Kush ishin Titanët

Histori & Fakte | admin | 25.02.12 | 09:33

rrezore.com

Titanët ishin djemtë, gjegjësisht vajzat e Uranit, zotit të qiellit dhe të Gesë, hyjneshës së tokës. Në fillim kanë qenë dymbëdhjetë: gjashtë qenie mashkullore (Oqeani, Koeu, Kriu, Hiperioni, Japeti dhe Kroni) dhe gjashtë femërore (Tea, Rea, Mnemozina, Feba, Temida dhe Tetisi).

Më vonë në mesin e tyre janë përfshirë edhe pasardhësit e tyre, për shembull Prometheu dhe Epimeteu, djemtë e Japetit, ndonjëherë edhe Deukalioni i biri i Prometheut, e të tjerë. Titanët e brezit të parë kanë jetuar në qiell nën sundimin e Uranit, babait të tyre dhe e kanë ruajtur fronin e tij. Sa gjatë kanë jetuar atje, nuk dihet saktësisht. Mitet pajtohen lidhur me fatin e secilit prej tyre.

Kur e ëma e titanëve, Gea, ia lind Uranit tre trekrerësha dhe Hekatonkeirin, viganin njëqindduarsh, të cilët kanë qenë njësoj arrogantë sa edhe të neveritshëm, Urani nga urrejtja i mbylli në brendësi të tokës. Një gjest i tillë ndaj fëmijëve të vet e zemëroi Gejën prandaj vendosi që t’i hakmerret. Vjen te titanët dhe i nxit që Uranin ta rrëzojnë nga pushteti. Mirëpo, askush nuk deshi të çojë dorë në babain e vet. Në fund për diçka të tillë vendosi djali më i ri, Kroni.Rrezore.com

Me dinakëri Uranit ia privoi vetinë mashkullore e fuqinë dhe në vend të tij u shpall sundues i gjithësisë. Motrat dhe vëllezërit e vet i detyroi që t’i shërbejnë si mbështetës të fronit të tij. Më vonë Kronin e gjeti i njëjti fat. Kundër tij u ngrit djali i tij më i ri, Zeusi, ia mori pushtetin dhe u bë zot suprem. Beteja në mes Kronit dhe Zeusit kryengritës ishte e tmerrshme dhe e pamëshirshme. Ka zgjatur dhjetë vjet. Kronit i ndihmuan shumica e titanëve. Në anën e Zeusit ishin vetëm vëllezërit e tij, Poseidoni dhe Hadi, dhe së bashku me ta edhe vëllezërit e titanëve, kiklopët dhe hekatonkeirët, të cilët Zeusi i liroi nga burgu i nëntokës.

I.K

Z. 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen