Berat,mos i fut hundët në vrimë të dhelpëres!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 05.11.13 | 22:54

Një përgjigje me shkas!

Gazetarët janë pasqyra e edukimit mediatik të një shteti,të një lokaliteti dhe së fundit edhe vetëvetës.
Ata, si askush tjetër e përvetsojnë atë thënjen popullore „mos bëj çka baj unë por,bën siç them unë!?
Duke lexuar në portalin e Gazetaexpress.com,një shkrim( s´krim) të gazetarit zagar Berat Buzhala,(Përplasja e qytetrimeve ndodh në Gjakovë)nuk u besohej syve,a jam në ndonjë ëndërr apo paska lajthitur ky farë Berati,të cilit me dëshirë mbiemrin nuk do ia kisha përmend sepse,vjen nga një familje e rrespektuar por që, si duket po e njollosë edhe emblemën e familjes së tij duke treguar“aftësitë“ gazetareske,“guximin“ gazetaresk e pse jo edhe trimërin prej gazetari vënd e pa vënd,aty ku nuk duhet dhe aty ku nuk ka nevojë,kohë e pa kohë bile edhe pa e pyetur kush…!

Sa për trimëri gazetareske arsyetohet sepse, është gazetar dhe liria e të shprehurit i jep një mundësi,sa për trimni gazetareske
këtu,do ia kujtoj Beratit se,me ketë shkrim që ke bërë jo vetëm që je treguar gazetar „trim“,por edhe një titull tjetër që nuk të ka shku ndër mënd; tipik gazetar zagar,sikur zagari që ia sjell bossit gjahun,edhe ti je vënë disa herë në shërbim të bossave tu që tua sjellësh gjahun dhe kur bossi qëllon në gjah ty ore i shkret s´të mbetet as një koc për ta lëpi dhe kështu vazhdon të nuhatësh nëpër situata për të përfitu nga ndonjë Boss tjetër.Kësaj radhe ndoshta duhet me të „arsyetu“ sepse ky bosi yt që,të ka ndërsy ka Dr. Pal Lekaj ,ka arsye të fortë,sepse të njeh për zagar të mirë dhe e ka vërejtë se të kanë braktisë bossat e mëparshëm.

Berati gazetar zagar ( kupto: „gjurmues“),kësaj here nuk paska nuhat mirë dhe në vënd që të sjell gjahun kah dera e bossit të tij, që me aq krenari ia përmend kapitalin nëpër botë,sikur i rrjedhin jargët për milionat e tij,ai bossit të tij i sjell një dëshprim e jo të vogël por deklasues,sa që lexuesit e shkrimit të tij, pa një e pa dy do të pyesin vetën vallë,ky Berat zagari,a nga Gjakova qënka aaa?
Por, nëse e pyesin heroinen e bossit të tij, Mimozën,sigurisht që, ajo do u përgjigjet „…aiii,jo mer,ai Berati osht katunar mo,po nasht se osht zagar i mirë,…“ dhe po ta pysin ketë „heroinë“ të Gjakovës se çka bëri ajo për qytetin mëmë,4 vite si ministreshë a e dini se si do përgjigjej,..“auu haa, ky bossi as që e di ku i bje Gjakova mo, se ka me zhvillu kur tem bon mu krytare djal,veq pe lypim naj gazetar zagar me ja dhon naj koc me lepiii,e na bon favore de mo,..“

Pra,z.Berat B. mos u merr me gjëra që të diktojnë të tjerët ,qoftë edhe për para të majme,sepse ti nuk e di se në çfarë mjerimi kanë jetuar banoret e rrethit të gjakovës gjatë shumë e shumë vitesh,të përbuzur në baza lokaliteti dhe fetare. Aty kam lindur,jam shkollu(jo gazetar),aty kam punu dhe e njoh shumë herë më mirë se ty ketë lokalitet që, për ka bashkëjetesa nuk egziston askund në botë një diferencim i llojit më primitiv se sa në Gjakovën time kur bëhet fjalë për raporte qytet -fshat ose Gjakovarqe;
„shiptar -katunar“.E mos të flasim për dallimet në baza fetare,sepse po të ishe i fesë tjetër nga ata,të krahsonin me Thiun dhe mjerisht po aq në formë është edhe sot kjo dukuri e shëmtuar.

Edhe një fakt,mua më ka rastisur të punoja si mësimdhënës në Qëndrën e Mesme Teknike , kolegët e mi nga fshati i quanin,“profesori katunar“ apo edhe “ ai profesori katalik pi katunit“.
Berat, nëse vetëm pak do i pyesnit banoret e Gjakovës se çka ka bërë Pal Lekaj për ta, e di se ç´përgjigje merr,“ a ka do me na marr me të mirë edhe parkun e qytetit e ka bo livadh se o msu me lop..“ ose ..“ po na merr me te mirë edhe rrugicat dej te nevojtoret po na i asfalton…“ d. m.th. të kujton atë thënjen “ hyp se të mbyta,zbrit se të vrava“!?
Pra,këto janë vetëm disa argumente që,shkrimin tënd e bëjnë të pa pranushëm,jo konstruktiv dhe të pa argumentuar.Prandaj kërkim falje për Pal Lekaj nga ana yte do të ishte vetëm një gjast human dhe asesi i ndershëm.

Zotri Pal Lekaj ka qenë i sukseshëm edhe përkundër vështirësive që është ballafaqu gjatë tërë qeverijes së tij,sepse ai ndihej nga të dy anët i braktisur,nga Qeveria e Kosovës që nuk e ka ndihmu qëllimisht,ketë e di ti më mirë se kushdo tjetër,dhe nga vetë qytetarët e ,të cilët edhe suksesin e shihnin si disfatë sepse, me këto suksese  duhet me u krenu Mimoza,se „osht bije e qytetit has Gjakovare!?Çfarë ironie!

Jam tejet i sigurtë që,po të jeni vetëm pak korrekt që, nga ti ketë gjest njerzor nuk e pres ,do ishit tërhequr pa ba zhurmë të madhe ,sepse keni gabu shumë rëndë…

Shtytësit (paguesit) tuaj,kanë vetëm një qëllim dhe asnjë arsye; që të njollosin në prag të balotazhit figurën më emblematike të kryetarëve të të gjitha komunave në Kosovë si z. Pal Lekaj që jo rastësisht është shpallur  kryetar komune  më i sukseshëm  edhe zyrtarisht nga vëndorë dhe ndërkombtarë në Kosovë!

Dr. Pali, ka një histori të  shkelqyeshme,si nxënës,student,mjek,luftëtar,dhe si zyrtar në shërbim të qytetarëve!

Prandaj, vilikamat e Mimozës s´janë gjë tjetër veq se të bëhet kryetare e qytetit të Gjakovës që,“ të ia kthejë dinjitetin e humbur“të primitivizmit shekullor.

Ajo pati mundësi ta ndihmojë qytetin e lindjes edhe si zv.kryeministreshë dhe ministreshë  e Qeverisë së Kosovës dhe nuk e beri, çfarë mundë të bëjë më tepër si kryetare? Marre…

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen