PRAPË, PSE JO NOBELIN KADARE?!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 15.10.16 | 23:36

(Letërsia, kjo humbësja më e madhe!)

Mikel GOJANI

Bob Dylan, fitues i çmimit të sivjetëm të Nobelit për Letërsi. Kompozitor dhe këngëtar amerikan.

Laureimi i Dylan-it me këtë çmim më prestigjioz në botën letrare, edhe kësaj radhe ftohu gjakrat e miliona aderuesve të letërsisë së shkrimtarit të madh të letërsisë shqipe dhe të universit botëror, Ismail Kadaresë.

Viteve të fundit, edhe këtë vit, kaluan në pritje të laureimit të më të merituarit shkrimtar të globit, I. Kadaresë, që të stoliset me çmimin më lartësues në botën letrare, mirëpo ky pretendim nuk u realizua, edhe pse Kadare pothuaj në të gjitha këto vitet e fundit ishte njëri nga pretenduesit më seriozë për këtë çmim.
Prapë, pse jo Kadare?! Një pyetje që sot në botën letrare shqiptare ka marrë përmasa të gjera. Ndërsa laureati i sivjetmë , po ashtu edhe pretendentët tjerë për piedestalin e këtij çmimi (përpos I. Kadaresë), nuk ishin emra të afirmuar në botën letrare, mendoj që Kadare më parë se cilido ka pasur përparësitë, nga fakti që sot është shkrimtari më me famë në botën letrare, po ashtu dihet se ai që sa vite gjendet në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmim prestigjioz të letërsisë.

Edhe kësaj radhe, Kadare e humbi betejën, mirëpo jo edhe përpjekjet për të realizuar këtë pretendim. Urojmë që shkrimtarit Kadare në radhë të parë t’i funksionojë shëndeti, pasi që tash është në një moshë mjaft të shtyrë dhe shëndetit është nga faktorët qenësor për punë dhe angazhim në letërsi.

Pasi që dihet fakti që Kadare ka disa vite që gjendet në rrethin e ngushtë të pretendentëve për këtë çmim, mirëpo deri tash i pasuksesshëm; kur bota letrare i njohe vlerat e tij dimensionale (i përkthyer në mbi dyzet gjuhë të huaja), argumenton fakti që shkrimtarin e madh Kadare sikur e ka zënë një eklips i letërsisë, për çfarë dëshirojmë që shpejt mbi ato hapësira qiellore që i mbulojnë ato re, ai etër të marr pamjen e kristaltë, pra atë që edhe e meriton letërsia dhe kultura universale.

Pse Kadare e meriton Çmimin Nobel për Letërsi? Pretendenti kryesor për Nobelin në Letërsi, Ismail Kadare është shkrimtari më prodhimtar dhe më kualitativ që njeh bota letrare dhe aradha e mjeshtërve të letërsisë botërore. Problematika e letërsisë të cilës iu ka qasur Kadare, prek realitete të aktualiteteve; prek sferat intelektuale e shpirtërore të shoqërisë njerëzore, në kërkim të gjetjes së idealit estetik të bukurisë dhe harmonisë me veten, me të tjerët dhe me botën, pra edhe me artin.

Prandaj, me çdo bindje, mund të konstatojmë që Kadare, edhe më parë, edhe kësaj radhe ka merituar çmimin e Nobelit. Mirëpo, edhe një fakt që duhet pranuar pse Kadare nuk është laureat i këtij Çmimi, defektet i bien hise edhe botës shqiptare, që duhet shprehur apo nuk duhet shprehur që tashmë këto defekte i dimë të gjithë. Akademia Suedeze ka vrojtuar, ka gjykuar dhe paragjykuar, gjer te ato reagimet deri në shkallë të marrëzive të kësaj natyre, krejt me qëllim për ta dëmtuar personalitetin e Shkrimtarit, duke mos gjykuar që në këtë mënyrë kanë dëmtuar edhe letërsinë dhe kulturën kombëtare përgjithësisht.

Urojmë që shkrimtarit Kadare t’i funksionojë shëndeti dhe të na sjell edhe shumë vepra të tjera, sepse për veprat e tij ka nevojë letërsia shqipe dhe ajo botërore dhe më 2017 të na gëzojë me Çmimin e pritur kaherë, atë të Nobelit për Letërsi. Mbase, këtë edhe e meriton më tepër se cilido tjetër prej shkrimtarëve botërorë.

Klinë, 14.10.2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen