„Takime“ me dëshmorët e lirisë!

Histori & Fakte | Zef Prenka | 14.01.16 | 00:09


Në prag të përvjetorit të rënjes heroike të dëshmorit të lirisë.

„Bashkbisedim“ me dëshmorin G.K. prej jetës sotme, me atë në amshim

G.K.:

O Zot, të lutem! A bënë të shkoj ta shoh Kosovën, …
E deshta shumë dhe…

(Perendisë i ra dhimtë dhe e lejoj, …i tha : shko, por shkurt se duan edhe dëshmoret tjerë dhe Shën Mhilli nuk i lejon…)

G.K.:
Çësht ky lapidar n’kodër Gradishit?

Unë: po për ty u ngrit, që mos t’harrojmë…
Po, à ke harrue kur thoshe se, …“s’ka vdekje më të ndershme se, sa të vdesësh për liri të tokës mëmë…?!

G.K: … e paske mbajt mend?
Unë: po , i di edhe shumë biseda kur, përpiqeshim të bënim Ushtrinë, kur deshtëm të sulmonim Kazermat e Ushtrisë në Gjakovë …
G.K.: pse, nuk ia dolem aa?

Unë : ..jo, por ne u nisëm natën e 13, Tetorit 1991 dhe plani n’a dështoj, …nejse!

G.K.: fol ma se m‘ plase…

Unë : paj , nga 6 grupet që ishin , 3 grupe n’a deshtuan dhe kishim frikë, sepse nuk mund ti sulmonim caqet e deshiruara…

G.K.: Auuu, sa qyqana që jeni..
Unë : po, po veq edhe ti ishe aty
,bile mezi të ndaluam pa hedhur granatat…

G.K.: Po, keta Komandantë kush janë?
Unë : Keta, janë meritor, sepse e ndoqën armikun deri në..

G.K. deri te „Molla Kuqe“ ?!
Unë : jo mer, deri te ura,..
G.K.: te cila urë more?! Te Ura e Fshejt aa??

Unë : jo, jo te ura e Ibrit, n‘ Mitrovicë!
G.K.:Mos fol ashtu, mos ma ligshto shpirtin, se kam edhe shumë shokë atje që duan ta dijnë se si, u kan mbetë vatrat e tyre…Po, eja te shkojm ti vizitojm disa shtepi kah dergojsha armë…N’Drenicë etj.

Unë: Po aty është edhe Prekazi…

G.K.: Komandanti jonë fort asht merzitë, kur erdhen disa që u vranë mbas lufte…

Unë : ..ku erdhen?!
G.K.: atje te na… Po kjo shtepi e kujt asht?

Unë : e një Komandantë që tash asht i lartë n’qeveri…
G.K.: ketu ka qene një shtepi e vjeter por plot burrni dhe besë..!
Po, keto firma t’kujt janë?

Unë : nuk i njoh me emna por, po thojn se janë të qeveritarve…

G.K.:Qeveritaret dhe elita e shtetit , à janë njerz të vyeshëm, à janë, të shkolluar të denjë me zhvillue shtetin?!

Unë : paj, jo bre edhe aq …
Disa i kanë formue partitë e veta dhe po bëjnë gara se kush me udhëheqë , serbet po i duan ma shumë se njani-tjetrin, se serbeve po ua japin shtetin , mbrenda shtetit, komshive Malazez dhe Maqedon po u falin tokat rreth kufirit dhe buxhetin e shtetit po e shperndajnë mes veti…
G.K. Si ore, çka po flet, à jeni tranu à,?! Po , à nuk u ba Kosova Si Kuvajti që thoshim, kur ta çlirojm do të lulezoj çdo gjë…?!

Unë : Me vjen keq , por ky asht realitetiti…Të rinjet të pa punë, i kanë sytë nga shtetët e perëndimit dhe s’duan asnjë të rrijë ketu…

G.K.: po për bashkimin me shqipërinë, à e keni kry atë punë…?

Unë : jo, bash krejt, veq deri n‘ deti po shkojn krejt Kosova, po lahen dhe po kthehemi me d’y kufij të rrept…!?

G.K.: Kufij,?? po n’a i patem thye kufijt, pse i keni vëndos prap??

Unë : po  i vendosen se iu than kta te BE-së

G.K.: Ooo, mos se m’tranove , po
Pse vdiqem ne..? Pse , u derdh gjaku ynë ore, Ooo, Zot…

Pse vdiq Komandanti ynë me gjithë ata dëshmorë, pse ,pse..?

Po, dr.Rogova pse erdhi atje tek ne?
Unë : u semurë dhe vdiq,

G.K. Hëë, edhe pa atë keni mbetë.Pra, tash po merzitëm shumë, sepse i lash të gjitha, me shtepi te lire , me shumë para të fituara me shkollë të kryer , lash Nenë e babë, gruan , shokë e gjitjçka për ketë tokë që të çlirohet dhe tani vdiça edhe një herë…

Unë : mos , mos ashtu, hajt se bahet mirë, kyhehu atje dhe pushoni në Paqë të amshueshme..!

G.K.: …si t’iu them atje kur të më pyesin?! Si t’ia spjegoj Komandantit, shokëve të mi, çka ti them Skenderbeut, Ismaïl Qemajlit, Gjergj Fishtes, Nénés Tereze, Ibrahim Rugovës. ..??

Po Zotit çka ti them, për ne shqiptaret?
Skam gënjyer kurrë dhe tani s’do gënjejë…
Do u them krejt çka pashë dhe ndëgjova, por po kam frikë se ju do ta ndëgjoni gjëmën dhe nemën e gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë…rrënoni dhe lapidarët që mos të n’a kujtoni më…

Unë : u përlota si atë ditë kur vdiq Gaspër Karaqi.

Zef Prenka (bashkveprimtar i deshmorit G.K.)

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen