Paqë-mirësi-humanitet

Analiza & Komente, OP-ED | Zef Prenka | 03.09.16 | 15:19

Shqiptarët-Shenjtërimi- dhe vula e historisë!

Nga Mustafë Shabani

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Unë nuk jam historian por do të përpiqem në pika të shkurtra të përmbledh historinë tonë të dhimbshme dhe lavdishme, fatkeqe por edhe krenare, e cila është pothuaj identike me atë të baskëve, me të cilët jemi popujt më të vjetër të kontinentit. Jo pse më mungojnë njohuritë historike, por që serioziteti i temës të trajtohet më bindshëm, unë fillova këtu me një thënie të këtij njohësi të madh të rrethanave historike tek ne dhe më gjerë, dhe këtij parimi do i përmbahem, duke sjellur prononcime të shkencëtarëve botëror në raport me historiografinë tonë. Ditën kur shqiptar të të dy besimeve ishim në meshën e shenjët të misionit katolik kroat në Freiburg prifti i nderuar kroat, një bashkëpunëtor i ngushtë i ende të lumturës dhe së shpejti shenjtëreshës Nëna Terezë, kur tha: “Shqiptarët dhe baskët janë popujt më të vjetër të kontinentit”. Grupi i shqiptarëve të cilin e shoqëronte ambasadori i Kosovës në Berlin Gjakaliu filluan të shikoheshin me njëri tjetrin me kënaqësinë më të madhe. Derisa për mua ishte tani më i njohur qëndrimi i Dr. Matos, meqë tani e njihja bukur mirë e sidomos nga info takimi për Nënën Terezë kohë më parë, për ndonjërin nga ne ishte befasi ajo çfar tha Dr. Drljo Mato, dhe jo nga fakti sepse kjo ishte diçka e re për ne, por nga fakti që popujt e ish-Jugosllavisë me të cilët pa dashjen tonë ishim të detyruar të jetonim, kishin ndjenja jotolerimi ndaj nesh, por kur para vetes ke një bashkëpunëtor të ngushtë të Nëna Terezës në misionin e saj të shenjët, gjërat dallojnë. Unë këtu po e fuqizoj atë çfarë e kishte thënë Dr. Mato me një thënie tjetër të një njohësi të madh të rrethanave historike Nikolla Jorga: “Populli shqiptar, së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”. Çfar ti shtojmë kësaj, unë nuk po them asgjë prej gjëje as më shumë dhe as më pak nga ato që të tjerët kanë shfaqur për neve, dhe nuk do të duhej të thelloheshim më shumë sikur rrethanat politiko historike të mos ishin njerkë për ne, mu ashtu siç ishin janë edhe për baskët e Barcelonës. Ka të atille siç është Maximilian Lambertz i cili shkon më tutje duke thënë që: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”. Derisa të tjerët shkruanin dhe shkruajnë edhe sot për ne si në të kaluarën e largët dhe atë të afërmen, por fatlumnisht edhe sot, janë vetë një pjesë e shqiptarëve, jo çfarë do të duhej të ishin, dhe i kërkon koha, dhe veprimet e tyre dalin në fakt të një lozë të huaj ndër ne, e cila sorrollatet ndër ne dhe përfiton nga gjaku i shenjët,në njërën anë,e në anën tjetër me ose pa vetëdije përpiqet të ndihmoj jofaktin e atyre, të cilët tmerrësisht na tkurrën dhe shtrembëruan historinë tonë të lavdishme. Për fatin tonë të mirë gjithmonë në situata të tilla në sipërfaqe si fenkis doli dhe del, u gjend dhe gjendet gjaku dhe gjeni i pastër Pellazgo-Iliro-Arbëror ai cili i dha vulën historisë. Të kujtojmë heroin e kombit dhe të Europës së civilizuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, më vonë edhe rilindësit etj. ku rol me rëndësi tepër të madhe mos të themi vendimtar e kishte femra ynë atdhedashëse, e cila në njërën anë lindi dhe rriti bijtë e saj më me vlerë, në anën tjetër morri pjesë aktive në luftërat për mbijetesë, e në anën tjetër ishte motivatorja kryesore deri në kohën tonë kur në skenën e Botës si një engjëll erdhi e Lumja Nëna Terezë, e cila me misionin e saj të shenjët rishkroj dhe rishkruan historinë,duke qenë që e njëjta është sublimimi më besnik i shpirtit paqësor dhe human i Nënës shqiptare të cilat sipas: M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”. Këtë vit me përkuljen dhe respektin më të madh vlen të kujtojmë: Mbretëreshat e muzikës Inva Mula, e. jaho Rita Orën dhe Dua Lipën, të cilat jo vetëm që po lënë gjurmë në muzikën Botërore, por po e shkruajnë në mënyrë bindëse atë, mu ashtu sikur që edhe sporti ynë por edhe krenaria jonë nuk do të kishte asnjë vlerë pa mbretëreshën e Judos të artën olimpike Majlinda Kelmendi e cila na kthen në kohën e zotërove të lashtë Pellazgo Ilir Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”. Pas kësaj që thotë Lamartini lind pyetja a thua pse u tkurrën tokat tona deri në këtë masë?? Përball aspiratave për pushtimin tokave të huaja deri në Indokinë nga Aleksandëri i madh prejardhjen e tij Ilire nuk mund ta mohoj askush ,si dhe aspiratave megalomane të popujve për rreth nesh Pasi që të parët tanë u zhvilluan shumë, dhe ky zhvillim daton diku 400 vite Para Krishtit tek Aleksandëri i madh u zgjua dëshira e pushtimeve të tokave të huaja deri në Indokinë, i cili atje zbarkoi me 47.000 luftëtar duke poseduar po ashtu 60 anije luftarake, pushtoi pothuaj gjithë Botën, por vdekja atë e zuri në një moshë shumë të re dhe perandoria e tij u dobësua, kështu edhe fuqia e të parëve për tu rezistuar apetiteve të huaja, sidomos atyre bizantine, të cilët e përvetësuan mitin e Aleksandërit të Madh, për nevojat e tyre ekspansioniste Thikë pas shpine e çështjes kombëtare ishin gjithnjë loza e shartuar ndër shekuj,dhe ky fakt i mjere na përcjell edhe tani !!! Duke qenë që tokat tona kishin pozitë shumë të mirë gjeostrategjike, por edhe plleshmëria e tyre shtoj lakmitë e popujve përreth të pushtimit të tyre. Me kalimin e kohës ndikimi ynë ishte zvogëluar dukshëm, sidomos nga dyndjet e sllavëve nga karpatet, duke ngushtuar dhe vështirësuar hapësirën tonë jetësore. Në këso rrethanash gjithsesi ishte përzier edhe gjaku, andaj kemi të bëjmë edhe me një shartim të dhunshëm gjaku, megjithatë raca e pastër Pellazgo -Iliro-Dardane kishte mbetur gjallë edhe pas pushtimit pesëshekullor të perandorisë Osmane, kundrejt së cilës vlen të theksohet heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me shpatën e tij kishte mbrojtur jo vetëm toka arbërore, por kishte penguar edhe zgjerimin e ndikimit të osmanlinjve në Europë, dhe jo rastësisht Gjergji ynë njihet edhe si kalorësi i krishtit. Pas shtegtimit të tij në tokat arbërore Lordi Bayron do i përshkruante shqiptarët kështu:“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Mu ashtu siqë u dobesua perandoria botërore të Aleksandërit të madh pas vdekjes së tij, po ashtu edhe shkuarja e heroit kombëtar në amshim dobësoj dukshëm rezistencën e pasardhësve të Skënderbeut. Derisa Aleksandëri me shpatë pushtoj Botën, Skënderbeu me shpatë dhe gjokset e tij u doli t’i mbroj ato dhe Europën e civilizuar. Pas shumë e shumë përpjekjesh titanike shqiptarët pasardhësit Pellazgo-Iliro-Dardan arritën të krijojnë shtetin e tyre me flamurin e Skënderbeut, por ai shtrihej vetëm në ca territore të banuara me shekuj nga shqiptarët dhe të parët e tyre. Fillimiviti 1910 shtoj kudo rezistencën e shqiptarëve për mëvetësi dhe shtetin autokton shqiptar. Përkundër dhunës së paparë nga osmanlinjtë e cila i kishte përcjellur ata për pesë shekuj radhë, atyre nga Zoti i madh u erdhi fati, duke u dhuruar një engjëlleshë, e cila më vonë me misionin e saj human do të arrije të pushtoj Botën me mirësinë dhe humanizmin e saj. Pikërisht më 26 gusht të vitit 1910 lindi Gonxhe Bojaxhiu, Zoti i madh i fali engjëllin e të varfërve dhe të mjerëve të botës,atë të cilën nuk arriti ta përfundoj Aleksandri i madh me shpatë, dhe në masën më të madhe e arriti Gjergj Kastrioti Skënderbeu,me mirësinë e saj të paparë në këtë rruzull e arriti Nena e madhe Terezë, për misionin e saj të shenjët ajo u stolis me çmimin e Nobelit për paqe më 1979 . Pas një pyetje njëri nga klerikët që merrte pjesë në sallë i cili e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri” Engjëlli-njeri me tipare të jashtëzakonshme arriti tua pushtoj zemrat e gjithë Botës, madje madje edhe atyre të cilët kishin humbur tërësisht ndjesinë njerëzore . Jo rastësisht Nëna jonë është femra me pushtetin moral më të madh në gjithë rruzullin, dhe ajo llogaritet si mbretëreshë mirësie e planetit tonë. Derisa në njërën anë vendi ynë amë Shqipëria udhëhiqej nga një diktaturë e egër,ku në mënyrën më brutale shkileshin të drejtat themelore njerëzore , përkundër një liberalizimi të jetës në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë po ndodhte e njëjta gjë ku shkileshin të drejtat individuale dhe ato kombëtare njëkohësisht, edhe pse Nëna Terezë ai tempull mirësie lutej për popullin e sajë diktatori më i urryer në gjithë rruzullin tokësor, nuk i lejonte asaj të vizitoj as të afërmit e saj të sëmurë as edhe varret e tyre. Kjo do të ishte një goditje tepër e rëndë për humanisten e gjithë Botës, por goditja fatale i vinte vetë regjimit të rrethuar me bunkere të hekurta, të cilët jo vetëm që i bënin jetën skëterrë popullit të shtypur barbarisht, por humbiste edhe shanci historik i ndërlidhjes mes kombit të ndaluar dhe Botës së civilizuar, derisa Nëna Tereze ishte në kulmin e publicitetit të saj, dhe mundësitë e një ndërlidhje të tillë ishin më se të favorshme Kështu humbi një shancë historik, i cili u shfrytëzua në mënyrën më të mirë, nga polakët e Papa Gjon Palit mikut më të afërt të Nëna Terezesë, të cilët me Leh Valensën qan hekurat e robërisë diktatoriale, dhe duke i ikur kësaj thundre, prosperuan me hapa gjigant drejtë Europës së bashkuar, ku tani kanë një rol me rëndësi. Derisa në Shqipëri vritej dhe atentohej gjithçka prosperuese, dhe nuk kishte gjasa të lëvizjeve demokratike. Vitin kur nëna Terezë morri çmimin Nobel, Kosova po përjetonte një lulëzim në: ekonomi,kulturë art dhe shkencë, por edhe në informim, duke lëshuar informatën e ndarjes së çmimit Nobel përmes valëve të RTP nga redaktori Fetah Bakiaj, në ndërkohë nëntoka e sigurimit të mshehur në Shqipëri e mirëkoordinuar me atë të UDB-as organizuan demonstratat e vitit 81, të cilat Kosovës i sollën vetëm të këqija dhe kthim mbrapa. Në vend që të demonstrohej për zhvillim të të drejtave kombëtare, në plan të parë ishte ideologjia marksist-leninste, diçka e cila binte tërësisht ndesh me projektin ndërkombëtar, prandaj edhe Nënës Terezë i pamundësohej të reagonte gjithandej. U desht të humabsim gati një dekadë derisa ju afruam atij shanci, i cili në mënyrën më të mirë të mundshme u shfrytëzua dhe kapitalizua me profetin e shqiptarëve Dr. Ibrahim Rugovën, duke qenë që i njëjti ishte në lidhje direkte me Vatikanin, gjithsesi me ndërmjetësimin e Nëna Terezesë, e cila në lutjet e mëngjesit ku po mirrte pjesë edhe tanimë presidenti i Kosovës i zgjedhur me votën e lirë ,dëshiron ti përkulet atij, mirëpo ai nuk lejon, duke thënë më pas: “I nderuari shkëlqesi Z.president Clinton, të nderuar president dhe përfaqësues kombesh të civlizuara ky është presidenti i vendit tim, ju lutem veproni dhe ndihmojeni presidentin tim që të ruajmë nga zhbërja popullin duarthatë “Lutja, mesazhi, dhe porosia e Nëna Terezes depërtoi gjithandej dhe rezultati i gjithë asaj do të ishte liria e Kosovës Agostino Rebeco do të definonte: “Të drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali” Këto të drejta legjitime jo tërësisht por ato u realizuan për aq sa lejuan rrethanat të cilat shkaktuan shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Pavarësimi dhe shtetndërtimi i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është hapi i dytë i realizimit të atyre të drejtave të patjetërsueshme. Nëse Gandizmi në Botë njihet si ide pacifiste e cila realizoj ëndrrën e popullit Indian, kur analizojmë rrethanat dhe raportet në terren filozofia e urtë Rugoviane shkon përtejë saj, dhe nëse në popull kjo lëvizje gjithëpopullore si Rugovizëm, profecia e Nëna Terezës shkon përtej saj, meqë ajo po ashtu u realizua dhe zhvillua gjatë gjithë jetës së saj si mision i shenjët, si dhe ajo ishte e shtrirë jo vetëm në Kalkutë por gjithandej Botës, e sidomos me karakterin e saj politik edhe në trojet shqiptare, andaj si i tillë është shumëdimensional dhe i pakaluar dhe kjo mund të njihet si TEREZIZËM

Nëse shqiptarët nuk dijnë të nxjerrin mësim nga historia, por edhe nga e sotmja dhe të shfrytëzojnë këtë armë të fuqishme, të cilën do dëshironin ta kishin ne duar edhe popujt më të zhvilluar në Botë, atëherë çështja shqiptare dhe zgjidhja e saj mund të shtyhet edhe për një kohë të gjatë. Po e kapëm këtë moment dhe këtë shancë historike, do e zëmë hapin e kohës, e cila mjerisht pengohet nga njerëz hileqar, dhe të padinjitet, ata e kanë vu veten para popullit i cili ishte i mbushur përplot shpresë duke ia falur besën që më herët profetit të shqiptarëve Dr. Ibrahim Rugovës i cili la pasuesin e tij politik, duke e rishpallur pavarësinë e Kosovës dhe mundur Sërbinë në GJND Dr. Fatmir Sejdiu dhe kështu i kreu amanetin në mënyrën më dinjitoze paraardhësit të tij Dr.Ibrahim Rugovës, duke e finalizuar atë projekt me shpalljen e vitit të Nëna Terezes më 2010. Njerëzit e formatit të të cilit do i dëshironte sejcili komb në kreun e tij!!!

Butësia dhe humanizmi, por edhe intelktualiteti dhe vendosmëria e të cilit përputhet denjësisht me profecin TEREZIANE!!! Shenjëtrimit të Nëna Terezesë i paraprin beatifikimi i organizuar nga Papa Gjon Pali me 19.10.03 i cili kishte ftuar edhe delegacionin nga Kosova, të cilit i printe profeti i shqiptarëve Dr. Ibrahim Rugova, dhe pjesë e këtij delegacioni shtetëror padyshim ishte Ipeshkvia e Kosovës, si dhe ministria e Kulturës asokohe e udhëhequr nga Z. Fetah Bakiaj. Delegacioni Kosovar me flamurin kombëtar në ballë i udhëhequr nga Profeti i shqiptareve Dr. Ibrahim Rugova dhe Don Lushi ngriti në këmbë 400.000 pjesëmarrësit e meshës së shenjët. Dr. Ibrahim Rugova si mik i ngushtë i Papa GjonPalit i drejtohet atij me këto fjalë: Unë ndihem tepër i dëshpëruar nga shkaku që Nëna jonë Tereze nuk arriti ta përjetoj lirin e Kosovës, së cilës i dhuroj më shumë se sa sejcili nga ne ,por jam shumë krenar dhe i lumtur për bekimin e saj,si proces, i cili shpije tek shenjtërimi i saj Shenjtërimit të Nëna Terezesë sot i parapriu spektakli koncertal me hymnin e ideatores Diana Toska e kënduar nga Inva Mula. Shenjtërimi i Nëna Terezes përfundimisht jo vetëm që rishkruan historinë tonë me shpirtin e mirësisë dhe paqes, por ajo do të duhej të ishte vula përfundimtare e sajë, në mënyrë që e njëjta të mos devijohet nga të tjerë dhe lozë e huaj.

Nënës sonë më të dashur, nuk i mjafton shenjtërimi, por ajo kërkon nga ne, mirëkuptim, mirësi, dashuri, humanizëm, PAQE ndër nesh dhe kudo në Botë!

Zoti e bekoj shenjtëreshën, ajo lutet për ne!

Emmendingen

03.09.2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen