Kur do të arrestohen kriminelët në Kosovë?

OP-ED | admin | 21.10.12 | 08:11

OPINION
 Ramiz Dermaku
Nga: Ramiz DËRMAKU
Weingarten-Gjermani
Shumë dëshimtarë të cilët disponojnë informacione të sigurta për varsjet  që kanë ndodhur në Kosovë (por edhe jashtë saj) përkundër dëshirës së tyre të madhe për ta treguar realitetin ata heshtin.  Pyet  ndokush pse heshtin ?!.. Po si mos të heshtin.., kur njeriu i cili tregon-dëshmon, informon për  të gjitha ato që kanë bërë kriminelët,  para syve të tyre, sulmohen, jo vetëm me fjlalë por u rrezikohet  jeta atyre dhe familjeve të tyre. Pra, thënë shkurtë dëshimtarët në Kosovë nuk kanë kurfarë  mbrojtje e sigurie nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës
 Ditëve të fundit, gjithënjë e më tepër po flitet si në mediat e shkruara  ponjashtu edhe ato elektronike se së shpejti do të arrestohen të gjithë kriminelët,  ata që në mënyra të ndryshme i nxitën, u ndihmun apo morrën pjesë në vrasjet e veprimtarëve ( para , gjatë dhe pasë luftës) të LDK-së. Në mesin e të vrarëve janë: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Komandant Drini, Kolonel Ahmet  , Krasniqi, Kolonel ,Tahir Zemaj, Bekim  Kastrati , Bardhyl Ajeti..,   etj. Për mua është e pa kuptueshme se si akoma këta kriminel, jo që nuk janë arrestuar .., por akoma s’ka filluar asë procedura e marrjes në pyetje të tyre. Disa liderë të Kosovës në konferencat për gazetarë apo gjatë intervistave që ua apin mediave tjera, deklarojnë se Kosova po ecë me hapa të shpejtë drejtë demokratizimit  dhe inkuadrimit të saj në strukturat  euroatlantike europiane dhe ato të Nato-së.  Ata flasin për suksese, ndersa në anën tjetër një pjesë e Mitrovicës po ndahet nga Kosova. Shumë dëshimtarë të cilët disponojnë informacione të sigurta për vrasjet  që kanë ndodhur në Kosovë (por edhe jashtë saj) përkundër dëshirës së tyre të madhe për ta treguar realitetin ata heshtin.  Pyet ndokush pse heshtin ?!.. Po si mos të heshtin.., kur njeriu i cili tregon-dëshmon, informon për të gjitha ato që ka parë me sy, sulmohet, me fjlalë dhe i rrezikohet jeta atij dhe familjes  së tij, thënë shkurtë dëshimtarët në Kosovë nuk kanë kurfarë sigurie nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Disa aktivistë  u vranë jo pse ata u morrën me politikë por gjatë kryerjes së krimit nga kriminelët ishin prezentë, prandaj kriminelët për ti humbur gjurmët  krimit i vranë ata. Kriminelët ata që vranë para- gjatë dhe pas luftës, ata pos që bënë krime ndaj aktivistëve, ata u pasuruan ne mënyrë të jashtë ligjëshme  por disa e shpallën vehten; Komandant  brigadash, kolonel , e gjeneral të UÇK-së. Por çka është edhe më tragjike  se po ata kriminelë kanë zënë poste në Qeveri   dhe në Parrlamentin e Kosovës, dhe po ata tani janë pengesa kryesore për zhvillimin ndertimin dhe institucionalizimin e shtetit të Kosovës. Sepse ata nuk posedojnë aftësi për tu marrë me detyrat dhe obligimet që kërkon shteti nga ata. Ata i kanë“suflerat“ me të cilët konsultohen dhe pastaj marrin vendime apo flasin. Unë mendoj se nuk është vështirë për ti zbuluar ata kriminel  ordiner, sepse ata që, dje sulmonin , ofendonin , veprimtarët e LDK-së( e disa i likuiduan) po ata thonin në biseda por edhe në takime të ndryshme citojë;“Nëse nuk kemi armë të luftojmë me shkaun, kemi boll për LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovën“ , ose thonin ; citoj: Ne, do të luftojmë ndaj Kolonel Tahir Zemës, sikur ndaj shkaut. Këta arrogantë, këta karieristë që dikur bredhnin  rrugëve të diasporës tani pasë lufte të gjithë kanë bërë pasuri të pa tundshme, kanë kryer fakultetin.., Magjistraturën por edhe doktoraturën. Këta kriminel pasë luftës pos pasurisë së patundshme që krijuan gati casino online me të njejtat metoda dhe mënyra veprouan edhe gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Shoqata e krijuar pasë lufte nga familjarët e viktimave të  cilët kërkojnë të mësojnë për të vrarit e tyre,  jo që nuk përkrahet nga këta por edhe etiketohet me emra të ndryshëm. Këto krime makabre  i kryen njerëz të cilët vetëm figurën dhe trupin e kanë si të njeriut ndersa të menduarit  logjik tek ata nuk  funksionon, sepse po të funksiononte vetëdija e tyre ata nuk do i bënin këto krime vandale. Derisa Kriminelët (që i vranë atdhetarët dhe veprimtarët)  po bredhin të lirë..,nuk  do të ketë  zhvillim të Kosovës. Po flitet se të tillë ka edhe në Qeverinë dhe Parrlamentin e Kosovës, dhe nëse kjo është e vërtetë nuk e dij se çka presim ne..,  që Kosova  të ketë zhvillim, ekonomik, industrial, shoqërorë, ndertim, demokratizim, liri të fjalës… Këta kriminel pas luftës.., por edhe sot kërcnojnë veprimtarët (ata që mendojnë ndryshe ). E  kohëve të fundit këtyre ju bashkua edhe  Ministri i  Punëve të Mbrendshme, Bajram Rexhepi, i cili në vend se të reagonte policia jonë, ndaj sulmeve vandale serbe, që po ndodhin në Mitrovicë, ai reagon ndaj veprimtarëve të Vetëvendosjes , të cilët mendojnë ndryshe nga PDK-së.  Kriminelët sulmojnë dhe ofendojnë edhe disa parti të vogla që veprojnë në Kosovë, e që ndjekin të njejtën politikë si LDK-së. Kështu këta kriminel bëjnë edhe propagandë në popull  duke thënë.., se të gjithë ata që janë kundra PDK-së, janë“armiq“ të kombit…,  Askush nga Qeveria , e asë nga Parrlamenti i Kosovës, nuk bisedon për këto dukuri të rrezikshme të cilat e kanë katandisur  Kosiovën; ( korrupsioni, krimi i organizuar, familjarizmi, bajraktarizmi, interesi personal, nepotizmi, e shumë e shumë dukuri tjera negative, të cilat jo që ngulfatin zhvillimin e proceseve demokratike por pengojnë edhe demokratizimin dhe zhvillimin e vendit-Kosovës. Zbardhja e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel Krasniqin e komandant Zemajn, dhe e të tjerëve është  detyrë SHTETI, DREJTËSIE e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj Kastrioti i jep dorë Enver Malokut  dhe  bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija krushq lirie veç shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut  kombëtar: atë të bashkimit të natyrshëm kombëtarë.
Punuar me 19.10.2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen