Serbia-dimensionet kombetare anakronike

Histori & Fakte | Rrezore | 17.05.14 | 14:16

Xhelal Zejneli
Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, Serbia shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi: kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë arritën të krijojnë entitetin serb (Republika Serbe), që funksionon si shtet. Duke tentuar të shkëpusin një pjesë të Kosovës, edhe këtu synojnë të arrijnë të njëjtën si në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë agresionit serb në Slloveni dhe në Kroaci, Perëndimi reagoi shpejt dhe parandaloi një gjakderdhje përmasash të mëdha. Ndërkaq, gjatë luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, evropianët u treguan mjaft indiferentë. Si rrjedhojë ndodhi tragjedia më e madhe në kontinent, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rastin e parë, kemi të bëjmë me dy popujt të krishterë – sllovenët dhe kroatët, ndërkaq në rastin e dytë, me një popull mysliman – boshnjakët.

Serbia, për luftërat agresive dhe tragjedinë e shkaktuar, në vend që të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, duket sikur shpërblehet.

Kaluan mbi dhjetë vjet qëkur forcat kolonialiste serbe u shkulën nga Kosova. Megjithëkëtë, veriun e Kosovës, Prishtina ende nuk e ka nën kontroll të mirëfilltë. Lidhur me mbrojtjen e tërësisë së tokave të Kosovës, vendet e Bashkimit Evropian, deri më sot nuk kanë treguar ndonjë qëndrim më të prerë.

Ka që thonë se evropianët i bren ndërgjegjja për sulmet e NATO-s mbi Serbinë. Por, çështja është më komplekse. Segmente të caktuara të vendeve – anëtare të BE-së shohin te serbët:

– një popull me një shkallë të caktuar të kulturës; dhe

– një popull të krishterë;

* * *

Politika serbe sot, si dikur, bazohet në forcë, në arrogancë, në dredhi, në mashtrim dhe në propagandë. Propagandës, dredhive, mashtrimeve dhe gënjeshtrave serbe, do t’ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore – Jozef Gebels.

Arroganca serbe – Serbët rrahin gjoks për dy arsye:

– E para: Jemi popull luftarak dhe në momente historike të caktuara, kemi luajtur rol të rëndësishëm;

– E dyta: Jemi popull me aleatë: rusët – mbi bazën e përkatësisë sllavo-ortodokse, dhe francezët – mbi bazën e Luftës së Parë Botërore, kur kemi luftuar në të njëjtën anë.

Serbët janë vetëshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllësor. E konsiderojnë veten popull historik dhe popull politik. Para Evropës paraqiten si popull i krishterë që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë është përplasur me islamin. Propaganda serbe thotë: Jemi digë e Ballkanit ortodoks dhe e Evropës së krishterë përballë online casinos islamizmit shqiptar dhe boshnjak – përçues potencialë të interesave turke, arabe dhe persiane në rajon dhe në kontinent.

Serbët janë popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe kompleks superioriteti.

Që nga pavarësia e tyre (1878) e deri në ditët tona, energjitë kombëtare i kanë përqendruar kryesisht:

– në forcimin e ushtrisë dhe të policisë;

– në ndërtimin e një diplomacie aktive;

– në ndërtimin e një makinerie propaganduese të përkryer

– në aktivizimin e shërbimeve sekrete.

Duke e marrë veten për popull politik dhe historik, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetëror, serbët e ndjejnë veten superiorë në shkallë rajoni.

Serbët janë të vetëdijshëm se sllovenët dhe kroatët kanë qenë nën sundimin e një perandorie të zhvilluar – Austro-Hungarisë, ndërkaq vetë ata – nën sundimin e një perandorie aziatike-osmane, e cila gjatë sundimit pesëshekullor në Ballkan dhe gjetkë, ngeci në pikëpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.

Si në Mretërinë Jugosllave, ashtu edhe në Jugosllavinë e Titos, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbët e kanë ndjerë veten superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të amalgamës jugosllave. Ndërkaq, në pikëpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqërore, ndaj kroatëve dhe ndaj sllovenëve, serbët kanë qenë inferiorë. Sllovenët dhe kroatët, duke qenë më të zhvilluar se serbët, kanë krijuar shtresa shoqërore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbët ndërkaq, kanë funksionuar si shoqëri e pallankave, provinciale. Duhet shtuar se serbët janë popull jopunëtor. Ndërmjet serbëve dhe kroatëve gjithmonë ka ekzistuar një rivalitet armiqësor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.

Serbëve, më parë se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, për të vendosur dominimin dhe hegjemoninë në një pjesë të rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanë mbetur poshtë kroatëve dhe sllovenëve.

Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezëve si dhe ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, serbët kanë qëndrim shpërfillës. Sipas serbëve, këta tre popuj nuk kanë identitet kombëtar. Ata s’janë veçse serbë.

Serbët për shqiptarët flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Në momente historike të caktuara, nëpër kancelaritë e fuqive historike të Evropës, serbët kanë përhapur propagandë sistematike kundër shqiptarëve, duke i quajtur mbetje turke në Ballkan. Si të tillë, ata (shqiptarët) nuk meritojnë të kenë shtet. Nëpërmjet propagandës antishqiptare, serbët janë përpjekur të parandalojnë krijimin e shtetit shqiptar, të justifikojnë pushtimin e trojeve .

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen