Ndërpritet ndeshja Serbi – Shqipëri

Analiza & Komente | Zef Prenka | 15.10.14 | 06:37

Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd është pezulluar në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.

Gjatë ndeshjes, e cila po zhvillohet pa tifozët e kombëtares shqiptare, me rekomandimin e Federatës Evropiane të Futbollit, arbitri vendosi t’i largojë lojtarët e të dyja ekipeve.

Në stadiumin Partizan të Beogradit, zbarkuan forca të shumta të sigurisë, por pas një pritjeje më të gjatë, ndeshja u ndërpre edhe zyrtarisht, me udhëzimin se „informacionet më të hollësishme do të pasojnë“.

Ndonëse tensionet ishin të pranishme që nga fillimi i ndeshjes, ato kulmuan në kohën kur një lojtar i kombëtares serbe hodhi poshtë flamurin kombëtar shqiptar, i cili valëvitej përmes një fluturakeje të dirigjuar nga larg.

Kjo ka nxitur reagimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, dhe incidenti u pasua me ndërhyrjen e një numri tifozësh serbë në stadium. (a.v.)/R.E.L/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen