Nga historiku i famullisë katolike shqiptare“Nëna Tereze“ në Stuttgart

Histori & Fakte | Zef Prenka | 08.11.15 | 00:08

(Fjalim nga z. Lekë Preçi, me rastin Akademisë së tre Jubileve për Nënë Terezën që u mbejt në Stuttgart më 18.10.2015)

Të nderuar bashkatdhetarë,
I nderuar dhe shume i rrespektuar Don Lush !

Lekë PreçiAshtu siq motivohemi gjithnjë kur të dëgjojmë në paraqitje publike, gjatë leximit të librave tua edhe sot jemi të motivuar dhe të gëzuar që ju kemi në mesin tonë.

Ju keni ardhe sot në mesin e mërgimtarëve shqiptarë, këtu në këtë pjesë të Gjermanisë, që fati i jetës i solli bukur herët ,që 40 vite e sa. Në fillim ishin pak, të shkapërderdhur anë e mbanë dhe jo të organizuar. Tokave tona të Arbërisë iu vërsulen pushtuesit me shekuj. Ia banë te gjitha te zezat. Po ashtu edhe Vendlindjës sonë Kosovës. Të zeza politike dhe ekonomike. Vuajtëm shumë por qendruam. U desht me ardhë këtu në mërgim. Me numër ma të madh erdhën gjatë viteve 90-ta. Por, çka banë mergimtarët tanë në dhe te huaj? Përveq punës së përditshme me zell, integrimit në mënyrën ma të mirë, sepse integrimi nuk është problem të shqiptarët, shkollimit etj, ata filluan edhe të organizohën nëpër subjekte të ndryshme, nëpër shkolla shqipe, klube , shoqata dhe shoqëri kulturore etj. Mërgimtarët katolik shqiptarë paten nevojë edhe për shërbesa shpitërore dhe e formuan Misionin Katolik Shqiptar në Gjermani por me qendër në Stuttgart. Meritore për këtë është gjenerata e mërgimtarëve të hershem e që disa, për fat të keq nuk i kemi në jetë. Pushofshin në paqe. Rrespekt për të gjithë.

Pran tyre ishte Pater Hil Kabashi me bashkpuntorët e vet, kështu që në shkurt të vitit 1984 edhe zyrtarisht filluan shërbesat fatare e kulturore në Stuttgart dhe pastaj për tu përhap në krejt Gjermanin në formen e plotë juridike. Janë tri etapa apo perudha kohore të zhvillimit të Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani. Fillimi me jo pak vështërsi , me Pater Hil Kabashin i cili vuri baza të mira në çdo aspekt për një punë të mbarë. Ma vonë erdhën edhe motrat Hilda e Irena që banë një punë të shkëlqyeshme rreth organizimit të jetës pastorale e kulturore me të gjithë besimtarët e të gjitha moshave. Etapa e dytë , vjen pas një baze dhe trasimi të mirë të rrugës, vjen etapa ose periudha e konsolidimit. Në këtë periudhe shërbeu Pater Anton Nua bashk me motrat Klara dhe Angjalina. Ishte perudha e konsolidimit, shtimit të mergimtarëve besimtarë, e shtimit të volumit të punëve me një fjalë e një rreshtimi të ri.

Etapa e tretë ose etapa e zhvillimit është kjo periudhe që jemi tash e sot,e filluar me ardhjen e Pater Marjan Lorencit bashk me motrat Terezinë dhe motren Rozë. Pse e bëra këtë periodizim kështu ? Sepse çdo etapë ose perudhë e këti rrugëtimi nepër vite i ka karakteristikat e veta që identifikohën me to. E quajta etapë të zhvillimit këtë në të cilën jemi tash dhe sot për disa arsye. Çka e karakterizon këtë etapë? Në radhë të parë ardhja e mergimtarëve të ri, relativisht të shkolluar, disa me shkollim superior, me ide dhe mendim ndryshe, bashkohor, modern, gjithsesi pozitiv. Kjo gjeneratë, në radhë të parë, e prirë nga Pater Marjani, e kuptonte dhe e vetëdijshme se kush kanë qenë, stërnipërit e kujt janë,dhe duke u bazuar në këtë fakt e ditën se kush janë dhe se e kuptuan mirë se çka dojnë sepse siq thuhët :“Ai i cili nuk e din se kush ka qenë, nuk e din se kush është kurse kush nuk e din se kush ashtë nuk e din se çka don „. Kjo është një dëshmi reale dhe për këtë arsy ne sot me kënaqësi flasim për diçka të mirë, për diçka pozitive, për diçka që na bënë të lumtur , të hareshëm dhe optimist neve personalisht dhe bashksinë tonë familjare. Me kënaqësi dhe dëshirë presim ditën e diel për të ardhë në këtë vend të Shejt, të tubuar rreth Altarit, të tubuar rreth kësaj sofre për të dëgjuar fjalën e Zotit në Gjuhën tonë amtare , në Gjuhën tonë të bukur Shqipe. Dioqeza Rottenburg- Stuttgart, në kuadër të së cilës vepron Bashkësia jonë, e avansoi këtë Bashkësi në një rang më të lartë, në Famulli. Pra, ky subjekt, zyrtarisht quhët Famullia Katolike Shqiptare E lumja „Nëna Tereze“ në Stuttgart.

Dhe nuk jemi vetëm, krah për krah jemi bashk me vëllezërit tanë të gjakut e gjuhës. Jemi bashk në Meshë, në festime, jemi bashk në aktivitete të ndryshme kulturore , në kremtimin e datave të ndryshme nga historia jonë kombëtare, sic thuhët, në të mirë e në të vështirë. Dhe do të vazhdojmë kështu, të lutemi së bashku në Gjuhën Shqipe, të këndojmë shqip, të vallzojmë shqip, të recitojmë shqip siq thotë shpeshherë Pater Marjani, „Ai i cili nuk din të kremtoj e festoj nuk din as të jetojë“. I nderuar Dr. Don Lush, ne jemi stërnipat e Gjergj Kastriotit, Budit e Bogdanit, Mulla Idriz Gjilanit, Nënës Tereze. Sofra jonë e përbashkët është SHQIPTARIA.

Fati i jetës na solli këtu, në këtë vend, në këtë shtet demokratik, në këtë shtet të së drejtës, në këtë shtet të lirisë , të dijes e shkencës. Ne, edhe me gjene i takojmë civilizimit Euro- përëndimor. Ne integrohemi shumë shpejt. Djemt dhe vejzat tona janë shembull për të mirë në çdo lami të jetës shoqërore këtu ku jetojmë e veprojmë po edhe ne organizimet tona. Ata janë ma të mirët në punë , në shkollë, në familje, ata janë trashigimia jonë, ata janë ma të mirët, ma të bukurit. Ne krenohëmi me ta. Duke qënë Europian, në çdo aspekt, kultura jonë nuk thotë që dita përgjatë 24 orëve të jetë e rregulluar dhe e kontrolluar se çka dhe si duhët bërë, çka duhët ngrënë e pi, si duhët të mendojmë, si duhët të vishemi. Zoti nuk thotë që njerëzit për gjatë 24 orëve të telekomandohën e monitorohën në vepra e mendime. Këtu njerëzit janë të lirë, vijnë dhe shkojnë të lirë, me bindje të lirë pa asnjë paragjykim dhe ngarkesë.

I nderuar Dr. Don Lush Gjergji, të nderuar bashkatdhetarë, këto nuk janë punë të mëdha, janë aq sa duhët të jenë, por siq thotë E Lumtura Nëna jonë Tereze “ Ne bejmë punë të vogla por me dashuri të madhe“.

Ju falemnderit

Stuttgart, Lekë Preçi

18.10. 2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen