Kryeministër, kjo nuk është Demokraci!

Analiza & Komente | Rrezore | 13.03.14 | 18:12

Kryeministri Hashim Thaqi, kurrë nuk e ceku emrin e gurëvënësit të parë të themeleve të shtetit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova
Nga RAMIZ DERMAKU
Kryeministri i cili kurrë nuk e përmendi emrin e gurëvënësit të parë të demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Ditë më parë RTK-së,në emisionin DEBAT, të udhëhequr nga gazetari Ridvan Berisha, kishte i ftuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës z, Hashim Thaqi. Është për tu habitur se si Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi, akoma edhe pasë vdekjes edhe pasë çlirimit të Kosovës edhe pasë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, akoma është armik i përbetuar i liderit të demokracisë, njeriut i cili çështjen e Kosovës e ngriti në piedestalin më të lartë në arenën ndërkombëtare . Edhe përkundër pyetjeve që ia bënte gazetari Ridvan Berisha, Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaqi, lidhur me kontributin që dhanë shumë atdhetarë e në mesin e tyre ishte dhe do te mbetet në Historinë tonë kombëtare, pishtari, humanisti, demokrati, intelektuali, vizionari kritiku i ynë letrar z.Dr. Ibrahim RUGOVA, i cili me aftësitë dhe përkushtimin e tij e shpëtoi popullin e Kosovës nga barbarizmi,kanibalizmi, çetnikizmi dhe falë përkrahjes së madhe që ai gjeti nga SHBA-së, Gjermania, Anglia, Italia, Franca, etj , arriti që ta shpëtojë popullin shqipëtarë nga shfarosja. Në kohën kur shkau ,i helmoi dhe i nxorri nga shkolla nxënësit shqipëtarë, ne kohën kur regjimi barbarë serbo çetnikë, i shkatrroi të gjitha Institucionet e
Kosovës, në kohën kur shkau, vrante edhe ushtarët shqipëtarë që i shërbeinin ushtrisë së vetë, në kohën kur populli i Kosovës ishte mbetur pa liderë…, gjeniu i kombit i ftoi kokat e afta intelektuale dhe u tha: të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Kosovën.., dyertë janë të hapura për të gjithë. Akademik Rxhep Qosja, jo që nuk i bashkohet ajkës së Kombit.., por e pengonte dhe e përqante popullin. Ai në disa intervista dhënë mediave të huaja, derdhte lot Krokodilli, por në anën tjetrër përqante dhe pengonte demokracionë dhe sistemin pluaralë. Ju z.Kryeminister ku ishit ? ! Në kohën kur gjeniu i kombit Dr.Ibrahim RUGOVA, shkoi në SHBA_së, për të lobuar.., në kohën kur dr. Rugova për ta kryer“Lutjen e Mëngjesit“, në një katedrale në SHBA-së, ai shfrytëzoi mundësin dhe u takua me disa senatorë e kongresmen amerikanë. Ndersa, ju talleshit në biseda, shtypë, media se, Dr. Ibrahim RUGOVA .., e ka ndërruar fenë. Po z. Kryeministër ju s’bashku me“ lepujtë“ e egër majtistë, socialistë, enveristë, titistë, marksistë, leninistë, etj.., talleshit në Kosovë e diasporë. Kur Dr. Rugovën, e arrestoi policia dhe ushtria serbo-çetnike, e dërgoi në Itali-Vatikanë tek Papa.., etj, ju dhe lakejt e tu, bredhnit rrugëve të mërgatës dhe flisnit keqë e më keqë. Por ja sot ju z. Kryeminstër po shkoni në Beograd ( jo me ushtri e as me polici) por i lirë…, dhe me gëzim që po e takoni Daciqin.., Para se të takoheni me te; ka qenë dashtë që ai; ti kërkoj falje popullit shqiptarë për të gjithë të rënit në luftë. Po mirë z.Kryeministër, po ju edhe e puth.., dhe u përqafuat gjatë me të. Pra si ti besohet një Kryeministri të tillë i cili nga mendjemadhësia e tij, duket se po fluturon ..,Kur njeriu normal e dëgjion me vëmendje këtë intervistë në televizion.., kur një kryeministër shteti, gjatë një interviste kurrë nuk e përmend emrin e gurëvënsit të parë të demokracisë dhe shtetit të Kosovës, deshi apo s‘deshi ai duhet pytur vehten.., se si është e mundur që mos ti përmendet emri i Dr. Ibrahim Rugovës. Ju z. Kryeministër jeni duke gabuar rëndë sepse po ta urresh njeriun i cili i vuri themelet e shtetit të Kosovës, njeriun i cili e me aftësitë e tij intelektuale, demokratike, kombëtare , diplomatike e mahniti tërë rruzullin tokësor, ky është më shumë se një krim.
Punuar me 12.03.2014
Weiongarten Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen