UDHĖPĖRSHKRIM

NJU JORKU - VEND I ĖNDĖRRIMEVE  TĖ MĖDHA

Mikel GOJANI


Kaherė kishim dėshirė, paksa edhe rinore, qė ndonjėherė ta vizitojmė  Amerikėn, pėrkatėsisht Nju Jorkun, pikėn qendrore tė kėtij vendi. Se ta vizitosh Amerikėn, me njė gjerėsi aq tė madhe hapėsire ėshtė e pamundshme, mirėpo, sikur mjafton  tė marrėsh kujtime nga njė pjesė e kėtij vendi.
Nė njėrėn  nga ditėt e fundqershorit, aeroplani i kompanisė Skanderbeg Air, qė nė  vete ngėrthen idenė, "Shqiptarėt po pushtojnė qiellin, nga Aeroporit i Prishtinės  nis aterrimin pėr nė Nju Jork. Kjo lidhje direkte, Kosovė- Amerikė tė zgjon edhe mė shumė ndjenjėn  e afrisė  qė kanė kėto dy vende mike dhe kėta dy popuj mik. Ėshtė kjo edhe njė dėshmi e fuqishme qė miqėsia mes kėtyre dy vendeve dhe dy popujve  ēdo ditė e mė tepėr  do tė vjen duke u forcuar. Aeroplani ēante vranėsirat e  qė  i kishin "zėnė" rrugėn. Nė aeroplan pothuajse tė gjithė  udhėtarėt ishin nga Kosova dhe  me pėrkatėsi shqiptare. Aeroplani mbante emrin e njė  figure tė rėndėsishme  tė sė kaluarės sonė historike, udhėtarėt i takonin po asaj pėrkatėsie dhe rruga i shpinte nė drejtim tė njė vendi mik pėr  vendet shqiptare dhe popullin shqiptar. "Edhe nė tė kaluarėn tonė historike, por edhe nė tė tashmen ne i kemi borxh Amerikės", shprehet bashkudhėtari shqiptaro-amerikan Sami K., i cili me origjinė ishte nga  Bogaj e Rugovės, ndėrsa jetonte dhe vepronte nė Amerikė, pėrkatėsisht nė N.Y. "Amerika,  dhe populli amerikan nė pėrgjithėsi kanė dhėnė shumė pėr vendin tonė", ata janė  faktorėt tė cilėt kanė sjellė kėtė frymė tė kėtij realiteti nė Kosovės", duke mos anashkaluar edhe sakrificėn e popullit tonė", shprehet ai. "Prandaj, edhe ndjenjat tona tė respektit pėr kėtė vend janė  tė arsyeshme. Edhe amerikanėt, pohon ai, janė shumė tė kėnaqur qė  ne shqiptarėt ua pranojmė dhe i falėnderojmė pėr ndihmėn qė kanė dhėnė  pėr lirinė e Kosovės", vazhdon tė rrėfejė Samiu.
Aeroplani  ēante hapėsirėn nė drejtim tė Nju Jorkut. Udhėtarėt dikush bisedonte mes vete, dikush flinte i qetė. Samiu fliste pėr  jetėn e tij nė Amerikė dhe biznesin qė kishte mbėrritur pėr ato vite sa kishte punuar atje. Ai, po ashtu nuk mund t'i fshihte as emocionet dhe mallin qė atė, gruan dhe fėmijėt e tij i djegė mė  vendlindjen e tyre.
"Unė jetėn e kam fare shumė  tė rehatshme nė Amerikė, tregon ai. Sepse kam punuar shumė pėr t'u krijuar kushte tė mira familjes. Kam krijuar njė kapital solid, krejt nė saje tė punės dhe angazhimit tim qė kam bėrė duke punuar ditė e natė pėr kėtė ditė. Pėr ta ngritur kėtė standard mė ka ndihmuar edhe bashkėshortja, tė cilės i jam mirėnjohės. Njė punė tė mbarė qė kemi bėrė, ne kemi arritur qė edhe fėmijėt t'i arsimojmė dhe po ashtu edhe ata kanė arritur qė tė kryejnė arsimim tė lartė nė degė  mjaft tė rėndėsishme. Krejt kėto tė arritura janė  si produkt i potencialit qė  ky vend i demokracisė autentike u ofron  qytetarėve tė tyre. Kėtė kapital timin, tash mendoj ta bart nė Kosovė. Kam bėrė njė projekt pėr tė investuar nė vendlindjen time, nė Rugovė tė Pejės. Ky investim imi me  detyron qė doemos unė dhe familja ime tė lidhem me atdheun. Shpresoj qė biznesi im do tė jetė i suksesshėm dhe se  sadopak do t'i kontribuojė edhe  zbutjen e papunėsisė nė Kosovė qė pėr momentin ėshtė  njė hendikep shumė i madh. Sot, i riu kosovar tė mendoj ta lėshojė vatrėn e tij shekullore  pėr tė ikur jashtė atdheut ėshtė vėrtet e rėndė. Nė kohėn e okupimit ikjen e shumė tė rinjve e kemi arsyetuar ngase ajo trysni e okupatorit ka diktuar atė realitet tė trisht me esencat e saj tragjike, ndėrsa sot ky largim i tė rinjve tanė nuk arsyetohet me asnjė ēmim. Nė Amerikė, vazhdon tė rrėfejė Samiu, ka shumė shqiptarė tė cilėt kanė  krijuar kapital tė  madh. Ka edhe tė atillė  qė hynė nė radhėt e njerėzve mė tė pasur nė Amerikė. Mirėpo, ka edhe tė tjerė  qė u takojnė njė kategorie mė tė ulėt, mirėpo  megjithatė kanė krijuar pasuri tė pafundshme. Do tė ishte nė ndėrgjegjen e tyre qė tash investimin e tyre ta kthejnė kah vendlindja e tyre, sepse sė fundmi e kanė edhe si obligim moral qė ta ndihmojnė popullin e tyre tė shumėvuajtur. Mendoj qė rrugėn time pėr tė investuar nė Kosovė do ta vazhdojnė edhe shumė  biznesmenė tė tjerė shqiptaro-amerikanė", ėshtė shprehur Samiu. Posa zbresim nė  Aeroportin e Nju Jorkut, nė fytyrat e njerėzve tė cilėt prisnin fluturimin, por edhe tė atyre qė zbrisnin dhe shkelnin nė tokėn e Amerikės, vėrehej njė zymtėsi. Nė fytyrat e shumė tė rinjve dhe tė rejave nga anembanė bota varnim edhe lotėt qė u shkisnin faqeve. Monitorėt tė vendosur nga tė katėr anėt e hapėsirės sė aeroportit jepnin lajmin pikėllues mbi vjedhjen e  legjendės sė rok muzikės Majkėll Xheksonit. "Kjo nuk mund tė ndodh!" Kjo ėshtė e pabesueshme!" Dėgjoheshin britmat e tė rinjve dhe tė rejave qė ishin aty tė pranishėm, duke mos i besuar atij lajmi tė  zi. Duke pėrcjellė skenat nga  ato pamje tė tmerrshme me rastin e vdekjes sė kėsaj legjende tė muzikės botėrore, nėpėr ato labirintet tė improvizuara qė tė shpinin nė kryerjen e  formaliteteve zyrtare deri nė daljen nga aeroporti, shumė nga tė rinj edhe "ziheshin nė thua" dhe rrėzoheshin nė atė  rrėmujė njerėzish.
Me tė dalė nga  godina e aeroportit takoj befasinė   tjetėr, takoj vėllanė qė (s')e njoha, Lekėn, tė cilin nuk e kisha parė 27 vjet mė parė! Ndjenjat e mallit qė na kishin pėrvėluar pėr afro tri dekada u "derdhen"  gjatė  atyre pėrqafimeve tė ngrohta. Asnjėri nga ne  nuk u besonte syve tė vet qė kjo ka pasur mundėsi tė ndodhė pas  afro tri dekadash. Leka, para kaq vitesh kishte lėnė atdheun dhe kishte migruar nė Amerikė. Kishte pasur vėshtirėsi nė rregullimin e dokumentacionit  pėr vendqėndrim. Atij, nuk kishte shumė kohė qė i kishte vdekur ia ati nė Kosovė dhe nuk kishte pasur mundėsi qė tė marr pjesė nė varrim dhe as nė  tė pame. Ky moment kishte lėnė vėrragė  tė thellė nė shpirtin e tij.
Duhej tė udhėtonim pėr  45 minuta deri nė shtėpinė e  tij. Ai, gjatė kėtij udhėtimi bėnte pėrpjekje qė ta "derdh" gjithė atė mallin qė kishte akumuluar  nė shpirtin e tij pėr aq shumė vjet qė i kishte munguar familjes dhe vendlindjes sė tij nė pėrgjithėsi.

NĖ MANHATTANIN MAGJEPS DHE TĖ ATRAKSIONEVE TĖ MĖDHA

Nju Jorku ėshtė njė Shtet Federal nė veri lindje tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ai kufizohet me liqenin Erie, liqenin  Ontario, Kanadanė, Vermont, Massachusetts, Connecticut, Nju Jersey, Pennsylvania dhe me Oqeanin Atlantik. Tre ishujt Long Island, Manhattan dhe Staten Island, formojnė njė pjesė tė rėndėsishme tė Nju Jorkut.   Nė lindje tė Nju Jorkut  tė Nju Jorkut rrjedh Hudson River (Lumi Hudson). Nju Jorku ka njė sipėrfaqe prej 141.080 metra katrorė dhe me njė popullsi  prej 18.98 milionė  banorė, pas Kalifrnisė dhe  Teksasit ėshtė shteti i Tretė federal pėr nga dendėsia nė SHBA. Kryeqyteti i Nju Jorkut ėshtė Albany, ndėrsa qyteti mė i madh ėshtė Nju Jork City. Territori  jashtė hapėsirės sė Nju Jork City-it thirret "Upstate New York". Qytetet mė tė mėdha nė Upstate New York janė Binghamton, Buffalo, Rochester dhe Syracuse. Edhe qyteti i Manhattanit hyn nė kuadrin e qyteteve mė tė mėdha dhe mė tė bukur tė Nju Jorkut. Kaherė kemi qenė  kureshtar ta vizitojmė kėtė qytet tė bukur dhe tė njohur anekėnd botės. Aty  funksionon institucioni i politikės botėrore,  Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė, qė ėshtė i vendosur nė njė ndėrtesė tė bukur dhe shumėkatėshe, Ura nga mė tė mėdhatė nė Amerikė, qė lidh Nju Jorkun dhe Shtetin e Nju Xhersit, Shtatoren e Lirisė, njė simbol mjaft domethėnės, Kullat Binjake qė dikur ishin qendra mė tė mėdha ekonomike botėrore, rrėnimi i tė cilave patėn tronditur tėrė botėn, si dhe shumė bukuri tė tjera, qė vėrtet kėtė qytet e bėjnė  tė veēohet nga tė tjerėt. Udhėtimin pėr nė Manhattan, qytetin e atraksioneve tė mėdha e bėjmė nga qyteti mė me shumicė tė popullatės tė komunitetit  shqiptarė nė Nju  Jork, nga Bronzi. Treni qė me njė shpejtėsi ecte dhe ndalej nė tė gjithė stacionet qė  i kishte tė paraparė, ēante ato vendbanime qė shtriheshin pėrgjatė  lumit Hudson dhe  fushave qė shtriheshin nė anėn e  majtė. Temperaturat ato ditė tė nxehta tė korrikut ishin mjaft tė larta, jo edhe krejt  tė pazakonshme pėr Nju Jorkun. Sepse, nė kėtė vend, edhe dielli gjatė stinės sė verės, po ashtu edhe acari nė atė tė dimrit, dinė t'i  "tregojnė dhėmbėt" e tyre. Prandaj, edhe populllata e kėtushme ishin mėsuar me  kėto kushte klimatike qė mbretėronin.  Njerėzit, kėtė vapė pėrcėlluese, dikush e derdhte nė  ujin e lumit Hudson, shumė tė tjerė dhe gati tė gjithė, nė  plazhet e bukura tė  Oqeanit Atlantik.  Nė vagonėt e trenit qė shpinte pėr nė qytetin magjeps tė Manhattanit na binin nė sy njerėz tė tė gjitha racave dhe ngjyrave tė ndryshme. Kėto raca dhe ngjyra sikur krijonin njė kolorit shumė interesantė tė  jetės sė njerėzve tė asaj bote shumė joshėse pėr jetesė.  "Amerika ėshtė  vend i diversiteteve dhe i kulturave tė  mėdha. Nė mesin e shumė popujve qė  nė qindvjeēarin e  shekullit tė kaluar  kanė "zbritur" nė kėtė  botė "tejoqeanike", janė edhe shqiptarėt", shprehet njė nga bashkudhėtarėt, i cili njė kohė tė gjatė  jetonte dhe vepronte nė Amerikė. Edhe shqiptarėt gjatė dekadave tė fundit kanė ardhur me shumicė nė Amerikė. Bile, vala e ngjarjeve tė  viteve tė '90-ta nė Shqipėri, po ashtu edhe  koha e okupimit  tė Kosovės nga Serbia, ka  bėrė qė  andej Oqeanit tė  vijnė shumė shqiptarė.  Kėshtu, pra, nė Amerikė, mė sė shumti kanė emigruar shqiptarė nga Shqipėria dhe Kosova, mirėpo  ka edhe  Nga Mali i Zi, Maqedonia, viset Arbėreshe nga Italia, nga Greqia etj.  Ata kanė hapur restorante, po ashtu merren edhe me veprimtari tė tjera, tė cilėt janė integruar mjaft mirė nė jetėn amerikane. Fėmijėt e tyre arsimohen nė tė gjitha shkallėt e arsimit nė Amerikė dhe kryejnė  shkollimin sikur gjithė tė rinjtė tė tjerė amerikanė. Shqiptarėt, kėtu nė Amerikė konsiderohen punėtorė tė vyeshėm dhe kanė dhėnė shumė pėr  vendin e tyre, pėr Kosovėn dhe hapėsirat tjera tė gjeografisė shqiptare. Pėr atė edhe e gėzojnė respektin edhe mė tė madh nga populli i kėtushėm amerikan", shprehet ai.  Treni, pas afėr njė orė, arrin nė qytetin e Manhattanit. I gjithė treni "derdhet" nė stacionin e kėtij qytetit. Njerėzit vlonin si zgjua bletėsh. Vetėm pot ė shoqėrojė ndonjė njeri qė njeh mirė atė vend ka mundėsi tė tė nxjerr nga ato labirinte  qė  i kishte ky stacion i trenit.   Tė shikosh pamje nga  qendra e Manhatanit ishte diēka mė tepėr se pėrrallore. Askush nuk mund t'u besonte  syve tė tij qė aq tė larta mund tė jenė tė ndėrtuara ato ndėrtesa qindra kate. Po t'i shikosh ato ndėrtesa shumė gjatė, sikur tė rrok ankthi dhe kreshėroseshe i tėri. Vendi ku kishin qenė tė ndėrtuara Kullat Binjake, tė kthenin tė retrospektivėn e atij viti tragjik ku njė dorė e zezė e kriminale i shkrumboi  ato kulla dhe mori jetėn e mijėra njerėzve tė pafajshėm.
Duke i shikuar kėto kulla, tė cilat prapė ishin nė  rrugėn e rindėrtimit dhe tė rilindjes sė tyre, njeriu gjithsesi kthehet  nė 11 shtatorin e vitit  2001, duke e ndjerė atė zbrazėsi  kur dihet fakti se aty humbėn jetėn  afro 3 mijė  viktima. Njėkohėsisht, nė kėto ēaste njeriu mendon pėr familjet e tyre qė kanė lėnė prapa, fėmijėt e tyre, bashkėshortet, apo bashkėshortėt e tyre. Sa mjerim pėr  viktimat, e sa vėshtirėsi pėr tė gjallėt. Ėshtė e ēuditshme, thonė banorėt e kėtij qyteti, qė pas vdekjes sė tė tė gjithė atyre personave  nė Qendrėn e Tregtisė Botėrore "The World Trade Center", dhe pas shkatėrrimit tė kullave binjake nga 110 katėshe qė ėshtė mburrur me to Amerika, nė themelet e tyre mbetėn dy trerė tė hekurt tė kryqėzuar  nė formėn e Kryqit tė Kalvarit. "Dita e 11 shtatorit 2001,  ka qenė dita ma tragjike pėr tėrė Amerikėn. Edhe kur meditojmė  pėr kėtė ngjarje mbulohemi me djersė, duke imagjinuar gjamet, britmat dhe vuajtjet e viktimave duke dhėnė shpirt", shprehej njė njeri i cili me kureshtje pėrcillte punimet e rindėrtimit tė kėtyre kullave. Njerėzit tė cilėt kryenin shumė punė nė ndėrtimin e kėtyre kullave  shtonin se kėto kulla tė cilat janė tė projektuara pėr t'u rindėrtuar do tė jenė edhe mė tė larta, mirėpo edhe mė atraktive.  Bukurinė e kėtij vendi e shtonte edhe lumi Hudson, i cili ndante kėtė qytet me  shtetin Nju Xhersi. Ura  disa kilometėrshe lidhte kėtė  qytet me Nju Xhersin". Shėtitja  brigjeve tė kėtij lumi ishte njė  pushim shpirtėror.  Edhe urat e shumta, tė gjata dhe tė larta  e bėnin shumė atraktiv kėtė qytet.  Atraksionin e kėtij qyteti gjigant e shton  simboli i kėtij vendi, Statuja e lirisė. Statuja e lirisė, kuptohet simbol i paqes dhe i lirisė, pothuajse konsiderohet  monumenti mė i famshėm i botės, i cili i ėshtė dhuruar Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit tė Revolucionit Borxhez Francez, qė solli ēlirimin e kolonive nga Mbretėria Britanike. Me kalimin e viteve ajo mori njė simbolikė tjetėr, atė tė paqes e tė lirisė e tė demokracisė nė botė.  Nė shumė shėnime tė hasura nga mediet tė kėtushme tė cilat flasin pėr historinė e kėtij simboli emblematik pėr popullin amerikane, por edhe tė tjerė, hasim tė dhėna se vendimi pėr ta ndėrtuar atė u mor mė 1876, njėqind  vjet pas Revolucionit Amerikan. Mirėpo, pėr shkak tė mungesės sė fondeve  dhe vėshtirėsive tė realizimit tė njė vepre  tė kėtillė madhore, siē ishte  Statuja e lirisė, Statuja u ngrit krenare  nė ishullin e saj vetėm dhjetė vjet mė vonė. Amerikanėt ndėrtuan piedestalin, ndėrsa francezėt dėrguan pjesė-pjesė Statujėn, plot 350 copė nė 214 paketime, qė u transportuan me anije nga njė anė e oqeanit nė anėn tjetėr. Pėr t'i ribashkuar pjesėt u deshėn  katėr  muaj  tė tjerė. Autor i kėsaj vepre shumė madhore ėshtė Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Aleksandėr Gustav Eifel, autor i Kullės sė famshme tė Parisit. Ceremonia e pėrurimit tė kėsaj vepre shumė tė rėndėsishme  tė artit amerikan dhe botėror u bė mė 28 tetot 1886, nė prani tė mijėra  pjesėmarrėsve, qė ishin mbledhur nė kėtė ngjarje shumė tė rėndėsishme me rastin e inaugurimit tė kėsaj vepre madhore e tė mrekullueshme tė kulturės sė asaj kohe, qė vinte me dhjetė vjet vonesė. Bashkė me piedestalin ajo ngrihet e lartė 93 metra. Nė dorėn mban njė pllakė nė tė cilėn shkruhet "4 Korrik 1776", e cila konsiderohet  Ditė e Ēlirimit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kthimin, po ashtu nga Manhattani pėr nė Yokers, ku edhe kisha stacionin e fundit nė Nju Jork prapė e bėra me tren. Edhe pse bashkudhėtari im Toni kishte veturėn pėr hir tė atraksionit  qė kishte ky lloj udhėtimi vendosėm ta lėmė veturėn nė Bronxi dhe t'i nxjerrim biletat e udhėtimit me tren. Edhe udhėtimi i paradites  pėr nė Manhattan ishte mjaft atraktiv dhe treni mbėrriti nė cakun tonė sa ēel dhe mbyll sytė".  Edhe me t'u kthyer treni i shpejtė ēante rrugėn pėrgjatė lumit Hudson nėpėrmjet atyre vendbanimeve tė bukura qė shtriheshin nė tė dy anėt e rrugės; pėrmes atij peizazhi  qė  kishte krijuar njė ngjyrė piktoreske. Hera e parė gjatė atyre ditėve tė qėndrimit qė kisha marrė rrugė  me tren. Duke udhėtuar  nėpėr njė natyre kaq tė bukur, njeriu pa dashje thellohet nė botėn e kujtimeve ku nuk kemi kohė tė hymė gjatė ditėve tė  jetės sė zakonshme, ngase jeta ėshtė aq e  ngarkuar, e shpejtė dhe e vrullshėm, qė njeriu njė kohė tė gjatė nuk ka kohė dhe mundėsi tė  futet  nė atė botė qė  edhe vetė e dėshiron shpeshherė dėshiron reminishencėn e sė kaluarės, por, ajo qė thamė mė parė, shpejtėsia e prioriteteve qė kėrkon jeta, njeriun nuk e lejon tė rikthehen kohėn qė dėshiron. Ky udhėtim, me tren, mė sjell ndėrmend kohėn e djalėrisė sime, kur udhėtoja me tren nėpėr Evropė, atėherė kur udhėtimet ajrore nuk kanė qenė aq tė lehta e tė shpeshta si tani. Pėr ta shkuar nga njė shtet nė shtetin tjetėr duhej udhėtuar me ditė tė tėra. Sot kėto rrugė janė shkurtuar e komunikimi ėshtė  pėrshpejtuar, tashmė komunikimi bėhet pėrmes mjeteve elektronike , e jo pėrmes letrave tė cilat duheshin udhėtuar me muaj tė tėrė, por  kemi njė komunikim shumė efikas, si me telefon, apo edhe pėrmes internetit, qė ėshtė forma ma bashkėkohore e komunikimit. Bota duket sikur ėshtė zvogėluar, na duket se na ėshtė bėrė shumė e vogėl. Dikur nė  vendin tonė, njė njeri, apo disa njerėz ktheheshin nė Zvicra apo Gjermania, shkon i gjithė fisi dhe njerėzit tė tjerė tė tyre tė afėrm  pėr t'i dėgjuar rrėfimet e tyre pėr botėn tjetėr, shumė tė largėt (por e cila sot shumė ėshtė afruar), e qė ato vende ishin shumė mė tė ndryshme se sa  vendi ynė i vogėl dhe i lėnė nė harresė, i cili nuk figuronte as nė hartėn e Evropės.  Pėr kėta njerėz  Amerika  ishte njė vend i "pazbuluar", ishte njė vend qė  vetėm kishin mundėsi ta imagjinonin. Ndėrsa sot kanė ndryshuar kohėrat. Teknika na sjellė njė realitet tė ri, nė botė tė re shumė dinamike. Nesėr do tė vijė edhe diēka shumė mė interesante se sa sot...

KĖTU JEMI NJĖ SHQIPĖRI E VOGĖL

Ėshtė e diel meskorrku. Njė paradite e freskėt dhe e kėndshme nė metropolin e njohur  tė Nju Jorkut, nė Bronxit. Bronxi ėshtė qyteti i cili njihet me numrin mė tė madh tė shqiptarėve aty. Mbase kėshtu thonė shumė nga shqiptarėt qė jetojnė dhe veprojnė nė atė  vend. Si rėndom, nė rrugėt bulevardet, sheshet dhe parqet  tė shumta tė kėtij qyteti  tė famshėm dhe me njė tė kaluar tė lashtė historike, edhe gjatė kėsaj dite vėreheshin njerėz dhe vizitorė tė shumtė pothuajse nga e gjithė bota, tė  origjinave dhe  racave tė llojllojshme. Zhurma dhe gjallėria e kishte  gllabėruar e tėra  kėtė qytet tė bukur. Ēdo vizitor do ta vėrente atė dinamikė  tė jetės. Nė kėtė qytet jetėn e endin edhe dhjetėra mijėra shqiptarė  nga gjithė gjeografia jonė, si nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Po ashtu, njė numėr i madh i tyre ishin edhe nga pjesėt arbėreshe tė Italisė, si nga Kalabria e Sicilia, po ashtu edhe  nga krahinat shqiptare tė Greqisė.
Pėr shumė shqiptarė nė qytetin e Bronxit  pikėtakim pėr tė kaluar kohėn e lirė  kishin  restorantin e mirėnjohur nė kėtė vend me emrin "Zymi", lokal ky i cili ishte pronė e njė pronari  pikėrisht nga Zymi i Hasit tė Thatė.  Edhe ne atė ditė, qė ia mėsymė kėtij qyteti, si  qėllim kishim shkuarjen  nė kėtė pikė, pasi qė ishim tė vetėdijshėm qė  aty do tė takonim shumė nga njerėzit tanė tė gjuhės e tė gjakut.  Para se tė shkojmė nė kėtė lokal, ne u gjendem nė  zyrat  e biznesmenėve tė njohur shqiptaro-amerikan, tė Mark dhe Hil Pėrlleshit, zyra kėto tė cilat ishin nė afėrsi tė  kėtij lokali. Nga ndjenja  e dashurisė pėr vendlindjen e tyre, Jagodėn (fshat nė afėrsi tė Klinės), vėllezėrit  Pėrlleshi, kompaninė e tyre tė biznesit e kishin emėrtuar po me tė njėjtin emėr "Jagoda".  Pėr rreth njė ore bėjmė bisedė tė ngrohtė  me dy vėllezėrit Pėrlleshi (Markun dhe Hili), dhe aty shpalosim shumėēka nga jeta e tyre nė vendlindje, shpalosim tė kaluarėn e tyre  tė dhimbshme dhe krenare, mirėpo edhe pėr tė arriturat e tyre tė sotme nė  fushėn e bizneset dhe nė fushat tjera.  Pas disa kohėsh vendosim qė bashkėrisht tė shkojmė  nė restorantin i cili gjendej jo larg  zyrave tė kompanisė "Jagoda".  Restoranti "Zymi" ishte i stėrmbushur me  klientė. Njė numėr i konsiderueshėm  i tyre qėndronin nė  tavernėn e jashtme, ndėrsa njė pjesė tjetėr nė brendinė  e lokalit. Shqipja ishte gjuha e vetme qė flitej, po ashtu edhe kėngėt qė u kėndonin kėtu ishin tė repertorit shqip. Dėgjoheshin kryesisht kėngė  patriotike nga repertori i Shkurte Fejzės, Shyhrete Behlulit, Ilir Shaqirit, Gėzim Nikės, Nikoll Nikprelajt, Malėsorit e shumė tė tjerėve, kėngė kėto qė derdhnin gjithė atė dashurinė  pėr  atdheun. Delli akustik i kėtyre kėngėve buronte nė vendlindjen e atyre  njerėzve  qė e kishin lėnė, por kurrė  shpinėn nuk ia kishin kthyer.
Nė kėtė retorant pyes pėr profesorin e nderuar nga Irzniqi, z. Sadik Aliēkaj, i diplomuar nė Fakultetin Filologjik - Degėn Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Kosovės. Profesor Aliēkaj po ashtu nė kėtė degė edhe ka magjistruar. Njė kohė ka punuar si mėsimdhėnės nė  gjimnazin "Vėllezėrit Frashėri" nė Deēan, ndėrsa ka  disa vjet qė ka migruar nė Amerikė. Atė e njoha qė nga fundvitet e 60-ta dhe fillimvitet e '70-ta, pasi qė  vinte nė  vendlindjen tonė dhe qėndronte me muaj duke i pėrgatitur provimet me axhėn tim, Frrokun (Gojani), po ashtu profesor i parė i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Klinė. Me profesor Sadikun na lidhte njė e kaluar dhe se pėr ta takuar kisha njė  dėshirė. Shumė nga njerėzit qė ishin nė shoqėrim e njihnin dhe flisnin me admirim pėr tė. Mė treguan qė pikėrisht gjatė asaj kohe ndėrsa isha  atje, ai bashkė me familjen kishte  ardhur nė vizitė nė Kosovė. Mė mbeti pikė nė zemėr qė se takova profesor Sadikun, qė kisha shkuar me dėshirėn e axhės (Frrokut), po ashtu edhe timen pėr ta takuar. Ramiz B., ish- ushtar i UĒK-sė, nė batalionin "Atlantiku". Ai na flet pėr organizimin e  vullnetarėve  mėrgimtarė shqiptarė nga ky  rreth pėr t'iu bashkangjitur  forcave ēlirimtare tė UĒK-sė. Ai tregon gjerėsisht  inkuadrimin e ti dhe tė shumė shokėve tė tij nė radhėt e kėtij batalioni, po ashtu  edhe stėrvitjet e bėra nė  Ballsh. Me krenari Rrustemi flet edhe pėr  thyerjen e murit shqiptaro-shqiptar nė Koshare dhe luftėn heroike tė  luftėtarėve tė lirisė  qė kanė bėrė pėr ta shkulur atė gur  qė ndante  njė popull tė njė gjaku, gjuhe dhe njė flamuri, qė ndante njė organizėm.       
Mehmet Gashi, sot i ka  64 vjet. Kur e kuptoi se  jemi nga Kosova u gėzua shumė. Na luti qė ta vizitojmė nė shtėpinė e tij pėr t'u njoftuar me familjen e tij. Ishte i lindur nė njė fshat tė  Suharekės, mirėpo mė 1969 kishte migruar nė Amerikė, pėrkatėsisht nė Bronx. Para se tė dal nė pension  ishte marrė me punė ndėrtimtarie. "I kam pesė fėmijė, tė cilėt tash m'u bėnė krah i fortė pune. Edhe pse nė Amerikė, vėrtet kam hequr shumė keq pėr t'i rritur. Madje, dy prej tyre i kam tė martuar dhe kanė fėmijė.  Edhe fėmijėt, po ashtu edhe nipat e mbesat flasin  rrjedhshėm  shqipen.  Bėjmė shumė pėrpjekje qė edhe kėtyre fatosave tė vegjėl t'ua mėsojmė gjuhėn shqipe, mirėpo e kemi mjaft tė vėshtirė sepse  pjesėn mė tė madhe e kalojnė nė shkollė, prandaj edhe rrethi ku ata bėjnė pjesėn mė tė madhe  ndikon tek ta.  Megjithatė tė gjithė nė familje flasim shqip. Do tė bėjmė pėrpjekje qė ta ruajmė gjuhėn tonė, megjithėse shumė prej tė rinjve kėtu e kanė humbur. Edhe kėtu, siē po e shihni, jemi nė Kosovė e vogėl. Pra, trupin e kemi kėtu, ndėrsa shpirtin dhe zemrėn pėrherė e dėrgojmė atje.  Atje nė vendlindje kam vėllanė, jeton nė kushte tejet tė rėnda, mirėpo ne bėjmė pėrpjekje qė sadopak t'ia zbusim gjendjen e vėshtirėsuar, se  jeta edhe kėtu po kėrkon. Amerika nuk ėshtė krejt qysh mendohet nė Kosovė. Edhe nė kėtė vend duhet tė punohet shumė nėse dėshiron tė  jetosh. Jemi tė etshėm pėr ta vizituar vendlindjen, vendin e stėrgjyshėrve tanė dhe njė ditė do tė vijmė atje. Jemi shqiptarė dhe shqiptarė do tė vdesim", shprehet ai.
Nė meskorrikun e kėtij viti kthehem nga Amerika me  pėrshtypje shumė tė veēanta dhe dėshirat qė kėtė vend magjeps dhe tė mundėsive tė mėdha ta vizitojmė edhe herave tė tjera.


Legjenda nė foto: Nju Jorku