Betimi i deputetëve!

OP-ED | Zef Prenka | 20.03.20 | 15:33

Kur bëhet betimi dhe e përbuzë atë.

Shkruan: Zef Prenka

Dihet se çdo Parlament i zgjedhur nga votues të subjekteve të ndryshme, para se të nisin punën, Kushtetuta i obligon që të japin betimin.
Por,në të vërtetë çfarë po ndodh?
Ata, jo vetëm që nuk i përmbahen betimit të dhënë, por, shkojnë edhe më larg dhe deri në ekstrem politik.
E gjithë kjo po ndodh, jo për interesat e subjekteve politike dhe mirëqenjen e qytetarëve, por për teket e tyre përsonale dhe klanore.
Populli i voton, ua pregadit ulëset e buta, ua mbushë kontot me Lek dhe çfarë presin nga ata- asgjë më pak se zhgënjim total.
Po, ka një arsye pse, ndodhë kjo modë politike.Sepse, krerët partiak së bashku me servilet e tyre(mjerisht, janë të shumtë dhe kanë stilin e hijenave…), sakrifikojnë edhe ekzistencen e shtetit, vetëm që, drejtësia mos të vëjë dorë mbi ta!?
I gjithë problemi qëndro aty, tek akuza dhe arrestimet e mundshme për korrupcion, zhvatje, shperlarje parashë dhe abuzime me fondet dhe buxhetin e shtetit, por edhe më shumë se kaq, pra, edhe në prekjen e sovranitetit të shtetit!?
Atëherë, ata jo vetëm që e thejnë betimin, por shkelin me të dy këmbet edhe kushtetuten edhe votën, që për Parlamentarët duhet të konsiderohen si të shejta.
Ata, sot e gjithë motin po tallen me qytetarët duke, treguar storie, të mbushura me helmin e inatit, me gjuhën e urrejtjes ndaj tjetrit( në rastin e fundit edhe mes partnerëve të koalicionit).
Kjo „kulturë politike“, është jo edukative për një shoqëri që aspiron për vlera demokratike, sepse ato vlera nuk absorbohen nga ata, por, janë të tillë që edhe kur i gjithë Grupi Parlamentar e kupton se, çdo gjë po prishet për shkak të dy apo tre vetave të subjektit të tyre, prap nuk dalin guximshëm të thonë se „… unë xy, nuk jam ai/ajo, që shkeli betimin e deputetit dhe se ketë Parlament e mbrojë edhe jashtë GP. të partisë time, sepse, nuk janë interesa jetike per vendin por për individin…!)

Individi i secilit subjekt është i zavendsueshëm, bile edhe i kontribuon zhvillimit demokratik të shtetit, nga se, duhet fituar bindja që nuk ka politikan të pa zavendsueshëm!

Atëherë krijohet një bazë e mirë dhe shërben si urë lidhëse për procëset demokratike.
Ndërsa kur të gjithë servilosen, s’mbetet gjë tjetër për ata deputet, veq se, t’iu vëndoset nga një ogrraç në vend kravate dhe t’iu thuhet “ marshallhaaa“ ç’na bëtë..!!

Zef Prenka
Stuttgart
20 Mars 2020

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen