Polici „kasap“ për mërgimtarët…

Histori & Fakte, Rrezore | Rrezore | 21.08.16 | 20:22

Pjestari i policisë së Kosoves në Gjakovë ( s.m.) i sektorit për trafik, z. P.L.ishte „kasapi“ i mërgimtarëve gjatë kësaj vere ( pushimi ). Ai nuk kishte asnjë „mëshirë“ për mërgimtarët që kishin ardhur të pushojnë, vizitojnë dhe të ç’mallen me familjaret e besa edhe miqët e tyre në vëndlindje…
Polici P.L. para ca kohe ishte suspenduar nga puna( sipas disa burimeve jo zyrtare )dhe pas rikthimit në vendin e punes i shoqëruar nga një koleg i tij me makinë policie“ Golf“ gjatë ditës e deri në orët e vona ngiste makinenen e tij në të gjitha rrugët e qytetit, jo për të siguruar trafikun dhe qytetarin, por për të denoncuar kryesisht mërgimtaret për ndalje ndalje-parkim , dhe parkim në skajet e rrugëve të qytetit,bile edhe aty ku nuk kishte shënja për ndalim ndaleje dhe parkimi apo parkimi të automjeteve.Ai , me të vërejtur një veturë (automjet) me targa të huaja të ishte ndalur, përkohësisht i parkuar në skaje rrugësh apo tretuaret ( edhe pse kishte hapsirë të mjaftueshme lëvizeje), pa asnjë paralajmërim,vërejtje etj. thërriste kompaninë kontraktuese për tërheqje apo bartje të automjeteve që, ti menjanoj automjetet e bashkatdhetareve edhe në raste ku nuk kishte shënjë trafiku pë ndalim dhe parkim të automjeteve.
Mua, më ndodhi të isha „viktimë“ e rastit, kur në rrugën afër lokalit të quajtur „Bulevardi“ në Gjakovë, ndalova makinen time për të kryer një sherbim familjar( më pak se 10 min.)derisa po ipja rroba për pastrim kimik në lokalin adekuat pran të cilit nuk ishte e mundur të ndalej apo parkohej…
Me tu kthyer te makina takova mjetin policor dhe dy polic që, ishin ndalur pas makines time dhe fillimisht i përshëndeta me: “ Përshendetje zotritë e nderuar, jam ndalur gabim ?“
Polici P.L. me tha, „jo vetem gabim po tani po vjen mjeti për konfiskim të makines tuaj“
Unë isha me gruan time dhe i them“ po ja se ne jemi prap pas 7 minutash te makina jonë dhe askënd nuk po e pengon, paska mjaft hapsirë për të lëvizur, mbi 5 metra rrugë, „,
Polici:“ ska diskutim tani vjen kamioni dhe e mer veturen“
Unë: “ jo or zotri, ne jemi këtu dhe ska si të më konfiskohet makina, as nuk paska asnjë shënjë trafiku që ndalon parkimin..“
Polici: “ na e dijm ma mirë për ketë , ose do paguash kamionin ose do të konfiskohet makina“
Unë: „ore unë i gjallë e të ma konfiskosh makinen pa arsye nuk ia del dot, a se sheh që ka edhe makina tjera para makines time pir qenkan vendas e jo mergintar, dhe ju sigurisht që nga komanda juaj e keni për dijeni që ti mirëprisni mërgimtaret që janë këtu dy- javë dhe jo ti denoni në kete mënyrë…
Në atë moment më thërret miku im A.Sh.i cili më pyet se ku jam, i them për rastin dhe ai ishte aty afer në atë lokal duke pi kafe me një mik të tij, M N.Erdhi për një minut, dhe pa gjithë atë parregullsi të policit…
Derisa unë e pyesja policin këmbngules, që të tërhiqej nga vendimi i tij i gabuar, kolegu i tij pyet mikun tim ( që e njihnin të dy policët!) se a mos jam vëlkau i tij?
Miku im A.Sh. i thot jo, është ish kolegu im dhe mik imi që ka shume vite që ka merguar dhe vetëm veshtronte situatën pa ndërmjetsuar fare…
Ndërkohë vjen Kamioni dhe polici P.L.me pyet:“Do e paguash Kamionin apo do konfiskim makines?“
Unë: “ sa duhet paguar?
Polici:“ merru vesh me personin e kompanisë, me duket 15 €…
I them“ çfarë përfitimi keni ju, apo policia, apo komuna që të paguaj kompaninë..?
Polici: i nervikosur- „ti po e tepron dhe perveq kamionit do të jap edhe një denim për keqsjellje…hyn në makinë dhe fillon të shkruan dënimin-
Unë e pyes personin e kamionit se ç‘ të bëjmë?
Më thot“ unë dua 15€ perderisa nuk e kam ngarkuar makinen dhe poqese e ngarkoj do te kushtoj 25-35€.
Unë me insistimin e bashkshortes sime i jap 20€ që personi i merr dhe vrapon në një lokal afer që ti ktheje 5€.I mora.
Kthehem te makina e policit, ai vazhdonte të mbushte formularin e denimit për“ keqsjlellje“ dhe i them:
„Tani edhe denimi tjeter, dhe kamioni i mori 15 € dhe nuk me dha asnjë fakturë, a do ma jepni ju?
Polici: i nervikosur- ti po e tepron une te jap faktur per kete denimin tjeter prej 25€.
Po a nuk dini ne fale ju a?
Kolegu i tij me thot:“ po zotri ne edhe falim kur sjelli mirë dhe ju denojmë kur sjelleni keq“
I them, “ atëhere ku duhet me pague denimin për „keqshellje“?“
Polici: në post, …edhe diku tjeter me tha dhe kur te sjellish deshminë e pagesës do i merr dokumentat ( të cilat mi kishte konfiskuar nga fillimi me të hyrë në makinë!?
I them:“ po ku te ju gjej juve pastaj,
Polici:“ ne makinë nëpër qytet…!!?
Kolegu i tij i thot:“mos e bënë, se pi e falim…(qeshet)
Unë :“ju faleminderit për zemërgjersi, por vetëm ta dini se ky njeri që doni ta dënoni me 25€ gjatë këtyre dy javesh ka dhënë mbi 12 mijë euro mu në ketë qytet…!, i marr dokumentet dhe kjo „dramë „u zhvillua në prezencën e bashkshortes sime dhe mikut tim , që u përqafuam dhe më udhëzoj të denoncoja policin për marrje mitoje nën dorë sepse dyshohet se ai bashkpunon me kompaninë për konfiskim automjetesh e që shumëkush kësaj vere ishte viktimë e njëjte dhe dyshonin për korrupcion të hapur…

I them mikut nuk do bëjë denoncim sepse kam vetem edhe 12 orë që të „braktisja“ vëndlindjen time me vaj në buzë e mallë në zemër të thyer…

Mërgimtari i dëshpruar 🙁

Rruga afer "Bulevardit" pa asnjë shenjë trafiku për ndalim parkimi...!

Rruga afer „Bulevardit“ pa asnjë shenjë trafiku për ndalim parkimi…!

Udhekryqi pa shenja trafiku...!?

Udhekryqi pa shenja trafiku…!?

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen