28.Nëntori festohet nga Shoqata „Kadri Zeka“ nga Nürtingen

Reportazhe | Zef Prenka | 14.12.16 | 23:30

Festa  e flamurit  për  28  Nëntorin madhështore  dhe festive u mbajt në Kircheim –Teck Gjermani

Shkruan Asllan Dibrani

Kudo gëzime ,hare dhe festim  përmbajtjesore po mbahen në shtetet e perëndimit. Kush me herët e kush me vonë rreth ditës së madhe të ngritjes s e flamurit tonë në Vlorë po mobilizohen  qe vlerat  veta ti  çmojnë me ç’rast  shpalli pavarësinë e vet nga  perandoria osmane në vitin 1912. Po, ashtu edhe  Shoqata „Kadri Zeka“ nga Nürtingeni  , për nderë të 28 Nëntorit festës Kombëtare dhe ditëlindjes së Legjendës Adem Jasharit,organizuan në Kircheim –Teck një tubim dinjitoz  madhështor dhe  me program artistik . Data  e 04.12.2016 nga kjo  Shoqatë u shënua në mënyrë dinjitoze dhe të kulturuar manifestimi  i radhës së  104-vjetorit për ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Salla ishte e madhe dhe plotë më bashkatdhetar. Nën antonimin e Himnit kombëtarë dhe më pas një minutë heshtje përkujtuan dëshmorët e Kombit.image017

Pamje nga tubimi i zotit Arian Koshtunjeva ,Besnik Miftaraj konsuj  në Konsultën e Kosovës ne Shtutgart,Hanife Statovci,Xhafer Leci, Asllan Dibrani, Jahja Gashi,Gani Ismaili,Mejdi Laçaj.Shaqir  Hyseni etj

Në tubim kishte  mjaft pjesëmarrës përveç, konsujve, z. Arjan Kashtanjeva, Besnik Miftaraj dhe bashkëpunëtorja  e tyre zonja Hanife Statovci,në  sallë ishin prezent edhe  bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, Faridin Tafallari, Kolë Merturi  dhe  Nami Ramadani.image018

Pamje nga tubimi në vallëzimet e këtij manifestimi  madhështor.

Përpos tyre ishte edhe  i burgosuri  politik dhe veprimtari  Asllan Dibrani, Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë”, Fatmir Rakipi, hoxhë, Arben Berisha, ish kryetar i Klubit futbollistik në Bernhausen, Tahir Boqolli , e Muhamet Hoxhaj, veprimtar e tjerë. Zoti Xhafer Leci, Kryetar Nderi, i Shoqatës “Kadri Zeka “ uroj festën dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët qe morën pjesë  në këtë mbrëmje  të vlerave tona kombëtare. Selami Morina, nënkryetar, lexoj fjalën e rastit për  këtë ditë madhështore…Në emër të Konsullatës së R,së Kosovës në Stuttgart, foli z. Arijan Kashtanjeva. Mirënjohjet për 15 veprimtarë të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive i ndau Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka “. Poeti i njohur Mentor Thaqi, recitoj një poezi të shkëlqyer për pavarësinë. Të rinjtë Besnik e Arlinda Bekteshi kënduan një këngë për Pavarësinë.

Skenën e stolisen  me ngjyrat tona  kuq e zi  Ansambli “Pavarësia” nga Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart, i  cili shkëlqeu para masës së tubuar duke e mirëpritur me duartrokitje frenetike !image019

Me këtë rast u ndanë 15 mirënjohje për aktivistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme të kulturës dhe jetës shoqërore në mërgim .Ato u ndanë nga  i z.Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, z. Xhafer Leci  dhe  biznesmen . Z. Mejdi Laçaj, moderoj në këtë manifestim nga e cila la përshtypjet e se është akoma në vlugun e vullnetit te madh ne aktivitetet e ndryshëme në kohën  e veprimtarisë për Pavarësinë  e Kosovës..

Mirënjohje ju ndanë këtyre personave si me poshtë :image020
1.- Vitor Spaqi, kryetar QKSH Suttgart,
2.- Osman Ferizi, Shoqata Sali Çekaj Pfaffenhoffen,
3.- Naser Hoxhajj, Shoqata Dardania Mannheim,
4.- Gjylije Lecaj, veprimtare e dalluar shumëvjeçare,
5.- Lekë Preçi, arsimtar dhe veprimtar shumëvjeçar,
6.- Zef Prenka, veprimtar dhe drejtues i revistës Rrezore,
7.- Hazbi Sylejmani, Imam në Xhaminë e Stuttgartit,
8.- Qani Rexhepi, drejtues i Radio Kosova Stuttgart,
9.- Nue Lekaj, veprimtar dhe zyrtar i Komunës Wernau,
10.- Afrim Sylejmani, ish kryetar shumëvjeçar Klubi Kulturor “B.Gërvalla”në Ludwigsburg,
11.- Baki Mustafi, kryetar i Shoqatës “Pavarësia”në Stuttgart,
12.- Lon Karrica, Këshilltar i Kishës Katolike në Stuttgat,
13,- Halil Zemaj, sekretar i Shoqatës “Atdheu “në Schwäbisch Gmü
14.- Bedrush Nezaj, kryetar i Klubit Kulturor “Bardhosh Gërvalla “
15.- Rrustem Selca,veprimtar, baletistë-koreografë(pas vdekjes)…
Ndërkohë  u përvodh një kohe e shkurtër sa për ti  kujtuar tre atdhetar  te këtij rrethi qe lane gjurmët  të mëdha  të cilët nuk jetojnë më, Qemajl Morina, Emin Fazlija dhe Zenel Jashari.
Kënduan këngëtarët e mirënjohur: Bujar Osaj, Afërdita Bajrami dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj.

image021

Pamje  e një grupi  të ftuar në këtë festë madhështore. Për mos me i hyrë në hak e falënderojmë publikisht zotin Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, qe shtroj darke   me mjetet  në këtë mbrëmje.

Pastaj, festa vazhdoi më pjesën argëtuese ku e tërë masa u kënaqën më muzikë dhe valle më motive dhe veshje kombëtare deri në ora 23 qe u përmbyll ky manifestim  i shenjtë  në thesarin e vlerave tona kombëtare.

Foto-Reportazh  Kircheim-Teck Dhjetor 2016

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen