Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka

Reportazhe | admin | 07.09.13 | 22:32

Gjilan, më 4 gusht 2013-të, SH K SH „ Kadri Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë, me këtë përbërje: nënkryetari, sekretari dhe kryetar nderi, Selami Morina, Ramadan Zuka dhe Xhafer Leci, me rastin e vdekjes sëTaip Zekës, 07.02.2013, vëllai i heroit Kadri Zeka, i bënë vizitë familjes Zeka.

Fillimisht, sipas traditave tona, vizituam kryefamiljarin Shaip Zeka, të gjithë të pranishmëve të familjes Zeka u shprehëm ngushllimet tona, edhe në emër të Shoqatës dhe kryetarit Taxhidin Bakiu. Me këtë rast Shaip Zekës ia dorëzuam edhe një Mirënjohje, të cilën, në shenjë respekti, me rastin e kemtimit të 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës, shtator 2012-të, e kishim ndarë për familjen Zeka. Pastaj, sëbashku me Shaipin dhe mikun e tij, mr. Bislim Pireva, vizituam edhe familjen e të ndjerit Taip, për t`u shprehur ngushëllimet tona të çiltëra e vëllazërore.

Meqë ne e dinim se familja e të ndjerit Taip, materialisht nuk qëndron mirë, me propozimin e Xhafer Lecit, kryetar nderi i Shoqatës, kryesia njëzëri u pajtua që, në shenjë respekti, nga arka jonë ta ndajmë një shumë solide prej 500 euro, të cilat, me rastin e kësaj vizite, ia dorzuam djalit të Taipit, Avni Zekës. Kësaj radhe nuk dashëm të përmendim edhe ndihma të tjera cilat ua kemi dërguar viteve të fundit disa familjeve skamnore në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Deçan, dhe Shtime.

Shoqata "Kadri Zeka"

Nga e djathta: Bashkëshortja e Taip Zekës, Avni e Shaip Zeka, mr. Bislim Pireva, Xhafer Leci, Ramadan Zuka dhe Demirali Morina.

Nga Xhafer LECI

Köngen, më 06.09.2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen