Pjetër Çeli Luka, luftëtar i denjë për pavarësi kombëtare

Histori & Fakte | admin | 19.12.11 | 16:18

Në aspektin shkencorë gjë që shfrytzoji rastinë ti falënderoji publikishtë Kryetarin e Komunës së Gjakovës dr.Pal Lekaj,Kryetarinë e Shoqatës së Intelektualëve Gjishëqiptarë Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatrin, Drejtorinë e Drejtorisë për Kultur Rini dhe Sport në Gjakovë z Anton Shala si dhe Drejtorinë e Biblotekës ndërkomunale në Gjakovë z Engjëll Berisha të cilët kontribuanë si në aspektinë Organizativë njashtu edhe në atë shkencorë që kjo Akademi kaloi siç është më së miri.

Pjeter Qeli-Luka 

Pjetër Çeli Luka nuk e duronte sundimin osman

Pas gjithë këtij suksesi disa ditë më pasë me datën 7 Dhjetor 2011 në Bota Sot faqe 22 pashë një reagim nga një personë me emrinë Petrit Mata nga fshati Bërdesan, i komunës së Gjakovës, me titullë –E vërteta e figurës së Pjetër Çelit Lukës. Meqense jam Ideatori i kësaji akademie dhe meqense autori i këti artikulli nukë ka bazë historike dhe nukë mundetë ta dëshmoji në asnjë mënyrë atë që e thotë, porë bazohetë vetëm në disa ngatrresa që kanë mundurë ti kenë pasurë luftëtarët e lirisë me parardhësitë e t’i shfrytëzojë rastin t’i them disa fjalë për kët burr të madhë të kombit shqiptarë,Pjetër Çelin Luken luftëtarin e denjë të Pavarsisë Kombëtare.

Pjetër Çeli Luka sa kalonte koha ai asesi nuk e duronte pushtimin osman i cili vriste dhe masakronte shqiptarët në çdo anë. Kështuqë, së bashku me atdhetarët e mëdhenjë të Shqipërisë Etnike, Zefin e Vogël dhe Zef Gjidodën do ta themelojnë Çetën e Fandit e cila numëronte 400 luftëtarë. Përkrah Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Sadik Ramës. Sipas të dhënave të gazetës “Vardar” të Shkupit të datës 18 janar 1909 dhe 11 mars 1909, Zef Gjidoda së bashku me Çelin e Lukës gjenden në ballë të njësitit me rreth 400 luftëtarë të besimit katolik qe atdhetari Atë Engjëll Palaj i kishte përgatitur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit, (Dr.sc.Lush Culaj, Zef Gjidoda Luftëtar i dekadave apo një jetë e tër në shërbim të atdheut -E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 2, Prizren 2005 f.346). Ndërsa në Librin Famullia e Zllakuqanit-Me rastin e 100 vjetorit te formimit Zllakuqan 1997 të studiuesit Dom Lush Sopi faqe 51 ku bëhet fjalë për qetën e Fandit preji 400 luftëtarve aji permend se udhëheqësit të saji ishin Pjeter Çelit apo(Çeli i Lukes), Zef Gjidoda dhe Pjeter Gjidoda.Për veprimtarinë kombëtare të Pjeter Çelit Lukes kemi të dhëna mjaft interesante nga revista “Leka” – numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937, tek shkrimi Kosova e Liria Komtare -E treta mbledhje te Verrat e Llugës, faqe 528, ku ndër të tjera thuhet: Myshyr Ymer Rushdi Pasha shenjohet me njëqindmijë ushtarë. Ishte i shoqnuem prej Shaqir Pashës e prej Shemsi Pashës prej Mitrovice. Kaloi Shkupin, Kaqanikun e Pezrenin e hini në Gjakovë. Pruni për kajmekan në qytet Hasan Beg Tetovën. Dy javë mbet pazari i mbyllun. Mergoi në Kastamani 46 vetë prej qytetit që ishin kanë në mbledhje (të Verrat e Llugës). Ndejtja e tij ke për tre muaj. Ke thirrë prej Sulltanit që u gjindte ngusht që kishinë fillue partitë përmbrenda. Lëshoi Gjakovën prapë në dorë të Komisionit. Fandsit e Nahisë së Gjakovës, të Pejës e të Pezrenit, nuk ju danë Bajram Beg Currit, Zef Gjidodës, Pjeter Çelit e Zefit të Vogël, pra, nuk largohen kurrë dhe ishin gjithëherë te gatshëm për shkado dhe bajnë kudo trimnia të mdhaa. Edhe Atë Marin Sirdani, në një shkrim të tij, Kontributi i Elementit Katolik Shqyptar në lam të Atdhetarisë, ndër të tjera thotë: Nuk âsht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikve të Kosovës, ku s’bashkut me muhamedanë, ndër çashtje komtare, kjen edhe ata me gjithë klerë. Veprimet e P. Kelmend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefen Krasniqit në Gjakovë ende nuk janë harrue. Ndër katolikë te asáj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës katolike: ZefI i Vogël, Pjeter Çeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjin Doda. Atje u banë fli për atdhe, pos sa e sa katolikve shqiptarë edhe dy françeskaj, P. Luigj Palaj e P. Shtjefen Kostantini Gjeçovi. Ndërsa në Historinë e Popullit Shqiptar Kreu XIII –Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë-Shperthimi i Kryengritjes dhe veprimet e para te Armatosura (Mars-Maj 1912 -Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912) thuhet si vijonë:Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët qe e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës.

 

Thirrja nga Malësia e Gjakovës

Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar, në fillim të muajit maj, nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetem kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës se armatosur të popullit shqiptar: „Lirinë administratore të Shqypenies“.Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjeter Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm.Tani që lufta e kryengritësve kishte marrë hov qëllimi i kryengritësve ishte që ta qlirojnë qendrën shpirtërore të Shqipërisë, Shkupin, ku edhe parashihej që pikërisht në Shkup të ngritet flamuri kombëtar.Kështuqë, me 12 gusht 1912,Qeta e Fandit e Komanduar nga Zefi i Vogël, Pjeter Çeli dhe Zef Gjidoda, të parët e ngritën flamurin kombëtar Shqiptar në Shkup, të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar.Në Shkup kryengritsit shqiptar u priten prej popullsie me entuziazëm të madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me bandën muzikore të Klubit të Katolikëve në krye u duel para tue kendue kangën “Zgjidhni shqiptar Bajrakun, tesh nluft buria na thrret -Me derdhë për dhe tonë gjakun -Tesh pushka po na flet. Viti 1913 ishte vit mjaft i vështirë për gjyshërit tanë. Tokat shqiptare si dhuratë nga ana e perandorisë Osmane iu ipeshin sllavëve, por Pjeter Çeli asnjëherë nuk e lëshoi pushkën nga dora. Është për tu veçuar një rast i veçantë trimërie i Pjeter Çelit në vitin 1913 në Fshaj të Komunës së Gjakovës. Në verën e vitit 1913 situata në Kosovë keqësohej gjithnjë e më shumë. Në gjysmën e gushtit 1913, në fshatin Fshaj, ishte kthyer Qatipi i prefekturës së rrethit, dhe kishte hyrë në shtëpinë e kryeplakut të fshatit.Duke e parë nusen e re, ai provoi ta dhunonte, por britmën e gruas së pambrojtur e ndëgjoi Pjeter Çeli, një nga luftëtarët e lëvizjes kaqake që fshihej afër shtëpisë së kryeplakut. Me atë rast ai erdhi në ndihmë dhe vrau zyrtarin serb. Pas kësaj, nisi shpejt ekspedita ndëshkuese, që përlau jo vetëm Fshajin por edhe Smaqin, Bishtazhinin dhe një varg fshatrash tjerë. (Mikel Ndreca, terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999) Prishtine, 2001 Faqe-36.) Ndërkohë që kusheriri i herojit të kombitë Pjetër Çeli Luka, Preng Marka Pjetri vjeç 97 nga Rresheni,në rrefimin e ti dhën piktorit dhe publicistit Pjeter Markut, pasiqë këtë rrefim ia ka trasheguar kushërira e tij Prena e Gjok Nikollit. Vdekur me 1938, në moshën 70 vjeqare, atdhetarin Pjetër Çeli Luka e përshkruanë në kët mënyr:Pjeter Çeli u lind në Zhin (sot Shengjin) te Fanit. Është nga fisi Nokaj -Fis i parë dhe i barkut të Vorfajt, sot ata janë të afërmit e tij. Nuk ka lënë trashëgimtar. Pjeter Çeli (Luka) ishte djali i Luk Nikoll Prend Nokajt. Pjeter Çeli e ka marrë mbiemrin Çeli ngaqë nuk kishte flokë, ishte qeros, e kishte pranuar vet mbiemrin Çeli. Thuhet, se ishte truri i qetës mjaft i mençur dhe i zoti në luftë. Armatimi i tij: pesëshe karadaku me fill e qystek sahati. I vogël fare ka qëndruar tek Pjeter Kol Vorfi. Vraponte shumë; vrarë në moshën 45 vjeç. Ishte një atentator i zoti, pjesëmarrës në Pavarësinë në Vlorë bashkë me Zefin e Vogël.Kishte dëshir gjithnje t’i merrte gjërat me vrap. Hante pak dhe asnjëherë nuk kerkonte lëshime apo privilegje në të ngrënë apo gjatë llojit të punëve të ndryshme. Atij nuk i dilte lesh në faqe. Ishin dy vëllezër, Pjetri dhe Çuni.

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen