Ne do të jemi edhe aty ku rrezet e diellit mungojnë – terrin tá bëjmë dritë!

Histori & Fakte | admin | 08.03.13 | 22:47

Mirë se vini në rrezore.com! E drejta vonon por triumfon.

Web faqja “rrezore.com“ është e destinuar për një publik të gjërë, të të gjitha shtresave dhe moshave, të gjitha kategorive shoqërore, politike e fetare, të gjitha strukturave profesionale, për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese, për kulturën dhe artin (shqiptarë) në përgjithësi, për një të kaluar, të tashme dhe një të ardhme të popullit shqiptarë kudo që jeton dhe vepron në botë, për një komunikim reciprok, njohjen dhe zgjërimin e rrethit, për një shoqëri që prosperon për zhvillim ekonomik, për biznesin tuaj, për një rini mirë të edukuar dhe argetimin e saj; pra ne do të jemi edhe aty ku rrezet e diellit mungojnë-terrin tá bëjmë dritë!

-Me rrezore.com, kudo në botë! Kanë kaluar gjashtë vjet kur në Gjermani, në vendin e lirisë së fjalës në Shtuttgart, kryeqyteti i Republikës së Badenwürtembergut, filloi punën Web faqja informative kombëtare “RREZORJA“. Ky portal informativ elektronik filloi punën saktësisht me 25 shtator 2006, ndërsa një vit më parë ishte një punë provuese me me një Blog nga Strato që quhej www.Rezina2005.de! Intelktuali dhe themeluesi i portalit Informativ “RREZORJA“ z. Zef Prenka, duke e parë nevojën që shqiptarët që jetonin larg atdheut, të përndjekur nga regjimi i dhunshëm militar serb i instaluar në Kosovë, të shpërndarë nëpër qëndra të ndryshme Europiane, në Amerikë e deri në Australi, të kishin një dritare informative pa ndikim politik e fetar por mbarëshqiptar!

I përkrahur edhe nga ca intelektualë, në baza vullnetare dhe me mjete vetanake hapi “dritaren“ informative “Rrezore.com“, me frymë kombëtare, me një guxim të theksuar intelektual e profesional, më filloi punën.

Nevoja për një Portal informativ siç është “Rrezore.com“, ishte e madhe, sepse pjesa dërmuese e shqiptarëve jetojnë ne këtë Republikë e pjesa dërmuese në rrethin e Shtuttgartit. Ideja për hapjen e një Web-faqeje na thotë iniciatori dhe themeluesi z. Zef Prenka, ishte e kahershme, mirëpo nuk arrija kurrsesi të kisha në dispozicion të gjitha mjetet përcjellëse për funksionimin e portalit. Mirëpo, falë djalit tim Davidit (që në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç), me ndihmën e Ardian Perlaska (në atë kohë, nxënës në gjimnazin „Sami Frashëri“ – Prishtinë), bashkëpuntorëve të mi që janë të cekur më poshtë dhe vullnetit tim unë kompletova aparaturën dhe ja fillova punës.

Fillimi ishte më tepër sesa sfidues. Duhej gjetur stafi profesional i gazetarëve, kërkoja njerëz profesional (kuptohet të më ndihmonin në baza vullnetare) të cilët posedonin s’paku njohuritë elementare për një Web-faqe. Në fillim hasa në reagime nga më të ndryshmet. Të shumtat ishin pozitive. Por kishte edhe përpjekje për ndërskamëza e prapaskena. Por editori Zef Prenka, ishte i vendosur që të realizonte idenë e tij për një Portal informativ kombëtar, pavarësisht nga sfidat politike e materiale që i kishte përballë ky intelektual i mbushur me atdhetarizëm, ia arriti që brenda 2 viteve të ketë lexuesit dhe gazetarët e vetë si dhe një numër mbi 1 Milon e gjysmë vizitorësh. Në ato vite, në diasporë të pakta ishin hapur web-faqe të tilla. Ndërkaq me ndryshimet politike në Evropën Lindore edhe shqiptarët e ndienin nevojën që të kishin një dritare informative pa ngjyrime e pa anime politike. Hapja e portalit “Rrezore“, bëri bujë të madhe ndër mërgimtarë fillimsht, për çdo ditë zgjërohej numri i lexuesëve dhe ai i bashkëpunëtorëve, nga vëndlindja, diaspora e deri edhe në Austrlinë e largët. Mërgimtarët tanë e ndienin nevojën që të lexonin të vërtetën shqiptare ashtu siç ishte dhe të shihnin “fotografinë” shqiptare ashtu siç ishte në të vërtetë!

Mbi të gjitha edhe shqiptarët kudo që jetonin e punonin e ndienin nevojën që të shëmbnin gurët e ideologjisë komuniste dhe që të ndërtonin kalanë e qëndresës kombëtare – përmes proceseve demokratike që e kishin përfshirë Europën e më gjërë. Mbi të gjitha edhe shqiptarët kudo që jetonin e punonin e ndienin nevojën që të shkruanin, të lexonin, të flisnin dhe të demaskonin dhunën serbe që ushtrohej nga regjimi sllavo komunist e kriminel i Milosheviqit. Të parët që më ofruan bashkëpunimin ishin z.Mikel Gojani, z.Dedë Preqi, z.Lekë Preçi, znj.Menda (Menduha K.), z.Lon Karrica, z.Lulzim Saliquni, znj. Elena Përlaska – Kqira etj.

Ky vullkan i shpirtit shqiptar po shpërthente me ngulm edhe tek mërgata jonë, e ky shpërthim i guximit shqiptar u pasqyrua në Portalin Informativ kombëtar “ RREZORJA ”. Ditë pas dite, muaj pas muaji e vite pas vitesh, webfaqja “RREZORJA” po bëhet pjesë e familjeve shqiptare anembanë Evropës e botës.

rrezore evolucion

Rrezorja ndër vite

Pas një kohe portali kosovar “RREZORJA“, hyri edhe në Kosovë, Shqipëri, trojet etnike e Amerikë. “Rrezorja“ e cila vite më parë ishte angazhuar për demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve të Kosovës, për lirinë e shqiptarëve në trojet e veta, po hynte e lirë në Kosovë, fitimtare siç është fitimtar populli shqiptar i Kosovës, siç ishin fitimtarë edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, siç ishin fitimtarë edhe ushtarët e NATO-s. Por sfidat e Portalit informativ „RREZORJA“, u shfaqën edhe në ditët e para të hyrjes së saj në Kosovë.

Portali kombëtar “RREZORJA“ vazhdon guximshëm ta thotë të vërtetën. Disave dhe dikujt i pengonte ky guxim dhe kjo e vërtetë. Përveç shantazheve të shumta që na bëheshin ne ia arritëm të dalim fitues, sepse një fjalë e popullit thotë „E drejta vonon por triumfon“.

Por portalin RREZORJA, nuk munden ta ndalin as sulmet e as zhantazhet. Ne momentet kur unë thotë z.Prenka, bëja orvatjet e fundit për ta mbajtur gjallë Portalin informativ “RREZORJA“, më ndihmoi e më përkrahu pa masë, gazetari, poeti, atdhetari dhe analisti Ramiz Dërmaku, i cili përveq se ishte aktual edhe në portale tjera shqiptare, Rrezoren nuk e harroj dot! Prandaj, ???????????? ????????? ???????? në fund ketë muaj portali informativ kombëtar “RREZORJA“, po i mbush 6 vjet e gjysmë; të guximit dhe të punës profesionale. Patem disa herë pëngesa, por falë punës me përkushtim të studentit ambicioz Ardian Përlaska (Shkencë Kompjuterike – UP), Rrezore vazhdon të jetojë edhe më e fuqishme se kurrë më parë!

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të Republikës së Kosovës
Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Ndërkombëtare në Kosovë
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë në Kosovë
Të nderuar miq dhe mysafirë
Të nderuar kolegë e deputet të Parlamentit të Kosovës
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Të nderuar mërgimtarë kudo që jeni

Zonja dhe zotërinj

Kam nderin e veçantë t“ju drejtohem me këtë shkrim tua përkujtoj vjetorin e punës sonë. Ky ideal na frymëzoi e mobilizoi ndër dekada e shekuj bijat e bijtë më të mirë të kësaj toke, të cilët u nisën rrugës së vështirë, por të lavdishme për t“u bërë theror të lirisë. Jeta është çmimi më i lartë për çdo njeri, por që ia vlen të sakrifikohet për një kauzë të lartë siç është çlirimi i një populli.

Sot është dita e nderimit deri në përkulje për ata që i vunë gjoksin stuhive e rrebesheve të historisë ku po vendosen themelet e një shteti të Ri. Shfrytëzoj rastin t“u shpreh mirënjohje të thellë gjithë miqve tanë ndërkombëtarë, në krye me SHBA e BE dhe vendeve anëtare të NATO-s, që u vunë në anën e së drejtës dhe bënë të mundur çlirimin e shpejtë dhe pavarësimin e Kosovës, rindërtimin dhe demokratizimin e saj, afirmimin ndërkombëtar dhe njohjen nga afro njëqind vende, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosova duhej çliruar sepse e meritonte lirinë. Historia e saj është histori e luftërave të drejta për liri. Kosova duhej të shpallej e pavarur, sepse kishte derdhur gjakun lumë për pavarësinë dhe kishte fituar sepse ky ishte vullneti i qytetarëve të saj. Kosova e cilësuar me numër, më 17 shkurt u pagëzua me emrin e saj të plotë e të merituar: Republikë e pavarur, sovrane dhe demokratike. Ky emër i shkruar me gjak në fushëbetejat epike, në shkolla e shtëpi, në mure e në ballë, në zemër e në qelitë e errëta, merr përmasat e shenjtërisë që nuk lejon të preket, sepse lëndohet historia dhe lëkunden eshtrat e dëshmorëve. Të bashkuar rreth këtij emri dhe këtij amaneti, ne duhet të ndjekim në unitet e unison vijat e pentagramit të historisë, të bëra me gjakun e derdhur.

Ne gjatë këtyre 6 viteve së bashku me ju kemi bërë hapa të mëdhenjë, drejt ndërtimit e konsolidimit të shtetit demokratik, drejt ngritjes së institucioneve shtetërore, drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar e zhvillimit të gjithanshëm shoqëror e ekonomik. Por si çdo fillim, e sidomos ai i jetës së pavarur të popujve të sapo dalë nga luftërat çlirimtare, është i vështirë. Ja përse Kosovës, sikur në luftë edhe sot i duhen energjitë e potencialet e bashkuara për të arritur hapin e kohës dhe për të zënë proceset historike, nëpër të cilat po kalon rajoni ynë.

Ne duhet t“i mësojmë fëmijët tanë, jo vetëm ta duan vendin e tyre të shenjtë, por të përgatiten për të bërë punë dhe vepra të mëdha për të. E ardhmja e vendit tonë është në duart tona dhe duhet ndërtuar me duart tona. Duke qenë historia njerkë ndaj nesh, zakonisht jemi vonuar në histori. Kosova u pavarësua e fundit nga subjektet konstituive të Federatës së Jugosllavisë. Tashti, jo vetëm nuk kemi më kohë për të humbur, por duhet kompensuar hapat e munguar. Vetëm duke dyfishuar ritmet e zhvillimit historik, Kosova mund të barazohet me vendet e lira prej kohësh, vetëm duke shfrytëzuar gjithë potencialin dhe vlerat e saj, mund të hyjë denjësisht dhe kokëlartë në familjen e integruar evropiane, atje ku e ka vendin gjeografikisht, historikisht, politikisht dhe kulturalisht.
Por, të vonuar janë edhe fqinjët tanë. Ky fakt duhet të na motivojë që energjitë tona të përbashkëta t“i fokusojmë në të ardhmen më të mirë të popujve dhe vendeve tona e të mos i shpenzojmë ato për të penguar njëri-tjetrin.

Dialektika e historisë do të gjejë rrugët e përparimit, duke mënjanuar pengesat dhe duke hedhur tej përfaqësuesit e së kaluarës së hidhur historike. Në gjithë Gadishullin tonë, po bëhet zotërues ideali i integrimeve e i partneritetit midis kombeve dhe vendeve. Realiteti i ri i krijuar në Ballkan, sidomos pas Luftës çlirimtare të Kosovës, solli në këtë pjesë të Evropës prezencën ushtarake të NATO-s. Vendosmëria e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë globale, për të mos lejuar përsëritjen e historisë tragjike, luan një rol të madh në zhdukjen e të gjitha tendencave luftënxitëse në rajonin tonë.
Shekulli XXI kërkon qasje të re në raportet e politikave të jashtme dhe të brendshme të shteteve ballkanike. Kjo qasje duhet të mbështetet në vlerat euroatlantike, duke nxjerrë konkluzione të drejta mbi të kaluarën e hidhur, duke zëvendësuar urrejtjen ndëretnike e shovinizmin me respektin reciprok, etnocentrizmin me solidaritetin, ekskluzivitetin me integrimet, mosdurimin nacional me diversitetin etnik, kulturor, gjuhësor e fetar, si pasuri vlerash demokratike. Për të ndodhur kjo kthesë, rajonit tonë i duhen liderë që kanë vullnetin dhe guximin për të ndërtuar vizionin e vlerave evropiane.

Në këtë përvjetor vjen fuqishëm zëri i kushtrimit nga vitet e rezistencës dhe nga vargu i pambarim i dëshmorëve të lirisë, vjen thirrja amanet e kryetrimit tonë legjendar, komandantit Adem Jashari, për të mbrojtur fitoret historike, për të kultivuar vlerat e traditës së shkëlqyer të popullit tonë dhe për të përparuar e zhvilluar vendin e të parëve tanë.

Para nesh është beteja e madhe e zhvillimit ekonomik, e zhdukjes së varfërisë, e zhvillimit demokratik dhe e sundimit të plotë të ligjit e të rendit në shoqëri.Prandaj në emër timin, të familjes sime dhe bashkëpunëtorve të mi, i urojë 6 vjetorin e punës dhe ju dëshiroj akoma suksese me të mëdha; portalit informativ kombëtar “RREZORJA“ dhe stafit të saj në krye me z. Zef Prenka.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen