Ku do që dhunohet fjala e lirë,aty nuk ka perspektivë të mirë

Diaspora | Dedë Preqi | 22.05.12 | 17:37

Kosova si shtet i ri, ende gjindet në agun e demokracisë, në të cilën po shpalosen dhe rrokullisen kapituj të politikave moniste, sidomos kur qështjet nuk dojnë zgjidhje, sepse janë të ndërtuara nën influencën e politikave dhunuese, duke i lënë të tjerët gjithherë fajtorë. Prandaj, edhe pse ka kaluar një kohë dhe politikat e tilla përfunduan në shekullin e kaluar,e si të tilla ishin pa alternativë, të cilat ishin të promovuara jo për të mirën e popullit, por për fatkeqësinë e tij. Dhe sot, një politikë e tillë po sillët rreth e rrotull tutje, dhe me marrëzinë e saj duke ndërruar maskat dhe doktrinat e veta, apo, mbase e shtrënguar nga pathyeshmëria e subjektit, ajo na del sot e zhveshur më tërë anakronitetin e saj, para një demokracie të re dhe pluraliste.

Kjo filozofi politike, me ndalimin e fjalës së lirë në mediat kosovare shqiptare, mund të rreshtohet padyshim në shkallën e instrumentalizuar të atyre njerëzve që prodhojnë grupe të caktuara lojalësh, të cilët nuk i shërbejnë demokracisë së asnjë populli dhe vendi në botë.Realizimi i këtij produkti që endet nëpër mediumet e Kosovës pa gjetur teren dhe adaptim, mund të krijojë vetëm panik, por nuk mund të krijojë strategji të mirëfilltë për të qëlluar rrugën e saj të përshtatshme dhe afatgjate.

Parasegjithash, një shtet i posalindur dhe i formësuar, synon vendosjen e ligjeve të veqanta ,apo vazhdimin e politikave të cilat u shkojnë përshtati pushtetarëve të saj, për të krijuar pushtet dhe jo shtet, dhe në kundërshtim të ligjeve e parimëve demokratike, bie ndesh me zhvillimet dhe përpjekjet shoqërore, që synojnë hapësira dhe kritere të reja politike në zbulimin e informacioneve të ndryshme mediale, njëherit përmes tyre, luftimin e korrupcioneve dhe defekteve shoqërore në përgjithsi. Kjo ëndërrallë do ti shkonte përshtati dhe në favor të atyre që nuk e dëshirojnë hapësirën e lirë të mediumeve të Kosovës, por izolimin e tyre dhe mediumit shqiptarë, ku gjithçka kërkohet të derigjohet përmes politikave të tyre „shterpa“.

Mandej, zëdhënës „papagallësh“ dhe „zhurmagji“ të kësaj politike, angazhohen të bëjnë politikë moderne në mediume, për ta lëkundur dhe frikësuar opozitën, përmes rasteve të tilla, por është interesant se, interesat e kësaj kategorie nuk do të zvetnohen, por do të forcohen edhe më shumë, dhe pa vullnetin e njërit dhe tjetrit, nuk mund të ketë shtet të mirëfilltë, të qëndrushëm dhe demokratik në asnjë shoqëri dhe vend të botës. Si pasojë do të ketë për çdo ditë vetëm konflikte interesash e pozicionesh, nëse vet populli nuk është i kënaqur me ligjet dhe strukturën shtetërore, e cila i përngjanë një simbioze të panatyrshme të anarkisë dhe rendit shoqëror, duke shkelë në mënyrë brutale ligjet dhe demokracinë parlamentare.

Një formulë e tillë është fund e krye e pa përshtatshme, sëcilës nuk mund ti besojë askush, nëse ka zgjedhje vetëm me dhunë. Fati i shqiptarëve, pothuajse gjithherë u ballafaque më dhunë, sepse ishim të shtypur nga pushtuesit e dhunuesit e huaj, por fjala e lirë gjithherë ju mohua edhe atëherë kur sundimtar kishte njerëzit e vet shqiptar, por se ata ishin shërbëtorë të, të huajve, dhe kundërshtarë të lirisë dhe demokracisë shqiptare. Sot nuk jemi në kohën e njejtë, nuk jemi në kohën e mbretërve dhe perandorëve, të cilët ishin gjykatësit e fjalës së lirë dhe demokratike, të cilët kanë vendosë me dhunë fatin shqiptarë. Sot, jemi të lirë para botës, edhe pse ka mbeturina dhe grupe të klaneve moniste, të cilët mundohen të abuzojnë me fjalën e lirë, por edhe me demokracinë.

Cili do pushtet që vjen dhe i cili e abuzon, apo e dhunon  fjalën e lirë dhe demokratike, ai pushtet nuk mund të jetë i qëndrueshëm, sepse do të bie pre e shërbetorëve antidemokratik e antikombëtarë. Zanafilla dhe kultura shqiptare i ka rrënjët e thella të qytetërimit të saj, prandaj qytetarët e saj edhe pse janë të vuajtur e të stër-regjur, e dinë fortë mirë rrolin e vet të qytetërimit njerëzor dhe të drejtat e veta, sikur popujt tjerë të botës së qytetëruar e demokratike. Ku do që dhunohet fjala e lirë, ai vend  nuk ka me pasë kurrë përspektivë të mirë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen