Llemadeo dhe esse-t e tij

Analiza & Komente | Zef Prenka | 06.05.15 | 18:15

E kaluara dhe e sotmja…
-esse-

Llemadeo

…Sa here veziret e sulltanit dilnin neper krahinat e robnueme prej otomanve per me pa, por kryesisht me u duk dhe mu ndje sadopak dhe ata si sulltan, perpara u prinin jeniceret ma besnik, te njoftun si kasnec me za e vikam sorrash te cillet therrisnin sa u qitke kryet me za te nalte, tue perserite „trimnina“ „zotsina“ me te cillat dojshin me i lartesue veziret deri ne qiell, per me mujt me i bind shqiptaret se sulltani ka burra te zotet rreth vetes e se sikur ata kan me ba te mira per shqiptaret e robnuem…
E pa e ndalun frymen ata therrisnin:

Degjoni o milet, tash po kalon kendej pari veziri i sulltanit qe ka pre shtatqind krena anmiqsh te sulltanit, ka pushtue krahinat e Armenise e deri ne Egjypt, e i ka prue sulltanit robinat ma te bukura ne harem…
E sulltani i madherishem e ka shperblye tue e ba vezir per me ardhe e me sundue keto toka e gerxhe te Arnautistanit e me ju msue si me punue ju token ku jetoni per me i shtue pasunite e sulltanit te madherishem…!

Ndersa kasnecet therrisnin, veziri buzeqeshte i lumtur por duke ju dridh kerrbishtja prej frikes se veshtrimeve te egra te shqiptarve te cilet e veshtronin me majen e mprete te shikimeve me te cilat i thonin qartaz; kot e ke edhe ti, se fundi i juej eshte perpara…!

***
…Keshtu vazhdon dhe sot ai ritual i çuditshem e ogurzi per shqiptaret, ku pushtetet politike kane mbet ne duar sulltanesh e veziresh qe ne kohet e otomanve, pashallar e vezir te ardhur ne krye me tarafe ryshfete e lidhje farefisnish, pashallar e vezir qe prodhon e njejta familje, e njejta dere otomano-komunistesh, qe veshin here petkun e demokratit, here te fashizmit, here te patriotizmit, e here te rusise e here te beogradit.

Ndersa ai sistem i lidhur prej nje lloj servilizmi otoman, mban peng drejtimin e shtetit nder shekuj, rrotullohet dhe sot vetem neper disa familje veziresh te diktatures, neper mbeska te tyre apo te dashura te tyre, te cilet mbajne peng drejtimin e vendit, ligjet e rregullat e duhura ku asgje nuk funksionon ligjerisht drejte!

Ashtu sic benin propogande kasnecet otoman per veziret e sulltanit, ne cdo prag zgjedhje na dalin avoketrit shtatanike gjashte muajshat e plepave te Durrsit, apo pseudo-intelektual te tjere dhe fillojne e bejne propogande per veziret e pushtetit, duke i ngritur ne qiell me elozhe mashtrimesh, duke na i krahasuar deri dhe me Nene Terezen per gjoja „humanizmat“ e tyre, e duke i hedhur hi syve te popullit qe te votohet per ta, se ata gjoja qenkan te ndershem e te drejte per te drejtuar Tiranen, duresin, shkodren, apo Smokthinen…

Ajo ndodh ne nje kohe kur ata kane aq qindra akuza zyrtare e mediale per vjedhje e mashtrim, apo per vila perrallore te ngritura prej tyre ne trojet e vjedhura ne Tirane, te gjitha me fonde te shtetit. Ata te cilet i shohim ne cdo dy jave ne aeroportet e huaja me sekretaret e tyre perdore, gjoja per ne konferenca botrore, por ne realitet i gjen neper kavalishencat dhe hotelet me lluksoze te Evropes.

E pas lavderimeve qe bejne shtataniket „avoketer“ pseudo-intelektualet e vendit, servilet e cdo sistemi te korruptuar, ndaj atyre vezirve, cuditrisht sapo ata vezir vjedhin votat dhe behen me pushtet te ri, ata kasnec servil i shohim si keshilltar te atyre pushtetarve apo diku ne pozicione ne administratat e tyre, pasi si avoketer nuk u beson kush, pervec ndonje tritolist apo hajdut xhepash…!

A do te kene fund ndonjehere metodat servile e mashtruese te sjelljes ne pushtet te te korruptuarve?
A do te clirohet ndonjehere populli shqiptar nga mentaliteti duartrokitjeve te verbera, i bindjeve te verbera, te heq dore njehere e mire nga dhenia e votes atyre mashtruesve, atyre qe bejne propoganden e madhe te rrenave, e jo atyre qe nderohen nga populli per vlerat njerzore qe kane, per veprat e drejta qe kane bere?!

-LLemadeo-

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen