Kosova nuk ka strategji, por ka alibi për të fshehur mungesën e strategjisë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 26.06.17 | 16:38

Dr. Zef Komani

Kosova duhet ta formulojë një strategji për të dalë nga letargjia që e ka kapluar, në të kundërtën…

Analizat tregojnë se për rritjen e përkrahjes së votuesve kosovarë nuk nevojitet ndonjë përkushtim i madh. Tregues i këtij fenomeni është rritja e përkrahjes ndaj Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit pati rritje, edhe pse të gjitha aktivitete e saj janë krijimi i incidenteve politike, e asesi identifikimi i problemeve shoqërore e aq më pak paraqitjen e ndonjë strategjie për tejkalimin e tyre. Incidentet sillen nga ato më minoret si pengimi i personave zyrtar, etiketimi i njerëzve, linçimi i kundërshtarëve politik e gjer te ato madhoret “minimi” i parlamentit me molotov. Se Vetëvendosja nuk ka strategji të mirëfilltë për Kosovën ose së paku nuk e ka shpalos para elektoratit të vetë si dhe shoqërisë kosovare dëshmon ndërrimi i kursit (së paku verbalisht në lidhje me temat e nxehta që e presin lidershipin politik të Kosovës si demarkacioni, asociacioni, ushtria, specialja, papunësia, etj). Vetëvednosja kurr nuk e ka mbledh elektoratin e saj së paku në një protestë të vogël për shkak të papunësisë, standardit të dobët, arsimit, shëndetësisë, etj. Prandaj lirisht mund të themi se kur politika kthehet në cirk atëherë klounët fitojnë.

Derisa PDK doli e para por shumë e lënduar, LDK “bie” në vendi e tretë.

AAK dështoj edhe një herë që të jetë vet vetja. Për të satën herë po dështon ta mban një qëndrim të cilin tashmë e ka mësuar, atë të kritikave ndaj pozitës nga roli opozitar. Edhe një herë AAK – ja për disa funksione politike po e djegë përkrahjen e elektoratit të fituar me mund të madh për shkak të persekutimit të vazhdueshëm të liderit të saj përmes gjykimeve maratone e që del të jenë politike si dhe për shkak të qëndrimit në opozitë.

A është kjo situatë politike eksesive?

Asesi, më mirë mund të themi se është një gjendje permanente politike e prodhuar jo vetëm nga klasa politike por edhe nga mentaliteti i trashëguar me shekuj, sepse klasa politike nuk na është imponuar me forcë por janë të zgjedhurit tonë e për më tepër janë bijtë dhe bijat “më të mirë” të popullit tonë.

Qytetarët duke mos pasur informatë dhe ide se çka bëhet me Kosovën tonë, janë të detyruar të jetojnë në botën e vetë të mistershme, me pasuri dhe të varfër, në liri e me liri të kufizuar, me shtet dhe komb të kontestuar…

Nga kjo situate qytetaret që sa do pak mendojnë për proceset politike, në momentin që nuk kanë ndonjë shpresë për të ardhmen kthehen ka Vetëvendosja pra kthehen nga shpresa për ndryshim pa e ditur as vetë se cili do të jetë ndryshimi. A mundet dikush me njohuri modeste politike, të beson në një ndryshim pozitiv nga një lëvizje që as veten nuk mund ta ndryshoj. Si ka mundësi ta ndryshoj Kosovën, kur Vetëvendosja ka mbetur lëvizje (OJQ) ashtu siç ishte kur u formua për nevoja të politikës ditore.

Si qëndron situata me subjektet politike?

Isa Mustafa mburret me suksese ekonomike në çdo moment edhe pse ende nuk na tregon se për sa është rritur borxhi publik gjatë mandatit të tij. Ai ende nuk është i gatshëm që para anëtarësisë së vetë të jap llogari. Jo për dështimin në zgjedhje por për dështimet e një pas njëshme.

LDK-ja duhet të vendos, të jua dorëzon partinë rugovistave ose mos ta shfrytëzon në maksimum emrin e presidentit Rugova. E rogovista nuk i quaj ata që plotë gojën e kanë me emrin Rugovë por ata të cilët ideal e kanë veprimtarinë politike të tij. Isa së paku nëse nuk reflekton tani qëndrimi më i gjatë i tij në krye të LDK-së është thjesht ekzibicionizëm politik. Isa dinë, nuk dëshiron dhe nuk mundet.

Po Veseli çka duhet të bëjë. Ka bërë shumë mirë kur i ka dëgjua qytetaret për brengat, dëshirat dhe shpresat e tyre, por pyetjen më të rëndësishme si duket nuk ju a ka bërë. A pajtohen qytetaret e Kosovës me prezencën në strukturat e PDK-së të personave që performanca e tyre politike e zbeh rolin e PDK-së. Veseli duhet të reflektoj dhe në PDK të ofroj infuzion të kuadrove e disa nga të tanishmit ti dërgon në pension politik. PDK-ja e Veselit urgjentisht duhet që me prioritet të ndërmerr riformatizim dhe transformim të mirëfilltë të saj. Kadria dinë, mundet, vetëm duhet të ketë vullnet. Zgjedhjet janë shumë afër, ato të përgjithshme dhe lokale!

Aleanca duhet sa më parë të dal nga gëzhoja ku po struket gjithnjë e më tepër. Duhet ta ndërpres traditën e të qenurit parti e Deçanit (gjysma e deputetëve janë nga kjo komunë ose rreth saj).

Ndërsa pjesa tjetër e klasës politike manipulojnë me problemet madhore që na preokupojnë neve qytetaret e thjeshtë. E sikur në probleme të nënkuptonin brengat reale të qytetarëve e të vendoseshin në prioritete do të ishte ideale. Mirëpo ata, me apo pa qëllim, me apo pa përfitime politike brenga i konsiderojnë vetëm demarkacionin, asociacionin e “onet” tjera.

Prandaj duke mos mund as të adresohen brengat, e le ma të zgjidhen ato, kontingjenti i popullatës i cili kërkon ndryshime orientohen kah Vetëvendosja, nga shpresa e pa shpresë. Këtë trend duhet ndërprerë por jo me fjalë por me vepra. Nuk duhet lejuar që Kosova të bëhet Venezuelë.

A paraqet befasi zhvillimi i situatës në këtë drejtim?

Për njohësit e situatës politike nuk mund të paraqet befasi. Nëse për asgjë tjetër atëherë për shkak të mentalitetit politik të elektoratit, i cili është i bazuar në zhgënjim, mosbesim, mos tolerancë, si dhe apati. Në fund të fundit çka mund të presim nëse partitë e mëdha tradicionale veprojnë ashtu siç janë duke vepruar.

Kujdestar të mirëfilltë në përcjelljen e gjendjes në të cilën gjendemi janë një numër i vogël i medieve dhe portaleve si ZE, GE, IN, BL, etj, mirëpo pa ndonjë rol të rëndësishëm në ndryshimin e gjendjes apo përpilimin e ndonjë strategjie, rol që gjithsesi i takon institucioneve. Pra lirisht mund të themi se zhvillimet e fundit në politikën kosovare nuk janë strategji, por një alibi për të fshehur mungesën e një strategjie të mirëfilltë.

Nuk dëshiroj të jem pesimist apo ta dramatizoj situatën, por Kosova duhet ta formulojë një strategji për të dalë nga letargjia që e ka kapluar në të kundërtën

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen