Par distance – Nje burleske per urrejtjen

Analiza & Komente | Zef Prenka | 25.06.15 | 20:39

Llapushniku “provokon” Luften e III boterore

Eshte nje fjale e jona e mocme, qe thote; cka te mbjellesh – korr.
Qe ta kuptojme tamam si i kemi punet me mbjellje-korrjet, pra, me “te lashtat” (telashet) tona, dhe per tu familjarizuar plotesisht me temen, paraprakisht deshiroj t’ju rrefej nje tregimth te shkurter.
Nje i ri sheh nje enderr. Pasi hyn ne nje shitore, sheh pertej pultit nje engjell-veshur krejt ne te bardha.
Engjelli; Urdheroni djalosh. Djaloshi; Faleminderit. Cka shitni ketu, ju lutem ? Engjelli; Ne shesim gjithfare (cdo lloj) deshirash qe (mund te) keni ju. Djaloshi: Oh, sa bukur ! Atehere, ju lutem nderprerje te menjehershme te te gjitha lufterave, armiqesive, urrejtjeve. Liri per te gjithe te shtypurit. Punesim per te gjithe te papunet… Engjelli: Me falni, djalosh, por, ne nuk shesim frytet (produktet) e gacme qe ju kerkoni. Ne shesim vetem faren.
Se cfare perfundimisht do te jene redimentet e te korrave mbetet te shihet me vone, por, tani doemos shtrohet pyetja; cilen fare ne te vertete po e mbjellin sot shqiptaret. Shqiptaret ne pergjithesi, pa dallim. E ne vecanti, ata te Llapushnikut, meqe u bene me gisht.
Tani, per nje cast kam ndermend te sherbehem me diskursin metaforik, te cilin shpresoj ta kuptojne me mire luftenxitesit llapushnikas. Neqoftese, Amerika e NATO-ja mbrojten e cliruan Republiken e Kosoves (gje qe edhe e bene), te jini te sigurte ju llapushnikas dhe te gjithe bashkemendimtaret e tyre , se kete (mu po te njejten) gje do ta bejne edhe per Republiken e Mirdites. Por, nese duam edhe me tutje te “luajme” ne kete stil, pra me metafora; te mos harrojme se edhe Llapushniku ka “adutet” e veta. Saora, mund te therrase ne ndihme “vellaun e madh” prej Anadollit, sulltanin Erdogan. Pritet qe pas intervenimit te sulltanit, situata te nderlikohet asisoj – ashtuqe qe NATO-ja te prishe miqesine me te dhe kesisoj (pas krijimit te blloqeve Lindje-Perendim dhe fortifikimt te pozicioneve te tyre ne token tone, me ne fund te (mund) te filloje Lufta e III boterore.. Kete e done {dhe presin) shqiptaret e Llapushnikut ?. Aferim ! Mbase, nuk eshte edhe krejt per tu habitur; gjithnje perderisa te kete te tille qe mbase edhe logjikojne kesisoj).
Por, “fatkeqesisht” per ta dhe per keqardhjen e tyre te madhe, duhet ditur se nje gje e tille nuk mund te ndodhe (se paku jo edhe per t’gjalle te tyre). Nejse.
Megjithate, “ceshtja” (sic e lyp zakoni) nuk do mbese e pazgjidhur. Ne mungese te pleqnareve-pajtimtareve tane te ndjere Anton Cetta e Bajram Kelmendi me shoke, Fuqite Demokratike te Perendimit (duke mos patur besim ne forcat tona paqeruajtese) do tu imponojne anadollakeve te Lindjes zgjidhjen e vetme dhe te drejte. E, ajo zgjidhje, thote (aresyeja) se ne “luften” e llapushnikasve, shumica (llapushnikase) duhet te kete ndjesi, pergjegjesi, kujdes, respekt per “pakicen” e vet (akoma gjithnje llapushnikase)-por, tashme te perkatesise tjeter fetare. (Ketu e kam ne dijeni se kjo qe po e them nuk perket me qendrimet e kolumnistes se respektuar, nje zonje (KB)- (qe, tashme nuk dij ne cilin medium) se kinse edhe vete katoliket u dashka te shpurdhin shume me shume per te drejtat e veta. (Ka mbetur enigme nese kjo zonje ka menduar qe keta te shpurdhin me tfurqe e kmesa, apo…?)).
Te shkojme me tutje me nje digresion; sot jemi deshmitare se aneekend Perendimit (qe gjithsesi eshte per cdo levdate)- po ngriten e ndertohen xhami e varreza per besimtaret muslimane, qe gjithandej (neper ato vende te Perendimit), ata madje edhe jane ardhacake (nderkaq, per te drejtat e perendimoreve ne Lindje nuk ja vlen llafi fare). Perderisa qe, nderkaq llapushnikasit tane (te gjoret ata)-cfare absurdi, edhepse duke qene venali dhe te “ndertuar”prej te njejtit material biologjik e gjeofizik (gjak e dhe-te njejte)-nuk mund ta ndajne kete fat me te tjeret – me dynjane perparimtare.
Nuk po pretendoj qe edhe me tutje ta ekzagjeroj temen mbi mesimin (autentik ?) dhe dhunen ne islam, (posaqerisht nder shqiptare) meqe kjo (edhe si teme edhe si plage) eshte mirefilli e njohur, e per c’gje dita-dites po behen perpjekje te vazhdueshme per trajtim te vemendshem, por edhe ngase (me ekzagjerim te metutjeshem) vet teksti do te dilte jashte kornizave te kesaj burleske. Megjithate, nje “muhabet” te mirefillte gjitheperfshires e kompetent mbi identitetin tone kombetaro-fetar, mbi “deshiren e zjarrte’’ per konvertim ne islam para sa shekujsh dhe “dhunen e tmerrshme’’ per rikonvertim ne fene e te pareve sot (e kalimthi sakaq ndoshta edhe per ndonje “idiotizem” cajupian, shuplake skenderbegiane, etj, etj, qe po u “dhurohen” Figurave tona kombetare), -me kenaqesine me te madhe dhe me shume endje-madje qofte edhe duke i kryqezuar shtizat (e argumenteve), -do ta zhvilloja me afsh pra, (kete ferkim intelektual) me mentoret e “llapushnikasve” te ndryshem e prof-at e tyre; Milazimin, Rexhepin, Feridin, te cilet per fatin e keq te kombit, (pameritueshem) mbajne mbiemra te dashur shqiptare.
Ketu, tani lypset theksuar se kete fare urrejtjeje e marrezie qe po mbillet ne token tone ku me shume e ku me pak aneekend shqiptarise, po e mbjellin pikerisht tipat,- si ata “me katoliket se Papa” dhe ata “me myslimanet se Muhameti” (jo ish cimeri im, por) profeti Muhamet.
Ajo, qe une jam rrite ne ambient katoliko-mysliman me dashuri ndaj dhe per njeri tjetrin (qe eshte merite e edukatoreve te mi ne familje e ne shkolle, te cileve u mbetem mirenjohes perjete, e pse jo edhe merite e horizonteve te mia) nuk ka asgje te perbashket me kete qe po praktikohet sot. (Mbaj mend, qe disa here rradhazi -gjate viteve te ’70-ta – ti kene rrezuar themelet e kishes se ardhme (dhe asaj te sotmes-Katedrales) politika komuniste antishqiptare, madje me doren e shqiptarit (ardhacakut Qerim G.), por perkunder gjithe kesaj mynxyre (nga dora e shqiptareve komuniste), vellaznillaku dhe respekti i ndersjelle pergjate gjithe asaj periudhe (para lirise) u ruajt me xhelozi. A thua, pse? Sepse, vec nji qellim i nalte t‘ban me durue, do te thoshte Gurakuqi yne. Nderkaq, sot kur rryma te ndryshme ekstremiste kane marre haz si kurre me pare, disa nga myslimanet tane, qe mjerisht me shume e duan pakistanezin e anadollakun se sa vellaun dhe fqinjin e vet, atehere me dhimbje mund te konstatohet se vertet eshte veshtire te ruhet aresyeja dhe ndergjegja per gjykime te drejta.
Gabime dhe moskuptime nga me te ndryshmet sigurisht se ka pase edhe nga ana tjeter, respektivisht perkatesia tjeter fetare (per cka me shume ne kolumnen e rradhes). Ndonjehere kokefortesia e tepruar, ndonjehere tjeter (si kesaj rradhe) pamaturia (se paku per sa i perket tajmingut te punimeve ne koincidence me fillimin e Ramazanit) e kishin sjellur dhe po, e sollen situaten kesisoj,sic eshte aktualisht. Mirepo, duhet ditur se per ndertimin e varrezave (apo edhe te kishave e xhamive) nuk duhet drejtuar syte perhere dhe medoemos vetem kah Vatikani e Stambolli. Kjo pune, (ndertimi, pra) duhet bere me njerezit e ketij Llapushniku dhe te “Llapushnikeve” te tjere, sepse pikersht per ta edhe po ngriten keto varreza. Pa besimtare kisha e xhamia jane vec per vaj. Por, e keqja tjeter e rradhes dhe aspak me e vogel eshte se kapacitetet e prijesve aktuale fetare (muslimane e katolike) nuk jane te kenaqshme dhe ne nivel te kerkesave te kohes. Ndaj, situata perdite e me shume edhe po calon ne kete segment te rendesishem te shqiptarise e bashkejeteses shqiptare.
Sidoqe te jete, kesaj rradhe nuk e kam nder mend ta zgjas me teper. Do ta permbylli poashtu me nje tregimth, ama.shume te shkurter.
E pyesin njehere nje dijetar; Te lutemi, na trego cili eshte momenti kur ndahen drita dhe terri. Mos valle atehere kur arrin te dallosh delen prej dhise. Jo, pergjigjet dijetari. Mos valle kur arrin te dallosh lisin prej plepit-e pyesin perseri.. Jo, jo-pergjigjet dijetari. Po, kur pra, e pyesin njerezia me padurim. Atehere, kur ne fytyren e tjetrit (bashkekombesit-preferimi im) sheh fytyren e vellaut-pergjigjet dijetari.
Ndaj, uroj qe te gjithe llapushnikasit (dhe jo vetem ata) te shohin tek tjetri-vellaun dhe vetem vellaun. Per ta arritur kete mission te shenjte kombetar e njerezor vertet kemi nevoje per nje fare me te re e shume mire te perpunuar. Ashtuqe, ajo pastaj te jep fryte te bollshme e te kendshme, me te cilat do te krenohemi te gjithe se bashku – si vellezer. Zaten, mu keshtu edhe ishte fara e te pareve tane. Pse edhe ne mos tua leme amanet femijeve tane – ruajtjen e fares sone.

Prend Gjergjaj

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen