Vërtetë ne kemi Bajram dhe Pashkë por shqiptarinë e kemi bashkë!

Analiza & Komente | Rrezore | 25.03.16 | 01:34

Vëllezërë të besimit katolikë, urime festën dhe gëzuar Pashkët.

(Ribotim)

Nga:Ramiz DËRMAKU
Uroj që, në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj , paqja, dashuria dhe mirëkuptimi në mes shqipëtarëve . Pashkët – kremtja e ringjalljes te krishterët çmohet shumë dhe është më e madhja pas Kërshëndellave. Festa e Pashkëve fillon me Krezhmet shtatëjavëshe, me „Oj mamët“, ditën e luleve, darkën e mbramë, ngjyrosjen e vezëve, bekimin e bukës dhe të bereqeteve të tjera dhe përfundon me Pashkët
Urime të përzemërta të gjithë Besimtarëve katolikë ; Me rastin e festës së Pashkëve ju dëshirojmë çdo të mirë në jetë.: “Lutem zotit që kjo festë e madhe t`ju gjejë me shëndet të mirë, me gëzime e begati, mes më të dashurve tuaj. Kjo ditë është dita e shenjtë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit te Zoti. Uroj që, në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj , paqja, dashuria dhe mirëkuptimi në mes shqipëtarëve .” Edhe kjo festë , është një simbol i rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.” .
Le të shërbejë kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por edhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të përbashkëta fetare dhe shpirtërore.
Gëzuar festën të gjithë besimtarëve të fesë katolike jetë të gjatë dhe të lumturë.
Dita e premte është dita e vdekjes së Krishtit në kryq, për këtë arsye nëpër kisha bëhet puthja e Krishtit (trupores), si dhe ditën e shtunë në mbrëmje mesha fillon në mbrëmje para kishës me ndezjen e zjarrit, i cili edhe bekohet nga ana e famullitarit. Në kishë hyhet me qirinj të ndezur, që simbolizojnë dritën, e më pastaj mbahet mesha. Pas meshës famullitari bën bekimin e bukës (pogaçe, përkatësisht nore) dhe të bereqeteve të tjera, bekim që lidhet me Agapët (sipas gjuhës greke që do të thotë dashuri shpirtërore, dashuri ndaj Zotit, shenjtërve, vëllait, mikut, shokut) e të krishterëve të parë, përkatësisht me Korpin e Krishtit, kurse të dielën kremtohet ngjallja e Krishtit, Pashkët.

Ditën e Pashkëve, që njihet edhe si Diela e Pashkëve, së bashku në familje dhe në shoqëri festohet fitorja e Zotit, Jezu Krishtit, ngjallja e tij prej së vdekuri, po sa të zgjohen besimtarët hanë bukën e bekuar dhe ushqimet e tjera (djath, hudhra, vezë, kripë etj). Pas mëngjesit lahen duart në një enë të veçantë, në mënyrë që uji që tashmë konsiderohet i bekuar, të mos derdhët kudo, por në vendet e pastërta e ku nuk shkilet, kurse më pastaj bëhet urimi i festës së Pashkëve me „Me shëndet Pashkët!“ apo „Për shumë mot Pashkët!“
Ngjyrosja e vezëve
Ditën e enjte, diku dhe të premten, bëhet ngjyrosja e vezëve. Në fakt, veja qysh në kohët e lashta te popujt e ndryshëm kishte të bënte me zgjimin e natyrës në stinën e pranverës, ndërsa më vonë u mor si simbol i jetës së re dhe i ngjalljes së Jezu Krishtit. Bile, një prej simboleve më të vjetra pranverore në botë është veja. Forma ovale e vezës simbolizon formën e pikës së shiut dhe të farës. Këto të dyja kanë qenë elemente të rëndësishme për jetë.
Derisa unë bëja pregatitjen e tekstit, më ftoi një mikë i imi. Kur më pyeti se çka po bëni ? Unë i tregova , e ai më tha:
NE KEMI BAJRAM E PASHKË
POR SHQIPTARINË E KEMI BASHKË .
Këto ishin fjalët e poetit tonë të Madhë At.Gjergj Fishtës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen