Shoqata e Shipashnicës së Epërme shoqatë e humanizmit dhe e bëmirësisë

Analiza & Komente | admin | 06.12.12 | 11:49

Gjatësia e përgjithëshme e kufirit është 32,5 km prej të cilave 28,5 janë kufij tokësor 4 km kufij ujorë (përrenjë e lumej). Fshati shipashnicë në veri lindje kufitohet me fshatin Kranidell, 7 km, në jug lindje me një gjatësi prej 3,5 km kufizohet me malet e Muqivercit në jug me fshatin shipashnicë e ultë 7-km, ndersa në jug perendim 6 –km me arat e Qarakocit dhe Kolloleqit dhe në perendim me arat e Hogoshtit. Ndertimi i rrugës Shipashnicë e epërme, Crep dhe Gjilan në vitin 1957-58 , e më vonë do të ndertohet rruga Shipashnicë e Epërme – Desivojcë (gjatë viteve 1969-70, i mundësoi shipashnicasëve një zhvullim të mirë ekonomik, kulturor, induastrial, kultuiror dhe sportiv).

Fshatarët e fshatit Shipashnicë e epërme Komuna e Dardanës , gjatë tërë historisë përjetuan të zitë e ullirit nga armiqët sepse çdo herë ishin në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare shqipëtare. Shipashnicasit pa marrë parasysh represionin, dhunën, rrahjet, dënimet drakonike dhe vrasjet , kurrë nuk u përkulën para asnjë armiku pra as para këtij serbo çetnikë. Fshati Shipashnicë e Epërme është një fshatë me histori të pasur atdhetare si në Kosovë ponjashtu edhe ne të gjitha trojet etnike shqipëtare. Fshatarët e Shipashnicës së Epërme konsdiderohen si një fshatë ku u mishëruan vyrtytet më të larta dhe më të bukura kombëtare ; Atdhedashuria, trimëria, besa, bujaria, mikëpritja, heroizmi, folklori , gjuha amtare, çështja kombëtare, etj. Tek fshatarët e Shipashnicës së Epërme, dashuria nda çështjes kombëtare ishte dhe është akoma edhe sot mbi të gjitha. Gjithë ky visar është shkrirë në zemrat e shipashnicasëve duke i ndihmuar kombit dhe çështjes sonë kombëtare. Duhet cekur se në thesarin e këtyre vyrtyteve të trashiguara nga të parët dallohen veçoritë e ndjeshmërisë, humanizmit dhe ajo e bëmirësisë. Tek këta fshatarë këto veqori, tipare, tradita janë ngulitur në qenien, gjenin dhe gjakun e tyre.

Në vijimësinë e kësaj tradite të frymëzuar nga ndjenjat humanitare dhe duke e ndier ne shpirtë e zemër peshën e rëndë të mërgimit, pasë konsultimeve e bisedave te shumëta me të rinjët shipashnicasë vendosën që të takohen një herë në vitë, të shkëmbejnë mendime, ta shuajnë atë mall e dhembje që kanë ndaj vendlindjes e Kosovës. Propozimi i grupit iniciatorë u pritë me shumë gëzim dhe ftesës ju përgjegjën të gjithë pozitivishtë dhe kërkuan që sa më parë të takohen. Grupi inisiatorë gjeti lokalin ku do të mbahej takimi, i informoi të gjithë shipashnicasit( të rinjët) me datën e mbajtjes dhe adresën . Takimi i parë u mbajt në qershor të vitit 2010 në St.Gallen të Zvicrrës. Pastaj me 30 qershor të vitit 2010 u takuam në qytezën Uster në Zvicërr. Nga ky takim lindi propozimi që të themelohet një shoqatë humanitare . Ky propozim u pranua unanimishtë nga të gjithë pjesëmarrësit 52, dhe u zgjodhë kryesia e re prej 15 anëtarëve; Kryetar u zgjodhë Isa Fetahu , sekretarë Ilir Xhaviti , dhe arkatarë Riad Hakiu. Pra ne një mënyrë të qetë dhe duartrokitje të gjata frenetike kryesisë së shoqatës i dëshiruan suksese ne punë të gjithë të pranishmit .Kremta vazhdoi deri në orët e herëshme të ditës së nesërme. Në takimin e fundit të mbajtur me 30 tetor të vitit 2012, i shtyrë nga kureshtja dhe dashuria e madhe që unë takohesha me rininë e fshatit tim ku disa prej tyre ishin edhe nxënës të mijë, shkova edhe unë . Disa metra largë sallës ku mbahej takimi disa të rinjë ishin dalur jashtë për ti pritur mysafirët .

Ata të rinjë dikur ishin nxënës të mijë. Ca dridhje ma kapluan trupin ..,kisha emocione, një zë burri u dëgjua, mirëmbrëma shokë arsimtarë ? ! më shtrëngoi dorën dhe më bëri një përshëndetje burrash. Më vinte shumë keq, që Naseri i Ramadanit, Tafili, Besarti, Shkëlzeni, Artani, Iliri, Riadi etj, (që më vonë do t’ia mësojë emrin) na dëshiruan mirëseardhje. Në sallë shumë të rinjë ishin ulur kokë me kokë dhe bisedonin për mallin, e dhembjen që kanë ndaj vendlindjes-Kosovës, familjeve, disa bisedonin për punën dhe jetën e vështirë që zhvillohet në gyrbet, . Kur hymë ne në sallë të gjithë u ngritën në këmbë jo nga frika, apo interesi, por nga edukata, dashuria dhe respekti që kanë ndaj njeriut të moshuarit dhe kuptohet bashkëfshatarit. Deri sa ne u përshëndetëm dhe filluam të shkëmbejmë fjalë përshëndetëse pranë meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur dhe me një buzëqeshje magjepëse më thotë mirëmbrëma shokë arsimtarë…, sikur përsëri më kapluan emocionet dhe të rrahurat e zemrës shpejtuan ritmin.., Po ai djalë me ato sjellje dhe me atë shërbim që na e bëri atë mbrëmje jo që më befasoi mua por të gjithë pjeasëmarrësit , shërbente me aqë pedantëri, me ato lëvizje të shpejta dhe të sigurta, me ato fjalë magjepse . Po thashë.., mirë.., por më vie shumë keqë por nuk ju njohë ?! Mori frymë dhe vazhdoi unë jam Jetoni i Destanit ? Po në krahun tim të djathtë ishte ulur dhe më bënte shoqëri Tafili e Naseri, para meje Artani , Besarti , Iliri , .., disa shkonin e disa vinin në shenjë respekti ndaj meje. Nën tingujt e një muzike klasike të rinjët bisedonin njëri me tjetërin, për gjendjen e vështirë ne të cilën kaloi e po kalon edhe sot Kosova, bisedonin për Mitrovicën, e Dardanën ku armiku po bënë orvatjet e fundit për aneksimin e teritoreve tona etnike, e liderët tanë në vend se të zhvillojnë luftë kundër dukurive negative; korrupsionit, karierizmit, bajraktarizmit, xhelozisë, urrejtjes, shpifjeve, intrigave, përgojimeve .., ata bëjnë gara se kush po pasurohet më shumë. Disa bisedonin për ndihmat që i dhanë për Kosovën. Që nga themelimi i shoqatës e deri më sot, anëtarët që aderojnë në këtë shoqatë punojnë me pasion dhe përkushtim, duke mos pushur asnjëherë veprimtarinë e vet fisnike në favor të kauzës së bëmirësisë, pa ngurruar tu shtrijnë dorën e ndihmës atyre që patën nevojë.

Ne shfrytëzum rastin te bisedojme me kryesin e shoqatës z. Isa, sekretarin, Ilirin dhe arkatarin Riad in. Shoqata Humanitare është shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse, e udhëhequr nga parimet humane, e përkushtuar për të ndihmuar arsimin, kulturën dhe parimet demokratike. Shoqata jonë është një shtyllë e vogël në kalanë e madhe, qëllimi i jonë drejtë përparimit, progresit dhe emancipimit si në aspektin shoqëror po ashtu edhe në atë kombëtar. Mu për këtë qellim është munduar që nëpërmjet ndarjes së një numri të konsiderueshëm të mjeteve materiale ta ndihmojë arsimimin (shkollën) e fshatit dhe në të njëjtën kohë kemi ndarë mjete për xhamin e fshatit, thurrjen e varrezave të fshatitë, etj. Kur ne i pyetëm për shumën e mjeteve ata njëzëri thanë, ne jemi të betuar se kurrë posë anëtarëve të shoqatës nuk do ti bëjmë publike ndihmat tona, kur mendojmë se shumë njerëz dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, e ne me t’holla .., Gjithashtu kjo shoqatë ka përkrah edhe veprimtarinë politike të popullit tonë në përpjekjet e veta për realizimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare. Shoqata Humanitare përveç kryesisë së vet, ka edhe një numër të konsiderueshëm anëtarësh dhe dita ditës është në përpjekje për shtimin e anëtarëve të rinjë. Për këtë z.Riad , u shpreh se gjatë vitit të kaluar kanë patur anëtarësime të reja dhe për momentin interesimi për tu aderuar në shoqatë është në rritje. Kjo rritje ndikon që ndihmat ndaj vëndlindjes të shtohen. Shoqata jonë është e hapur për të gjithë pa marrë parasysh sa do të jenë donacionet që ata mund të kontribojnë. Shoqata është e hapur për ata që janë vullnetmirë dhe të predisponuar për të ndihmuar vendin e vet.

Apeli i udhëheqësisë së shoqatës është që sa më shumë mërgimtarë të afrohën me synimin e vetëm që të ndihmohet vendlindja dhe të gjithë ata që janë në situata nevojtare.

Shoqata Humanitare, nuk është një shoqatë e izoluar apo e privatizuar si po flasin disa..,, por kjo është e hapur për të gjithë edhe ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë anëtarësin mund të bëhen anëtarë të shoqatës. Cdo anëtarë është i mirëseardhur. Synimi i Kryesisë së Shoqatës humanitare është energjia dhe ndihmat materiale sepse kështu t’i mundësohet përspektiva e vijimsisë.Kjo shoqatë është e fokusuar në ndihmimin e arsimit në gjuhën shqipe. Për ekzistencën e kësaj shoqate përveç vullnetit dhe dëshirës për të punuar, ate duhet ndihmuar materialishtë-pra duke kryer obligimin pagesën e anëtarësisë nga 120 euro-Fr. Sipas Kryetarit të shoqatës Humanitare është e rëndësishme të theksohet se pagesa për anëtarësinë vjetore nuk duhet të jetë pengesë për anëtarët e rinjë që dëshirojnë të afrohën pran shoqatës, sepse ata mund të kontribojnë në mënyra tjera për të ndihmuar në arritjën e objektivave të shoqatës.

Z.Riad në fund të bisedës më tha, shoqata jonë do t’i mbetet gjithmonë besnike vendit të vet dhe do të vazhojë punën me përkushtim për të ndihmuar trojet e të parëve tanë. Riadi edhe një her tha; shoqata është e hapur për të gjithë dhe se asnjë person nuk ka arsye ta shoh shoqatën të izoluar, por derë e hapur dhe mikëpritëse për të gjithë, në veçanti për gjeneratën e re dhe të gjithë ata që respektojnë parimet dhe statutin e kësaj shoqate. Ne mbi 6 orë qëndruam aty, dhe aq shpejt kaluan ato orë si të ishin 6o-dhjetë minuta. Akrepat e orës tregonin .., 3-tre, e ne nuk mund të ndaheshim njëri nga tjetëri. Ishin ato momente të vështira për tu ndarë, sepse 6 orë sa qëndruam aty , biseduam për shumë gjëra, shkëmbyem shumë mendime, biseduam edhe për gjendjen momentale ne të cilën po kalonë Kosova dhe kombi shqipëtarë. Biseduam edhe për orvatjet e regjimit kriminel serbë t’na uzurpojë edhe tokat tona shekullore Dem Baba Dem. Dhe të gjithë u betuan se kursesi nuk do të pranojmë që Serbia t’na i uzurpon tokat tona të cilat gjyshërit dhe stërgjysghërit tanë i ruajtën me gjakë.Posa ne kërkuam leje të nga organizatori.., Jetoni, na ftoi që ta piejmë edhe nga një kafe dhe pastaj të ndahemi. Ato momente unë nuk do ti harrojë kurrë thotë Artani, Besarti, Shkëlzeni, Tafili.., dhe Naseri, të gjithë të tjerët për kohën qe qëndruam s’bashku. Ne u ndamë me një urim të gjithë shëndoshë qofshi, dhe këto festa të lumturë i kalofshi dhe në shtëpit tuaja mirë e mbarë shkofshi. Pra edhe me rastin e ndarjes praap emocione, derdhje lotësh,dhe shtrëngim duarsh.

Ramiz Dërmaku

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen