Kur takon poetin

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 06.05.15 | 22:16

Martin P.Lleshi

Dehur
si fjala e ndrydhur
n`udhëtimin e saj

dergjur
copëzave t`largëta
të trupit tim
me orën e ndalur
n`kohën e matjeve

i shkrifëti mall
merr udhë
takon poetin
sërish dehet fjala
ca riga shiu kripëzuan
rrudhat e eshkuna t`mërgimit
lumi shushuritë dallgët
n`simfonitë e Mozartit
e koha përmallshëm ecën

pak orë n`krah dollie
gëzuar ditëlindja poet
ngazëllohet fjala
n`hotelin Renesancë
gotat e verës zbrazen
si n`tingujt e kambanave
n`fund`rënie n`kështjellë
çasti e fjala n`matje me kohën
po ikin,ikin..

Salzburg

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen