Thaqi në Rambuje ra nën hijen e Millosheviqit,e jo Ibrahim Rugova nën hijen e Thaqit!

Histori & Fakte | Rrezore | 25.04.14 | 22:27

Nga XHAFER LECI

Përse e titullova këtë shkrim kështu?

Në vitin 2012, me rastin e manifestimeve të 100 vjetroit të pavarësisë së Shqipërisë, RTK, shumë herë, në emisionet e saj reklamonte: „Në Rambuje Ibrahim Rugova ra nën hijen e Hashim Thaçit!” RTK-e do duhej të reklamonte të vërtetën se: Hashim Thaçi ra nën hijen e Millosheviqit. Për rastin e Rambujesë dhe oficerin fracez do flasim në vazhdim.

Blerim Kuçi dhe Ardian Gjini, nuk e dinë apo nuk donë ta thonë të vërtetën?!

Në emisionin e datës 04.04.2014 në RTK-e, të udhëhequr nga gazetari Ridvan Berisha, ishin ftuar tre politikanë të njohur nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi, Ardian Gjini dhe Jonuz Salihaj. Ata folën për shumçka, por unë dua të ndalem tek dy segmente, që për popullin shqiptar janë me shumë rëndësi kombëtare.
Fjala është për problemin e Kosovës Veriore-Mitrovicën. Për këtë problem unë kam pas bërë një shkrim-analizë me titull: „Mitrovica, Trepça dhe Hashimi“.

Linku http://www.zemrashqiptare.net/news/id_34141/Xhafer-Leci:-Mitrovica,-Trep%C3%A7a-dhe-Hashimi.html?skeyword=xhafer+leci

Ardian Gjini mbrojtës i Hashimit, mbrojtës i shkatrrimit

Në njërën nga pyetjet e z.Ridvan Berisha, në lidhje me Mitrovicën, drejtuar Ardian Gjinit, Gjini tha: „Problemi i Mitrovicës është problem ndërkombëtar dhe kushdo që do të ishte në vend të Hashim Thaçit, nuk do kishte mundësi të vepronte ndryshe“!
Ardian Gjini, pa menduar fare apo qëllimisht, donte ta mbrojë Hashim Thaçin dhe me këtë ai mohonte një të vërtetë që nuk mund të mohohet. Gjini me këtë konstatim të tij tregoi se nuk e njeh gjendjen reale të problemit të Mitrovicës dhe, për habi, edhe diskutuesit tjerë të këtij emisioni nuk e kundërshtuan pohimin e pa argumentuar me asnjë dokument, argument e dëshmi, të z. Ardian Gjinit!

Hashimi në shërbim të agjentit francez

A e din z.Gjini dhe të tjerët cili ishte oficeri i shërbimit sekret të Francës i cili bëri në vitet e 1990-a kursin e gjuhës gjermane në Zürich të Zvicrës, bashkë me Hashim Thaçin? Dhe, po ai oficer muar pjesë në Mbledhjen-Marrëveshjen e Rambujesë, duke e manipuluar Hashim Thaçin për mosnënshkrimin e kësaj Marrëveshje!

Hashim Thaçi kishte krijuar miqësi dhe besim të madh tek oficeri francez!

Hashim Thaçi, si njeriu i papërvojë politike, me shokë, u mashtrun keq, Mitrovica mund të mos ishte problem, por e bënë problem.
Pse përpjekjet e UÇK-së, për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës, u penguan nga trupat franceze, më 3 korrik 1999? Dhe, Hashim Thaçi heshti! Ai nuk duhej heshtur, kur dihet se në ate kohë Hashimi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohëshme dhe dihet se përgjegjësia politike bie mbi supet e tij…
Pse Hashim Thaçi problemin e Mitrovicës, anjëherë, nga riokupimi francez më 1999 ,nuk e shtroi si temë të veçantë në Kombet e Bashkuara apo në qendrat tjera, ku merren vendime të rëndësishme politike, si: Vashingtoni, Brukseli apo Gjeneva?!
A nuk do të thotë kjo se Hashim Thaçi, verbërisht, u pajtua me problemin e Mitrovicës, duke u besuar francezëve, të cilët, tradicionalisht, njihen si miq të vjetër të Serbisë.
Hashimi me shokë janë zënë peng nga Beogradi dhe ata këtë e dinë vetë pse?
Pse Hashim Thaçi u tregua aq lojal ndaj kërkesave të Beogradit, gjithëherë duke pranuar, plotësuar e nënshkruar kërkesat serbe, me dokumente-garanci përmes Brukselit, në dëm të Prishtinës e në dobi të Beogradit?!

Akademik Esat Stavileci, Mitrovica është e ndarë

Për herë të parë kam dëgjuar me veshët e mi, Akademik Esat Stavilecin, më 1999, në praninë e mbi 600 pjesëmarrësve, nga foltorja të thotë: “Mitrovica për mua është e okupuar dhe e ndarë nga Kosova.”
Më 11 dhjetor 1999 vëllazërit Simon dhe Mikel Kuzhnini patën organizuar Kuvendin themelues të LSHB-së në Mannheim-Ludwigshafen të Gjermanisë. Aty ishte edhe ish presidenti i Shqiperisë, gjenerali Alfred Moisiu dhe prof. dr. Esat Stavileci etj.

Me këtë rast edhe unë Xh.Leci, si shumë të tjerë pata diskutuar për situaten.

Gjatë pauzës në holl të sallës i bëra dy pyetje dr. Esat Stavilecit. I thash se çfarë kuptimi ka Lidhja Shqiptare në Botë, nëse nuk e hapim një konto, sepse pa bazë materiale nuk ka kuptim dhe mundësi të lëvizim dhe të bëjmë asnjë punë?
Z. Stavileci tha se kjo është ajo që e prish punën-hapja e fondit. Nga kjo orvatje atdhetare e qëllimmirë e Kuzhninëve u pa se nuk po ecë mirë puna e LSHB-së. Pyetjen tjetër që i bëra dr. Stavilecit ishte se a ju ka ftuar ndokush si jurist i njohur shqiptar, që të merrni pjesë në Konferencën e Rambujesë? Ai më tha, çka flet ti ore?! Akademik Fehmi Agani vetëm një ditë para nisjes për Rambuje, e ka ditur se do të udhëtojë, madje kërkoi nga unë se a kam ndonjë material që t’ia jap me vete! Jo, i thash, krejt i kam në Gjakovë, ishte kohë që duhej ruajtur dokumentet, që mos të bien në duart e okupatorit serb… Shtyheshin se kush do të shkojë në Rambuje, ai ose unë dhe kështu ishte i organizuar keq udhëtimi në Rambuje. Unë shkruesi i ktyre rreshtave mendoj se vetëm me njerëz të dijshëm, të ndershëm dhe të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, mund të ecim përpara, e jo me të padijshëm dhe hiq atdhetar që dëshirojnë të imponohen me çdo kusht, duke menduer se mos po përfitojnë politikisht dhe materialisht diçka.
Nuk duhët t`iu jipet mundësia gjysmëanalfabetëve dhe të padijshëmve të udhëheqin…

Blerim Kuqi servil i Hashimit

Blerim Kuçi, pa u skuqur fare, në pyetjen se si e sheh ai Projektligjin i cili e la jashtë FARK-un dhe njohu vetëm UÇK-në, thotë: „Kjo marrëveshje është mirë që u aprovue-miratue, edhepse ka pak mangësi“!
Edhe kolonel Rrustem Berisha është pozicionuar në radhët e AAK-së, por ai u tregua burrë, sepse mbrojti atë që duhej mbrojtur, pra FARK-un.
Keq shumë për B.Kuçin, keq sepse Kuçi vet ka qenë pjesë e FARK-ut në luftë, bashkë me të ndjerin Ukë Bytyçi etj. Ushtarë e komandantë të FARK-ut kishte në Betejën e Kosharës, Loxhës, në Rugovë, komandanti Smajl Hajdaraj i vrarë, në Llap vëllezërit Ibishi, Nuredini kuadër i përgaditur me shokë, në Shalë të Bajgorës, në Kleqkë, Agim Çelaj, tashmë, dëshmor, kuadër i përgaditur ushtarak, me shokë etj.

Renegati Bujar Bukoshi frikacak, dhe shpërdorues i Fondit

Bujar Bukoshi nuk e ka guximin ta thotë të vërtetën, sepse ndarja e parave të 3%-shit me Hashim Thaçin dhe dhënia pa kriter e shumë milionave njerëzve të H.Thaçit, përmes kolonel Halil Bicaj, ministër i FARK-ut, për një rast dihet për 20 milon DM, që ua ka dhënë njerëzve të UÇK-së, por edhe për shumë miliona të tjerë, ka njerëz që e dinë dhe ata duhet të flasin pa frikë dhe ta thonë të vërtetën, sepse me gënjeshtra nuk bëhet historia, këtë duhet ta dinë Bukoshi e Thaçi me kompani.
Karrieristi më i neveritshëm, që njeh historia shqiptare, i pa parime dhe i pa burrni, Bujar Bukoshi nuk ka mundësi ta mohojë egzistencën e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht, të FARK-ut, sepse ka fakte të shumta që e vërtetojnë ekzistencën dhe luftën e FARK-ut.
Unë po sjell një të vërtetë, që nuk ka kush që mund ta mohojë. Pas qëndresës, Masakrës dhe flijimit të familjes së Jasharajve më 25.03.1998, LDK-ja organizoi një Demonstratë-Protestë në Bonn të Gjermanisë, ku muarën pjesë mbi 50 mijë mërgimtarë shqiptarë. Ishte kjo protesta më e madhe e mbajtur në Perëndim, pas asaj të vitit 1995, ku ishin tubuar rreth 100 mijë protestues…
Bujar Bukoshi, në fjalimin e tij që mbajti para këtyre 50 mijë protestuesëve, tha:

„Ne kemi formuar Ministrinë e Mbrojtjes, FARK-un, për çlirimin e Kosovës“.

Lajmi sensacional i kryeministrit entusiazmoi masën e protestuesëve, të cilët shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje të gjata, të shoqëruara me thirrje kushtrimi.
Në atë tubim protestues foli edhe vëllai i heroit, komandantit legjendar Adem Jashari, zoti Rifat Jashari.

Krasniqi dhe Zemaj nuk u pajtuan me pazarllëqet e pista të Bukoshit me LPK-në

Bujar Bukoshi qysh në vitin 1995 filloi pazarllëqet me disa krerë të LPK-së, që njiheshin si të dyshimtë dhe kishte të dhëna se ishin informatorë të shërbimeve të huaja, kryesisht, të vendeve armike të Kosovës. Edhepse nuk njihnin asnjë nga institucionet paralele të Kosovës, nuk ndihmonin me asgjë Kosovën, përkundrazi, i sabotonin të gjitha aksionet humanitare dhe materiale, Bukoshi në vitet e më vonshme 1998-1999 i futi në disa komisione, pa e pyetur askënd.
Edhepse kishte një Shtab ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), kishte një ministër të mbrojtjes, Bukoshi intrigonte dhe flirtonte me Levizjen, me Hashimin. Ai kishte shkuar aq larg në këto pisllëqe, sa kishte pranuar shuarjen e FARK-ut, duke e shkrirë në të ashtuquajturën UÇK-e! Ndërkohë që ministri i mbrojtes Ahmet Krasniqi, në projekt-planet ushtarake e kishte paraparë futjen e UÇK-së dhe të organizmave tjera brenda FARK-ut.
Veprimet prapa shpinës të Shtabit kishin befasuar dhe zemruar shumë ministrin Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj. Me një rast, kolonel Zemaj deklaron: „Me dashjen apo pa dashjen e Bukoshit, FARK-u do të ekzistojë“. Dhe, gjatë një vizite të Bukoshit në repartin ushtarak, kamera ka fiksuar shikimin me përbuzje dhe kthymje të shpinës të kolonel Zemaj ndaj kryeminisrtit. Bukoshi kurrë nuk kërkoi hetime për ekzekutimin e ministrit Krasniqi dhe të tjerëve!
Denoncimi publik i deputetit Rexhep Selimi se „Bukoshi na ka ofruar para, privatisht, si individë, për ta luftuar Presidentin Ibrahim Rugova“, e inkriminon fort Bujar Bukoshin. Deklarata e deputetit Selimi është krejt e besueshme, prandaj as Bukoshi nuk ka mundur ta demantojë. Një veprim të tillë kriminal të kryeminisrtit nuk mund të kalohet në heshtje. Drejtësia duhet të veprojë, sepse kjo është thirrje për komplot, për atentat kundër Presidentit të shtetit.

Mohuesit e historisë mendojnë se bota fillon me ata

Ata që mohojnë shpalljen e Deklaratës të Pavarësisë më 2 korrik1990, Kushtetutën e Republikës të Kosovës, më 7 shtator 1990, në Kaçanik dhe institucionet e saj, si Ministrinë e Mbrojtjes etj., gabojnë shumë. Pavarësinë e Kosovës më 1990 e njohu edhe shteti shqiptar, në kohën e presidentit Ramiz Alia dhe me njohjen e pavarësisë, Shqipëria ka njohur të gjitha institucionet legjitime të Kosovës; presidentin Rugova dhe të gjitha ministritë e asaj kohe.

Me Shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, u pajtuan të gjitha subjektet politike të asj kohe në Kosovë, vetëm disa drejtue të LPK-së nuk e njohën?! Pse disa drejtues të LPK-së nuk e njihnin shpalljen e Republikës së Kosovës, Referendumin etj. Mendoj se janë dy arsye: e para, disa nga krerët e saj ishin të porositur nga qendrat, nga ku instruktoheshin në politikë dhe, e dyta, vetëm pse nuk e kishin shpallur ata vet, por dikush tjetër..!
Në vitin e mbrapshtë 1997, paria e PS të Shqipërisë, me marrjen e pushtetit me dhunë, ashtu siç e dimë të gjithë; Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Rexhep Mejdani, Paskal Millo, Gramos Ruçi, Fatos Klosi e tjerë, filluan që mos ta njohin më pavarësinë e Kosovës, e as instutcionet e saj legjitime! Qeveria Nano rifillonë bashkëpunimin me qendrat e vejtra anti shqiptare, Beograd,Athin-Moskë, dhe me disa nga krerët e organizatës së LPK-së në Perëndim, cilët përfaqësonin vetveten dhe disa grupe veprimtarësh, e që me parat e mërgimtarëve u vendosen nepër villa e hotele në Tiranë..!

Takimi Nano Millosheviq në Kretë të Greqisë

Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, më 1992 kishte biseduar dy herë me Sllobodan Millosheviqin për ndarjen e Maqedonisë. Fuqitë e mëdha anuluan ndarjen e Maqedonisë, nga Greqia, Serbia e Bullgaria, Shqipërinë as që e pyeti kush..!
Bisedimet e zhvilluara dhe dështimi i ëndrrave të Sllobodan Millosheviqit dhe Kryetarit të Kroacisë, gjeneralit dr. Franjo Tuxhman për ndarjen e Bosnjës, në mes Serbisë dhe Kroacisë, muarën fund në Konferencen e Deyton-it më 1995.
Më 1993 Fatos Nano, nënshkruan në Athinë deklaratën e përbashkët me Andrea Papandreu: „Gjithçka që do të kërkoj Shqipëria për shqiptarët në Kosovë, edhe Greqia do të kërkojë për grekët në Shqipëri“ . Greqia nuk njohu fare ekzistencën e pakicës shqiptare në Greqi, e as problemin e Çështjes Çame. Ky nënshkrim ishte kulmi i turpit të F.Nanos, të krahasosh 2 milion shqiptar nga Kosova e okupuar me dhunë nga Serbia, me minoritetin grek në Shqipëri, që sipas Regjistrimit të Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banore.
Kryeministri grek Konstantin Miçotaqis, i bënë me dije Shqipërisë që mos të përzihet në punët e Kosovës..!
Shkatrrimin e Shqipërisë në vitin 1997, jo vetëm që e ndihmuan Greqia, Sebia etj. , por mjerishtë edhe disa figura shqiptare me bindje majtiste si Rexhep Qosja me: „Revolucionin e vonuar Demokratik“.
Kryeministri Fatos Nano, pas shkatrrimit të Shqipërisë, për ta siguruar pushtetin e tij të brishtë dhe gjysmë-legjitim, kërkonë ndihmë nga Qeveria armike greke. Qeveria greke dërgonë në Tiranë njësi speziale të policisë për mbrojtjen dhe sigurinë e qeverisë shqiptare..! Për disa muaj policia grek qëndroj në Tiranë..!

Ja pra ky ishte „patriotizmi“ i krerëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në krye me kryeministrin F.Nano!

Kryeministrit grek Simitis në Kretë të Greqisë në nëntor 1997 takon Fatos Nanon me Sllobodan Millosheviqin, këta kishin zhvilluar një bisedë miqësore prej 90 minutash.
Nano kishte kërkuar kthimin e Amendamenteve të Kushtetutës së Autononimisë së Kosovës të vitit 1974, as gjë më shumë! Millosheviq nuk pranon…
Në shtator 1998 Fatos Nano mer pjesë në mbledhjen e qeveritarëve në Lisbonë të Portugalisë. Nano nga atje u bënë thirrje kosovarëve se “Kryeqyteti i tyre është Beogradi”. Pas kësaj deklarate antikombëtare të Nanos në Lisabonë, Azem Hajdari kërkonë që : Fatos Nano mos të kthehet më në Shqipëri.
F. Nano kthehet në Tiranë dhe vetëm pas tre ditëve Azem Hajdari vritet më 12 shtator 1998, ndërsa Ministi i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi vritet, 9 ditë pas Azem Hajdarit më 21 shtator 1998, në qendër të Tiranës. Këta dy trima atdhetar të devotshëm të kombit tonë, i vranë tradhëtarët shqipfolës.
Këta shqipfolës më 9 maj 1998 kishin vra Ilir Konushevcin, vetëm pse ai kishte kërkuar që luftën duhët ta bëjmë bashkarishtë si komb, e jo të ndarë në fraksione…
Me vrasjen e ktyre tre demokratëve luftëtar e atdhetar, u gëzue shumë Beogradi, sepse keq ju thye krahu luftës tonë për çlirimin e Kosovës kundër okupatorit serbë.
Qeveria amerikane duke përcjell ngjarjet në Shqipëri dhe, mashtrimet e Fatos Nanos me kompani, në lidhje me problemin e Kosovës, Vashingtoni dërgonë një emisar të posaçëm në Tiranë, cili ja bënë me dije Qeverisë Socialiste të Shqipërisë, se më për Kosoven nuk ka Autonomi, por vetëm Pavarësi… Fal Zotit dhe Amerikës, Qeveria e Fatos Nanos nuk përmendi më Kushtetuten e viti 1974, e as Ballkaninë e Adem Demaçit, që nuk dihej ide e kujt ishte?!

Bota nuk e njohu as Lidhjen e Prizerenit
´
Bota nuk e njohu as Lidhjen e Prizrenit 1878, ku shqiptarët luftuan me pushkë dhe pendë në dorë, për bashkimin e katër vilajeteve të Shqipërisë Etnike. Kërkesë kjo që as sot e kësaj dite nuk u realizua, por që shqiptarët anë e mbanë botës festojnë dhe mësojnë historinë e kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare e historike.

Askush deri më sot nuk është deklaruar kundër këtij akti historik, të Deklaratës të shpallur për pavarësinë e Shqipërisë nga Ismail Qemal Bej, edhepse ai u largua nga Shqipëria, e cila ende nuk ishte e lirë, e as e njohur ndëkombtarisht. Duke pasur parasysh rrethanat politike të asaj kohe, populli pati mirëkuptim dhe nuk e quajtën tradhtar I.Qemalin. Shqipërinë dhe pavarësinë e saj pas aq shumë sakrificave, bërjen dhe jetësimin e saj e bënë me të gjitha institucionet e kompleturar të një shteti, Ahmet Zogu më shumë atdhetar, diplomat e politikanë shqiptar. Pse Zogun disa shqiptarë, me bindje komuniste, e quanin ”tradhtar”, a thua ata nuk ishin tradhtar që bashkëpunonin me komunistët serb-rus e grek, armiq të kombit shqiptar..!
Nëse i njohim dhe festojmë: Lidhjen e Lezhës, Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, Shaplljen e pavarësisë të Shqiërisë etj. pse atëherë nuk e njohim Shpalljen e pavarësisë së Kosovës?! E gjithë kjo bëhet për inati të elitës intelektuale të dr. Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Mark Krasniqit e shumë intelektualëve të tjerë meritorë.
Kjo flet mjaft për naivitetin dhe injorancën e pushtetarëve aktual në krye me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe satelitët e tij.
Fëmiu lind vetëm njëherë dhe atë duhet rritur, edukuar. Edhe Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka lind më 1990 dhe me kohën e rrethanat e situatave është rishpallë më 2008 dhe është njohur ndërkombtarisht nga shumë vende të botës, por që ende edhe shumë vende nga e gjithë bota hezitojnë ta njohin.

Ibrahim Kelmendi denoncon Hashimin si agjent i francezëve dhe i serbëve

Ata që kanë lexuar librin e Bedri Islamit “Lëvizja një lindje e përgjakur”, Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, kanë parë se I.Kelmendi me argumente akuzon Hashim Thaçin për bashkëpunim me oficerin e shërbimit sekret francez, oficer i cili kishte punuar për interesat e Beogradit. Nuk e di pse I.Kelmendi në asnjë rast nuk ia ka përmendur emrin këtij oficeri?!
Në këtë libër, 9 faqe tekst, 463-472. kryekput bëhët fjalë për oficerin francez dhe mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, nga Hashim Thaçi. I.Kelmendi në detaje ka sqaruar-përshkruar këtë problem, se si Kelmendin e kanë pyetur funksionarë, zyrtar të lartë gjermanë si Ministri i Jashtëm Joschka Fischer etj., për mosnënshkrim e Marrëveshjes, nga ana e H.Thaçit. I. Kelmendi ua kishte bërë me dije gjermanëve, se si Hashim Thaçi në Konferencën e Rambujesë, në vitin 1999, plotësisht, kishte rënë nën ndikimin e “mikut të tij” oficerit të sigurimit ushtarak sekret të Francës dhe se për mosnënshkrimin e Marrëveshjes, nuk kishte asnjë problem me komandantët e zonave të luftës, dhe as me kryesinë e LPK-së, siç spekullohej atëherë, por problem ishte vetëm oficeri francez, nga i cili H.Thaçi nuk e kishte guximin ta kundërshtojë oficerin..!
E kuptueshme se pas këtij sqarimi, Qeveria gjermane kishte marrë hapa të shpejt dhe të guximshëm për detyrimin e Hashim Thaçit që ta nënshkruaj Marrëveshjen.
Mendoj se këtë rast duhet hetuar-studiuar mirë nga historianë, politikanë, diplomatë dhe ekspertë të tjerë vendorë dhe të huaj. Nga kjo “miqësi” e H.Thaçit me oficerin francez, del se Beogradi, kishte arritur ta koordinojë mirë përbërjen e Delegacionit të shqiptarëve, pjesëmarrës në Marrëveshjen e Rambujesë, që mos të ndodhë nënshkrimi, dëshirë kjo e cila do plotësonte kërkesat e Beorgadit. Por, për fat të mirë ndodhi e kundërta, Marrëveshja, më në fund, u nëshmkrua dhe Kosova e populli i saj u shpëtua.

Për ta mund LDK-në, Delegacioni kishte këtë përbërje:

Me 03. 02. 1999 grupet e caktuara të delegacionit tonë nuk u takuan fare në aeroportin e Prishtinës, që ishte kërkesë e LDK-së. Ato shkuan në Rambuje të përçara dhe të ndara. Nga LDK-ja ishin: dr.Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani, znj. Edita Tahiri dhe dr. med. Bujar Bukoshi. Nga UÇK-ja: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Azem Syla dhe Xhavit Haliti, ndërsa nga partia e sapoformuar LBSH akademik Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Bajram Kosumi. Si anëtarë të pavarur shkuan Veton Surroi dhe Blerim Shala.

Delegacioni kishte gjithsejt 15 veta, vetëm 4 ishin nga rradhët e LDK-së.

Rexhep Qosja ishte vet i katërti, pra i barabartë me LDK-në!

LBSH, një parti e pa votuar, ende e pa aprovuar dhe pa antarësi, e titulluar, LBSH, si organizata e viteve të 1960 nga Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla etj.

Ja tri citate të I.Kelmendit në libirn “ Lëvizja një lindje përgjakur”

F.466: „Më të njëjtin „shok personal” të Thaçit bisedova në Hotelin “Maritim”, në Këln, kur po mbahej Samiti Botëror për Kosovën. Para se të vinte Hashimi në Këln telefonova në atë Hotel për t`i rezevuar një dhomë. Më thanë se është i rezevuar nga Qeveria gjermane për delegacionet shtetërore, që do të marrin pjesë në Samit…
Me Hashimin ishte Bilall Sherifi…”
F. 467: „Hashimi dhe Bilalli u ngjitën në dhomë për të lënë valixhet, unë po prisja te holli. Duke qenë aty m`u afrue një Zotëri dhe më përshëndeti me një gjermanishte, në të cilën dallohej aksenti francez: “ Mirëdita, Zotëri Kelmendi, jam shok i Hashim Thaçit…”. U ulëm dhe derisa prisnim po bisedonim. E pyeta, që kur ishte shok me Hashimin dhe kur e kishte takuar për herë të parë. Më tha se e kishte takuar në kursin e gjermanishtes në Cyrih, ku e kishte dërguar Shtabi i ushtrisë së tij, për të mësuar gjermanishten. Me atë rast ma zgjati kartvizitën. E pyeta paksa më nëntekst: “ Nuk kishte Shtabi i juaj një kurs të gjuhës gjermane në Paris, ose në Gjermani, diku më afër se sa në Cyrih? Përse pikërisht në Cyrich ku qytetarët nuk e flasin gjermanishten standarde?” Pyetja ia thartoi ca paraqitjen e fytyrës se në Cyrih ai kishte pasur dëshirë të mësonte gjermanishten…!
“Disa muaj pas Çlrimit të Kosovës, në Hotelin Grand në Prishtinë, më rastisi të asistoja në një fjalosje të rreptë midis Bardhyl Mahmutit dhe “shokut personal” të Hashimit. Ndërhyra që Bardhyli të përmbahej, me arsyetim se miku nuk sulmohet në shtëpi. “Mos më ndërhyj, ky nuk është mik, por një spiun i fëlliqur serb…” më foli Brardhyli“.
Faqe 470: „Mbrenda në Kështjellë Sabri Kiçmari kishte përcjellë garancitë tona, se asnjë shtab i zonave oprative nuk do t`i kërkonte Hashimit llogari përsonale, nëse do të nënshkruante, meqë ato kishin besimin se përfaqësuesit ishin edhe përfaqësuesit e tyre politikë dhe do të respektonin vendimet e tyre. Vërtet, nuk po kuptoja, përse këmbëngulte Hashimi dhe përse po pyetej tash më një njeri i vetëm, qoftë ai edhe kryesuses i Delegacionit.
Po mendoja, ai, tashmë, me atë qëndrim nuk kishte të drejtë morale, por as juridike. Dyshimi po më thellohej: Gjithnjë e më tepër kisha drojën se mos qëndrimi i tij ishte i diktuar nga Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë farnceze, mikes më të angazhuar pro Serbisë dhe Hashimi po detyrohej ta zbatonte, nga se aty e kishte mikun personal, që mund ta kishte kërcnuar: ” Po firmose, nuk del i gjallë nga Kështjella”.
Dhe, kur dihet se Ibrahim Kelmendi është mik i ngushtë i Hashim Thaçit, atëherë nuk kemi pse t`i vëjmë në dyshim akuzat e bëra nga zoti Kelmendi kundër tij.”
A kishte të drejtë Dr. Ibrahim Rugova kur pati thënë se në radhët e UÇK-së është një dorë e zgjatur e huaja? Jo vetëm ky rast i oficerit francez, por edhe shumë raste tjera flasin për infiltrimin e sigurimeve te huaja në radhët e UÇK-së dhe të të gjitha subjketeve tona politike…
Si punoi, veproi e spiunoi njëri nga oficerët francez në luftën e Bosnjës…

Oficeri francez i akuzuar për bashkëpunim me qeverinë e Millosheviqit
Francis Dubois dhe Paul Stuart
13 Dhjetor 2001

„Pjerr – Henri Bunel, një ish oficer i shërbimit sekret francez, akuzohet nga një gjykatë ushtarake për tradhti. Bunel akuzohet që t`i këtë dhënë Sherbimit sekret jugosllav, një vit para fillimit të bombardimeve mbi Jugosllavinë ( në pranëverën e vitit 1999), planet sekrete për sulmet ajrore kundër Jugosllavisë.
Bunel u arrestua me 19 tetor të viti 1998 pa procedurë gjyqësore. Ai u soll para një gjykate civile dhe u akuzua. Arrestimi i tij ishte bërë publik tek tani, më 2 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës së parë gjyqësore gjykata civile konstatoi se për këtë rast nuk kishte kompetencë, duke e përcjellur rastin tek gjykata ushtarake franceze. Përcjellja e rastit tek gjykata ushtarake, për elitën udhëheqëse franceze dhe forcat e armatosura ishte akt me rëndësi. Edhe këtu procedura zgjati dy vite të plota, derisa u grumbullua material i mjaftueshëm për të ngritur padi. Në qarqet militariste franceze Buneli nuk është një peshk i vogël. Për aktivitete e tij të fshehta në vitin 1995 në Bosnje, ai u dekorua me urdhërin e Legjionit të Nderit, si çmim më i lartë në Francë. Në mesin e vitit 1996 ai ishte antar i Delagacionit francez në Bruksel, në pozitën e shefit të Shtabit të Këshilltarit Udhëheqës Ushtarak të Delegacionit, gjeneralit Pierre Viroth. Ai kishte praktikisht qasje në të gjitha informatat e besueshme të Paktit NATO.
Buneli flet rrjedhshëm arabishten dhe është ekspert për botën muslimane. Si i tillë ai shërbeu në lutfën e Gjirit nga shkretëtira e Jordanisë dhe gjithashtu, si njeriu i besueshëm nga imperializmi francez, u dërgua me mision në Somali dhe Ruandë.
Kur u arrestua ai, zëdhënësit e qeverisë thanë se aktivitetet e tij, janë aktivitete të një individi të izoluar. Ai këto i mohon katgorikisht.
Në një deklratë të avokatit të tij thuhej: „Atë çfarë ka bërë ai, nuk ishte akt tradhtie. Veprimet e tij janë përkrahur nga një segmet i shërbimit francez“.
As Buneli e as avokatët e tij nuk kanë dashur të tregojnë se për cilin shërbim francez bëhet fjalë dhe cili krah i shtetit jipte instrukcione për dhënien e dokumenteve sekrete. Bunel kishte thënë : „Unë pranoj se një agjenti serb i kam dhënë informata sekrete, të cilat ishin të klasifikuara si të fshehta, por ky s`ishte “ material i besuar” por material “top sekret”. Në NATO materialet plotësisht të fshehta mbajnë shenjën “ Kosmisch” ( kozmike). Unë asnjëherë nuk kam dorëzuar plane fluturuese ose plane intervenuese“. Ai thotë më tutje: „Unë kam dorëzuar dokumente me qëllim që jugosllavët të njoftohëshin me informatat-qelës ose thelbësore. Ato informata njoftonin se Franca do të marrë pjesë në konfliktin e Kosovës, se 5 vende më të rëndësishme të NATO-s kishin arritur një marrëveshje të përgjithëshme për të sulmuar Jugosllavinë dhe njoftimin se “nëse Millosheviqi nuk i tërheq trupat nga Kosova, gjakëderdhja do të jetë e tmerrshme”.
Sipas gazetarit Kanadez, Steve Albert, Buneli u kishte thënë gjykatësve hetues se kishte vendosur, pas një takimi me oficerin e lartë Jovan Millanoviq, në një restorant serb në Bruksel, t`i dozojë planet e NATOs. Millanoviqi ishte dërguar me një qëllim paraprak shumë të kjartë në Bruksel, për t`i marr këto dokumente. Ishte e pa diskutueshme se ky nuk ishte një takim i rastit, gjithçka ishte aranzhuar.

Pas arrestimit të tij, Buneli ishte akuzuar se në mes të korrikut dhe tetorit 1998, katër herë kishte takuar Millanoviqin, të cilit i kishte dhënë informata shumë të ndieshme, në mes të tjerash, edhe planet për sulmet, planet e fluturimeve dhe caqet e goditjes.

Diferencat mbi Jugosllavinë në Francë

Për të mbrojtur veprimet e veta, Buneli shkroi një libër me titiull: ” Krimet e luftës dhe NATO” dhe kishte hapur një faqe interneti në të cilën thekëson: „Është e pa arsyeshme të ndërmerren aksione ushtarake nëse ato nuk korrenspodojnë me zgjidhje ploitike. Raporte hulumtuese të publikuara deri më tani, bëjnë me dije se ai nuk kishte vepruar kokë me vehte, por në emër të qarqeve të caktuara udhëheqëse franceze, të cilat ishin kundër prishjes dhe ndërprerjes së marrëdhanieve politike me Serbinë. Pjesëmarrjen në një sulm ushtarak në Evropë, nën udhëheqjen amerikane, e kishin kuptuar si tradhti të interesave shtetërore franceze.

Më së paku kishte edhe dy raste të veçanta të cilat shërbejnë si dëshmi për bashkëpunim të shërbimit sekret francez me ish regjimin jugosllav. Në një rapor të radios france 2, në programin “raport special” është theksuar dyshimi se gjenerali Bernard Janvier, Komandat i UNPROFOR-it, ka marrë pjesë në bisedimet të fshehta me Gjeneralin Mlladiq dhe Gjeneralin Perishiq – komandant i Armatës Serbe, për të liruar ushtarët e robëruar francezë të Kombeve të Bashkuara. Si kundër shpërblim ka dhënë premtimin se në rast sulmi mbi Srebrenicën, nuk do të ketë urdhëresë për sulme ajrore nga UNPROFOR-i.
Në vitin 1998, Vashingtoni e akuzonte majorin Herve Goumelon se, ia kishte zbuluar udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, planin për arrestimin e tij të shpejtë dhe kështu në fakt kishte dështuar plani i NATO-s për arrestimin e tij. Sipas gazëtes „Time“, Gourmelon ishte një spiun francez, i cili në vitin 1994, ”gjatë kohës kur ai punonte si officer-zëdhënës I UNPROFORIT“ …ishte fotografuar nga një kamerë e fshehtë, se si e hulumtonte tavolinën e punës të komandantit ushtarak, gjeneralit Michael Ross.

Tanimë, është e njohur se Franca gjatë pjesëmarrjes së saj në të ashtuquajturat Trupa paqësore të KB-së, në kohën e luftës, në Bosnje, disa herë ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke zhvilluar bisedime separate me serbët e Bosnjës dhe me regjimin e Millosheviqit, të cilat ishin në kundërshtim direkt me rregullat e KB-se dhe me politiken e NATO-s.
Institucionet franceze gjithnjë ishin të përmbajtura, kur ishin në pyetje deklaratat e personelit të tyre ushtarak para gjyqeve, posaçërisht, kur bëhej fjalë për Gjykatën Internacionale mbi krimet e luftës në Hagë dhe që kishte të bënte me luftërat në Ballkan.
Politikanët dhe diplomatët francez asnjëherë nuk e kanë fshehur faktin, se në sytë e tyre, Tribunali i Hagës ishte një „çështje Amerikane“. Ministri francez i mbrojtjes Alain Richard e kishte quajtur procesin në Hagë si një „Spektakël“. Sipas deklaratave të disa komentatorëve francezë, dëshmitë para tribunalit të Hagës, do të kuptonin nxjerrjen në publik të aktiviteteve të errëta, tepër të shumta, të armatës dhe të Shërbimit sekret francez në Ballkan. Ata frikoheshin se të akuzuarit për krime lufte mund të citonin dokumente ose protokolle telefonike, të cilat do të mund të zbulonin lojën e dyfishtë të Francës ose të kërkonin nga „oficeri simpatizues francez“ të bënin deklarata në dobi të tyre.
Etabilshmenti Francez dhe administrata ushtarake kanë qenë të ndarë në çështjen, se cilin qëndrim duhet të mbajë Franca në çështjet ballkanike. Në krahasim me Gjermaninë p.sh., Franca, një kohë të gjatë, ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Bosnjës. Pjesë të rëndësishme të kalsës politike udhëheqëse franceze e shihnin Serbinë si një aleate të dobishme dhe të përdorshme, e cila luante rolin e një polici regjional dhe e cila do të mund të kujdesej për stabilitet në Ballkan. Pas luftës në Ballkan, (1992-95) Parisi e shikonte gjendjen kështu: Serbia duhet t`i merrte, më në fund, mbrapa, teritoret e pretenduara brenda shtetit të Bosnjës (Republika Serpska). Në këtë kohë Franca reagonte thuaja se me armiqësi të hapur, kur SHBA-të filluan të ushtronin ndikim, gjithnjë e më të madh, në ngjarjet e Ballkanit.
Me këtë rast SHBA-të vepruan me një shprehi-manir të dëshmuar, bënë përkrahjen e Resentimenteve separatiste, më qëllim të dobësimit dhe uljes poshtë të regjimit të Millosheviqit, i cili në sytë e Washington-it paraqiste një pengesë të qartë për Hegjemoninë dhe interesat politike të Washington-it. Disa diplomatë, marrëveshjen e Deyton-it e quanin një „Shou Amerikan“ dhe kështu i shprehnin rezervat e borgjezisë franceze karshi politikës amerikane, por për të mirë, ata, më në fund, u detyruan në Ballkan të luajnë sipas “llullës Amerikane“.

Procesi Buneli ende ishte në zhvillim, kur kryetari francez Jacques Chirac, thirri popullin në Republiken serbe te Malit te Zi dhe në provincën e Kosovës, të administruar nga OKB-ja, të refuzonin separatizmin dhe të mernin pjesë ne reformimin e Federatës jugosllave. Në një fjalim që e mbajti në Universitetin e Beogradit theksonte: „Ndarja e shtetit në botën moderne, nuk mund të jetë zgjidhje paqësore dhe stabile …Një zgjidhje nuk mund të gjendët në politikën e secesionit, një tentim ky, …… i cili bazohet në logjikën e konfrontimit“.
Chirac-u është politikani i parë i lartë Europian, i cili, pas rrëzimit të Millosheviqit, në vitin 2000, do të udhëtojë në Serbi. Në mesazhin e tij, të cilin gjithashtu ia adresonte edhe Maqedonisë, theksonte: „ Një rikonfigurim-rikrijim i Federatës Jugosllave, që do të merrte parasysh integritetin tuaj, është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për stabilitetin në regjion, por edhe për një zhvillim harmonik të marrëdhënjeve në mes të pjesëve të ndryshme të shoqërisë Jugosllave“.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen