Ja pse z.Shefqet Dibrani xhelozon z.Anton Quni

OP-ED | Zef Prenka | 12.05.17 | 13:50

Shefqet Dibrani e do LDK-në, pa të krishterë!

Në një revistë ( Filolet), z Shefqet Dibrani vazhdon avazin e sulmeve ndaj z.Anton Quni, të pa baza, të shpifura dhe me tendencë për ta ulur prestigjin dhe autoritetin e z.Quni, për të cilin, tashmë edhe mediatikisht po e sulmon edhe pse atij ( Shefqetit) asnjë të keqe nuk ia ka bërë.
Ku i dihet ?!Çfar dhe si e sheh ky „Dibran“ z. Anton Quni?
Nga analizimi i opinionit të z.Dibrani, pa mundi të madh, lexuesi vëren „alergjinë“ ndaj Heroit të gjallë dhe jo vetëm që nuk pajtohet me ketë titull meritor të z.Quni, por edhe e pengon skajshmerisht prezenca dhe autoriteti i z.Quni në ketë subjekt politik që aludon të jetë bashkpronar me Ibrahim Rugovën , duke mos ditur që po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, sigurisht që do e kishte „këshillue“ Shefqetin të mos ia përbuz emrin, pasi që ai, ishte dhe kishte tjetër vizion mbi kombin dhe vëllezërit e tij të gjakut por, me rrënjë të thella Arbnore!
Një zot e di, kur iu ka tekë z. Shefqet Dibrani, që ta sheh LDK- në, të „pastër“ në baza konfesionale, pasi që, z.Quni është edhe i vetmi ( jo me orientim në atë bazë,si Shefqeti) që është në strukturat e LDK-së.
Po ia bëjë me dije që, z.Quni nuk mund t’a shantazhoj me broçkulla e etiketa që, janë të një niveli të ulët nga baza etike e morale( siq shprehet brutalisht në revistë) dhe po ashtu mburret që ia supozon ( shpif) trillin.
Prandaj, e kam një porosi për z.Shefqet Dibrani, që të qetësohet, ta merr vehten me urti, të lëshon karrigë gjeneratës re, të lexon për rrënjet e tij gjenetike, të ndryshoj ambicjet politike( sepse nuk është kurrfarë faktori as në LDK, edhe pse ka dhënë një kontribut moti, kur të gjithe kemi bëre bashkërisht) dhe të bindë vehtën që, me injorancë dhe xhelozi nuk do të qetsohet shpirti as mendja.
Anton Quni ka merita që, 99% të subjektit LDK dhe mbi 80% të shqiptarëve e shohin si Hero të gjallë,  biles edhe po sa kanë dalë thirrjet e para  për ti pri LDK-së, ndërsa ju dhe mua vetëm „shkarravitës të letrave“ e ndryshe nga mua, ju edhe si injorant, xheloz dhe dashakeq të z Quni dhe z.Morina ( për të cilin do kisha shkruar një herë tjetër).
Zef Prenka
12.05.2017
Shtutgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen