Poezi në ditët e Epopesë së UÇK- së dhe familjes Jashari

Këndi poetik, Rrezore | Rrezore | 07.03.20 | 07:30

 

Nga Zef Lleshdedaj

ADEMI TRIMI, QË DY EPOKA I LIDHI

 

Hijet e errëta të lakmisë
tinëz hynin në
Kështjellën e Trimërisë
Princit i shfaqën n,odën e Pleqërisë
aty ku ethet me zjarmi për shtrat e kanë molisë.
-,,Çohu Trim mbylle derën, hap penxherën
ta shoh natyren si na sjell pranverën
Ah Imzot, Imzot ethet të kanê lodhur fortë
E pranvera është largë.
Dimëri do zgjas shumë këtë radhë
Na dëfton shpata yte, atje varë

Sytë si shqiponjë i zvogëloj
Mbas dere një hije i’u përfytyrua
Hamzai i’u diftua, e luante rolin e vet të shëmtuar
Ushtarëve Arbëror ua bënte me dorë që
mbrapa ti shkojnë n,taborre t,armikut t’i rreshtojë.
-Nga dritarja Princi shiqonte si shqiponjat drejtë maleve fluturonin.
Gotën e verës e la mbi tryezë.Pikllushëm rënkoj.
E kuptoj se asgjë ma nuk mundë të ndryshoj

Epoka e lavdisë, si t’ish vullnet i perëndisë, ngadal po perëndon.
Tokat e Arbërisë po zhytën në dimrin e madhë të Azisê.
Një lotë i vokët faqëve i rrodhi.
Asgjë sa e nesërmja nuk e lodhi .
I dëshpruar e la ketë botë.

(Pesqindë vjet më vonë)

Shqiponjat mbi Kosovë fluturojnë
mbi pullaze të djegura ulën e ndëgjojnë
si Ademi i plagosur këngës ja thotë!
-,,Çohu Besart e hape dritarën ta shohë pranverën,
atë pranverë që e prita me shumë mallë.
Dua ta ndjej erën si nga mali frynë dhe borën e shkrinë,
si djelli shkëlqen dhe
mjegullen e dimrit të gjatë e largon.
Një lotë për faqe i rrodhi.
Në vegim Gjergji i doli.
Buzëqeshi.Heshti.
I qetë iku nga kjo jetë.!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen