Pse është kuqëluar kaq shumë Shkodra

Rrezore | Zef Prenka | 08.06.15 | 17:10

FRANO KULLI

Nuk është dekoruar ndonjë qytet tjetër në Shqipëri me flamuj e postera si Shkodra në këtë kohë zgjedhjesh. Ndërsa krahasuar me vetveten, asnjëherë herë tjetër Shkodra nuk është “mbështjellë me kaq shumë beze (flamuj)” sa kësaj here. Kushdo që e viziton, besoj se nuk gjen asnjë përafri me ndonjë qytet tjetër cep e në cep të Shqipërisë. Partitë-koka të koalicionit të qeverisë e kanë kuqëluar kaq shumë Shkodrën, sa ngjan se ajri do të thyhet nga rëndesa e purpurit. Pamja e të gjithë rrugëve dhe shesheve të qytetit të krijon një shije të zvargur, që të zë frymën. Gjithçka me tepri, nëse ka ndonjë masë për gjëra të tilla. Së jashtmi kështu, ndërsa në thelb është një karshillëk i paparë herë tjetër, i cili shfaq në vetvete një sfidë të dyfishtë, që i bëhet atij qyteti. Një para e madhe që derdhet lumë për propagandë, në ditë të rënduara thatësire të mirëqenies, shfaqur dukshëm në papunësinë në rritje dhe në hollimin e përditshëm të mjeteve të konsumit, së pari.

Por është edhe një trysni e veçantë psikologjike gjithashtu për një qytet që, në çfarëdo rrethanash e gjendjesh, e ka shfaqur në shumë mënyra bezdinë nga pamje, qoftë edhe të përafërta me këto të tanishmet. Shkodranët kanë qenë gjithherë refraktarë me propagandën edhe në kohët kur kjo gjë paguhej shtrenjtë…; pa dyshim ata janë qytetarët më antipropagandistë të Shqipërisë, kjo është e gjithëpranuar herët. Dhe bash për këtë shkak, por falë edhe talentit genuin të banorëve të tij, është qyteti me thesarin më të pasur të anekdotave e barsoletave, si mënyra më elitare e talljes me propagandën e propagandistët. Po atëherë, pse pikërisht në Shkodër kjo “mësymje” propagandistike? Çfarë synojnë autorët e kësaj zgjedhjeje?

Asgjë enigmatike dhe të pamenduar nuk ka në këtë rast. Ndoshta rrokullisja e kundërshtarëve në qershorin e 2013-s, atëherë në pushtet e sot në opozitë, është shtysa emotive për një sjellje e gjest të tillë, nga prijësit e koalicionit qeverisës; Ajo është lexuar prej tyre si fitorja e parë e thellë e tyre, që e ka ndryshuar njëherë e për shumë kohë raportin politik atje në Shkodër. Po nuk është kuptuar aspak, ose së paku kështu lihet të kuptohet se ajo çfarë ka ndodhur atëherë, pos të tjerash… ka qenë edhe një sfidë e bërë ndaj pushtetit të konsumuar përgjatë tetë viteve, sfidë ndaj mbështetjes së dhënë pa kufizim e për shumë kohë prej tyre, për të djathtët dhe të pakthyer meritueshëm, sipas tyre, por edhe për arsye të tjera që janë thënë shpesh… Sfida dhe jo nënshtrimi është pjesë kruciale e njeriut shkodran.

Kanë kaluar dy vjet prej atëherë dhe tani rrethanat kanë ndryshuar shumë. Zhgënjimi është i kudogjinshëm në Shqipëri e shumë më shumë në Shkodër; Vetëm po të sillesh si struci nuk e dallon. Ndaj të propagandosh në këtë mënyrë mrekulli qeverisëse është si të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. I vetmi arsyetim që të bëhet të pranosh, është ai se projektorët e fushatës, me këtë mjet dhe këtë formë që kanë përzgjedhur, duan të manifestojnë forcën. Forcën që mbart në vetvete pushteti, pa menduar se përdorimi pa shkak i saj, aq më tepër në qerthullin e një kontrasti të madh, mund të sjellë edhe efektin e kundërt. Siç ndodh rëndom me çfarëdo gjesti apo veprimi që nuk ngjit…

Se kanë ndodhur në këtë qytet manifestime llamburitëse, njëri syresh në përvjetorin e parë të pavarësisë, në nëntorin e vitit 1913. U pat lidhur me vargje dritash kambanorja e Kishës së Gjuhadolit me minaren e xhamisë së Fushë-Çelës. “Njëzetmijë vetë, pra gati gjithë banorët e qytetit morën pjesë”, shkruan “Hylli i Dritës”, dhjetor 1913. Ka qenë një simbolikë, natyrisht. Në kohë të tjera e në rrethana të tjera. Po e vetëvullnetshme, ama.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen