I riu shqiptar i kerkon falje kartonave te krimit te Reformes se Drejtesise.

OP-ED | Zef Prenka | 20.07.16 | 10:29

Reforma ne drejtesi,ka sjelle coroditjen e cdo brezi ne Shqiperi. Sidomos ne ate pjese rinie qe vlereson si ironike te dhimbshme faktin qe kjo reforme do kete edhe firmen e njerezve me te kaluar kriminale tashme te provuar.
Ja cfare shkruan ne profilin e tij ne facebook, njeri prej ktyre te rinjve, Skerdjan Dhuli.

„Ndjese Armando Prenges…!

Ja erdhi edhe kjo dite. Erdhi dita qe dikush, nje njeri normal i ketij vendi, ti kerkoje falje nje vrasesi. Mos u cudisni. Me c’kemi degjuar ditet e fundit…
Neser votohet Reforma ne Drejtesi. Une me dhimbje, syte do i mbaj vetem tek ai. Tek simboli i kesaj reforme. Tek njeriu qe nuk ka te dyte mbi kete rruzul tokesor, pasi eshte i vetmi rast ne bote qe dikush, qe duhet te ishte ne burg po nuk ka drejtesi dhe eshte ne Kuvend, do votoje pikerisht per te bere Drejtesi, qe te shkoje ne burg… Mos qeshni, keshtu do ndodhe. Del nga burgu e voton reformen ne Drejtesi.
Ai karton jeshil neser, ajo dore e ngritur lart, qe para do kohesh mbante pistoleten me plumba dhe shkrepej bresheri kunder nje njeriu ne komisariat te Policise, pikerisht ai karton, eshte neser tregues dhe simbol i asaj qe ne do bejme…
Une, edhe Rama do i mbajme syte tek Armando. Une si i deshperuar qe vendi im eshte katandisur ne kete derexhe, Rama si nje njeri qe ja doli me sukses te tallet me kete popull deri ne kete pike.
Nuk e di si do ndihet Donaldi ne llozhen e Kuvendit, por kjo pak rendesi ka. Me siguri do jete i lumtur, e mesiguri pas votimit do zbres te falenderoje Armandon per voten PRO, ndoshta i shtrengon doren, per te pare cfare shenje ka lene ai karton jeshil per kere reforme. Nuk e di. Pune per Donaldin kjo…
Me fal Prenge, se kujt ja merrte mendja se do vinte edhe kjo dite. Me fal qe i kam thene te gjitha kunder teje, pa e meduar e pa e ditur se paska nje rruge qe te con nga burgu ne Kuvend, e pikerisht ne nje dite shume te rendesishme.
Kujt mbi kete faqe dheu, ja merrte mendja se ne Shqiperi ndh qe te shkosh nga burgu, nga vrasjet ne zyre, nderkohe nga zyra ne burg shkojne te gjithe… Po Rilindja keshtu e ka. Mesa duket Rilindja u shtri me shume se ce prisnim.
Edhe pse e kam te veshtire ta bind veten qe mbi kete token tone egziston nje njeri qe kerkon me voten e tij per te shkuar ne burg, serish do e bej zemren gur, e do te them…“me fal“.
Me fal se une kam menduar se ti ishe vrases vertete. Ne fakt nuk e di cfare thote Gjoke Cali sot. Nuk e di cfare thone mjeket per plumbat e tu te hequr nga trupi i tij. Po nejse. Pak rendesi ka kjo tani. Neser do bejme Reformen ne Drejtesi. Ate qe do na sjelle apokalipsin. Nuk e beson ? Ja shih neser kur te te marre Gramozi ne tel e te thote se me kerkese te Ambasadorit Lu duhet te shkosh ne Kuvend…

Voto Armando. E na fal neve per gjithcka te kemi rene ne qafe.
Vetem na bej nje nder te fundit, na trego nje rruge per tu zhdukur nga syte kembet nga Shqiperia.

Te premtoj qe neser sdo ti heq syte nga ty. Ti je simboli i madh i Reformes ne Drejtesi…“

Skerdjan Dhuli

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen