Kam lënë një lot

Analiza & Komente | admin | 14.07.13 | 01:19

Arti i fuqishëm thonë se shpërthen në kohë të vështira.andaj shqiptarët kudo që ishin, artin e tyre e nisën në kohën kur shprehëja e mendimeve të tyre nuk frymonte e lirë.Ishin kohë kur lindshin frymëzime,tema ide dhe stile,natyrisht nën kohë kur të shprehurit ishte i ndaluar
lirshëm,por që poeti nga bota e tij shpirtërore,shpaloste ate që ndjente,pa përjashtuar sakrificat që do të binin mbi te,por gjithnjë duke u marrur me një krijimtari jo të politizuar,por krijimtari në shërbim të kombit,sado e dhimbshme ishte ajo.

Megjithatë në vitet e 90-ta,e më pas në letërsinë tonë shpërtheu një fushë e madhe në krijimtarinë e të të gjitha zhëndreve,por në veqanti në fushën e poezisë.Pra shpërtheu poezia,kjo është diçka shumë e mirë,por dallimi në mes të dëshirës për të qenë poet,si dhe
mundësive për të u bërë poet është i madh.Pra tjetër është mundësia,tjetër është dëshira.Për të arritur të plotësojmë dëshirat tona,duhet shumë punë,lexim,stërvitje…..E kujtoj një kohë,kur pavarësisht kushteve dhe mundimeve,arti ynë kalonte nëpër një përkujdesëje institucionale.
Themi,nëse krijimtarinë tonë poetike e dërgonim për botim në ndonjë gazetë apo revistë,redaksitë kishin njerëz të kualifikuar për lektorimin,analizën,përse jo edhe një intervenim të vogël që poezia të sheh dritën,apo nëse ajo nuk kishte bazë nuk botohej fare,mos të flasim për
botimin e një libri ku ishte një procedurë shumë e gjërë.Me përparimin e teknikave,me dalëjen e kompjuterit dhe internetit,shumë nga ne,pa u konsultuar me askend as edhe për një varg,brenda ditës një i ashtuquajturi poet boton dhjetëra poezi,madje pa u konsultuar me
ndonjërin nga njohësit e gjuhës,ashtu i boton pa asnjë intervenim,konsultim.Dikush thotë,ne na mungojnë kritikët letrarë,unë them jo,nuk na mungojnë kritikët letrar,por ne nxitojmë për të shkruar,andaj kritikët nuk ia dalin të mbulojnë tërë ate që ne e quajmë krijimtari tonën.
Fundja,asgjë e jashtzakonshme nuk ka ndodhur,le të shkruaj secili,mbase koha do të i vlerësoi të gjitha,kush ka pasur dhe kush nuk ka pasur të drejtë.Në letërsi asnjëherë qëllimin nuk e ka arritur sasia e botimit,por cilësia e krijimtarisë.Dikush mund të shkruaj me dhjetëra libra,
por brenda tyre të mos jetë arritur cilësia,dikush tjetër me vetëm një libër do të ketë përmbushur boshllëkun e poezisë.Përse themi këtë?Kur shkruajmë poezi,duhet të dijmë të zgjedhim tema,stil,motiv,por edhe bot ëkuptim.Duhet të flas vet fjala,vet vargu,duhet të bëhet
armë në duart e lexuesit,ndryshe poezia nuk e ka kuptimin e plotë.Njëra nga krijueset,e cila rrugëtimin e vet poetik e nisi nga fëmijëria është Sadbere Gagica-Spahija.Ajo në rrugëtimin poetik nuk vrapoi,eci ngadale,por kishte nisëje të sigurtë.Vetëm kur ndihet e sigurtë
se ka kapur drejt mendimin,atëherë e vë në letër,duke e gëdhendur mirë nga vargu nxjerr thesare,din të zgjedh temë,stil dhe motiv,këto shumë të rëndësishme edhe për te,edhe për lexuesin,i cili me leximin e poezisë së Sadberes,ndjenë lëkundje shpirti,ndjenë frymëzim.
Poezia shqipe viteve të tanishme,në Kosovë dhe viset shqiptare në tërësi duke ndërruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , përveç te rastet e disa poetëve, që mbetën të lidhur me poezinë e realizmit socialist, për shkak të motiveve ideologjike-patriotike,

Poezia bashkekohore eshte risi dhe ne cilesore nga me te lartat, mjaft e pasur ne lende dhe me larmi te madhe ne stilet e vjersherimit. Edhe autoret e rinj shqiptare, si është Sadberja, shkruajne brenda stileve te pergjithshme te poezise bashkekohore. Stilet duan shume kohe te krijohen

dhe ne bote stilet,
qe perdorin poetet tane jane njohur me kohe. Per kete arsye ne raport me te shkuaren ndoshta nuk eshte e sakte te themi, qe ka ndryshime stilesh, por ka prurje te reja. Pikerisht keto prurje te reja, bejne qe te mbizoterojne stilet moderne. Poezia e brezave te rinj eshte teresisht e natyrshme, pa shformime prej rrethanave jashteletrare, pasi eshte shkruar pa censure. Ata priren te ushtrojne lloje vjersherimi dhe stile te ndryshme, ne radhe te pare, ato qe ne hapesiren e shtetit shqiptar me pare nuk lejoheshin, e per pasoje ishin pak ose aspak te njohura. Keshtu, qe levrimi i tyre perben risi.Poezia jone i permbledh te gjitha llojet e stileve, qe nga klasikja tek modernia dhe brenda kesaj ka variacione. Por pavaresisht, qe ne pikepamje te stileve poezia jone eshte afruar mjaft me poezine perendimore, duket se ne aspekte te tjera, ajo shfaq ndryshime. Kjo edhe per shkak se numri i krijuesve ne bote eshte shume me i madh ne rapot me krijuesit e poezise ne gjuhen shqipe, gje qe mundeson larmishmerine. Sidoqofte, ndalemi ne faktin, qe kemi te bejme me nje poezi cilesore dhe kjo eshte baza per ndertimin e nje ushtrimi cilësor poetik.Këtë bazë të ndërtimit poetik,me përkujdesëje,mund,me punë e intelegjencë e ka arritur Sadbere Gagica-Spahija.
Sadbere Gagica Spahija u lind ne Gjilan,shkollën fillore dhe te mesme e ndoqi në qytetin e lindjes për cka ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të jetës së saj.I kujtoj ato me nostalgji edhe sot.

Belbëzimet e para poetike i ka bërë kur ishte nxënëse e shkollës fillore.Lexonte me pasion te vecant shkrimet e letrarëve të Ali Huruglicës,Hysen Kqikut e shumë e shumë te tjerëve.

Ka nje varg shkrimesh letrare,kryesisht poezi për të rritur te cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë një ditë .Megjithatë poezitë e saja janë të përhapura në gazeta dhe revista tonat,janë të deklamuara në shumë radio e televizione tonat,të cilat mund të i quajmë një kuvendim i këndshëm poetik.
Ky kuvendim është një mundësi e mirë që i jepet poezisë dhe bëhet nga media dhe nga grupe të ndryshme poetësh, që arrijnë kufijtë kombëtarë të një vendi, duke u bërë kështu tepër edukuese, didaktike dhe mësimdhënëse.
Qëllimi i vetëm i kësaj formeështë, që deklamimet e këtyre poezive të arrijnë të përhapen , në mënyrë që në këtë periudhë ky stil letrar të gjejë një përhapje sa më të gjerë. Po këto rajone të gjera kanë natyrën ndikuese në poezinë e re, perveç nivelit kulturor
që ajo ze. Nga ana tjetër poetët të cilët nëpërmjet nivelit kulturor të nevojshëm duhet të arrijnë në artikulimin e kuptimeve të këtyre veprave, me qëllim që të kuptohen sa më thjeshtë nga lexuesit e tanë. Për fat të mirë, përshtatja e poezisë, bëhet me ndihmën e intelektualëve te letërsisë,
që bëjnë hulumtimet e duhura, të cilat janë të domosdoshme për njohjen e poetit. Nga ana tjetër, pafundësia e poetëve nuk përbën ndonjë pengesë që poezia e tij të pranohet si e denjë, sepse nga poezia e këtij poeti, dëgjohen dhe hapat e ndritura të jetës.
Poezia e re është përçuese e dhimbjes së kohës dhe e epokës që po jetojmë, prandaj çdo poet përpiqet që ndjenjat e brendëshme të tij t’i shprehë me anë të dhimbjes. Për këtë arsye personaliteti i poetit përzihet me veçoritë e botës së dhimbjes duke u futur në bashkëbisedim me të
dhe kjo perzierje e kuptimit të poezisë së poetit mbetet gjithmonë e gjallë. Poezia me mbetjen në kujtesën e një populli dhe me kujtimet Brenda tij, shëtit në mbarë botën. Për këtë, është vërtetuar kur thuhet se poezia e re perse ze një vend nderi të rëndësishëm në lëmin e letërsisë.

 

SADBERE GAGICA
KAM LËNË NJË LOT
Buzë natës
E lumit
Në përqafim
E kam shtrënguar një tingull
Deri në pafundësi
E sërish do nisem
Mes detit oqeaneve
Ta kërkoj
Sytë më kanë mbetur
Te një breg kujtimi
Më end
Si lopatë lundre
Mes liqenit
Kam lënë një lot
Tek zbret ëndrrave të mia
Netet i trazon
Gjumin ma ka marrë një zog malli
Mes erërave vrapoj
Ta puth një yll
Zot
S’paska mëkat dashuria
Në atdhe
Aty janë ngulur lumnitë e mia
Do vij sërish
Mes prushit e hirit
Të bie në gjoksin e natës
Që më djeg
Atdheu im..më hap një pasford të ri
Të shtrihem mbi një sonet dashurie
Sa e çmendur qenka kjo jetë?!

 

ERDHA TEK TI ATDHE

Udhët m’u dukën të boshatisura
Njerëzit me bagazh varfërie në shpinë
Një lypsar e takova shtrirë në rrugë
Tek mblidhte ca cent mbi faculetën
E djegur nga dielli…lagur nga shiu
Më dogji një këngë parkut të vjetër
Lisat I kishin prerë në rrënjë
Aty ku ishte fshehur ëndrra ime dikur
Mes gjethesh e putha natën njëherë
Tretur diku labirinteve të mallit stinë e harruar
Rinia ime mu si kjo erë që fryn me rrëmbim
Unë lypsare e dashurisë koha më tremb sot
Lypsi i flet lirisë së ëndërruar
Pallate madhështore prekin qiellin
Në qytetin tim unë dashnore e huaj
As gurët nuk më njohën më
E qiellit ranë ca pika shiu mbi lot
Në shuplakat e mia lakore të plasaritura
Unë lypsare e dashurisë dergjur kurbeteve
Qyteti im pa lodrat e mia pa sy?

 

NE HIJEN E QERPIKUT
Preka heshtjen tende
Sic prek plagen e fshehur
Gjoksit te helmuar
E syte e tu flasin
Me lote
Ne pritje……
Misterin e dashurise
Zbulova dallgeve te zemres
Ne freskine pranverore
Behem ere e fluturoj mbi gjeth
Ne porten e zemres
Duke gjurmuar ngjyrat e
Deshirave
E hena mbeshtetur ne detin
E endrrave te kthimit
Ne heshtjen e lotit
Hijen tende kerkoj
Ne vargje plot zjarr e hi
Dhembjen do te gelltas
E prap do te dua…

 
NË SIMFONINË E HESHTJES
Pritje shekulli jam bërë
Zemrën e lashë
Te murimi i gruas në kala
Mes netësh të errëta kam bredhur
Duke kërkuar një fjalë njeriu
Të vijë në mesnatë
Mes vargjesh të shtrihem
Mbi letër të bardhë
Me mallin kam belbëzuar
E loti im qan sonte
Të gjithë jemi mëkatarë
Para Zotit e dashurisë
Në portën e pritjes
Simfoni e heshtjes më mbërthen…
KJO ZEMER FLET

edhe sonte kur qielli qan
E syte e mi lotojne
Mbi keto bebeza
Une pritje jam bere
Banoj me mall
Ne lagjen e shpirtit tend
Mengjeset vijne
Me aromen e buzeve enderr,moj
Sec m’i cmende ditet,netet
Mos me le vet
Vargu im
Ende nuk te shijova
Asnje puthje stine
Kjo zemer te flet

 

EJA
Naten vone,
Kur hena bie ne gjume,
Do e lidh qenin,
Me hallka te renda!
Eja…
Te pres,
Te dera e hyrjes,
Ne shpirtin tim,
Te bere shkrumb!
Eja Zogu im,
Me sjell nje lajm,
Nje fjale pranvere.
Eja…
Sa nuk erdhi vjeshta,
E gjethet te bien pertoke,
Nga ererat e mallit!
Eja….
Zogu im,
Te mbaj shekuj,
Mbi supet e mia!

 

DERI TE KASOLLA
Me kashtë
Me gur
Në një kështjellë
Do ngrit një flamur
Mes qiellit do lumturoj
Një varg të ri
E do zbres duke kënduar
Nata ime
Sa herë do të marrë në gji
E t’i puth vetullat
Vendlindja ime
Deri të kasolla
Dritë do më bëj
Një rreze hëne
Deri te kasolla
Dhembja ime në shtatë harqe?

 

QIRI I FIKUR

Ne endrrat e varura
mjegull qe vuajtjen se msheh
te strehuara ne valet
e detit te shqetsuar
mbyten ne dallget e zemres
neteve te akullta
ne goten e veres derdhur
mallkoj pranveren e zymte
e letrat e shkruara pa adrese
ne flaken e qiriut
isha flutur
qe u mbyt ne goten e loteve
derdhur ne portretin tend…

 

MOS MË IK
Jam bërë qiell
Që ta mbush çdo ërë
Detin me vargje
Erë
Që të bëj
Dallgë malli
Diell
Ta ngroh shpirtin
E gjymtyrët e fjalës së mërdhirë
Hënë
Që të vij çdo natë
Në sofrën tënde lirike
Yll
Që strukem
Në sytë tu
Ti gjelbërim pranvere
Në rrugën time të dashurisë

 

NJË MALL

Eshkën e syve e ndez
Mes ëndrrave
Notova mbrëmë
Në plagën e gjoksit
Në metaforë drite
Të kërkoj
Sot
Është ditë me diell
Nesër
Ndoshta mund të bjerë shi
Pastaj del ylberi
Me njëmijë ngjyra lulesh
Dallgë jete jam
Një këngë ia mora sot
Si dikur
Do vij në qershor
Vendl im i bekuar
Mes notash në ditar kohe
Do ulem e vallëzoj
Do vesh fustanin më të bukur
Që e kam ëndërruar
Do qesh
Do pi verë
E do qaj
Natën
Do kridhem mes vargjeve të mia
Lule atdheu jam
Në mërgim..

 

PORTË MALLI ËSHTË JETA
Hapur e kam moti kasollën e zemres
Për Ty maji im i luleve
Që vjen sonte si kenge e dehur
Si vere me arome dashurie
Ëndrrat rrugët janë të boshatisura
Matanë xhamave qielli qan
Çka ti bëj lotit që dërdhet rrëke
Në lumin e vuajtjeve nje barke me fjalë më mban
eE loti
Pikon mbi qelqin sa një ortek bore
Në qiellin e kësaj nate mes vargjeve renkoj
Kujtimi është kacavjerrë mbi damarët e gjakut tim
Dikush i fryn zjarrit e hiri ia djeg duart
Gjuhën ia përcëllon dallga në det
E zemra ndjen rendon si peshe plumbi
e shpirti trazohet nga brenda
Mes kësaj loje të gurtë…dorë e fshehur ku rri
E sonte për çudi
Vargu ka mbetur pa rimë
Udheve te pentagramit
Kërkon këngën tënde bilbil
Strukurne flaken e qiriut
E pres mëngjesin…gjumi iku mbrëmë
Ta puth diellin tim në strofë..

 

HESHTJA KA RËNË

Mbi vargjet e pashkruara
Sa larg ka ikur kjo natë
Mes kallmishteve është fshehur
Hëna
Më sy të kaltër
Ti eja sonte
Hyn në lotin e ngrohtë valë
Mbështjellë e kam mallin
Në gjeth pranvere
Era i bart ëndrrat
Të ky log beteje
Mbi detin e trazuar
Një pelikan fluturon
Mbi brigje të atedhut tim
E mbrëmje maji është
Jam shtrirë mbi kanape të hollë
Diellin e puth në ikje
Nata do vijë sërish e ftohtë
Vetëm një qiri më bën pak dritë
Në errësirën e pafund
Unë
Lot i përlotur
Në qiellin e harlisur
Mes stinësh kam ecur
Shpesh këmbëzbathur
Te murimi i gruas në kala
Urën e rikthimin e ndërtoj
Me duart e mia të vogla
Plasaritur nga dimrat e ftohtë
Yjet e kësaj nate i mbaj në gjoksin tim
Dhe do ec
Si Marathomak…
SA LOT KA KJO DITE

Nena ime,
Te kujtoj me mall sot,
Ne lotin e stines!
Endrrat me perplasin,
Si anije neper det…
Te kerkoj ne cdo skute,
Ne kopshtin me lule,
Ne dhomen e femijerise,
E gjithcka hesht…
E marr udhet ne mesnate,
I bie vargut deri ne fund,
Asnje fjale…
S’e mbush vetmine time,
Po jeta paska udhe ferri!
Sa do te doja te shihja,
Ne shkalle,
Duke pritur bijen tende,
Tretur mergimeve,
Asgje nga une me,
Nuk ka mbetur,
Vec lotit!…

 

PAS HESHTJES SË SHURDHËR
Fshihet një stinë me gjethe pylli
Një ëndërr e krehur mes dallgesh malli
Nata humb kuptimin pritja bëhet shekull
Dita vjen e rëndë dielli mban koën në fjalë
E çmendur bëhet kjo orë në këngë
Pas heshtjes së shurdhër bëhem shi
Të kalëroj me kalin e baladave
Te një mur ta mbështes kokën
Me duart e mia ta shtrëngoj gurin
Ta nxjerr lotin e lodhur nëpër këtë botë mashtrimi
Unë poetja e vargut tim rebel
Të mas hapin tim që digjet në asfalt
E një shkronjë ta mbaj fortë fortë në gji
Si atdheu diellin e lindur vonë..këtë liri!

 

E KËRKOVA

Një këngë mallë
Ishte strukur
Mes qiellit tim
I ngrohtë valë
Me shpirt njeriu foli
Një natë
E mora në krah
Ia lëmova sytë
Deri në përpëlitje
Kam rënë jam ngritur
Mos të më ik
Ky zog i heshtur
E kërkova
E gjeta duke pritur
Një ombrellë stinësh mbante
Mbi kokë
E shi ra deri në agim?
Dielli u palos
Mbi sytë e pulitur
E kërkova e gjeta!..
DHEMBJE

(Elegji për motrën)
Natë
Dhembja ka hyrë deri në palcë
Stinët janë veshur me lot
Zot
Zogjtë kanë mbetur pa strehëzë
Malli djeg
Mes dallgësh bredh sonte
Qetësi e pafund në vargje
Kujtimet mbërthyer në shpirt
Sikur të mundja
Qiellin do e çaja copë copë
Një det hidhërimesh do e pija
Në fund të natës
Agimin do ta takojë
Një lindje dielli ta shoh
Pa Ty motër
Malli më çmend
Ah stinë stinë
Si nuk pate pak mëshirë
Një trëndafil e këpute si me kosë
Sa net e ditë heshtje jam bërë
E kam vrapuar rrugëve të vendlindjes
Shtëpia e lindjes (s)’ më ngroh më
Dimër më duket maji me lule!

 
SA E MËRZITUR JAM

Kur
më merr malli për Ty
Futem në zgafellën e mërzisë
Sa larg kam tretur sa
larg të kam
Fati im në bishit të sorrës?
Sot (s) kam frikë nga
dashuria
Nuk di pse më rëndon kjo fjalë
Kur mbi kokë me rri ky qiell
A
ndoshta kam harruar puthjet e stinëve
Më duket se po shkel mbi mall plot
me prush
Një zog m’i ka hapur krahët unë vendnumroj
Ec më shtyn një zë
nga brenda mos u ndal
Një ditë ndodh çudia lumnitë nisin aty
Vargoj
lidhen shkronjat zemra merr puls të ri
Sa e mërzitur jam sot Zot më
ndihmo
Ta kaloj këtë urë mendimesh ëndrrat më torturojnë
Do vij stinën e
ta puth mu në buzë
Lë të digjet Troja…unë jam Helena vetë
Do vij…më prit
agimi im i bardhë
Të strukem në gjiun e vargut të ri
Kur (s) më merr
malli për TY…
Digjem nga kjo vetmi…e huaj mes shkretëtirës
Fashehur pas
shpinës së bjeshkëve
Udhët këtu nuk flasin Shqip as plis shekujsh nuk
shoh
Natën më zë ankthi…përse jetoj këtu?
Do vij…veç sa jam nisur

gjitha do i lë këtu….vitet stinët..do vij…

 

KUR BIE SHI

Mbështe faqen për xham të dritares
E marr
frymë fëmijërisht
Të prek deshta edhe sot
Atdheu im
T’i shëroj plagët që
more betejave
E t’i prek ato bebëza malli
Një fjalë në Kullën e kësaj
lirie
Kur erërat ende fryjnë
Ti qëndros lis i papërkulur
Rrënjët i ke në
gjak brezash
Ti e meriton këtë liri shekujve
Kur bie shi
Me trup endem
udhëve të mërgimit
Me ëndrra fluturoj në gjiun tënd,Kosovë
Ti fjala ime
e fundit
Me përkund si foshnjën në djep
Kur bie shi
Mbështet faqet për
xham
E të kujtoj edhe TY
QYTETI IM
Fle edhe sonte mbi qepalla të syve të mi
Stinë e vjetër mbi mall të
ri
Diellin e mbajja mbi supe çdo mëngjes
Me hënën bija edhe në gjumë

krahet e shiut të puthja Ty
Rrugëve ecja shkujdesur
Lumë me ëndrra çdo
orë
Drinit ia puthnim dallgët
Me tinguj të dehur
Në fund të gotës një
shkronjë
Bëlbëzonte në shkronjat e fshehura
Yjet i numronim deri
vonë
Udhëve të shpirtit binte si jehonë
Ëndrrat i veshja me fustan te kuq
Një trëndafil ia veja mbi veshë
Fshehurazi ia kafshoja natës
buzët
Në Kopshtin e dashurisë Ti
Personazh lirik
Në shtrat kthehesha me
buzëqeshjen tënde
Brenda tërë margaritarë
Kohë me ëndrra plot qytetim i
bukur
I dashur i rrallë
Maj mend si sot
Faqeve çdo lot
Si flutur
ndalesha mbi buzët tua
E sot
Qytet kujtimesh
Stinë e gdhendur
Në fjalë
vargu
Çdo ditë më kafshon me dhembje
Një mall
Tretur ai tretur unë
Jetim
Unë jetim Ai
Dhe asnjëhërë s’e takoj më
Veç në ëndrra më vjen
E duart i
zgjat
Deri të ky trishtim dite
Qyteti im
Me shumë sy
Ku e fshehe ku i
dogje
Ato bredhje rrugicave
Ecjen time krenare
Ah! qyteti im i blertë!

 

ENDRROVA LOTIN

Preki tere dridhje,
Udheve te Kosoves,
S’me njohin as rrugica as zogje…
Gjurme lumturie sa me pikllojne!
Nga buzeqeshja ika ne lote,
Melodi mergimtare nga gjumi me zgjone,
Ret e turbullta me xhelozi me trazojne,
Qielli me ngushllon…
Pika loti gjurmeve ne balte,
Si ne mjegull vendlindjen kujtoje,
Me kengen e femijeve vrapoj…
Si e dehur te kendoj…
Endem duke belbezuar vetem fjale!
Fjalet e gjakosura te shpirtit!
Ngadal peshperis dhe buzet dridhen ne vaj,
Loti rri pezull ne balte,
Me hapat e zemres …
Drejt qyteteve te mengjesit ia fali mallin,
Ne horizontin e ngrysur,
Rreshqita ne siperfaqen e jetes,
Si sorkadhja veshur me te zeze !

VDEKJA (S)’MË GRISH

Mes heshtjes dhe zhurmës në rrugë
Nata thur portretin e vdekjes në varg
T’i laj mëkatet e (pa)fajësisë?
Fjala vrapon ta fus kohën në grusht
Stinë shumë ëndrra lot pranverash
Në guacën e vetmisë strukur një shpirt
Si dallgë trazuar netëve grish mallin
Dhe psherëtinë..si notë e lodhur teli kitareje
Në sytë e hënës mbështillet qielli i murrmë
Pena ime lagur në lot atdheu
Për ditëlindjet e mia që ngjajnë
Si rrugët e boshatisura
Kur erërat bartin vjeshtës gjethet drejt udhëve të (pa)njohura
Vdekjen e grish një fjalë në strofë
E lodhur nga pritjet..zvarritem udhëve pa shpresë
Se lypëse e leckosur me duket kjo jetë
Hija e vdekjes bën roje mbi kokë
Portrete te ftoheta ne strehen e shpirtit
E jeta ben kerdi me jete e plage
Puthem me vdekjen ne sy…
MERRE KETE CELES

Shpirti
Mos trokit me ne dere
Porten e mallit
E ke te hapur
Hyn tinezisht
Ne shtratin e dhembjes
Sillme nje lule gojefile
Me nje puthje vargu
Mos e dalldis kete ere pranvere!
Nese (s)‘ vjen
Do te kerkoj stineve te harrimit
Deterave me lunder
Oqeaneve
Do zhytem ne thellesi te pafund
E do te gjej…

Sadbere G. Spahija

11.7.2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen