Rexhep Qosja „nga kali në gomar“!

OP-ED | Rrezore | 09.01.14 | 22:57

Nga Rrezart Kalaja

Rexhep Qosja në baraspeshim me ekstremizmin xhihadist kundër kombit shqiptar! t Shefqet Krasniqit, militant i „Vëllazërisë myslimane“ Shefqet Krasniqi asgjë nuk ka të bëjë me kulturën shqiptare as me fenë islame! Për kulturën shqiptare dëshmon antikulurë ,ndërsa sa i përket fesë ky ka veprime shume negative, në vend të fesë i sjell popullit shqiptar, përçarje propagandë dhe antivlera duke nxitur rininë shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja siç është Siria.

Shtypi aktual i Kosovës dje dha lajmin se Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi u takuan dje në selinë e Institutit Albanologjik, gjë, qe asnjëherë Instituti Albanologjik nuk u marrë me të tilla gjëra deri me tash as nën regjimin e Serbisë! Në informatë thuhet se hoxhë Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë e paskan vizituar Akademikun Rexhep Qosjen. Ky paska shpreh shumë admirim dhe gëzim për këtë vizitë, ka kohë qe dera e tij nuk çelet nga njerëzit e mëdhenj, as nga gazetarët, as nga fqinjët as nga shokët ???. Në kohët e fundit nga qëndrimet e tij politike dhe kulturore e ka zbeh figurën nga e cila spektri intelektual klanë filluar edhe ta injorojnë,kështu qe e vetmja rrugë e komunikimit dhe takimeve i ka mbetur sharllotanët hoxhallarë dhe njerëz te dëshmuar në nxitje ndërfetare dhe urrejtje ndaj njerëzve qe nuk janë të një mendim i tu nënshtrohen qëllimeve te tyre të „Vëllazërisë myslimane“ Qëllimi i tyre është që ta plasojnë këtë doktrinë të mbrapsht edhe në Universitet.

-Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Ma tutje citoj deklaratën e Rexhep Qoses ku ju dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lartë punën e palodhshme të Shefqet Krasniqit dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë” thuhet në njoftim. A thua ku i gjeti profesor Rexhep Qosja ato vlera të mëdha të Shefqet Krasniqit, militant i „Vëllazërisë myslimane“ , që në asnjë agrumet nuk ka që të mbesin si qëndrime serioze. Shefqet Krasniqi asgjë nuk ka të bëjë me kulturën shqiptare as me fenë islame! Për kulturën shqiptare Shefqet Krasniqi me paraqitjen e vet dëshmon antikulurë shqiptare ,ndërsa sa i përket fesë ky ka veprime shumë negative, në vend të fesë i sjell popullit shqiptar, përçarje propagandë dhe antivlera duke nxitur rininë shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja siç është Siria . Përzierja e tyre në politikën shtetërore, sipas përvojave të shteteve islame asnjë vend nuk mbeti pa (gjakderdhje dhe lufta civile), andaj i dashur Rexhep Qosja, ti ke rënë tepër poshtë me aq naivitet kalamaj , në sjelljet tua të pa matura .Rexhep Qosja mos u bërë përçarës i (popullit shqiptar)! Tërhiqu nga të tillët mos e merr kumonën e armiqëve tanë të përbetuar qe s’u ngopën me gjakun e shqiptarëve. Ti je një intelektual që shumë kohë të kemi pas ideal për çështje madhore kombëtare!

Edhe Krasniqi ka vlerësime për punën e Qosjes sipas mendimet e tij për „çështjet e identitetit“. A thua cilin identitet e kërkojnë këta hoxhallarë për shqiptarët? Athua të identifikohemi si turq ,arab e sllav që të gjithë kanë marrë dije e kulturë nga shqiptarët . Këta hoxhallarë në krye me Shefqet Krasniqin janë mashë e huaj e fatekqesishtë edhe Rexhep Qosja. Rexhep Qosja po me vjen të qaj për ty edhe të vajtoj apo ta vjellë atë që përtypa nga ti! Kësaj sipas proverbave popullore i thuhet ra nga kali ne gomar! Një akademik të mbetet në rangun e bashibozukeve mashtruesve dhe injoranteve që po e katandisin vendin drejt humnerës dhe kundër vlerave kombëtare koha do ta dëshmoj dhe do te mbeteni të humbur. Me qëndrime arrogante , të dhunës dhe terrorit kanë rënë burra të mëdhenj të kësaj rruge dhe dyshoj ne agjendën që keni ndaj kombit tonë qe do të merrni tërthor diku.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen