Përbën agresion, nderhyrje ushtarake çështja, Krime?

Analiza & Komente | Rrezore | 11.03.14 | 19:14

Nga Pilo Zyba

-Analizë –
Krimea ka një popullsi prej 2 milion banorë,prej të cilëve 58% janë të krishterë Rus,24% Ukrainas dhe pjesa tjetër të përzier.Por teritori i saj i përket Republikës së Ukrainës.Atëherë përse Rusët kërkojnë me çdo kusht të zotërojnë këtë teritor,cilat janë interesat,qëllimet,cili është çelsi që hap portën e zgjidhjes?A do kërkojnë ashtu si dhjetra here Rusët, që ta marrin me forcë këtë teritor,sepse me diplomaci nuk e morën dot, tani kuptojnë çfar kanë humbur?

Pilo Zyba
Për të t’u përgjigjur këtyre pyetjeve kemi shumë për të thënë, mbi të gjitha mund të themi,çfar roli luan problemi Shqiptar dhe Kosovar,por dhe teritorjal Kombëtar Shqiptar në incidentin e Krimesë?Çfar fshihet pas perdes skenike ndërkombëtare,asaj Ruse,Serbe dhe Greke?
Për të kuptur këtë duhet të nxjerrim në tryezën e shkrimit të vërtetat e hidhura në të shkuarën,e më pas në rrugë e sipër,ne mes fakteve,dhimbjeve të kuptojmë të vërtetën e madhe.Kur Perandoria Ruse luftonte për të bërë Krimenë pronë të saj,në trojet tona kombëtare jetonte dhe mbretëronte në Janinë Ali Pashe Tepelena.Në ato kohra edhe ai jepte kontributin e tij here nga njëra pale dhe herë nga tjetra.Aliu kishte diplomacinë e tij mbi temat ndërkombëtae,me të vetmin synim,përfitimet dhe shkëputjen nga Turqia,por dhe për zmadhimin e zgjerimin e trojeve të influencës së tij,që nuk ishte e pakët.Kur Aliu i kërkojë Rusisë një pakt për luftë frontale për rrëzimin e fuqisë otomane,Rusia e refuzojë atë.Cila ishte arsyeja?Tashme pas dy shekujsh të vërtetat flasin vetë.Rusia pranonte më mirë një furqi të dobët,se sa një pashallëk të Janinës që vinte duke u fuqizuar dhe duke u zgjeruar në mënyre të rrufeshme dhe të përditëshme,qoftë nga teritoret,qoftë nga pasuria.Po kështu bënin dhe lojtarët e tjere të letrave politike si Anglia dhe Franca.Këto dy diplomate të të gjitha kohrave,që kurrë nuk u duken këmbët,dëmtojnë nga brënda çdo forcë në rritje të kohës.Herë bëhen Luanë,here hijena që marrin prehe nga betejat,herë dhelpra me diplomacinë dhe këmbimet me interes, pa harxhuar as armë,as njerëz,por, duke përdorur mashat e tyre të mençurisë dhe djallëzisë.Në ato kohra të errta,por të lavdishme për Aliun,fuqitë e medha luftonin duke futur ne grindje dhe ne lufte kundershtaret,dhe kur shikonin se njeri prej tyre ngrihej lart,fusnin në loje djallezite e tjera për ta dobësuar apo për ta shkatërruar,kështu ndodhi dhe me Luanin e Janines,deri sa ja aritën qëllimit dhe e egzekutuan.Me renien e pashallëkut të tij,që ishte njëkohesisht dhe rënia teritoriale e kombit të Ilirëve,por dhe rënia e Turqisë,hijenat,dhelprat u futën ne tryeza dhe grindje për të marrë sejcili copën më të madhe.Dhe si ndodh gjithmonë,i humburi kurrë nuk llogaritet,ai luftohet me të gjitha mjetet dhe të gjitha mënyrat për cfarosjen e plotë.Ata i dhanë krahë revolucionit grek,për të realizuar dy qëllimet e tyre,edhe renien e Turqise,edhe rënien e Pashallëkut të madh të Janinës.
Krimea,Çamëria,Kosova dhe Shkupi…lidhja mes tyre!
Me rënien e Perandorisë Osmane doli në skene ndarja e trojeve, që ajo zotëronte,për fatin e keq të kombit tim,me rënien e Aliut ajo ishte ne pjesen e të humburve bashkë me Turqinë.Bota e qyterëruar për interesa të saaj,Turqinë dhe Alinë,i bente një.Kështu, që hijenat me të aferta si Serbia dhe Greqia që dolën të fituara nga kjo luftë,por dhe me ndihmen e të tretëve,filluan të kafshojnë trojet e lashta etnike Ilirike.Histori që u përsrit dhe me rënien e Gjermanisë Naziste.Me marrjen e ketyre pjeseve,doli në pah një dukuri e re,ajo e kombësisë,gjuhës,historisë.
Një vendim u mor në të gjitha trojet e pushtuara,në Krime Rusët bënë genocidin e rënde të çfarosjes së popullsise dhe vendosjen së vënd të tyre kolonët Ruse.Po keshtu bëri dhe vëllai tjetër sllav i Rusisë,Serbia,firmosi,vulosi kontrata dhe çfarosje,apo dhe zëvëndësime të popullsisë Shqiptare nga kolonë Serbë.Po të njëjtën gjë beri dhe Greqia,zëvëndësoi popullsine Çame me kolonë greke.Një dhe i vetëm qëllimi,me vitet,edhe gjuha harrohej,edhe Iliria e lashtë çkombëtarizohej.Nga Ky veprim barbar,Krimea arriti të ketë sot një popullsi ruse prej 58%,greqia ka zhdukur po thuaj të gjithë popullin çam,ndërsa Serbia u mundua,hoqi nga trojet e Kosovës mijra Shqiptrë,por nuk ja arriti qëllimit final.Dhe cili ishte preteksti i të gjitha ketyre lëvizjeve?Cila ishte loja qe bente te besohej për veprimet e poshtra?
Rusia “Spastronte” Krimenë nga mysylmanët,Serbia “Spastronte” Kosovën nga mysylmanët,Greqia “Spastronte”Greqinë nga mysylmanët.Termi mysylman nenkuptohej Turk,ndersa termi orthodhoks nënkupohej Rus,Serb,Grek.Sa qesharake për kohen e shkuar dhe të sotmen.Në trojet Krime,Dardane,Albane,Çame,njerzit kishin jetuar dhe jetonin pa ardhur feja.Ata ishin zotërues të gjuhes së tyre,të kombit të tyre,të historisë së tyre.Por guzhinjerë e djallëzuar të historisë së kombeve,e benin gjellen e tyre duke hedhur sa me shume erza që të mos kuptohej e verteta.Turqine e mundur e kishin vegël qorre të detyruar ne fushen diplomatike,por dhe ajo kishte interesat e saj,sepse duke marrë kolonë Shqiptare nga Kosova,Çamëria,Shqipëria apo Krimea,dhe bashke me ta dhe disa miliona të ardhura,kishte dy interesa,të popullonte vendet e saj të mbetura shkretë si ….dhe fitimet ekonomike,që dhe ato zinin nje vend të rëndesishem pas nje rrënimi ekonomik të Perandorisë.
Ende sot bertet dhe leh Serbia për kishat dhe manastiret e Kosovës dhe qan hallin. “Çfar do behet me pasurine tonë Kombetare,si kishat,manastiret dhe famullitë? Për të qeshur,por edhe për të pjerdhur,thua se keto Manastire dhe Kisha janë në teritorin Serb dhe, i perkasin shtetit të tyre.Kishat janë në trojet kombëtare të Kosovës,dhe janë prone e tij,të ndërtuar po për interesa te tij fetare,të ndërtuara po nga duart e tij.Pra,ato janë pasuri kombëtare e kombit ku bëjnë pjese.Të tilla veprime flasin për një intrigim fallso të problemeve mes shteteve dhe kombeve,por për çudi të së vërtetës bota edhe pse e di mirë të vërtetën,mban krahun e kundert nga interesat e vendit ku ato janë ndërtuar.
Një çudi e kohës tonë!
Grekët mbas ardhjes së demokracise ndërtuan kudo nëpër Shqipëri kishat e tyre,dhe bertasin vazhdimisht se,atje ku ato janë ndërtuar,edhe toka është e tyre,edhe gjuha është e tyre,edhe shteti eshte i tyre.Hapu varr të futem,ose me mirë,hapu varr ti futim brënda keta fjalamanë,këta zagarë që ulerasin në ëmër të të zotit që u hedh një kockë për ushqim.Por në fakt asnjeri prj tyre nuk leh kot,por lehin ti dëgjoje bota,dhe lehin të mos vihet në dyshim problemi Çam,dhe ai i Presheves,Maqedonisë,Malit të zi,Bosnje-Hercekovinës.Të të gjithë shikojnë që çështja Shqiptre eshte shtruar në tryezat diplomatike dhe atë kombëtar.Dhe nga një Shqipëri e vërtetë në përmasat e sj të gjithë kanë frikë,sepse kanë shumë gjynahe për të larë,por Shqiptarët kërkojnë një të drejtë të tyre,dhe jonjë hakmarrje.
“Të mëdhejve” u falen edhe budallallëqet,ndryshe nuk ka si ndodh që Putini flet si një i dehur,ose si një budalla: “Krimea eshtë një Kosovë në Detin e Zi”.Është për tu çuditur krahasimi,ose paralelizmi.Dreejtuesi i KGB-se ose është idiot,ose bën vetë lojën e një të dehuri,kur dihet mirë nga të gjithë që Kosova është truall i banuar me popullsi vendase Kosovare,ndërsa Krimea është shteti me të njëjtin emër,i spastruar dhe populluar me Rusë.Por popullsia e Krimesë po rikthehet në trojet e saj,dhe për këto 24 vjet,numuri i tyre përbën 15% të popullsisë vëndase,dhe ky numër nuk është i vogël.

Kemi ditë që me shqetësim ndjekim rrjedhen e kondraditave mes fuqive të mëdha në Krime,në atë vënd ku fuqitë e mëdha të dalura fitimtare nga Lufta e dyte botërore bënë ndarjen e teritoreve dhe të shteteve,sikur ishin në një lojë letrash.Dhanë dhe morën mendime dhe vendime,a thua,se bota kishte vdekur dhe ata mund ta varrosnin me çdo lloj dëshirash që kishin për në shtëpinë e fundit.Roosevelt i dobët e i hollë nga “mëndja” me humor të shtirur, Churchill një plak i trashur,me një çibuk dhe me pamjen e ushtarit të mirë Zhvejk,dhe Stalini me mustaqet e lyera korb të zeza në rolin e fitimtarit të vetëm.Që të tre në tryezen e Jaltes në Krime,prene tortën e madhe të Europës,si fitimtare të luftës së dytë. Do pyesi dikush: “Pse pas mbarimit të luftës u caktua Koferenca e Jaltës në Krime”?Dhe une do përgjigjem: “ Sepse ne Krime filloje lufta Gjermani-Ruse në luftën e dytë botërore,pa mohuar rolin e aleateve,por sepse Krimea ishte pika nevralgjike për gjithë Europën,por,edhe pse aty ishte bërë lufta më e madhe dhe me e përgjakshme.Aty filloje dhe përplasja e fuqishme me Gjermanine,që shënojë rënien e saj”.Të mos zgjatemi shumë,Stalini,më fitimtari ndërmjet tyre,sepse mbajti peshën më të madhe të luftës në njerëz,nuk kishte si ta lëshonte Krimenë.Atë krime për të cilën kishte luftuar kombi Rus që në kohët më të hershme.Krimea ra nën ndikimin Rus me Traktatin e Kucuk Kaynarca, në 1774,dhe e gjithë Krimea u aneksuar nga Perandoria Ruse më 1783 por luftrat më të mëdha ishin bërë kundër Turqisë.E pra pas më pak se 200 vjetësh Stalini nuk kishte si ta lëshonte ate.Të dy luanët e tjere të uritur,Churchilli dhe Roosevelt,thjesht bënë sikur ranë dakort që ky çelës që hap dhe mbyll dyert dhe portët e Detit të Zi të mbetej në duart e Rusisë.Tani Rusët përplasin këmbë e duar për të drejtat e Rusëve në këtë zonë që përbëjnë 58% të popullsisë Ruse në Krime.
Por cila eshte e vërteta e popullsisë Ruse në Krime,cila është historia e vërtetë e Krimesë?
Çfar lidhje ka popullsia Ruse dhe çfar roli luan ajo në Krime.Cila eshte e vërteta e gjuhës,e kulturës,e historisë së këtij gadishulli në Detin e Zi,por që pamjen e saj e ka të bukur dhe të bardhe dhe e lakmojnë të gjithë,si të ishte një hyjneshë?
Rusia e “martuar” më këtë perlë me klimë të butë nuk pranon të “divorcohet”,edhe pse e “dashura Krime” nuk e “dëshëron më këtë martesë”,dhe në fakt nuk e deshi kurrë.

Ja historia e saj.

Taurica ishte emri i Krimesë në antikitet. Taurica ishte e banuar nga një shumëllojshmëri popujsh. Rajonet e brendshme ishin të banuara nga Scythians dhe bregdetit malor në jug nga Taures,një degë e Cimmerians. Kolonët grekë banuan një numër të kolonive përgjatë bregdetit të gadishullit,veçanërisht në qytetin e Chersonesos në Sevastopol moderne.Pjesa lindore, taurica u bë pjesë e Bosporan Mbretërisë, para se të përfshihej në Perandorinë Romake në shekullin 1 pes . Gjatë 1, 2 dhe të 3 shekuj pas Krishtit, Taurica priti legjionet romake dhe kolonizatorët në Charax, Krime. Taurica ishte riemëruar përfundimisht nga Tatarët Krimesë, nga gjuha e të cilit rrjedh emri modern Krime. Fjala “ Krime “ vjen nga emri Krimesë Tatar Qırım, nëpërmjet grek Krimea ( Κριμαία ) .
Gjatë shekujve më vonë, Krimea u pushtua rradhazi nga Scythians,Sarmatians,Gothet, e Huns, edhe bullgarët e shekullit të 4 – 8, e ( Khazars shekullit të 8-të ).Nga Kievan Rus ‚ (shekujt e 10 – të 11 ), Perandoria Bizantine (1016 ), e Kipchaks ( Kumans ) ( 1050 ), dhe mongolët (1237 ). Në shekullin e 13-të, Republika e Genovës kapi vendbanimet që rivalët e tyre, venedikasit, kishin ndërtuar përgjatë bregdetit të Krimesë dhe fitoi kontrollin e ekonomisë së Krimesë dhe tregtinë në Detin e Zi për dy shekuj.
Një numër i madh i popujve turq, tani të njohur kolektivisht si Tatarët e Krimesë, erdhën të banojnë në gadishull duke filluar me mesjetën e hershme.Këta dominuan gadishullin demografikisht, ndërsa herë të tjera numri i tyre u zvogëlua (1750-1944) ose zhduk krejt ( 1944-1991 ), vetëm për të rishfaqur përsëri (1991 – prezent ). Pas shkatërrimit të “Hordhia e Artë” nga Tamerlani, Krimea, Tatarët themeluan një Krime, Pushtet i pavarur në 1441, nën Haki Saj i GIRAY, pasardhës i Genghis Khan. Tatarët e Krimesë kontrolluan stepat, që shtriheshin nga Kuban deri në lumin Dniestër, megjithatë, ata ishin fillimisht nuk ishin në gjendje për të marrë kontrollin mbi qytetet komerciale. Pas kapjes së qyteteve Gjenovez,sepse Gjenova e kishte nën sundim, Sulltani osman Meñli I GIRAY e mbajti në robëri kryengritësin Haki. Më pas e liruan atë në këmbim për pranimin e sovranitetit osman përmbi khans Krimesë, dhe duke e lejuar të sundojë princat si kontribues i Perandorisë Osmane .Megjithatë khans Krimesë ende kishte një sasi të madhe të autonomisë nga Perandoria Osmane . Në 1774 , e Khanëve Krimesë ra nën ndikimin rus me Traktatin e Kucuk Kaynarca dhe, në 1783, i gjithë Krimea u aneksuar nga Perandoria Ruse.
Krimea u bë pjesë e Taurida Governorate Rusisë dhe ishte vendi i shumë luftimeve në Luftën e Krimesë (1853-1856) në mes të Rusisë në njërën anë, Frances , Britanisë, Perandorisë Osmane, dhe Sardenjës nga ana tjetër. Rusia dhe Perandoria Osmane shkoi në luftë në tetor 1853 mbi të drejtat e Rusisë për të mbrojtur të krishterët ortodoksë.(Atë kandil që mban dhe sot që justifikon hyrjen në Krime) …shenim i autorit.Rusia arriti të mposhtë dhe shkatërrojë flotën osmane në portin e Detit të Zi të Sinope.Për të ndaluar pushtimin e Rusisë, Franca dhe Britania hyri mars 1854. Shumica e luftimeve u zhvillua për kontrollin e Detit të Zi, me betejat e tokës në gadishullin e Krimesë në Rusinë jugore. Rusët mbajtur kështjellën e tyre të madhe në Sevastopol për mbi një vit. Pasi ajo ra, paqja u organizua në Paris mars 1856. Çështja feja tashmë ishte zgjidhur. Rezultatet kryesore ishin seDetit të Zi u neutralizua – Rusi nuk do të kishte anije lufte atje,dhe dy vasalët, Wallachi dhe Moldavi, u bë kryesisht të pavarura nën sundimin osman nominale. Lufta shkatërroi shumë infrastrukturën ekonomike dhe sociale të gadishullit .

Krimea në shekujt e 20 dhe 21

Gjatë Luftës Civile Ruse pas përmbysjes së Perandorisë Ruse, Krimea ndryshojë duar disa herë dhe ka qenë një bastion i Ushtrisë së Bardhë anti – bolshevik. Ajo ishte në Krime nga rusët White udhëhequr nga gjeneral Wrangel, për qëndrimin e tyre të fundit kundër forcave anarkiste të Nestor Makhno dhe Ushtrinë e Kuqe në vitin 1920. Rreth 50.000 të burgosur White të luftës dhe civilëve u ekzekutuan nga të shtënat ose u varën pas disfatës së përgjithshme Wrangel në fund të 1920.Kjo është konsideruar si një nga masakrat më të mëdha në Luftën Civile.
Më 18 tetor 1921 u krijua Republika Socialiste Autonome e Krimesë.Ajo u krijua si pjesë e SFSR ruse, e cila më pas u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik.Krimea ka përjetuar dy zi buke të rënda në shekullin e 20,uria e 1921. – 1922 dheHolodomor e 1932-1933.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Krimea ishte skena e disa betejave të përgjakshme. Forcat e Boshtit nën komandën e Gjermanisë naziste pati humbje të rënda në verën e vitit 1941 pasi ata u përpoqën për të avancuar përmes rripit të ngushtë të Perekop që lidh Krime në kontinentin Sovjetik. Pasi forcat e Boshtit depërtuan,dhe zunë Krimenë, me përjashtim të qytetit të Sevastopol, e cila mbahej nga tetor 1941 deri më 4 korrik 1942, kur gjermanët më në fund kapen qytetin. Nga 1 shtatori 1942 gadishulli ishte administruar si Generalbezirk Krim ( rrethin e përgjithshme të Krimesë ) und Teilbezirk ( dhe nën- qarkut ) Taurien . Përkundër taktikave të rënda bërë nga nazistët dhe aleatët e tyre, në malet Krimesë mbeti një bastion unconquered të rezistencës amtare deri në ditën kur gadishulli u liruar nga forcat pushtuese në vitin 1944.
Koferenca e Jaltës.

„Konferencën e Jaltës në Krime : Churchill, Roosevelt dhe Joseph Stalin.

Më 18 maj 1944, e gjithë popullsia e Tatarët Krimesë u dëbuan me forcë në “ Sürgün “ ( Turkish ( Krimesë Tatar ) për mërgim ) në Azinë Qendrore nga qeveria sovjetike Joseph Stalinit si një formë e dënimit kolektiv, me arsyetimin se ata kishin bashkëpunuan me forcat naziste okupuese.Rreth 46 % e të dëbuarve vdiqën nga uria dhe sëmundjet . Më 26 qershor të të njëjtit vit,armene, bullgare, dhe popullsia greke u dëbuan edhe në Azinë Qendrore. Deri në fund të verës së vitit 1944,spastrimi etnik i Krimesë ishte i plotë. Në vitin 1967, e Tatarët Krimesë u rehabilituan, por ata u ndaluan ligjërisht të kthehen në atdheun e tyre deri në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik. Krimesë ASSR u hoq më 30 qershor 1945 dhe të transformohet në të Krimesë Oblast ( krahinës ) të SFSR ruse .
Më 19 shkurt 1954 Presidiumi i Sovjetit Suprem i Bashkimit Sovjetik lëshoi një dekret që transferonte Oblast Krime nga RSFSR për të RSS të Ukrainës . Kalimi i së Oblast Krimesë në Ukrainë është përshkruar si një “ gjest simbolik, “ që shënon përvjetorin e 300 të Ukrainës duke u bërë një pjesë e Perandorisë Ruse .Sekretar i Përgjithshëm i komunistit Partia në Bashkimin Sovjetik ishte në kohë ukrainasi Nikita Hrushov.
Në vitet e pasluftës, Krimea lulëzoi si një destinacion kryesor turistik, e ndërtuar me atraksione të reja dhe Spas për turistët. Turistët erdhën nga i gjithë Bashkimin Sovjetik dhe nga vendet fqinje .Infrastruktura dhe prodhimi u zhvilluan gjithashtu, veçanërisht portet detare në Kerç dhe Sevastopol dhe në kryeqytetin e rrethuar me tokë Oblast së Simferopol .
Pas një referendumi më 20 Janar 1991,Oblast Krimesë u përmirësua, u emërua Sovjetik Republikës Socialiste Autonome e Krimesë.Më 12 shkurt 1991 nga Sovjetit Suprem të RSS të Ukrainës ,në Ukrainë e Pavarur
Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Krimea u bë pjesë e Ukrainës se re të pavarur, e cila çoi në tensione midis Rusisë dhe Ukrainës .Me Flota e Detit të Zi në bazë të gadishullit, shqetësimet e perleshje të armatosura janë ngritur herë pas here. Tatarët e Krimesë nisën të kthehen nga mërgimi dhe rivendosen në Krime .
Krimea ka një popullsi prej 2 milion banorë,prej të cilëve 58% janë të krishterë Rus,24% Ukrainas dhe pjesa tjetër të përzier.Por teritori i saj i përket Republikës së Ukrainës.Atëherë përse Rusët kërkojnë me çdo kusht të zotërojnë këtë teritor,cilat janë interesat,qëllimet,dhe cili është çelsi që hap portën e zgjidhjes.A do kërkojnë ashtu si dhjetra here Rusët që ta marrin me forcë këtë teritor,sepse me diplomaci nuk e morën dot, dhe tani kuptojnë çfar kanë humbur?
Atëherë lind pyetja, “Rusia humbi gjithë ato teritore,përse përdor Krimenë si pikë kyçe për shpërthimin e një agresioni”?Këtu ka disa arsye,këto janë:
-Krimea është pikë kyçe ekonomike në Detin e Zi!
-Krimea dhe Jalta është ai vënd që Rusisë si vënd fitues, i tha troje të mëdhaja,por,është ai vënd që tërhoqi për hunde Roosveltin dhe Çhurchillin,që ndonse dolën të fituar nga lufta vajtën mbas daulles së Stalinit.
-Krimea është stacioni i fundit për të mbajtur pak lart gjoja krenarinë dhe identitetin e Rusisë tashmë të diskredituar politikisht,ekonomokisht totalisht në arenë ndërkombëtare.
-Europa dhe Amerika kanë vajtur tashme me afer se kurrë në kufi të Rusisë.Para ca vitesh kur kerkonte NATO qëndrën e raketave në Poloni,Ruset bëne po të njëjtën zhurmë si tani.
-Rusët kanë humbur forcën e influencës tashmë gjithkund,Serbët u shkatërruan,Grekët hiqen zvarrë për një copë buke,pa identitet dhe të drejtë fjale,Sadami u çfaros, po kështu dhe të tjerët në Lindjen e Mesme.Rusia ka mbetur tani si një qën i lidhur që jeton vetëm me një copë bukë nga të tjerët,dhe leh në netët me hënë,duke kujtuar të shkuarën e lavdishme që nuk kthehet më kurrë.Qëllimi nuk është agresioni,por zhurma për të mos u shtyrë më tej.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen