Mirë u pafshim Pater Marjan!

Diaspora | Rrezore | 24.07.16 | 21:06

Pater Marjan Lorenci- Mirë u pafshim!

Sot, me 24.07.2016 në St.Konrad në Stuttgart u organizua mesha e fundit e P.Marjanit në cilësinë e famullitarit të Famullisë „Nëna Tereze“ për Gjermani.

Ketë meshë, në shënjë falenderimi për punen e ketij frati, këtij prijësi Baritor kishte shumë pjesmarrës nga grigja e tij.Aty ishte edhe Frakfurti, Mynihu, Hamburgu, Düssedorfi, Göppingeni, Wangen im Allgau e tjera,si dhe bashkvepruesit Hr.Seeberger i famullisë Gjermane dhe Alojs prift Slloven,që shërbyen për më se 10 vite në të njëjten Kishë,St. Konrad.
Celebrimin e kësaj meshe e bëri P.Marjani dhe i pranishem ishte edhe përfaqësuesi i Dioçezës Stuttgart-Rottenburg.
Kishte emocione të përziera sepse Patri si gjithmonë e ngriste imazhin e popullit tonë shqiptar në nivelin e merituar dhe me krenari shpall kulturën 2000 vjeqare të krishterizmit ndër shqiptar edhe para të pranishmeve ,jo shqiptar…Mesha iu kushtua për shpirtrat e të rinjeve të rënë në aksidentin e Mynihut.
Nga ana e tyre, edhe përfaqësuesi i Dioçezës së Stuttgart-Rottenburg, priftat German dhe Slloven me fjalimet e tyre në shënjë falenderimi për P.Marjanin na e vertetuan bindjen tonë si famulli shqiptare, se për 10 vite kishim një shqiptar , një vëlla, një kujdestar, një bari përshpirtror të madh…! Ata nga fjalimet e tyre bënë që masa e të pranishmeve të ngritej në këmbë me duartrokitje frenetike!
Po ashru ata falenderuan edhe motrat e nderit M.Terezina Paluca, M.Roza Çerkini ( së fundit m.Valbona Ukaj) për përkushtimin e tyre të cilat do të vazhdojnë edhe më tutje me don Albert Krista në pritje për të cilin po ashtu kishte duartrokitje të fuqishme në shenjë mirëse ardhje në famullinë tonë.
Në fund të meshës kishte dhurata në shënjë mirënjohjeje për punën dhe veprën e meshtarit P.Marjan Lorencit.Atij iu dhurua monografia biblike e Dioçezës së Stgtt-Rottenburg nga ekselenca e tij Ipeshkvi Gephardt përmes përfaqësuesit të tij special, pastaj nga prifti Gjerman Seeberger iu dhurua një bibel në gjuhën Gjermane që, P.Marjani me tu kthyer në vëndlindje të kujtoj vitet e shërbimit në Gjermani dhe dhurata nga prifti Slloven ishte një korp me vëra kualitative dhe një buqetë lulesh.
Në ëmër të besimtarëve nga Frankfurti përshëndeti z.Albert Sejdaj i cili poashtu solli një dhuratë siç tha ai „simbolike“,
Edhe në ëmer të këshillit dhe të besimtarëve të famullisë në Stuttgart, falenderoj z.Lon Karrica, i cili nxiti duartrokitje frenetike dhe ndau poashtu dhuratë për Patrin në shënjë mirnjohje dhe duke i thënë se …“ne nuk të themi , lamtumirë,por, mirë u pafshim Patër“!
Nga vajza e vogël me një talent të rrallë Xhozefina Përvorfi u recitua një poezi enkas për Pater Marjanin duke e lutur Papa Françeskun që ta shuguroj për Ipeshkv.
Ndërsa z.Vitor Spaqi në cilësinë e ish këshilltarit dhe bashkëpunëtorit të P.Marjanit paraqiti disa momente që siç tha ai, ishin të veçanta sepse kishin patur takime të nivelit të lartë shteror,pra, me Ministra, Ambasadorë, Artistë etj.që Patri gjithmonë fjalën kyqe kishte bonomin „Për Fe e Atëdhe“ .
Edhe P.Marjani falenderoj besimtarët,, bashkëpunëtorët dhe bashkmeshtarët për siç tha ai, “ mundësinë që më keni dhanë që së bashku ta lusim Zotin në gjuhën tonë amtare,pra në gjuhën shqipe dhe kremtet kombëtare dhe shtetnore që i kemi organizue së bashku!“
Ai ,pos homazheve për viktimat e Mynihut, porositi rininë që të „vazhdojnë me besim në Zot, dhe me ruajtjen e kultures dhe traditave shqiptare për gjithonë e jetës, mos i harroni kurrë rrënjet tuaja shqiptare!“
Fare në fund, u organizua një koktej rasti ku të pranishmit u përshëndetën me emocione ne Pater Marjanin!

Përgaditi
Zef Prenka

IMG-20160724-WA0015~2

IMG-20160724-WA0012~2

IMG-20160724-WA0009~2

IMG-20160724-WA0001

IMG-20160724-WA0003

IMG-20160724-WA0004

Të rinjët e Misionit katolik shqip ne Shtutgarttar

IMG-20151020-WA0011

IMAG0038

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen