Halil Haxhosaj është një meteor i poezisë dhe letërsisë shqipe

Analiza & Komente | admin | 20.02.13 | 17:52

( Ne 65 vjetorin e lindjes se Halil Haxhosajt )

Këtë recension më shtyri ta bëjë respekti që kam ndaj z. Halil Haxhosaj si dhe fjalët e mira të cilat mi fletë poeti i diasporës z. Neki Lulaj. Një shkrim të tillë er ka merituar edhe më herët por ja ne gazetarët nga njëherë sikur shkruajmë për njerëz që kanë bërë shumë pakë për kombin .., por ja kjo është jeta gazetareske. Një recension i tillë ka munguar deri më tani deri më tani për njeriun i cili qysh moti, e ka merituar.Prandaj poetit dhe shkrimtarit Halil Haxhosaj, i dëshiroj shëndet të mirë e jetë të gjatë sa malet e Pashtrikut .

halilhaxhosaj1

Veprimtaria e tij është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriçuese gjatë jetës së njeriut dhe ndaj çështjes kombëçtare. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit janë ndër elementet kryesore. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me to dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme, ose në studimin e historisë së kulturës së popujve. Prandaj një rrugë të tillë po e ndjek edhe shkrimtari Halil Haxhosaj. Të shkruash për veprimtarinë letrare të Halil Haxhosajt, është shumë vështirë, sepse njeriu nuk di se ku tia filloj.., dhe çka të largojë, tek veüprimtaria e tij hasim në një biografi të begatë në krijimtarinë letrare .
Biografia e Halil Haxhosajt

Halil Haxhosaj u lind më 16 nëntor 1946 në një familje të madhe në Preklukaj të Vokshit. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Një kohë punoi mësues në Cërmjan të Dushkajës. Eshtë autor i 17 librave me poezi, prozë dhe kritikë letrare, katër prej të cilave janë botuar në vitin 2011. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, W.P.S. (Shoqata e Poetëve të Botës) dhe i Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikolle Kazazi” në Gjakovë. Halil Haxhosaj, padyshim është sot një nga zërat më të spikatur të fjalës shqipe. Ai jeton në Gjakovë, i zhytur në strofkën e jetës së tij, krijimtarisë së gjithepushtetshme që vetëm ajo i ka dhënë statusin e të qënit prijetar i apokalipsit gjenial të rrugëtimit mijëra vjecar të shkrimit arbëror, e bash ashtu ngrys ditët pa bujë, qetë-qetë, a thua njerëzia e mistershme që e rrethojnë, nuk mendojnë pak çaste emrin e Halil Haxhosajt!!!

Halil Haxhosaj është një meteor i poezisë shqipe, i cili zbriti nga piedestali i buronjave mëmëzonja të një jete që kurrë nuk u shua, ndonëse regjimi kriminel serbo-çetnik u munduan të errësojnë e ta zhdukin racën e këtyre intelektualëve poetëve që kanë lindur dhe shkruar në token e lyer me gjak dhe kanë ngjyer penën me gjakë, duke filluar që nga Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Muharrem Kurti, Tahir Bezhani, Engjell Berisha, Qemajl Juniku, dhe në diasporë ; Neki Lulaj, Shaban Cakolli, Naim Kelmendi, etj të gjithë këta sikur po e thirrnin , zërin e Halil Haxhosajt, duke qëmtuar nëpër analet e historisë për të nxjerrë nga thonjtë që lupurishën këtë tokë këta përfaqësues të brezave të poeteve, e ndër prijëtarët padyshim është Halil Haxhosaj, pasues i shkollës poetike të Din Mehmetit, e njeriu që i qëndroi pranë dekada të tëra. Halili me dinjitet po hedh vargje pa pra, duke mos reshtur. Ai po na kendell me vargje, proze, haiku, kritike letrare e madje edhe publicistikë…

Halil Haxhosaj në krijimtarinë letrare ka tre dashuri: poezinë, prozën dhe kritikën kritike, por se fundi, në moshën e pjekurisë artistike, iu kthye me sukses një gjinie letrare pak të përmendur dhe të kultivuar në letersinë shqipe, ndërsa në Kosovë është ndër të parët që solli haikun japonez, duke e lëvruar me sukses këtë gjini, e duke u vlersuar jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga lëvruesit e parë të tij. Krahas shkrimeve Halil Haxhosaj punon prej shumë vitesh si profesor i gjuhës shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë „Hysni Zajmi“ në Gjakovë, e në opinion intelektual dhe krijues njihet si njeri ndër të parët që ringjalli Klubin Letrar „Gjon Nikollë Kazazi“ të Gjakovës.Është fitues i disa çmimeve nacionale për letersi. Librat e tij dhe ligjëratat e ndryshme për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, kanë lënë mbresa tek lexuesit dhe dëgjuesit e shumtë në qarqet intelektuale shqiptare.

Ai është shperblyer me shumë çmime letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike:

  1. “Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
  2. “Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
  3. “Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
  4. “Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
  5. “Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
  6. “Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
  7. “Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
  8. “Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
  9. “Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
  10. “Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
  11. “Histori ne naten e vranet”,roman ,”Ombra GVG”.Tirane,2008.
  12. “Puhize zemre”,Haiku shqip-anglisht,”Egnatia”,Elbasan,2009.
  13. “Perkushtime”,poezi,KL “Gjon N.Kazazi”,Gjakove,2009.
  14. “Puhize shpirti”,Haiku,NSH “Jeta e re”,Prishtine,2010.
  15. “Veshtrim ne vepren romanore te Petrit Palushit”,kritika,Ombra GVG,Tirane,2011.
  16. “Kur u mesova me driten”,poezi,botoi Publisher,LULU,SHBA,2011.
  17. “Shi pa vranesira”,tregime,NSH “Jeta e re”, Prishtine,2011.
  18. “Pavdekesia e poetit”,poezi dhe shkrime,KL “ Gjon N. Kazazi”Gjakove,2011.

 

Këtë recension më shtyri ta bëjë respekti që kam ndaj z. Halil si dhe fjalët e mira të cilat mi fletë poeti i dioasporës z. Neki Lulaj. Një shkrim deri më tani i munguar për njeriun i cili qysh moti,ka merituar më tepër vëmendje e përkushtim nga të gjithë ne.
Ndaj bacës Lil,i uroj edhe një herë ditlindjen shëndet dhe shumë suksese, kurse autorit përgëzimet e mia për shkrimin e merituar,kushtuar njeriut të duhur të cilit i kemi mbetur të gjith ngapak borgj.Shëndet dhe gjithë të mirat për njeriun e mirnjohur të letrsise sonë

„Ai jeton në Gjakovë, i zhytur në strofkën e jetës së tij, krijimtarisë së gjithe pushtetshme që vetëm ajo i ka dhënë statusin e të qënit prijetar i apokalipsit gjenial të rrugëtimit mijëra vjecar të shkrimit arbëror, e bash ashtu ngrys ditët pa bujë, qetë-qetë, a thua njerëzia e mistershme që e rrethojnë. Unë do i pyesja ? Pse njerëzit ndalen e të mendojnë pak çaste për kontributin që dha e po jepë akoma edhe sot zoti Halil Haxhosaj !!!

Ju shpreheni: „… athua njerëzia e mistershme që e rrethojnë, nuk mendojnë pak çaste emrin e H.H!“

Unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, por duhet edhe të vepruarit .
Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar !
Është kënaqësi kur lexojmë fjalë të mira të mikun poetin, shkrimtarin, kritikun letrar dhe intelektualin z. Halil Haxhosaj. Vërtetë po vërehet se po e duani dhe po e respektoni veprën e H.H. Besoj se këto mendime i ka edhe zoti Halil Haxhosaj ndaj jush.
Poeti ruan koloraturën lokale dhe kombëtare përmes artikulimit të shenjave poetike autoktone si: Dukagjini, Shtjefën Gjeçovi, Hasi e Gjakova, Drenica e Tetova, Tropoja, Tepelena, Kalabria, Manastiri, Janina e Çamëria. Autori ka kryer studimet albanistike në Prishtinë. Profesoriështë autor i disa vëllimeve poetike; Damarë të ringjallur, Në kafaz me pantera, Këngë të ngrira, Zëra të grisur, Hija e orëligës etj. Librit të zotit Haxhosaj ia shtojnë vlerën edhe qëndrime dhe regjistra shumë të pasura me ndjenja, si një poezi autorefleksive ku heroi lirik i drejtohet mëkatit, mallkimit, faljes, Paralelisht me Ekzilin e shpirtit të Sali Bashotës, ky është libri i parë i një autori kosovar, që doli për herë të parë në gjuhën rumune. (Halil Haxhosaj: Umbra viselor/Hija e ëndrrave, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, përktheu Baki Ymeri, Bukuresht, 2004.)
Ti lexosh me vëmendje të madhe shkrimet, analizat, komentet, recenzionet, eset, reportazhet, romanet e profesorit, shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar z. Halil Haxhosaj është një kënaqësi e pakrahasueshme. Halil Haxhosaj është një shembull i joshjes së jashtëzakonshme, sepse shkrimet e tij e shoqërojnë lexuesin brenda botës intime, zakoneve, laboratorit, mendimeve, atdhetarizmit, historisë sonë kombëtare .
Poezia e shkrimtarit Halil Haxhosaj, filloi të kultivohej në kohë të vështira, pra në kohë kur për një fjalë goje të shkonte jeta. Kohë kur pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore, shkatërrim gjaku, gjenocid, masakër, shpërbërëje e njeriut, kombit, përpjekëje pushtuesish të na humbin tradita,doke e zakone, shkatërrim arti, kulture, letërsie, mbjellje paditurie shumë e shumë poshtrime që na i bëri pushtuesi, janë tema qenësore të trajtimit dhe zbërthimit të poezive dhe prozës së Halil Haxhosajt,të nxjerrura nga dhembja e thellësisë së shpirtit. Shkrimtari Halil Haxhosaj, si shumë të tjerë krijues dhe veprimtarë kanë lindur,janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave, por me pushkë, online casino penë e mençuri ,aftësi organizative, vendosmëri , shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese. Ishin këto kohë të vështira kur duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë, krijues, poet. Të bëheshe poet atë kohë duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba,të hulumtoje, rrugëtoje, kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin gjendëjen tënde shpirtërore, pikëpamjet ndaj jetës,ndaj botës qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës. Shkrimtari, intelektuali Halil Haxhosaj ka nisur këtë rrugëtim të poezisë e prozës i ri, kur lexoja disa poezi të tijë zemra më bëhej mal , ky përmes vargjeve me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe. Asnjëherë më mirë se tani, nuk e kam njohur veprimtarinë e poezinë e tijë domethënëse,se kur e kam tani në tavolinën e punës,me një përmbledhëje të kompletuar.
Z.Halil Haxhosaj është një zë i njohur i letrave shqipe. Ai zen vend nderi ne fjalën e shkruar shqipe ne disa zhanre letrare, si poezi, proze, publicistike, kritike letrare, e së fundi po lëvron më së miri një gjini pak të njohur,sidomos në Kosovë, poezine haiku.
Të bëhesh poet nuk është diqka e lehtë, duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar,me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve,për të u shprehur dhe për të u thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.
Të dijshë të vargërosh,do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur; gëzimet, hidhërimet , dashuritë, vuajtëjet, të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës, edhepse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekullira,po që nxitë dashuri,frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të jeshë poet duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë, dhunti këto që veprimtari kombëtarë, mësuesi gazetari, publicisti, kritiku letrar, eseisti, shkrimtari Halil Hagjosaj i ka pasur nga fëmijëria.Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për pregaditjen teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën ,përkushtimin dhe guximin e Halil Haxhosajt, do të duhej shumë kohë dhe hapësirë: Autorin, prof. Halil Haxhosaj, e përgëzoi për kontributin që ka dhënë deri më tani si arsimtar si shkrimtar që ka shkruar poezi të ndryshme, romane, në letërsi etj. Po citojë disa komente apo mendime të poeteve, shkrimtarëve që dhanë për kritikun letrar, poetin, profesorin, shkrimtarin e madh te ditëve tona z. Halil Haxhosaj.

– Agim Gjakova; thotë: “kontributi i shkrimtarit e poetit Halil Haxhosaj është i madhë dhe luan një rol të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në Gjakovë e më gjerë, veçanërisht asaj letrare”. “Tregon për frymën kombëtare, përmbajtjesore e demokratike. Ngacmon ndërgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni për vetëdije qytetare”. Kurse, poeti, shkrimtari, prof. Muharrem Kurti, i cili prej disa vjetësh udhëheq klubin e letrarëve të Gjakovës,tha se kjo monografi e përmbledhur nga Haxhosaj “u bën nder edhe të gjithë atyre që për 50 vjet me radhë kanë defiluar dhe bashkëjetuar me klubin dhe mitingun e poezisë”.

Autorin e monografisë, Halil Haxhosaj. Vlerësime shumë pozitive për këtë monografi dhanë edhe Tahir Bezhani, Skënder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj. Ju propozoj që mos të nxitoni ti lexoni shpejtë shkrimet, tekstet, intervistat, recensionet, eset,kritikat letrare të shkrimtarit Halil Haxhosaj. Sepse ky na shkruan atë që ndodh në histori para se ta hedh në letër Nuk mjafton t’i hedhësh në letër gjërat që nuk i tret apo edhe gjendjet shpirtërore. Siç thotë edhe Paul Auster: Mos e nënvlerëso mjetin e të shkruarit : Halil Haxhosaj shkruan me dorë përgjithësisht me një stilograf, ndonjëherë me laps, veçanërisht për të nënvizuar korrektimet. Po të shkruaja drejtpërdrejt me makinë apo kompjuter, do ta bëja, por nuk arrij dot kurrë të mendoj mirë me gishtat në atë pozicion. Mesazhi tjetër i Halil Haxhosajt është: thënja e Jack Kerouac; “Mos e lër pasdore vendin ku krijon”, Mos u kënaq menjëherë nga vetja. Murakami Haruki.

Halil Haxhosaj është një nga shkrimtarët më të mëdhenj kosovar ,kritiku letrar z.Halil Haxhosaj na flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën. Halil Haxhosaj është poet me moral ideal,identitet,dinjitet dhe personalitet.Vetëm të tillët e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit,që dijnë mes valëvitjes së fjalës të i vargërojnë lashtësisë sonë,martirëve të kombit filluar nga Skënderbeu, Jasharajt ,Gërvallajt,Fazli Grajqevcit……me një përjetim të ndjenjës së shenjtë.Libri i Halil Haxhosajt është libër historiko-kombëtarë,i pasuruar me tema historike,me personazhe që kanë hyrë në historinë tonë më të re,duke i shtuar krenarinë kombit.Librat e Halil Haxhosajt ”” kanë vlera të larta artistike të cilat kohët nuk mund të i zbehin që ruajnë në zemër emrat dhe kujtimin e pa harruara të atyre që bënë historinë,krenarinë dhe lavdinë e kombit.Vargjet e Halil Haxhosajt janë vargje që frymojnë atdhedashuri, bashkim,krenari dhe njerëzi.Janë vargje me një gjuhë të çiltër, shprehëje sinqeriteti, vargje të gdhendura me një sistem figurativ të dendur. Halil Haxhosaj del një krijues me ndjenjë dhe mendim të sinqertë,edukues dhe frymëzim brezash.Halil Haxhosaj mbetet poet dhe veprimtarë i devotshëm i çështjes kombëtare,i cili veprimtarinë atdhetare e stërviti në atdhe,bashkoj në çështjen madhor dhe ngriti zërin kundër shtypjes,vrasëjeve e shpërnguljeve të shqiptarëve nga forcat serbo-jugosllave,punoi në senzibilizimin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur shqiptare në ish-Jugosllavi. Ky intelektual i kohës moderne shquhet si krijues dhe veprimtarë i cili pasuroj letërsinë tonë me një plejadë bijë të kombit që shtuan krenarinë tonë kombëtare.Poetit të atdhedashurisë z.Halil Haxhosaj i urojmë shëndet dhe shumë libra të tjerë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen