjëherë jeta është aq e idhtë , sa që krahasohet me asgjë, sepse njëra ditë nuk i ngjanë tjetres dhe njeriu kurrë nuk e di, se çfarë e pret e nesërmja. Sëcili njeri në jetën e vet mund të konfrontohet me fatin e tij, posaqërisht ata të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë, apo e pashërueshme. Një fat i tillë e tradhëtoj edhe Lulin e dashur, i cili vuajti nga një sëmundje e rëndë, e cila ia muar jetën pa mëshirë, në gusht të këtij viti, po sa i kishte mbushur 39 pranvera, në kohën më të duhur që kishte familja për të, në kohën kur tri vajzat e veta të vogla, Isabella, Dafina, Salome dhe bashkëshortja Maria, e kërkonin ndihmën e tij prindore dhe bashkëshortore.

 

Deri në momentet e fundit të vdekjes, Luli ishte i vetëdijshëm dhe e dinte se po ecën drejtë një bote tjetër, por fare nuk e humbi besimin te zoti, dhe duke treguar me gisht kah dritarja thoshte, përmes kësaj dritare shoh një degë gështenje, ajo ishte mikja e vetme e jetës time, në të cilën qelën tri lule të bukura, si lule dielli, që i dua shumë, kështu rrëfenin të pranishmit e tij, të cilët i kishte pranë natë e ditë, sidomos bashkëshorten, vëllanë dhe familjarët e ngushtë, deri në momentet e fundit të jetës dhe lamtumirës në amshim.

Vdekja është e pa mëshirshme, ajo mund të ndodhë në çdo cep të botës, por vdekja largë atdheut është vdekje e rëndë, atje këmbanat rrahin ndryshe, atje fuqia e vullkanit shpirtëror zbrazët ndryshe, atje rrethanat janë ndryshe, atje pikmamjet, reagimet shpirtërore janë ndryshe, edhe nëse rrethi dhe vendi ku gjindesh kanë konsideratë e respekt , prapë se prapë je në vend të huaj, vdekja në atdhe, është vdekje e lehtë. Ndarja e Lulit në moshën e re, duke e ndalë hovin më të këndshëm të jetës së tij, shkakëton dhimbje të rëndë, sidomos te vajzat e vogla, që nuk e besonin ndarjen e tij, të cilat ishin mësuar me buzëqeshjet e tij të përditshme dhe duke i pri vallës së bashku, në ditët më të lumtura të jetës.

Lulzim Saliquni, ishte një baba dhe bashkëshort i sinqertë, ishte shok dhe mik i vërtetë, ishte aktivist i shkëlqyer në jetën kulturore, poashtu i dalluar edhe në veprimtari tjera, të qështjes humanitare dhe kombëtare, dhe atëherë në kohët më të nevojshme, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. Luli ishte dhe një besimtar i denjë i zotit, dhe merrte pjesë aktive në Misionin Katolik në Sirnach, aty ku bëhëshin organizime të ndryshme humanitare për të vafërit në Kosovë, i cili dallohet si shembëlli më origjinal i vlerave kombëtare dhe humanitare , që motiv të jetës kishte, „Me qenë i mirë është vështirë, të mbetësh i mirë është edhe më vështirë“.

Asnjëherë kuptimi i vdekjes nuk bëhët i njohur, shpeshherë ndodhin të papritura edhe nëse njerëzit refuzojnë një gjë të tillë, duke e injoruar vdekjen, apo duke u fshehur prej saj, edhe i varfëri edhe i pasuri nuk mund t‘îa kthejnë shpindën, sepse vdekja është një detyrë dhe obligim të cilin do ta kryenë sëcili, edhe pse dallimet janë të mëdha, sidomos vdekjet e dhunshme, ato të cilat ishin një kohë më parë në luftën e Kosovës, që e shkakëtoj pushtuesi serb, ku eshtrat e tyre ende kërkohen që të pushojnë në tokën e vet, dhe vdekjet tjera të luftrave të përditshme, nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilat nuk mund ti quajmë normale dhe aspak njerëzore, poashtu, edhe në mërgim vdekja ka tjetër kuptim dhe tjetër dhimbje, sidomos e atyre që po ikin në moshën rinore, sikur rasti i Arbenit, Ndrecës, Lulit, Mërgimit, Ismailit, Kosovares, Dardanit, Vjollcës dhe shumë e shumë të tjerë, që ikën në amshim në moshë të re, brenda një viti, dhe sa herë që aeroplanët udhëtojnë për në Kosovë, më vete sjellin edhe ndonjë kufomë nga mërgata .

Njeriu tërë jetën e vet e jeton „ në rërën e kohës“ , duke lënë vetëm gjurmë, të cilat janë edhe të pavdekshme, për të mirë dhe për të keq, e cila do të mbetët përkujtimorja e jetës së tij, e vlerave ekzistenciale dhe pas vdekjes në amshim, por ai cili e kultivon vepren e mirë, vepra e tij nuk harrohet për jetë, i tillë ishte edhe Luli, veprat e të cilit e bëjnë të pa harrueshëm . Qenja njerëzore në asnjë mënyrë nuk mund të përseritet, edhe pse shkenctarët tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por ajo është gjithmonë unikate , edhe pse njeriu nuk e dëshiron vdekjen e vet, mirëpo të vdesësh me dinjitet dhe qetë , është vdekje normale dhe njerëzore.

Luli me familjen e tij

Luli me familjen e tij

 

Luli ne skene me familjen e tij

Luli ne skene me familjen e tij

Luli në skenë

Luli në skenë

Luli në festat kombëtare nga Mërgimi

Luli në festat kombëtare nga Mërgimi

Luli udhëheqës i Ansamblit "Arbëresha"

Luli udhëheqës i Ansamblit „Arbëresha“

Luli me bashkshorten Maria në skenë

Luli me bashkshorten Maria në skenë

 

Luli me aktivistë dhe don Fran Kola

Luli me aktivistë dhe don Fran Kola

Luli me përfaqsuaes të arbëreshëve të Italisë

Luli me përfaqsuaes të arbëreshëve të Italisë

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen