Marrëveshja e Brukselit ç´farë sjelli,ajo vetëm edhe më shumë komuna Serbe pjelli

Analiza & Komente | Dedë Preqi | 15.12.13 | 10:06

Është e natyrës politike, ekonomike dhe paqësore, që Prishtina dhe Beogradi, si dy kryeqytete të dy shtetëve të pavarura, të takohen përmes dialogut dhe marrëveshjeve diplomatike siq është rasti i Brukselit, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në mes këtyre dy vendeve, dhe përmes këtij bashkëpunimi, mund të krijohen kushtet dhe mundësitë, që të sigurohet rruga e paqës ndërnjerëzore dhe fqinjësore, si dhe e ardhmja e tyre në Bashkimin Evropian.

Besimi në fuqinë dhe ndërmjetësimin e BE-së, ka dhënë dëshmi jo të bindshme, sidomos  kur pala serbe në pjesën veriore të Kosovës, strukturat paralele kundër shtetit të Kosovës, mbulohen nga sferat publike dhe opinioni, duke i shpier ato në forma të tjera, apo përmes institucionëve legale dhe Komunave, të cilat e zgjerojnë  konfliktin që ndikon njejtësimi i dhunshëm i njerëzve të njejtë, kjo ndodh për shkak se nuk mirren parasysh ndryshimet, apo marrëveshjet,  të cilat paraqesin integrimin e këtyre njerëzve në shoqërinë kosovare, apo në pajtueshmëri me shtetin dhe ligjet e Kosovës.

Kjo do të thotë se, ndërtimi i marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, apo shtetëve, shumë pak po afrohet, sepse kryeneqësia e palës serbe është e regjimit të vjetër, e cila nuk ka ndryshuar fare, ndërsa Brukseli, tregohet shumë  i butë ndaj veprimëve të Serbisë, i cili akoma e derigjon dhe ndikon në integrimin e veriut të Mitrovicës në Institucionet e Kosovës.

Zgjedhjet lokale të 3 dhjetorit të këtij viti e kaluan provimin, në të cilin përveq shtetit të Kosovës, interes të veqantë tregoj edhe Bashkësia Ndërkombëtare, me ç’rast mund të priten ndryshime të rëndësishme, ku populli e ka dhënë verdiktin e vet, duke i ndëshkuar disa parti politike, të cilët besojnë në ndryshime të reja.  Edhe pjesa veriore e Mitrovicës me popullatë serbe, këtë herë ishte më e mobilizuar për të mbajtë zgjedhje të lira dhe të çeta, e cila në këto zgjedhje fitoj lista „serbe“, duke udhëheq me 9 komuna, së cilës i prinë Krstimir Pantiq, me ç‘rast vetëm komuna e Shtërpcës, është jashtë kësaj liste, të cilën e drejton zv.kryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Mirëpo, rrënjët e një politike, e cila duke i ndërruar taktikisht maskat dhe doktrinat e saja, na del edhe njëherë në shesh e tëra e zhveshur, e cila prodhon sërish konflikte të reja, në prirje për të qenë antishqiptare, anticivilizuese, e cila derdhët pa turpshëm mbi gjithë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, kur vetë kryetari i posa zgjedhur deklaron se, lista serbe nga këto 9 komuna dhe përfektët e tyre, do të mbështesin qeverinë e Serbisë, të cilat nuk e pranojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Deklaratat e tilla, dikush do ti quante jo të rëndësishme, apo të pa peshë, por ato përveq se janë të kundërligjshme e nxejnë dhe e nxisin konfliktin qytetar dhe shtetëror, si edhe mospajtimin e Marrëveshjes së Brukselit, i cili në këtë rast duhet të reagoj i pari, për vetë faktin se vetë Bashkësia Ndërkombëtare e ka lejuar instalimin e kësaj liste serbe në këto zgjedhje.

Kjo gjendje e cila po e thëllon krizën politike në shtetin e ri të Kosovës, vazhdon dhe e ushqenë edhe më shumë monopolin serb, e atyre që po e tregojnë fytyrën dhe absurditetin e vet pa reshtur, të cilët harrojnë se Kosova është atdheu i gjithë kosovarëve, dhe në këtë vend duhet të arrihet me mirëkuptimin e shumicës shqiptare por edhe pakicave tjera, që përmes shtetit ligjor të arrihen dhe respektohen të drejtat e sëcilit, duke e ditur se shteti ligjor dhe Kushtetuta, janë parimet theme të shtetit juridik, e cila nuk matët dhe krahasohet me  ndërgjegjën e atyre njerëzve të  „metamorfizuar“ dhe  qëndrimit të tyre  si „patriot“ të hargjuar dhe të shkundur.

Serbia me shqiptarët ka bërë shumë mëkate, të cilat nuk do t’ia falë kurrë historia e popullit shqiptarë dhe gjaku i atyre, që e ujitën trollin shqiptarë, prandaj heshtja e shqiptarëve nuk do të thotë „miratim“, por  mbi thëmelet e lirisë po ndërtohet e ardhmja e popullit shqiptarë dhe gjitha etnitetëve tjera që jetojnë në Kosovë, si një model i popujve të paqës, të cilët e kanë të ardhmën e tyre në Evropën e bashkuar.

Sot Lugina e Preshevës, një regjion në lindje të Kosovës, që përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri, që nga viti 1945,  e ndanë padrejtësisht regjimi komunist jugosllav nga teritori i Kosovës dhe e bëri pjesë të teritorit të vet, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, me ç’rast  ndarja e kësaj pjese, ka qenë qëllimi i copëzimit të trungut shqiptarë. Por, në dallim të kësaj pjese të teritorit të Kosovës, të banuar me shqiptarë,  gjendja e tyre sot është shumë e mjerueshme, e cila është një goditje e rëndë e popullit shqiptarë, si në anën politike, ashtu edhe ekonomike, që në dallim nga komunat dhe qytetet tjera të Serbisë, janë ndër vendet më të pa zhvilluara në vend dhe regjion, dhe për shkak të kushteve jo të mira dhe presionit serb, të cilëve u mohohet edhe qështja e arsimit dhe kulturës, ku nxënësve shqiptarë u rrëmbehet edhe Abetarja shkollore nga policia serbe, që në dallim me minoritetin serb që jeton në Kosovë, po ashtu edhe në veri të Mitrovicës, një gjë e tillë kurrë nuk u është mohuar dhe nuk mbahet mend se Institucionet e vendit tonë kanë tentuar ta bëjnë një padrejtësi të tillë, jo vetëm me komunitetin serb, por dhe më asnjë komunitet tjetër në Kosovë.

Me fjalë të tjera,  qeveria aktuale e Kosovës nuk ka mundur që përmes negociatave të arrijë një marrëveshje të mirëfilltë me shtetin e Serbisë edhe pse negociatat ishin të nevojshme, por përveq mos vullnetit dhe kryeneqësisë së qytetarëve serb edhe mungesa e kapacitetëve dhe stratëgjisë kosovare ka qenë shkakëtare e kësaj neglizhence, sepse po të ishte vepruar me një stratëgji më konkrete, sikur që sëcila negociatë që është shtruar në Bruksel, në mes Serbisë dhe Kosovës, duhej të  paraqitëshin kushtet dhe afatet e deomosdoshme në realizimin e tyre, që duhet ti plotësoj pala serbe, përndryshe ato negociata mbetën vetëm në tovolinat e negociatorëve, për të cilat ka pasë më shumë zhurmë dhe propaganda nga të dyja palët, se veprime konkrete, të cilat kanë shkuar vetëm në dëm të Kosovës.

Marrëveshja e Brukselit çfarë sjelli, ajo vetëm se edhe më shumë komuna serbe pjelli, kur dihet se shumica e komunave serbe të formuara sipas ligjit të Ahtisarit, ato nuk i plotësojnë kushtet e një komune të mirëfilltë, por përmes pakos së Ahtisarit dhe me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, arritën të formohen edhe disa bashkësi të vogla serbe si komuna, që tani serbët i quajnë Asosacione të komunave serbe, me ç’rast grupimi i këtyre komunave të veqanta mund të luajnë një rrol  negativ karshi shtetit të Kosovës, duke pasë peshë të madhe dhe me  një potencial të fortë, nëse do tu plotësohet edhe kërkesa  e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të cilin do negociojnë këto ditë në Bruksel.

Zgjedhja e problemit të Mitrovicës veriore, përveq negociatave dhe vullnetit qytetar të të dyja palëve,  zgjedhja më profitabile mund të bëhët përmes fuqisë së shtetëve perëndimore, prej SHBA-ve, në veqanti edhe prej Gjermanisë, që është iniciatore e parë që e kushtëzon Serbinë për qështjen e veriut të Kosovës. Gjermania dhe Britania e Madhe, ua kanë dërguar planin vendeve tjera të BE-së, sipas të cilit marrëdhëniet Kosovë-Serbi, të jenë të kushtëzuara, përndryshe ngecja e procesit të normalizimit të këtyre negociatave, do të ndodh deri te suspendimi i negociatave të Serbisë në Bashkësinë Evropiane.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen