11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës u shënua edhe në Stuttgart.

Reportazhe | Zef Prenka | 19.02.19 | 00:08

 

Qëndra Kulturore Shqiptare në Stuttgart( QKSHSH), të Dielën me 17.02.2019, festoj 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Mërgimtarët i gëzohën çdo përvjetori të festave kombëtare dhe asnjë dallim nuk vërehët, të jenë festa që i dedikohën Shqipërisë apo Kosovës, sepse, ato janë të të njëjtit, kombit shqiptarë përgjithësisht!

Edhe pse situata politike dhe ekonomike në vëndlindjet tona, nuk është për dëshirat tona, ne mërgimtarët i gëzohemi çdo feste që na identifikon me qënjen tonë, me rrënjet tona, me historinë tonë dhe pa dyshim me kulturën dhe gjuhën tonë shqiptare.

Si çdo herë tjetër, në përvjetoret festive, ftohen përfaqsuesit e shtetit, pra diplomatët dhe së bashku pa anime politike, shpalosim ndjenjat e Atdhedashurisë, kulturën tonë etnike, gjuhën, artin muzikën…

Qëndra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, tashmë ka një përvojë të dallueshme për organizime festive.
Edhe kësaj radhe u mbajt Mbrëmje kulturore që u stilizua me Orë Letrare.

Fillimisht u nderuan Hymnet ( kombëtarë dhe shtetror) duke moderuar nga znj.Gjylije Lecaj, e cila njëherit është edhe sekretare e QKSHSH.Ajo me sharmin e saj, të pranishmit i bënë të ndihën mirë dhe afërsia e saj me secilin që, bashkëfeston, i jep ndjenjën e rehatisë si në votrat e vëndlindjes tonë!

Fjala përshëndetëse që, kryetari i QKSHSH z.Vitor Spaqi e shpalosi para të pranishmëve, ishte jo vetëm një urim, por, një mesazh që, secili shqiptar do duhej ta përceptojë në sedër t‘ vetën.

Z.Vitor Spaqi tha që, institucionet e zgjedhura nga populli duhet që qështjet kombëtare të kenë prioritet madhor dhe mos të nëpërkëmben vlerat e kombit dhe si të tilla ato të vihen në protitet për asnjë çmim tjetër.

Ai tha që, duhet mbështetur edhe rinia studentore shqiptare në mërgim të cilët po na bëjnë krenar me të arriturat e tyre.

Konzulli i RK në Stuttgart z.Kadri Gërvalla në fjalimin e tij, përshëndeti të pranishmit, uroj 11 vjetorin e pavarësisë së RK dhe zgjoj kurreshtje për bashkëpunim me Konzullaten dhe Ministrinë e Diasporës në mënyrë që të jemi sa më gjithëpërfshirës dhe aktual me bashkatdhetarët tonë.
Ai më pas mori pjesë edhe si deklamues i poezive të tij dedikuar Pavarësisë e që u duartrokit nga të pranishmit.

Ketë Mbrëmje Kulturore të kombinuar me Orë Letrare e përcolli edhe orkestra e studenteve shqiptar në Gjermani dhe këngëtari i mirënjohur Besim Lokaj.

Ata sollën një çfaqje briliante me këngë të bukura shqipe, të zhanrit muzikë qytetare, serenata, këngë skofiare që të pranishmit ishin shumë të disponuar.

Orës Letrare i kontribuan
Aktori i mirënjohur njëherit antarë i kryesisë së QKSHSH z.Vilson Spaqi, i cili deklamoi poezinë e autorit Vilson Markaj kushtuar dëshmorit Gaspër Karaqi në 20 vjetorin e rënjes heroike. Edhe poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Fiqret Mujeziqi i cili edhe pse librat e tij përmbajnë një dimension të letërsisë filzofike, ai i kishte kushtuar poezi enkas për pavarësinë e Kosovës edhe pse ai është nga Ulqini shqiptar dhe historik.

Pastaj skenën e zbukuroj poeti Shaban Çelaj me një poezi kushtuar Pavarësisë së Kosovës që u mirëprit nga të pranishmit.

Me shumë elegancë znj.Mimoza Ahmetaj deklamoj nga poezia e Naim Frashërit, përcjellur nën tingujt maxhepës nga Leo Rojas… “ Bariu i vetmuar“ ( Der einsame Hirte)!

Në përmbyllje të Orës Letrare, një fragment i shkëputur nga romani
„Sikur të flitnin Përmendorët“,që ka bërë emër në gjithë mërgatën shqiptare nga Autori z.Zef Lleshdedaj dhe lexuar nga z.Zef Prenka ku të pranishmit kërkuan që, autori të na sjellë ekzemplarë shtesë…

Skenën e zbukuruar me stil që, të pranishmit u parafytyrohej Atdheu në miniaturë me përkujdesje të veçant e kishin realizuar znj.Mimoza Ahmetaj – Nënkryetare e QKSHSH me znj.Gjylije Lecaj që, kishin sjellur edhe libra nga biblotekat e veta …

Ky eveniment u realizua shumë mirë nga përkujdesja e antarëve të kryesisë së QKSHSH z.Sokol Ahmetaj, z.Gustin Prekaj, z.Vilson Markaj dhe z.Vilson Spaqi.
Mbrëmjen Kulturore e nderuan shumë veprimtarë në mërgim z.Ndue Lekaj- Komuna Wernau, z.Baki Mustafa- Ansambli Pavarësia- Stuttgart, z Jahja Gashi – Shoqata kulturore “ Nëna Tereze“ Göppingen, z.Naser Shala veprimtar dhe ish kryetar i Shoqates Kulturore“ Isa Boletini“ – Sindelfingen, përfaqësues të studenteve shqiptar, Kardio- kirurgu Dr.Agron Sadiku nga Ludwigsburg , z.Mikel Hasko, menaxher i integrimit nga DEKRA,aktori z.Refki Bytyqi dhe mësuesja e mësimit plotësues në Fellbach znj.Shahe Bytyqi të cilët dhanë poashtu kontributin e tyre duke iu përgjigjur intervistes së ushtruar enkas në shënjë nderimi për ta,nga z.Vitor Spaqi.

Pas një atmosfere të këndshme me muzikë qytetare, serenata, skofi, orkestra zbriti nga Byna në “ sofrën“ e improvizuar dhe një pjesë e pjesmarrêsve me entusiazem bashkë-kënduan me grupin muzikor të udhëhequr nga z.Besim Lokaj dhe kënga hit
“ Unë Pejan e ti Korqar“ u përmbyll ky manifestim shumë mirë i realizuar!
Në fund një foto e përbashkët e kryesisë së QKSHSH antarë dhe bashkpuntoret e vet.

Z.P.
Stuttgart
18.02.2019

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen