Përformancë artistike në mbështetje të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë!

Diaspora, Reportazhe | Zef Prenka | 22.01.17 | 22:31

Zef Prenka

Panairi i Turizmit Stuttgart CMT 2017, që u mbajt në Messe Shtutgart nga dt.10-22.01.2017, ku të pranishëm ishin edhe Ministria e Turizmit të Shqipërisë me shefin e grupit z. Nardi Maci dhe disa agjensi turistike që veprojnë në Gjermani.

Grupi pjesmarrës në mbështetje të z.Maci.

Grupi pjesmarrës në mbështetje të z.Maci.

Sipas z. Maci, interesimi i vizitorëve ishte shumë i madh dhe kjo jep shpresë për një fazë të re të turizmit gjerman në Shqipërinë e bukur, pra, deti, alpinizmi dhe monumentet kulturore e historike, artizanatet e tradita shqiptare.

z.Nard Maci dhe grupi nga QKSHSH dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani

z.Nard Maci dhe grupi nga QKSHSH dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani

Po kështu, Ministria e Turizmit të Shqipërisë nuk mbeti vetëm asnjë çast, ngase,

Së bashku me përfaqësues të Shoqatave dhe grupet e valltarëve

Së bashku me përfaqësues të Shoqatave dhe grupet e valltarëve

ishin në përkrahje të plotë të Shoqatave, Klubeve dhe përfaqësuesve të klerit shqiptar si Misioni Katolik Shqiptar dhe Bashkësia Islame në Shtutgart.

Grupi i valltarëve të Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Grupi i valltarëve të Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Me përformancë artistike, pra, grupet e valltarëve, këngëtarë dhe artistë, aktorë dhe aktivistë që veprojnë në Landin Baden – Würtembergut, shoqëruan përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Turizmit, ku ne si mërgimtar shkëmbyem biseda dhe infofmacione me të interesuarit dhe vërtetë ishte një përfaqësim dinjitoz dhe mjaft profesional i z.Maci dhe grupit të tij!

Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Vlenë të përmendën grupet e valltarëve të Qëndres Kulturore Shqiptare

z.Gjergj Lleshaj, z. Nard Maci dhe. z.Vitor Spaqi

z.Gjergj Lleshaj, z. Nard Maci dhe. z.Vitor Spaqi

në Shtutgart nën udhëheqjen e koreografit, artistit të mirënjohur Mirditor z.Gjergj Lleshaj dhe znj. Irina Lleshaj,

Valltarët e artistit z.Gjergj Lleshaj të QKSHSH.

Valltarët e artistit z.Gjergj Lleshaj të QKSHSH.

dhe prania e kryesisë së QKSHSH, me kryetar z.Vitor Spaqin, grupi i valltarëve të Shoqatës „Pavarësia“ nga Shtutgarti të udhëhequr nga z.Baki Mustafi, Shoqata Kulturore nga Fellbahu po ashtu nën koreografinë e z. Gjergj Lleshaj që, u përcollën me një vëmëndje të madhe nga vizitorë me kombësi të ndryeshme.

Edhe vizitorë të rastit hynë në valle shqiptare...

Edhe vizitorë të rastit hynë në valle shqiptare…

Me ketë rast ishin edhe Don Albert Kristaj, motrat Terezina dhe Valbona, Misionar i Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani me seli në Shtutgart , i cili e bekoj ketë Panair dhe Imami i Bashkësisë Islame në Shtutgart Imami z.Hasbi Sylejnani,të cilët me prezencën e tyre i dhanë kuptim të një bashkëjetese konfesionale të shqiptarëve në mërgim…
Prandaj, sot ishte një përmbyllje e Panairit me një pjesëmarrje të konsiderueshme të mërgimtarëve që jetojnë në Shtutgart.

Grupi pjesmarrës në mbështetje të z.Maci.

Grupi pjesmarrës në mbështetje të z.Maci.

Ne u ndamë duke shprehë mallë për vëndlindjen tonë Shqiptarinë etnike dhe apelojmë edhe tek ministritë tjera që të marrin një moster nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë, se si duhet prezentuar bukuritë, kultura dhe tradita shqiptare në Evropë!

Shtutgart 2017

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen