Ekspozitë për nderë të shënjtërimit të Nënës Tereze

Diaspora | Zef Prenka | 29.09.16 | 19:47

Ekspozitë për nderë të shënjtërimit të Nënës Tereze

Shoqata“Yjet e Kosovës“ të Emmendingen(Freiburg) të bashkpunim me Banken Shtetrore Kreissparkasse të ketij qyteti organizuan EKSPOZITË ne nderë e lavd të shënjtores shqiptare Shën Nëna Tereze, që para tre javesh u bë shënjtërimi i saj, nga Papa Françesku në Vatikan.

Ekspozitës së organizuar me ketë rast i parapriu mesha e përbashkët shqiptare e gjermane .

Më pas ne lokalet e bankës Kreissparkasse-s, ishin vëndosur punimet e skulptorit të mirënjohur z.Mal Myrtaj, të zonjes Dalladaku piktore, të z.Augustin Përgegaj etj.

Ajo që na bëri të ndjehemi të piklluar,që fakti se ne ketë ekspozitë do ishte edhe i ndjeri
Gjelosh Gjokaj.
Në hyrje të lokalitetit, ishte vëndosur libri i zisë për Maestro…

Në ketë eveniment ishin edhe prifti, po edhe hoxha të pranishëm.
Shqiptarët pa dallim religjioni u bashkuar të nderojnë Shënjtërimin Nënës Tereze!

Ja si e përshkruan gazetari i mirënjohur në mërgatë dhe Jo vetem, z.Rexhep Rifati.

Shën Tereza bashkon gjermanë e shqiptarë, priftë e hoxhallarë

( Nga evenimenti në Emmendingen të Gjermanisë, kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë)

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Rrallë më ka ndodh të jem prezent në një ngjarje kulturore-përkujtimore që i dedikohet ndonjë figure shqiptare që të ketë më shumë të huaj sesa shqiptarë. Por, gjithsesi është një figurë madhore, një nobeliste dhe një grua e shenjtë shqiptare ajo që thyen kudo barrierat gjuhësore, fetare dhe planetare. Kjo është gjithsesi: Nëna e Shenjtë Terezë.
Në emër të kësaj figure u organizuan një varg aktivitetesh në qytetin gjerman Emmendingen, figurë kjo e cila jo vetëm brenda meshës, por edhe brenda një banke kursimesh u tubuan në aktivitet , piktorë e skulptorë, gazetarë, priftë e hoxhallarë. Që të gjithë në nderim të Shën Terezës, në nderim të veprës humane të kësaj grua trup-vogël e zemërmadhe. Në meshën e organizuar nga famullitari i qytetit Shtutgart, dom Albert Kristaj, pjesëmarrës ishin shqiptarë si nga radhët e besimit katolik ashtu edhe ai islam.
Bashkë organizator të këtij aktiviteti shqiptaro-gjerman ishte Shoqata „Yjet e Kosovës“,. që udhëhiqet nga veprimtari i palodhshëm Tahir Shabani, si dhe arka e kursimeve në Emmendingen të Gjermanisë, ku edhe u hap një ekspozitë një fushën e artit pamor. Me këtë rast u ekspozuan punimet e piktorëve Gjelosh Gjokaj, i cili ndërkohë ndërroi jetë dhe u kujtua pietet me një minutë heshtje nga të pranishmit, pastaj punimet në skulptor të skulptorit akademik Mal Myrtaj, si dhe punimet në pikturë të autorëve: Gustin Përgega, Bukurie Dalladaku, Hanes Lokenwis, Daniel Poster dhe Habib Shashivari. Me këtë rast u dhanë edhe disa pika muzikore nga Albert Ibrahimaj në kitarë dhe Albert Vingjili violinë
Veçmas fjalë të mira për komunitetin tonë dhe figurën e Shën Terezës u dëgjuan nga përfaqësuesit gjerman, të cilët përmenden se si shqiptarët në këtë mjedis janë një komunitet tejet aktiv, që është inkuadruar mirë në të gjitha rrjedhat zhvillimore e integruese të këtij mjedisi shumë etnik.
Përshtypje të veçantë bëri edhe një fjalë përshëndetëse e imamit të xhamisë së Stutgartit, efendi Hazbi Sulejmanit , i cili pasi përcolli përshëndetjet e xhematit të tij, përkujtoi se vepra e madhe e nënës Terezë ka qenë dhe mbetet shembull sesi punohet me përkushtim dhe humanizëm në të mirë të njerëzisë, ndaj edhe ne duke e marr shembullin e saj kudo që jemi duhet të punojmë fe e atdhe ashtu siç ka punuar edhe nëna Terezë. Fjalimin e tij, imami i Stutgartit e përfundoj me: “ Rroftë Kosova, rroftë shqiptaria!” .
Krahas pamjes dekorative të mjedisit ku u mbajt evenimenti, tingujve të muzikës dhe atmosferës shumë miqësore të pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, ishte edhe një darkë thuaja se tradicionale që ishte përgatitë nga gratë shqiptare, ndërsa që një fli si specialitet tonin e kishte gatuar një grua gjermane e martuar për një shqiptar, por që siç u pa e kishte bërë me shijen që bëhet edhe në trojet tona. E veçanta për mua ishte se aty takova edhe mjekun e mirënjohur ferizajas në Gjermani, doktor Fatmir Dalladakun , si dhe kolegë nga Radio Televizioni i Kosovës, e miq të tjerë nga fusha e artit e kulturës, por edhe bashkatdhetarë që i takova për herë të parë qoftë në meshë, vendin ku u mbajt manifestimi apo edhe në shtëpinë shumë mikpritëse të Tahir Shabanit në këtë qytet të Gjermanisë.
Me këtë rast dua të falënderoj organizatorin Tahir Shabani për ftesën që më bëri, si dhe mikun tim të kamotshëm Pjeter Gjoni nga Luzerni, me të cilin e bëmë këtë udhëtim nga Cyrihu deri në Emmendingen e anasjelltas.

 

Autoret e ekspozitës

Autoret e ekspozitës

fb_img_1475168272941

fb_img_1475168267499

fb_img_1475168227790

fb_img_1475168237560

fb_img_1475168198069

fb_img_1475168209587

 

imag0743

imag0749

imag0713

imag0704

Një qiri për ndjerin Akademik Gjelosh Gjokaj

Një qiri për ndjerin Akademik Gjelosh Gjokaj

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen