Shën Valentini i Poetit Mentor Thaqi.

Këndi poetik, Rrezore | Rrezore | 14.02.17 | 10:36

VJERSHË PËR DASHURINË

Thashë, sot do shkruaj vjershë,
jo, nuk do shkruaj poezi,
do i nënshtrohem i tëri
sakrificës së Shën Valentinit,
shpresoj të mos bie ndesh
me bashkëpoetët e mi,
por, zemra „fërk“ më bëri,
kur ia fillova këndimit!

Asaj që m´zbutë zemrën
më të butë se të qengjit,
dhe, harroj se jam „BURRË“
i traditës së hershme,
paj, s´dua të vras mendjen,
për thashethëmet e vendit,
nuk kam pohuar kurrë,
se është punë e pandershme!

Me dashuri u bë bota,
Zoti dashurinë e fali,
Adamit, kur nga brinjtë
e nxorri të dashuren Evë,
me pallavra të stërkota,
kush plleshmërinë s´e ndali,
e sa për gojëkëqinjtë,
dashurisë iu bëfshin levë!

Po ç´faj ka sot Adami
që është secili prej nesh,
që i rrehë zemra fort
kur është pranë asaj,
sytë katër ke fustani
që ajo mbanë veshë,
e mbërthen n´krahëror,
ah, … po ç´bëhet pastaj?!

Të falem nderit o Zot
që e krijove femrën,
nga brinja ime që e dhashë
pa m´u dhimbsur aspak,
e thëm sot e gjithëmot,
ajo e rinon zemrën,
po, e di mirë çfarë thashë,
shpirtin më ndezë flakë!

Ajo është vet jeta
që bulon në brëndi,
dhe fare pa u ndalur
rrjedhë si lumë i gjatë,
është gjysma ime që e gjeta
dhe u bëra një tërësi,
brinja ime që kam falur,
Dashurisë, Dhuratë me Uratë!

Mentor Thaqi VS., 14.02. …

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen