Manipulim i pa shpresë prej pengu, që rri varë mbi të nesërmën e vet

Diaspora | Dedë Preqi | 05.01.12 | 11:02

Ka shumë qështje që kërkojnë zgjidhje të domosdoshme në Kosovë,por qështja e Mitrovicës së veriut,duhet në këtë vit ,të merr fund,sepse sa më gjatë shkon zgjedhja e këtij problemi,aq më shumë zgjerohet fusha e veprimëve negative,në atë pjesë të teritorit të Kosovës,nga bandat kriminale serbe. Që në fillim të  agut të shtetit të ri të Kosovës, përmes Kushtetutës së vendit ,si akti më  kryesor i legjislativit ,garanton të drejtat dhe liritë elementare të të gjithë popujve të vendit,pa dallim etnije ,race dhe religjioni. Por,populli serb i Kosovës,sidomos i Mitrovicës veriore,është populli më i privelegjuar se popujt tjerë,apo më superior i të drejtave të tyre në mënyrë të pa ligjshme,duke formuar strukturat paralele,dhuruar nga një qendër politike jashtë Kosovës,që gishti i drejtohet Beogradit.Efekti i këtyre qëllimëve është bllokimi i mos shtrirjes së Kushtetutës së Kosovës në tërë teritorin e saj,sidomos në ato vende ku ka  shumicë  serbe,në mënyrë që mos të vendosin shqiptarët sovranitetin në shtetin e  Kosovës.

Thuhet se dikur,shqiptarët dhe serbët,bashkë me popujt tjerë, kanë jetuar në harmoni shekullore në mes veti,ndoshta është e vërtetë për dikend tjetër, por populli shqiptarë nuk i beson kësaj të vërtete,dhe pse Tito ishte ai,i cili këtë harmoni e vulosi me dhunë para botës,më shëmtinë komuniste,dhe e vërteta del në shesh, për të dëshmuar këtë bashkëjetesë, kur tregon vetë fakti i shkatërrimit të Jugosllavisë,nga se ishte bashkuar me gjuhën e dhunës,duke i mohuar të drejtat e shumë popujve,sidomos popullit shqiptarë,duke e copëtuar dhe ndarë në shumë pjesë ,të ish Republikave  jugosllave.

Tani, sot qështja qëndron ndryshe online slots dhe është shumë parimore e demokratike,sepse në shtetin e  ri i të Kosovës nuk i shkelën të drejtat asnjë populli mbrenda teritorit të vet,i cili shtet nuk është formuar me dhunë dhe  gjenocidi ndaj popujve tjerë pakicë, për ti ndërtuar themelet e shtetit demokratik,por vetëm duke u mbështetë në vullnetin dhe verdiktin e shumicës,për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga okupatori shekullor serb,dhe sëcili popull me pasë liri e të drejta të barabarta,në gjithë  teritorin e vendit,pa dallim dhe diskriminim,një gjë të tillë,që kurrë nuk e patën shqiptarët në kohën e Titos dhe as të Millosheviqit.Prandaj,fokusi i arkitekturës politike serbe ndaj shqiptarëve,ishte dhe mbetët sot akoma i njejtë, që Beogradi ta sëndërtojë ëndërrallën mitike dhe nacionalekspansioniste serbe,risllavizimin e Kosovës që predentoi dikur përmes enklavizimit, ndarjen ,apo copëzimin e Kosovës në disa banovina,siq quheshin në atë kohë,dhe sot,shëndërrimin e teritoreve,e cila është dëshpëruese,por edhe e pa realizueshme në kushtet dhe rrethanat e tërë Ballkanit në përgjithësi.

Sot,prapa gjithë kësaj politike të qelbur,qëndron ideologjija dhe zhurma e diktatit të Akademisë së Beogradit,në bashkëpunim me qeverinë e sotme serbe,e cila përmes strukturave paralele sebe në veriun e Mitrovicës,me ndërtimin e  bllokadave të tyre të përditshme,kanë synim ta destabilizojnë Kosovën,më qëllim të përfitimit të ndonjë favori nga Bashkësija Ndërkombëtare dhe Evropa.

Për aq sa vijon të veprojë ky pozicion vendnumërues i barikadistëve serb në këtë pjesë të Kosovës,si një manipulim i pa shpresë ,prej pengu nga qeverija e Beogradit,nuk ka përgjigje tjetër,vetëm se ky popull i manipuluar,do të rrijë varë mbi të nesërmën ,apo ardhmërinë e vet.

Nervat e KFOR-it,janë shumë të forta,të cilat mund ti quajmë edhe të çelikta,sepse me përdorimin e dhunës,mbrenda disa orëve do i kishin zhdukur të gjitha barikadat,dhe e kishin bërë të mundshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve në atë pjesë të vendit,por Brukseli dhe Bashkësija Ndërkombëtare,kanë qëllime të tjera,sepse është një kohë e cila deshe e s’deshe të tërheq pas vetës,jo të mësohesh më të,por të mos konfrontohesh më të.EULEX-si,është kurgjë më shumë se një kometator,i cili i dinë hallet e shqiptarëve fortë mirë,por i numëron ditët e veta  ngadalë pa u lodhë,dhe për rrolin e tij duhet ta falenderojmë  shumë,sa që nuk kemi me çka me e shpërbly,për atë që nuk ka bër asgjë,po sikur UNMIK-u.

Populli i Kosovës gjithmonë ka qenë për demokraci,dhe se kurrë nuk është ngopur më të,edhe pse të tjerët na mohuan këtë të drejtë,prandaj edhe më herët,edhe sot në kohën e zhvillimit të hovshëm të demokracisë,dhe në kohën e zhvillimit të shkencës e teknikës,dhe integrimëve globale,populli jonë nuk duhet të veqohet,edhe pse ka njerëz ende,që e urrejnë formën dhe kulturën njerëzore. Populli i Kosovës i takon racës njerëzore,të cilët kurrë nuk janë metaformizuar në bishë,të cilët dhe nuk ishin  tërbues e pushtues të pronës dhe të huajës,por ishin gjithmonë një popull fisnik,me virtyte të larta ,që i ka dhe i ruan thesarë të jetës përherë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen