Me çka të mburret një qeveri, kur përditë popullin e ka mbi krye

OP-ED | Dedë Preqi | 11.09.15 | 21:23

Dedë Preqi

A do kemi arsytime që të besojmë në marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë, kur minstri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, u këcënohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvexhës, se nuk u lejohet të formojnë Asosacionin e Komunave Shqiptare, ndërsa për serbët e Mitrovicës së Kosovës, Sërbia investon dhe instalon një politikë diferenciale, duke ofruar plane dhe programe për formimin e asosacioneve të komunave serbe.

Përkundrazi, pothuajse për çdo ditë gjejmë mungesa të shumta në këto marrëveshje, dhe fryma e dekleratës Europiane, tregon se është e pa realizueshme, gjëja se lufton kundër kthimit mbrapa të asaj që është nënshkruar në Bruksel, të cilën pala serbe fare deri më tani nuk e ka implementuar në praktike, që nuk aspiron të jetë plotësisht e sinqertë me marrëveshjet e tilla në mes dy vendeve fqinjë.

Këto janë raste të jo seriozitetit , të cilat ofrojnë vetëm forma të banalizuara dhe janë produkte politike të shekujve, që shtrohen nga pala serbe me palën shqiptare, duke i tejkaluar normat e bashkëpunimit në mes dy vendeve të pavarura, dhe kjo lojë e Serbisë është një përpjekje që tërheq vetëm brapa, duke e nxitë me qëllim një revoltë të padëshurueshme në ndjenjat dhe politikën e popullatës shqiptare.

Natyrisht, këto sjellje të shtetit të Serbisë, nuk janë ndryshime të reja, por praktika të vjetra, të cilat nuk mund të pranohen pa reagime, dhe pa kundërshtime të palës shqiptare, me tendencë që të mbrohen të drejtat dhe idealet e këtij populli të thjeshtë, ku sëcili njeri të ketë vendin dhe respektin e duhur dhe të njejtë në këtë shtet.

Dhe në frymën e këtij aspekti duhet llogaritur qëndrimin e popullatës shqiptare, i cili nuk mund të rrijë duarkryq dhe në kohën e fundit po shkaktonë reagimin e masës, dhe shumica e tyre braktiset nga kushtet e vështira ekonomike, e kjo është fatkeqësia e një populli, aq edhe për vetëdijën kombëtare…

Pra, sikur Qeveria donë të na thotë, ja se çfarë po protestoni, kur gjendjen do ta përmirësojmë në të ardhmën, duke premtuar vetëm me fjalë, atëherë ky proqes i çthurjes së jetës po zgjat, aq sa po arrihet kulmi i pikës kritike, kur populli shpërthen në protesta dhe pakënaqësi. Prandaj, gjendja e mjerueshme e sjellë popullin në një lëvizje të padëshirueshme, dhe nuk na befason ironia dhe një lloj humori i padëshirueshëm, të cilin e ngërthenë populli në vete, duke dhënë sinjale dhe vërejtje kundër pushtetarëve të korruptuar.

Me çka krenohet dhe mburret kjo Qeveri, kur përditë e ka popullin mbi krye?

Lindja e këtij shteti e ka fuqinë e simbolikës më të çmueshme për kombin tonë, por kjo simbolikë përvidhët sot vetëm si një jehonë, e cila synon vetëm të sqarojë horizontin e vet të mjegulluar, nga njerëzit e korruptuar, që mburren në adresë të atyre njerëzve, që e ngopën këtë tokë me gjak.

Përndryshe, kjo qeveri është vetëm një mozaik rrënqethës me të meta të natyrave të ndryshme, dhe mund të thuhet se të metat nuk mund të numërohen, kur së pari, rinia e saj në ditët më të mira, detyrohet ti merr rrugët e botës, duke kërkuar punë dhe përspektivë më të mirë, sepse jeta nuk është vetëm iluzion, jeta nuk është as vetëm ironi, por ajo kërkohet të jetë më e begatshme dhe më e frytshme, që e ka kuptimin e plotë estetizues.

Problemet dhe kundërthënjët ekonomike, sociale dhe politike në Kosovë, janë ashpërsuar dhe thëlluar në shkallën më të lartë, sidomos në kohën e fundit, ndërsa gjendja e përgjithshme është edhe më e rëndë dhe brengosëse. Kualicioni në mes PDK-së dhe LDK-së, nuk po tregon rrezulltate, që mund i plotësojë nevojat e qytetarëve dhe nuk tregon aftësi dhe kapacitet politik për të zgjedhë çështjen e problemëve dhe përmirësimin e gjendjes në vend, prandaj duke qenë nën ndikimin e këtyre dy partive në Qeveri, nuk  ka arritje të  efikasitetit të  duhur global.

Dhe orientimi në investime të mëdha në industri dhe në veprimtari tjera mungon, sidomos në veprimtari bujqësore, dhe fshati mbetët nën mëshirën e burokracisë lokale dhe më gjerë. Investimet në industrinë energjitike, në të cilat më shumë përfaqësohej interesi i subjekteve politike, se sa interesi i vetë popullit. Kosova me potenciale të mëdha natyrore, toka e saj po cungohet dhe grabitët ditë përditë nga fqinjët malazez dhe serb.

Nuk është as rrugë e kërkuar, apo nuk mund të thëmi se protestat edhe pse janë demokratike, ato janë metoda krysore, që mund ta ndryshojnë gjendjen e dobët politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, por është për t’u besuar se populli nuk disponon më durim të mjaftueshëm, që gjërat të thuhen në qastin e duhur, apo së paku të sinjalizojnë pakënaqësitë e veta.

Në fakt, partitë politike të opozitës nuk e fshehin identitetin e tyre dhe japin sinjale të qarta, që do të mbahen protesta të mëdhaja, prandaj ndjehët jehona diskrete e tyre, të cilët as ata vetë nuk e dinë, se ku do të jetë kufiri i ndjenjave popullore, atëherë, pse tkurret elita qeveritare dhe kryeministri i saj, apo nuk ndërmerr hapa të mirëkuptimit, duke e bërë një konsulltim dhe dialog me palën e nevojshme, që këto protesta të gjejnë një linje të përbashkët, në mënyrë që të mbrohet populli dhe shteti nga skandalet e mundshme dhe të pa dëshiruara.

Si duket, Qeveria vetëm po përgaditët me policinë e shtetit, për të zënë pozitat e duhura dhe për të sulmuar protestuesit që eskalojnë, dhe mandej të vërshojnë kameramanët e botës dhe opinionet tjera, që Kosovën ta shohin si një vend, i cili po shkakëton trazira e destabilitet në vend edhe rajon, duke e nxjerrë Serbinë  nga situata dhe të „pafajshme“ për t‘ ia dhënë vizën më shpejtë në BE.

Pse zotëri Kryeministër, argumentet e tilla nuk i merrni parasysh, edhe pse shenjat janë mjaftë të qarta, dhe në këtë rast nuk është momenti, që sa policë i grumbulloni dhe mobilizoni kundër protestuesve shqiptarë. Pse nuk e llogaritni një matematikë më të mirë, sa po dëmtohet rinija e këtij vendi, sa po dëmtohet populli dhe po shkatërrohet vendi në protesta të tilla dhe të llogaritni, se  ç’farë mesazhi i japim edhe atyre vendeve që kanë edhe pak vullnet të na përkrahin, për deri sa, ta marrim vetën ndonjëherë në dorë dhe të udhëhiqet shteti i Kosovës më drejtë dhe më mirë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen