Lugina e Valbonës, ‚dashuria’e re e Rrezinasve

Reportazhe | Zef Prenka | 14.10.10 | 19:48

Eshtë e pamundur që duke udhëtuar të mos ndalesh e të mrekullohesh nga kthjelltësia e lumit Valbonë, gjelbërimi i dendur dhe dëbora e përjetshme në majë të Jezercës, që duket si një rojë besnik i qiejve që  ushqen me ujë dhe freski luginën.

Deri në qendrën e komunës rruga është e asfaltuar mirë, por kjo është një distancë shumë e shkurtër dhe ia vlenë të viztohët, ndoshta edhe dy herë në ditë. Nga Margegaj e deri sa i lodhen këmbët vizitori ecën nëpër luginën magjike deri në Theth të Malësisë së Madhe apo deri në Vuthaj, Plavë e Guci të Malit të Zi, nëpër bjeshkët e Rozhajës e kështu me radhë në Bjeshkët e Nemuna.

Një ditë ndoshta është e pamjaftueshme për të shkelur me këmbë qoftë edhe një nga fshatrat e zonës. Turistët kanë treguar se fakti që asnjëherë nuk arrijnë ta eksplorojnë plotësisht, i bën ata që të rikthehen aty dhe përsëri nuk arrijnë ta eksplorojnë e përsëri rikthehen. Kjo ndodh sepse njerëzit bien brenda sapo ta shohin me sy Valbonën e kaltër, dashurohen me të në mënyrë të rrufeshme dhe të thellë.

Teksa lëshohëshim luginës së Lumit Valbona,drejtë Fierzës, ambient i preferuar ku mund të gjendën vënde piktoreske dhe bukuri të rralla për syrin e vizitorit,vëmëndshëm hetohet sa më  lehtësi bëhet frymarrja dhe freskija e këtyre viseve kodrinore e malore të jep një mundësi që, të ndihën të rehatshme organet e frymarrjes dhe zemra rrah e gëzuar nga oksigjeni i paster. Njezit bujar dhe mikpritës,të japin mundësi që të kalohet një ditë me deshirë me ta!

Ne ishim një grup prej 5 veta: Pjetër Gegaj Gjergj Prenka Mark Gjoka Pal Lukë Prenka dhe unë Zefi, Në shënjë rrespekti,dashamirsie ndaj fqinjësisë së mirë dhe marrdhënjesh të shkëlqyra si shembull për të tjerët,pikërisht me 31. 08.2010 ,u nisem nga 0ra 8 .30 e mëngjesit me makinë të nunit Mark dhe përgjatë gjithë kohës të qeshur dhe të gëzuar që do të kalojmë një ditë së bashku në shetitje deri në Parkun Kombëtar të lumit Valbonë! Edhe pse në moshë më të shtyrë nga ne, z. Pjetër Gegaj, dukej shumë i relaksuar dhe pamja e tij nuk dallonte nga një burrë i moshës së mesme,siq thoshte ai“ po ndihem si djalë i ri në mesin tuaj“,sepse ai din të bëhet shok dhe i përshtatet çdo mjedisi, që është karakteristikë e njeriut përparimtarë! Sot, edhe baca Gjergj dukej i disponuar dhe me tërë qënjen e tij dukej se na jepte mundësi që të përjetojmë çaste të pa harruara dhe ishte shumë mirë i relaksuar duke e përseritur disa herë ketë piknik të pa harruar dhe lumin Valbonë e vështronte me kujdes dhe spjegonte për kaltërsinë e saj nga pastërtia dhe kujdesi i banorve vëndas për ta ruajtur ambienti.

Në një moment gjatë bisedave të shumta që bënim së bashku ,ai tha:“ Shqipëria më në fund e ka detyrua botën që të kthejë sytë kah ajo, me vrullin e shpejtë të zhvillimit dhe shkallën e lartë të kulturës dhe traditës!“ Herë pas here, nuk mundë të mos ia plasnim gazit dhe të qeshurat tona, atë ditë, ishin aq të fuqishme sa edhe dashamirësia e secilit për tjetrin! Nuni, Mark Gjoka,një burrë i fuqishëm dhe gazmor, shoqror, dhe plotë rrespekt për komshite vet,tregonte për vëndet që kishte vizitur edhe shumë herë më parë në këto zona.Ai , njofte miq e dashamirë të shumtë vëndas dhe gjatë gjithë rrugës na viziste me kujdes dhe udhtimi dukej edhe më i shkurtër kur na bënte të qeshnim duke koordinuar për mrekulli situata me Pjetrin dhe bacën Gjergj,për raste që u kishin ndodhur dhe ishin të tilla që   “ pakëshe“ nga të qeshurit.

Në një moment tha“ Po na mungon edhe nuni Lukë-ndjesë Pastë!“ Pali ,i biri i Lukës(vllaut tim tashmë të ndjerë), ndodhej me ne, dhe ai me plot qejf dhe deshirë e arsyetonte ketë vizitë në luginën e lumit Valbonë dhe ishte i durueshëm për të pritë ndonjë moment kur të ndalej makina që të ndeznin nga një cigare me nunin Mark (se ndryshe në makinë nuk e ndiznin- gjë e mirë!)

Unë pyesja, me pa durim se ku do ndalemi për të shijuar Peshkun e Valbonës, që i kishte dal nami në katër anët e Kosovës,për peshk të këndshëm!?Ata ,përgjigjeshin me të qeshur  „ngadal o burrë , se ende nuk e kemi nxënë“-shaka!

Duke vizituar ato gryka të bukura ne u ndalem edhe te bregu i lumit Valbonë që të prkekja me duart e mia -për të parën herë ujit e ftohtë ,të pastër dhe të thjelltë dhe unë dhe Pjetri u afruam duke i larë sytë me atë uji të bukur dhe të freskët,i thash“ Pjetër, do ta shënojë ketë moment se si unë dhe ti e shijuam ujit e Valbonës së bukur!!- Pjetri më tha Zef, mirë do të bëshë po të përshkruash këtë udhtim tonin se është mëkat të mos bëhen vizita të tilla në të ardhmen dhe me këso karakteri, të bashkuar dhe me më shhumë bashkfshatarë dhe grupe më të mëdha, sepse besoj që do të mbetët shëmbull i mirë për gjeneratat e ardhshme, se si duhet të rrespektohet komshija, kumbara dhe i afërmi!-pra o Zef -tha Pjetri “ ksaj i thonë bashkjetesë ,se nuk kemi me jetue ne përgjithmonë“.Po i thash ke të drejtë!

Duke vizituar tendën e Hidrocentralit në Fierzë, aty shiquam pamje të mrekullueshme, pamë grykën ku Trageti i pret udhtarët për lundrim nëpër grykën e Komanit, që dukej shumë e bukur!! Së fundi ishte restoranti te Gjin Tusha, ku u ndalem për tu freskua dhe për të ngrënë pashk(Troftë) Valbone! Gojfila, një zonjë e talentuar dhe shumë puntore, na uroj mirëse ardhje dhe na pyeti për të pirë dhe ushqim!? Ne porositem nga një raki-pasi që thoshin që është shtepiake dhe shumë e mirë!

Po, shiqohem me Pjetrin ,bacën Gjergj, nuni Mark qeshte- Pali bënte fytyrën të befasuar kur na erdhën gotat e mëdha me raki, që njëmend ishte e këndshme !Vëra Merlot, Buka e mirë dhe Trofta e kënshme që kishte gatuar Gojfila nga fisi Nikaj të Merturit na bëri të ndiheshim mirë dhe të relaksuar! Bëra ca intervista ,me bashudhtarët e mi ,dhe secili nga këndvështrimi i tyre e cilsuan si një ditë të paharruar dhe le të mbetët shëmbull për të tjerët se si mundë të bashkjetohet dhe të bashkgjendën momente më të këndhshme dhe me plot humor ndër mesin tonë !

Z. Pjetër Gegaj tha: Të them me plot deshirë kjo ditë më mbetët ndër ditët më të këndhsme dhe kështu i duhemi njëri tjetrit dhe mos ta harrojmë njëri tjetrin por ,të jemi unik dhe ta ndajmë të mirën dhe të keqën së bashku si vllazni , kumari e komshi  të mirë, ju falem nderit që u bashkuat me ne, për të kaluar këto qaste ditore së bashku“ Z. Mark Gjoka tha“mua nuk mu dhimt as mundi as koha ,por ndihem shumë i gëzuar që sot isha me komshit, kumbart e mi dhe dashamiret e mi së bashku -ju falemnderit për kto çaste të mira që patem bashk!“

Z. Gjergj Prenka tha“Tash, jam shumë i gëzuar që na u dha rasti ,me u bashku në ketë mënyrë dhe të vizitojmë shtetin amë Shqipërinë dhe luginen e lumit Valbona, me të gjitha bukurit e saj që qënkan të mrekullueshme dhe nga kjo ditë po bindem se Shqipëria qenka ndryshuar për të mirë dhe jam krenar që ishim së bashku në shoqëri me një tjetrin,si katund dhe komshi me të gjitha të mirat e përbashkëta!“ Edhe Pali , deklaroj se ndihej shumë mirë dhe i relaksuar me ketë shoqeri ku nuk mundë të harrohën këto orë që kaluam në shoqeri me z. Pjetër,nunin Mark,bacën Gjegj dhe agjën Zef, që ka ardhë në pushim nga Gjermania për të na u bashkuar neve për të kalu disa çaste të mrekullueshme se bashku! Pra, kjo ishte ajo që quhet e mirë ,e disponuar dhe karakteristikë e ditëve tona,si bashkfshatarë të fshatit Rrezinë ! hidrocentral       Rezinasit ne Valbone

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen